Erion Veliaj

Erion Veliaj

Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër. Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës.

  • Veliaj: Tirana do te kete 3 parqe te medha

    Kandidati i selise roze ka vijuar takimet me banore te kryeqytetit. Ndalimi i radhes ka qene ne njesine numer 9 ku i ka kerkuar te rinjve voten per te ecur drejt zhvillimit ne menyre qe te mos humbase me kohe. Erjon Veliaj nuk ka lene pa sulmuar kryebashkiakun aktual duke theksuar se nuk ka realizuar asnje premtim te bere.

  • Veliaj: Nuk premtoj dot tramin

    Kandidati i koalicionit te majte, Erion Veliaj fushaten e tij per Bashkine e Tiranes eshte perpjekur ta kanalizoje tek mesazhet pozitive.

  • Qente e bashkise

    9 vite më parë
    'Qente e bashkise'

    Pervec 'fotove te dites', kandidati i PS per Tiranen Erion Veliaj e ka bere zakon te postoje edhe nga nje 'foto nate', nepermjet te ciles percjell imazhet e asaj qe nuk shkon ne Tirane.

  • Veliaj kerkon ndihme per fushaten

    Kandidati per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj prezantoi sot fushaten "Perfshihu” duke bere publik edhe faqen e tij zyrtare, erionveliaj.al.

  • Erion Veliaj fton ne debat Halim Kosoven

    Erion Veliaj, ka ftuar per nje debat publik rivalin e tij, Halim Kosova. Gjate nje degjese publike ne Njesine Bashkiake nr.3, Veliaj, ndersa fliste per funksionimin e sotem te Bashkise se Tirane...

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama