1 Maji pushim dhe festa ne Shqiperi

'1 Maji', pushim dhe festa ne Shqiperi

Në shumë vende të botës data “1 Maji” njihet si dita e punëtorëve, e cila diku festohet e diku tjetër shoqërohet me manifestime të sindikatave për problemet e punëtorëve. Edhe në Shqipëri kjo ditë përkujtohet me festa prej shumë vitesh, në mungesë të protestave pavarësisht problemeve që kanë punëtorët në vendin tonë.

E njohur ndryshe si dita e punëtorëve, “1 Maji” i referohet protestave të punëtorëve për rritjen e të drejtave të tyre në lidhje me orarin e punës, që duhet të ishte 8 orë. Falë këtyre protestave u arrit që më 1866 në Ilinois të SHBA-ve të miratohej ligji që u njihte punëtorëve të drejtat e tyre.

Origjina e kësaj dite që herë festohet e herë protestohet e ka origjinën nga manifestimi i organizuar në SHBA nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor”, një shoqatë e themeluar në vitin 1869 në Nju Jork, por që u mbyll më 5 shtator të vitit 1882. Kështu nisma të ngjashme u ndërmorën edhe në Europë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama