'Femija i padukshem' ne Metropol

'Femija i padukshem' ne Metropol
“Fëmija i padukshëm” është premiera më e re e Teatrit të Metropolit për fëmijë, e cila shfaqet për publikun e kryeqytetit çdo të shtunë, ora 10:30, në sallën “Çehov” të këtij teatri, deri në datën 25 qershor. "Fëmija i padukshëm" sipas tregimit të Xhani Rodarit, vjen në këtë teatër e përshtatur nga Milena Selimi, me ës regji të Orina Cam.

Kjo është historia e djalit të padukshëm, ose më mirë rrëfimi për Tonin e padukshëm, ose më saktë akoma, tregimi për Tonin që një ditë shprehu një dëshirë që të bëhej i padukshëm...dhe çuditërisht ?ndodhi...Do të pyesni? Po si.. Po përse donte të bëhej i padukshëm? Interpretojnë aktorët Klodiana Keço, Aldjon Matarangasi, Ledio Janushi, Rogerta Nikolla, Florian Hoxha si dhe fëmijët Marino Zajmi, Deni Ndini dhe Klajdi Hoxha.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama