Fakt Tirana me 800 mije banore urgjenca me 6 autoambulanca

Fakt: Tirana me 800 mije banore, urgjenca me 6 autoambulanca

Ndërsa kryeqyteti ka afërsisht 800 mijë banorë, shërbimi Kombëtar i Urgjencave ka vetëm 6 autoambulanca për të përballuar çdo urgjencë.  Shifra është bërë padashje publike nga mediat gjatë festave të fundvitit, ku sipas një urdhëri të Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të datës 24 dhjetor, Shërbimi i Urgjencave zbatoi kalendarin e punës me masa gadishmërie që përfshin urgjencat e QSUT, urgjencën e Tiranës dhe urgjencat e 26 spitaleve rajonale.

Skënder Brataj, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, i deklaroi mediave më 1 janar se, në qytetet ku shënohet fluksi më i madh i qytetarëve për festime ka autoambulanca dhe staf mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

“Kemi shtuar numrin e ambulancave, Tirana ka 6 nga 4 autoambulanca në dispozicion. Brenda një kohe shumë të shkurtër ambulancat mund të takohen me njëra-tjetrën për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në rast nevoje”,- tha ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama