Menta te mirat qe ajo mund ti jape organizmit tuaj

Menta, te mirat qe ajo mund t'i jape organizmit tuaj

Nga bima ose nga erëza e mentës ju mund të përfitoni shumë të mira për organizmin tuaj, që mbase nuk i dinit deri më tani. Shkrimi më poshtë ju njeh me disa prej tyre…

 

Menta është një bimë që njihet që nga antikiteti për të mirat e shumanshme që i ofron shëndetit tonë. I përket familjes labiate, të llojit mentha dhe është në forma të ndryshme. Ajo përmban ujë, fibra, proteina, shumë minerale (kalcium, kalium, magnez, fosfor, natrium), vitamina (të grupit A, B, C e D) dhe aminoacide.

 

Ndër të tjera, nga esenca e vajit të mentës përftohet mentoli, një lloj alkooli që i duhet pjesës më të madhe të produkteve farmaceutike.

 

Për më tepër ju themi se menta është:

 

Pastruese

 

Shumë e dobishme në rastet e erës së keqe të gojës: duke bërë gargarë me lëngun e përftuar nga 5 mg gjethe mente me 100 ml ujë, ky problem mund të marrë fund menjëherë.

 

Ka veprim aromatik

 

Menta përdoret gjithmonë në kuzhinë, falë veprimit të saj aromatik dhe shpesh gjendet në pjatat e kuzhinës italiane. Por ajo përdoret edhe për prodhimin e pijeve, likereve dhe produkteve të ëmbla.

 

Veprim “çlirues”

 

Është e pakontestueshme që menta dhe esenca e vajit të saj ka një veprim “çlirues”, që do të thotë se qetëson muskulin unazor esophageal, duke reduktuar volumin e gazrave në zorrë.

 

Është kozmetike

 

Në kozmetikë, menta ka një veprim rifreskues, tonik dhe pastrues. Këto janë edhe arsyet se pse ajo futet te shampot, te detergjentët intime dhe te kremrat e ndryshëm për trupin. Duke e aplikuar në lëkurë, krijon një lloj ndjesie freskie dhe anastezie lokale.

 

Veprim lëngëzues dhe balsamik

 

Menta ka një veprim freskues, çlirues për hundët, lëngëzon sekrecionet e aparatit respirator etj. Në mjekësinë kineze përdoret kundër ftohjes, temperaturës dhe kollës.

 

Veprim “shpërbërës”

 

Disa studime kanë treguar një aftësi të mundshme të mentës për të shpërbërë gurët në tëmth, por për momentin studimet janë ende të pakta për të demonstruar më saktë këtë veprim të mundshëm të saj në organizëm.

 

Antiseptik

 

Menta ka shumë veti të mira antiseptike, antiparazitare dhe germicide, duke vepruar gjithnjë në mënyrë të veçantë në nivel gastrointestinal. Ky veprim i saj antiseptik dhe antigripal, duket se vjen nga përmbajtja e polifenolit në të.

 

Analgjezik

 

Studime të ndryshme të bëra si nga studiuesit gjermanë, ashtu edhe ata iranianë, kanë zbuluar se ekstrakti i mentës është një ilaç i rëndësishëm kundër dhembjes së kokës dhe migrenës. Mos ngurroni ta provoni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama