Tenori shqiptar Saimir Pirgu Luciano Pavaroti ndryshoi mentalitetin tim

Tenori shqiptar Saimir Pirgu: Luciano Pavaroti ndryshoi mentalitetin tim

Ishte një mbrëmje e stolisur me aktrim ideal dhe plot emocione, që u udhëhoq nga zëri i lirik i tenorit Saimir Pirgu. Ky, është rikthyer kohët e fundit, si i rrezikshmi Dukë i Mantovës në Rigoleto dhe kthehet radikalisht ndryshe në operën klasike të Verdit në rolin e Shpehardit. “Shephardi paraqitet si gjeni dhe i pafajshëm dhe para njerëzve që e urrejnë atë”, thotë Pirgu. “Por në aktin e dytë, Shpehardi, ashtu si Iago, përpiqet të trazojë të gjithë mendjen e mbretit Roxher.

Dalëngadalë, ai bën gjithçka për t’u bërë udhëheqës dhe për ta shkatërruar mbretin. Ai është i ngjashëm me Mefistofelin”, shton Pirgu. Mbreti humbet gruan e tij, Roksanën, kur ajo u bashkohet ndjekësve të paganit Shephard, i cili i dërgon në shkretëtirë. Se si përfundon opera, kjo do të varet nga koncepti i regjisorit, Kasper Holten, dhe ne duhet të presim deri në fund për ta zbuluar. Rolin e narratorit e luan baritoni polak, Marius Kuisien dhe sopranoja amerikane Xhorxhia Zharman luan Roksanën.

Pavaroti na mësoi që të mos harronim fuqinë madhështore të fjalës

I lindur në vitet e fundit të komunizmit në Shqipëri, në vitin 1981, Pirgu mund të ishte bërë violinist, pasi komisarët e partisë vendosën se, violina ishte më e përshtatshmja për të. Ai e zbuloi zërin e tij unik kur ishte adoleshent, teksa ndiqte koncertin e “Tre Tenorëve”. “E regjistrova atë shfaqje në një kasetë dhe përpiqesha që t’i imitoja. Doja të isha njëri prej tyre”, tregon Pirgu. Ai e takoi Luçiano Pavarotin kur ishte student muzike në Konservatoren e Bolzanos, atje ku mori edhe këshillën më të vlefshme të jetës nga një mësues, i cili i tha që të kalonte nga violina te kantoja.

Ai e kujton tenorin legjendar, si një mik të ngrohtë dhe një mentor të mirë, me të cilin mbajti korrespondenca me të, derisa Pavaroti u nda nga jeta. “Luçiano Pavaroti ndryshoi jetën time në çdo aspekt. Ai më mësoi se si ta projektoja zërin dhe si të mjeshtëroja muzikën me ngjyrat. Më mësoi që ne duhet të përpiqeshim, që njerëzit të na kuptonin se çfarë këndonim, pa harruar fuqinë madhështore të fjalës”, tregon Pirgu. Një nga ëndrrat e Pirgut u bë realitet në vitin 2013, kur ai këndoi rolin e Alfredos në “La Traviata”, në Nju Jork, duke e ndarë skenën me Plaçido Domingon, i cili këndoi të atin e Alfredos.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama