Fatura e dritave edhe me poste elektronike

Fatura e dritave, edhe me poste elektronike
CEZ Shpërndarje inauguroi dje një shërbim të ri për klientët e vet, të quajtur e-bill. Në kuadër të përmirësimit të shërbimit të vet, kompania tani u ofron klientëve të vet mundësinë për ta parë dhe printuar faturën online.

“Ky lloj shërbimi krijon lehtësira vetëm për përdoruesit e internetit dhe kjo është një nga arsyet se pse ne do vazhdojmë të punojmë më shumë në mënyrë që klientët t’i marrin faturat e printuara në kohë” tha gjatë fjalës së tij Ales Konrad, drejtor i CEZ Albania. “Për shkak të problemeve në infrastrukturë që ka Shqipëria, si mungesa e një sistemi të saktë adresash dhe kutive postare, na është dashur të gjejmë alternativa të tjera për klientët tanë”, vijoi më tej Konrad.

E-bill është një shërbim që çdo përdorues interneti mund ta përdore fare thjeshtë. Mjafton të regjistrohet në faqen zyrtare të internetit të CEZ-it, duke dhënë disa elemente identifikuese. Elementet identifikuese janë numri i kontratës dhe emri i agjencisë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama