Keni dhimbje te shpeshta koke pucrra dhimbje muskujsh apo thonj te brishte?! Ja Cfare paralajmerojne keto simptoma

Keni dhimbje te shpeshta koke, pucrra, dhimbje muskujsh apo thonj te brishte?! Ja Cfare paralajmerojne keto simptoma

Dhimbjet e kokës apo të muskujve tregojnë për mangësi magnezi: sipas studimeve mbi 75% e njerëzve kanë mangësi magnezi, po nuk janë të vetëdijëshëm për këtë. Magnezi është një mineral esencial që është përgjegjës për funksionimin e duhur të trurit, nervave dhe muskujve. Nëse keni mangësi magnezi atëherë do të keni dhimbje koke të vazhdueshme apo dhimbje muskujsh.

Magnezi është i pranishëm tek lakra jeshile dhe bishtajoret.

Aknet, puçrat tregojnë për mungesë zinku: puçrat janë një nga shenjat tipike të mungesës së zinkut. Zinku luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës dhe është e rëndësishme të konsumoni rreth 30mg zink çdo ditë.

Farat e kungullit janë një burim shumë i mirë i zinkut. Thonjtë dhe flokë të brishtë tregojnë për mungesë të vitaminës B7: vitamina B7 ose biotina është thelbësore për shëndetin e flokëve dhe thonjve.

Mungesa e saj është disi e rrallë, por kur ndodh çon në rënie drastike të flokëve dhe thonj të brishtë që tentojnë të thyhen shpejt. Flokët e dobët tregojnë për mungesë hekuri: hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të bartin oksigjenin nëpër trup.

Nëse ju po përjetoni humbje të papritur të flokëve apo lëkura e kokës është e brishtë dhe e thatë atëherë keni mungesë hekuri. Shenja të bardha në trup dhe thonj: nëse vëreni pulla të bardha nëper trup apo në thonj atëherë po ju tregojnë për mungesën e acideve yndyrore në trup. Në këto raste duhet të konsumoni shumë ushqime të pasura me omega­ 3 si peshk, arra, vaj peshku etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama