Enver Hoxha mbi seksin Mos abuzoni me termin dashuri e lire se kalohet ne kurveri

Enver Hoxha mbi seksin: Mos abuzoni me termin dashuri e lire, se kalohet ne kurveri

Pas pushkatimti të Ramize Gjebresë në mars të 1944, lidhjet dashurore mes partizanëve ishin gjithnjë nën vëzhgim të rreptë. Dhjetra letra me spiunime dhe thashetheme mbi lidhjet dashurore gjenden në fondet e dokumentacionit të Luftës.

Në disa prej tyre hetohet frika se këto raste mund të shfrytëzohen nga Balli Kombëtar për ti akuzuar dhe ulur moralin partizan në popull.

Kësisoj pas rastit të bujshëm të pushkatimit të Ramize Gjebresë e akuzuar për lidhje dashurore me Zaho Kokën, vigjilenca e drejtuesve të Partisë Komuniste ishte jashtëzakonisht e lartë.

Enver Hoxha i niste një letër Adil Çarcanit, ku bënte leksione mbi seksin dhe dashurinë, raporton Shqiptarja.com.

“Mos kaloni në ekstremitete, mos të abuzohet me termin dashuri e lirë, se kalohet në kurvëri…

Një çift që bashkohet nuk duhet të shikojë vetëm epshet seksuale..”, thuhet në letrën e diktatorit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama