Per Mona Lizen eshte duke u perdorur teknologjia Tre-Dimensionale

Për Mona Lizën  është duke u përdorur teknologjia Tre-Dimensionale

Duke përdorur teknologjinë tre-dimensionale për të sdudiuar të famshmen Mona Liza, gruan e pikturuar nga Leonardo Da Vinçi në shekullin e XIV, studiuesit e artit arritën në përfundimin se ajo në atë kohë ishte shtatzënë ose sapo kishte lindur një fëmijë.
Kjo është një nga shumë zbulimet e bëra nga studiuesit francezë dhe kanadezë gjatë një prej ekzaminimeve më të hollësishme që u janë bërë veprave të artit.
Në sajë të skanimit me leizer, u bë e mundur të diktohej një pëlhurë shumë e hollë që Mona Liza vishte poshtë fustanit të saj. Kjo lloj pëlhure në atë kohë mbahej nga ato gra që shumë shpejt do të bëheshin nëna ose sapo ishin bërë të tilla.
Piktura e famshme e Da Vinçit, e realizuar në vitin 1503, portretizon Liza Xherardinin, gruan e tregëtarit nga Firence, Françesko del Xhokond. Emri Mona Liza është ekuivalenti i Madam Liza. Xhokonda, siç i referohen pikturës në shumë vende të botës, nuk është gjë tjetër veçse versioni francez i mbiemrit të saj nga burri. Da Vinçi e mori pikturën me vete kur shkoi në Francë në 1517-ën. Kjo vepër e famshme gjendet në muzeun e Luvrit që prej 1804-ës dhe sipas mendimit të studiuesve ka akoma “sekrete për të zbuluar“.


Revista Prestige


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama