Perurohet nje muze i ri i artit shqiptar -Mezuraj Muze

Përurohet një muze i ri i artit shqiptar -Mezuraj Muze

 

Muzeu MEZURAJ

Kjo datë është e rëndësishme për artin dhe kulturën shqiptare, krijohet edhe një institucion i ruajtjes, përkrahjes dhe kushteve studimore e popullarizuese. Shumë vepra që krijoheshin nga artistwt shqiptar dhe destinoheshin për tregun e jashtëm, tashmë ruhen dhe janë pasuri e trashëgimisë kulturore e artistike shqiptare, pronë e një instuticioni shqiptar i hapur për publikun.
Si e thotë dhe Presidenti dhe themeluesi i këtij muzeu z. Eduart Mezuraj: “Ky fond artistik përbëhet nga vepra të studiove të piktorëve, koleksionistëve privatë, galerive-studio të piktorëve e skulptorëve, si dhe të ankandeve të artit... Ai hyn në radhën e muzeve që përpiqen ta pasurojnë koleksionin dhe fondin e tyre çdo ditë, duke synuar të ruajnë, konservojnë, ekspozojmë e publikojmë në radhë të parë veprat e artistëve figurativë bashkëkohor shqiptar të të gjitha gjinive, të tilla si vizatime, ksilografi, grafika, piktura, skulptura...”
Muzeu i vendosur në një mjedis shumë komod me një sipërfaqe rreth 600 metra katror, në fond dhe në ekspozim ka mijëra vepra. Janë përgaditur dhe botuar katalog dhe albume cilësore, të cilat do promovohen në ditën e promovimit të Muzeut. Në fakt Muzeu MEZURAJ ka vitë që funksionon, por kjo është data kur zyrtarish hyn në radhën e muzeve shqiptarë.
Kjo datë për artin e kulturën dhe për fushën e muzeologjisë shqiptare përbën një ngjarje të shënuar, dhe është tregues, që bisnesmenët shqiptarë po e kthejnë vëmendjen nga kultura kombëtare, faktor ky shumë i rëndësishëm për zhvillimin, ruajtjen dhe studimin e pasurisë artistike e kulturore kombëtare.
Stafi i kualifikuari i Muzeut Mezuraj është bazë e punës përzgjedhëse e studimore, por shtylla e këtij institucioni arti është z. Eduart Mezuraj, që po i bënë një sherbim të çmueshëm kulturës kombëtare, me një institucioni që renditet në krenarinë e qytetit të Tiranës.
Përurimi mw 16 mars do shpalos vlerat e këti institucioni të çmueshëm edhe me koleksione të tjera të pasur.
Për muzet urohet: Pasurim të vazhdueshëm me vlerat më të çmuara të artit, për Muzeun Mezuraj urimet më të mira per zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave artistike e kulturore kombëtare.

Urimet më të mira per zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave artistike e kulturore kombëtare.

 

President dhe Themelues i "Mezuraj Muze"

 

 

Pamje nga Muzeu Mezuraj:

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama