Muze per Nene Terezen

Muze per Nene Terezen

Në 105 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni, ka ngritur iniciativë që në sheshin kryesor në Shkup, aty ku dikur ndodheshin themelet e shtëpisë së saj, të ndërtohet një muze për humanisten shqiptare.

Në ditët në vijim pritet që nisma të dorëzohet në qeveri. Sipas ITKSHKSH-së, ky projekt kaq i shtrenjtë të zëvendësohet me këtë shtëpi muze e cila do të ishte jo vetëm e mjaftueshme për të ruajtur kujtimin e Nënës Terezë në Shkup, por njëherazi do të ishte freskim i memories kolektive për këtë shtëpi të rëndësishme të qytetit tonë dhe do të paraqiste shtëpinë më emblematike të Shkupit dhe të historisë së tij

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, në 105 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, u bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore që shënon vendin ku lindi humanistja dhe u mbajt një tribunë për jetën dhe veprën e saj. Me këtë rast, historianët dhe intelektualët folën edhe mbi përpjekjet e vazhdueshme për tjetërsimin e identitetit të humanistes dhe shpalosën argumente të shumta për prejardhjen e saj të pastër shqiptare.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama