Media amerikane Politico Kryeministri shqiptar pagoi ilegalisht 80 mije Dollare per nje foto me Obamen

Media amerikane 'Politico': Kryeministri shqiptar pagoi ilegalisht 80 mije Dollare per nje foto me Obamen

Mediat amerikane vazhdojnë t’i kushtojnë rëndësi fotografisë së Edi Ramës me Barack Obamën, për të cilën Kryeministri shqiptar akuzohet se ka paguar 80 mijë Dollarë në mënyrë të paligjshme donacione për fushatën e Presidentit Obama në vitin 2012.

Dje një tjetër person i përfshirë në këtë çështje pranoi se ka luajtur një rol për pagesën e kësaj shume. William Argeros pranoi akuzat dhe ndihmesën që kishte dhënë për donacionin e paligjshëm.

57-vjeçari tha se kishte bashkëpunuar me  shqiptaro-amerikanin Bilal Shehu për të marrë 80 mijë Dollarë nga një burim i huaj dhe për ta dhënë donacion për fushatën e Presidentit Barack Obama në vitin 2012. Shuma e parave u përdor për të marrë Kryeministrin shqiptar Edi Rama në një mbledhje fondesh për Obamën në San Francisko.

Rama më vonë përdori edhe një foto me Obamën dhe më pas fitoi zgjedhjet parlamentare. Prokurorët shqiptarë po hetojnë Ramën për donacione të paligjshme në SHBA, por asnjë akuzë nuk është ngritur kundër tij në Shqipëria apo në SHBA.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama