Në moshën shtatëvjeçare nisi shkollimin, së pari pranë famullisë, e pastaj në shkollën shtetërore. Pranë famullisë shkolla ishte në gjuhën shqipe ( katër vitet e para ), kurse ajo shtetërore në gjuhën sërbishte ( katër vitet e fundit të tetëvjeçares dhe gjimnazi ). Ishte tejet e mençur, shumë e dëgjueshme, gëzimi, hareja dhe dashuria e tërë familjes. Vëllau Lazri e kujton kështu: " Ishte vajze normale, ndoshta pak e mbyllur.Qysh nga vitet e parë të shkollës fillore hetohej talenti apo shkathtësia për mësim. Ishte nxënsja më e mirë në klasë, gjithënjë e gatshme për të ju ndihmuar të tjerëve...

FARA E THIRRJES
Thirrja para së gjithash është dhanti e Zotit, vepra e tij, sepse ai na ka dashur së pari; mirëpo ajo varet edhe prej gatishmërisë dhe bashkëpunimit tonë më Zotin. Ganxhja rrëfen kështu:-"Isha ende e re, 12-vjeçare,kur në gjiun familjar kam dëgjuar për herë të parë zërin e thirrjes, kam dëshiruar të i kushtohem në tërësi Zotit. Kam menduar për këtë dhe jam lutur plot gjashtë vite. Së fundi jam bindur së Zoti më thërret në jetën rregulltare..." Së pari iu drejtue famulltarit më këtë pyetje: " Zotëri , si mund ta di unë a a më thërret Zoti apo jo?" Ai iu përgjigj: " Nga gëzimi i yt. Nëse je gëzueshme kur mendon se Zoti të thërret, për ta shërbyer atë në të afërmit, atëherë kjo dmth. se ke thirrje". Vendimin përfundimtar Gonxhja e mori në Letnicë, të Komunës së Vitisë, para Zonjës së bekuar, natën e kremtës së Zonjës së Madhe, më 14 gusht 1928. -Nëna Tereze tregon:" Për herë të parë e kam dëgjuar zërin e Zotit, atë të thirrjes rregulltare, në kishën e Zonjës se madhe në Letnicë...Me qiri në dorë dhe me zemër të dhëzur në dashuri kam vendosur: "Do ti kushtohem në tërësi Zotit".
Vargjet e Nenes sone te madhe
Jeta eshte mundesi
perfito nga ajo,
Jeta eshte e
bukur, adhuroje.
Jeta ehste enderr,
jetoje.
Jeta eshte sfide
perballu me te.
Jeta eshte loje, luaje.
Jeta eshte detyre
plotesoje.
Jeta eshte e shtrenjte,
vleresoje.
Jeta eshte pasuri,
ruaje.
Jeta eshte dashuri,
shijoje .
Jeta eshte mister,
zbuloje.
Jeta eshte dhimbje,
sfidoje.
Jeta eshte kenge,
kendoje.
Jeta eshte tragjedi,
shmangiu.
Jeta eshte fat,perfito.
Jeta eshte aventure,
kujdes.
Jeta eshte shume e
cmuar, duaje.
Jeta eshte lufte,
mesohu dhe me te.
Jeta eshte jete, lufto
per te ..."
Marre nga : Beepworld.de











