Masiela Lusha Emri Shqiptar ne Hollivud

Masiela Lusha, Emri Shqiptar në Hollivud

Profil

Emri: Masiela

Mbiemri: Lusha

Emri i babait: Maks

Emri i nënës: Daniela

Ditëlindja: 23 tetor 1985

Vendlindja: Tiranë, Shqipëri

Profesioni: Aktore

Filmat

Down With Me
My Father's Eulogy
007 th Grade
Cherry Bomb
Clifford's Puppy Days
George Lopez
Summoning
Father's Love

Historia e aktores, që iku fëmijë nga Shqipëria dhe mbërriti suksesin në kinema

Fillimet në letërsi, aktrimi dhe skenaret

E kupton famën e saj ndërsa lexon në ?Teen Hollywud? shkruar me shkronja të mëdha ?Ekskluzive?, për një intervistë me aktoren shqiptare. Masiela ka luajtur një varg filmash duke u kthyer befas në qendër të vëndjes, më e preferuara, që rri në krah të aktorëve, regjisorëve e skenaristëve më në zë. Gjithçka ka ndodhur shpejt dhe befas për vajzën e vogël shqiptare, e cila ka një histori mjaft të veçantë. Në sitin e saj në internet, ajo shënon ?Vendlindja: Tiranë, Shqipëri?. Babai i saj quhet Maks, ndërsa mamaja Daniela.


 

Në Amerikë

I kujtohet dita, kur mamaja e saj vendosi të ikë. Ishte e bindur se duhej të ndiqte këshillën që xhaxhai i saj, i cili punonte mjek në Miçigan, i jepte në atë kohë. Kur gazetari i njohur i Hollivudit Lynn Barker, i bën aktores shqiptare 18-vjeçare pyetjen: ?Ju keni lindur në Shqipëri. Kur u transferuan prindërit e tu në SHBA dhe pse??, ajo nuk jep ndonjë shpjegim të gjatë e të detajuar. Përgjigjet me pak fjali. ?U transferuam në Amerikë vetëm unë dhe mamaja ime. Erdhëm nga Evropa thjesht, sepse dëshironim të vinim në Amerikë, sepse ajo ishte toka e mundësive, ashtu siç është akoma?, rrëfen Masiela.

Fillimet

Që në fillim të viteve ´90 shtangej para televizionit. Një ditë mamaja e saj vuri re se ajo gjithmonë kishte dashur të qëndronte përpara kamerave dhe një ditë e regjistroi në shkollën e modeleve me Xhon Robert Pauers. ?Ishte një eksperiencë e rëndësishme për mua, thjesht për të mësuar jo për të nisur një karrierë. Mësova shumë atje dhe bëra disa fotografi. Një fotograf më tha se në qytet do të vinte një agjent nga Kalifornia. Kështu që shkuam në këtë seminar me 600 njerëz dhe nga këto gjashtëqind, agjenti zgjodhi tre, një prej të cilave isha dhe unë. Pata shumë fat që në një kohë kaq të shkurtër fillova me një agjent?. Gjithçka që çonte nëpër mend e shihte të realizuar shumë shpejt. Kështu i ndodhi dhe me letërsinë.

Një libër

Ishte vetëm 12 vjeç, kur shkroi një libër të suksesshëm. Atëkohë kishte shkuar me mamanë e saj për të vizituar ca të afërm në Australi. Ishte verë dhe Masiela kujton se thjeshtë i kishte ardhur muza e saj për të shkruar dhe për të shprehur vetveten. ?Kisha shumë gjëra nëpër kokë dhe doja t'i shkruaja të gjitha. Kur u kthyem, unë i futa ato të gjitha poshtë shtratit tim, ndërsa ime më pyeti: ?Ç'ke ndër mend të bësh me gjithë këto poezi??. Unë s'kisha asgjë ndër mend, kështu që nuk i ktheva përgjigje, ndoshta kur të bëhesha 14 vjeçe do t'i lexoja e do të shihja se si isha kur kisha qenë 12. Kurse ajo ma ktheu: ?Përse nuk i mbledh të gjitha në një libër??. I thashë ?Mirë, pse jo??.

Skenare

Prej këtij libri ajo ka zbuluar se është shumë e lidhur me të shkruarin. Tashmë shkruan skenare, njëri prej të cilëve titullohet ?Grupi?, e që është mirëpritur në Hollivud në disa nga studiot më të mëdha të filmit. Ka shkruar gjithashtu edhe një skenar tjetër, titulluar ?Starla?, ndërsa ka mbaruar 13 episodet e një filmi të animuar titulluar ?Pixies?. Karakteret e këtij filmi janë të rinj dhe zana, të cilët iu futen aventurave të mrekullueshme. Ka shkruar gjithashtu një skenar tjetër, që është marrë në konsideratë nga vetë Aron Spelling, i njohur në ekranin shqiptar si skenaristi i serialit ?Beverlly Hills?. Ka qenë e pranishme në shumë filma, duke përfshirë role studentësh, pjesë të vogla të pavarura, video muzikore, modele, si dhe ka realizuar postera me Ben Aflek. Por filmat e saj më të sukseshëm janë ato që shfaqen direkt në makineritë kompjuterike të kërkimit, si ?Down With Me?, ?My Father's Eulogy?, ?007 th Grade?, ?Cherry Bomb? film i 2004-ës ?Clifford's Puppy Days? (2003), seriali ?George Lopez?, ?Summoning? apo ?Father's Love?.

Përgatiti: Admirina PEÇI -Zemra.net


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama