Ndeshja Vucic leter Pas telefonates me Ramen ja pse nuk do vij

Ndeshja, Vucic leter: Pas telefonates me Ramen, ja pse nuk do vij

Lajmi për mungesën e kryeministrit serb në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi, u bë i ditur një ditë më parë. Por sot shefi i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç e konfirmoi zyrtarisht, përmes një letre ku sqaron edhe arsyen.

“Blic” raporton sot se Vuçiç ka sqaruar me një letër pse vendosi të mos vijë në Shqipëri, për të parë në “Elbasan Arena” ndeshjen.

“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan. Si kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe u bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”, shkruan Vuçiç.

Kryeministri serb në letër vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe punën që është bërë për përmirësimin e tyre.

“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta, që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish­-Durrës dhe Beograd­-Podgoricë­-Tiranë-­Shkodër. Unë e di mirë se është ende më e lehtë dhe më popullore për të ngritur tensionet, sepse është gjithmonë e lehtë për të zgjedhur rrugën e rezistencës më pak dhe për të lidhur veten me urrejtje, në vend të perceptimit racional të së ardhmes. Megjithatë, unë besoj se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, përmes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojmë një mesazh të rëndësishëm, jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”­, thuhet në letër.

Dje agjencia “Tanjug” raportoi për një takim që Vuçiç ka të planifikuar me një zyrtar britanik, duke e parë si një mundësi për të mos qenë prezentë në përballjen e dy kombëtarëve.

“Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik, Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi”­, shkruan agjencia. Ndërkohë që, Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama