Njëri prej të plagosurve nga përplasja me armë në Mamurras ka ndërruar jetë. Viktima është Naim Tafa, i cili mbërriti i vdekur në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë katër persona të tjerë mbeten në gjendje të rëndë: Dorian Mamli, 31 vjeç, Altin Toku, Besi Xhetani dhe Idris Tafa.
(12:14) Katër persona janë plagosur rëndë pas një përplasjeje me armë zjarri pak para mesditës së të mërkurës në qendër të qytetit të Mamurrasit.
Policia e Laçit bën me dije se persona të armatosur kanë qëlluar kundër njëri-tjetrit me automatikë dhe pistoleta nga dy makina të ndryshme. Familjet e përfshira në konflikt janë Tafa dhe Mamli.
Të plagosurit, njëri prej të cilëve dyshohet të jetë kalimtar i rastit, janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Uniformat blu kanë shoqëruar një person si dhe kanë sekuestruar një "Kallashnikov" në vendin e ngjarjes.