Komedia Art ne Teatrin Kombetar

Komedia 'Art' ne Teatrin Kombetar
Në datat 5 dhe 6 mars, ora 19:00, Teatri Kombëtar shfaq premierën e komedisë "Art" të Yasmina Reza me t dhe skenografi regji të Fatos Haxhiraj të Bujar Kapexhiut. Luajnë aktorët Artan Imami, Enver Petrovci dhe Bujar Asqeriu.

Komedia trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Marc, Serzhe dhe Ivan. Ngjarja zhvillohet në Paris, më së shumti në apartamentin e Serzhit, por edhe te dy të tjerëve. Në momentin kur Serzhi blen një pikture të madhe dhe shumë të shtrenjtë (rreth 40 000 euro) dhe me krenari ua tregon shokëve të tij, shoqëria e tyre e ngushtë 15-vjeçare tronditet plotësisht. Marcu tallet me pikturën e Serzhit.

Për Ivanin e torturuar nga problemet e dasmës dhe pakënaqësia ndaj punës si shitës, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati - gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit te shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë. Komedia “Art” është përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme dhe është luajtur në shumë vende të botës

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama