Jaho Brahaj Rindertimi i kishes deformim i qellimshem

Jaho Brahaj: Rindertimi i kishes, deformim i qellimshem

Rindërtimi i pretenduar është një përçudnim i arkitekturës dhe një degradim i objektit të kultit dhe një deformim i qëllimshëm, për të mos ruajtur arkitekturën tradicionale që ishte e përhapur dhe praktikuar në mesjetën e vonshme në kishat mbarëshqiptare”. Kështu shprehet specialisti i trashëgimisë, Jaho Brahaj. “Për kishën e Shën Thanasit po lexoj në rrjetet sociale, se kisha do prishet për t’u ndërtuar një monument. Kush e ka thënë këtë, e po e tjerrin gjerë e gjatë.

 

Askush nuk ka thënë që do ndërtohet monument. Do rindërtohet kisha sa më afër arkitekturës që ka qenë. Ruhet e njihet arkitektura, planimetria dhe trashëgohen foto të kësaj kishe.

 

Dashakeqësia dhe manipulatorët e përhapin dhe mbjellin frikën e ndërtimit të një monumenti dhe jo të një kishe. Aty do jetë edhe një ‘shenjë’, që në ketë truall është varrosur ai, që për kulturën shqiptare shënon një eveniment historik. Dhe kjo e fisnikëron më shumë këtë kishë të ortodoksëve shqiptarë”, shënon Brahaj. Duke kërkuar që të mos lejohet manipulimi me ide monumentesh e lapidarësh, ai shton se ndërtimi i pasviteve ’90 ishte më keq se një depo uji.

 

“Kjo mbrohet dhe rindërtohet vetëm nga shqiptarët, pa ndihmën e manipulimeve të MPJ greke, e cila po fut hundët, dhe konkretisht tregohet si manipulatore dhe përçarëse te shqiptarët, duke vazhduar traditën që njihet. Nga fotot që po publikojmë, njihemi me gjendjen e sotme të rrënojave që u betonuan, me foton e kishës në fund të shek.

 

XX dhe me planimetrinë e kësaj kishe”. Sipas Brahajt, fasada e kësaj kishe na kujton se përngjan dhe kishte shumë elementë të përbashkët arkitektonikë me kishat e Shqipërisë se Veriut, p.sh, ngjason dhe ka të njëjtën paraqitje me fasadën hyrëse të Kishës së Shna Prendes, dikur kishë katedrale (Ipeshkëvi) e Kurbinit në fshatin Gallatë, por ajo ka dhe simotrat e saja arkitektonike në Dhërmi dhe fshatra të tjera të bregut. “Në kishë ruhej deri në fund të shek. 20 dhe mbishkrimi: ‘Dede, Nikollo Leka, Dhimo Thodora, Nikollo Dede dhe të bijve të tyre Gjini, Kokali-1671.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama