Edit Piaf feston 100-vjetorin ekspozite ne nder te ikones

Edit Piaf 'feston' 100-vjetorin, ekspozite ne nder te ikones

Një ekspozitë kushtuar divës franceze të muzikës Edith Piaf u hap të martën në Paris, duke ofruar një vështrim në thellësi për gruan që u bë një yll dhe ikonë kombëtare në Francë pas Luftës së Parë Botërore.

Ekspozita, që do të qëndrojë e hapur deri më 23 gusht, është çelur në mjediset e bibliotekës kombëtare të Francës. Në të do të ekspozohen më shumë se 400 objekte të ndryshme nga jeta e Piafit.

Në mesin e koleksionit gjendet edhe një fustan i zi modest që Piaf e kishte veshur disa herë në skenë. “Nuk dua që pamja ime të shkëpusë vëmendjen nga performanca”, pati thënë dikur Piaf, duke bërë autokritikë.

Në stenda do të ekspozohen gjithashtu edhe klipe, filmime të shkurtra, letra dhe këngë të saj. Në dispozicion të vizitorëve janë vënë edhe kufje për të dëgjuar intervistat, tregimet, performancat dhe këngët e saj.

Lindur më 19 dhjetor të vitit 1915, Piaf vdiq nga kanceri i mëlçisë më 10 tetor 1963 në banesën e saj në rivierën franceze, në Plascassier, në moshën 47-vjeçare. Në botën e artit ajo njihej edhe me pseudonimin “Trumcaku i vogël”, për shkak të shtatit të saj të vogël, 1.47 metra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama