Erion Veliaj

Erion Veliaj

Z. Erion Veliaj lindi në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979.

Studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studi­met Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian.

Ai hyri në politikë pas një angazhimi të gjatë në sho­qërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media. Në vitin 2003, z. Veliaj themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që unifikoi frymën aktiviste e protestuese të rinisë shqiptare e që në vitin 2004 mori dhe çmimin e Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile. Z. Erion Veliaj drejtoi lëvizjen “MJAFT” deri në nëntor të vitit 2007. Më pas Veliaj iu bashkua Iniciativës për Stabi­litetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së.

Në vitin 2011, z. Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Em­igracionin. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër. Z.Veliaj flet shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane, si dhe njeh mirë gjuhën gjermane dhe atë frënge.

Erion Veliaj është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës. Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zyrtarizuar konkurrentin e majtë, vetëm pasi PD shpalli kandidatin e saj, mjekun Halim Kosova. Shefi i ekzekutivit e deklaroi Veliaj si kandidatin përfaqësues të së majtës në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tiranës, pas takimit që pati në selinë e majtë, me deputetët e qarkut të Tiranës.

  • Veliaj ne Kerrabe: Ja prioritetet e mia per kete zone

    Kandidati i majte i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ka zhvilluar nje takim me fermeret e zones se Kerrabes, Tirane. Gjate fjales se tij, ai premtoi riorganizim te tregjeve dhe krijimin e disa pikave te grumbullimit te produkteve bujqesore. Bashkimi i fermereve sipas kandidat te majte sjell ulje te kostos dhe zhvillim te shpejte te sektorit te bujqesise.

  • Veliaj: Do shtojme terrenet sportive dhe hapesirat e gjelbra

    Nen moton 'stop betonizimit te Tiranes', kandidati i majte per bashkine e kryeqytetit u zotua para banoreve te njesise 10 se do t'i riktheje Tiranes te gjitha hapesirat e zena publike dhe do te krijoje shume terrene sportive.

  • Veliaj prezanton programin per mjedisin

    Kandidati i Partise Socialiste ne Tirane Erjon Veliaj, ka prezantuar sot programin e tij per mjedisin ne kryeqytetet, te cilin ai e cilesoi si qytetin me te ndotur te Europes e per kete nuk ngurroi te fajesoje te djathtet qe drejtuan bashkine per kater vjet.

  • 'Kopshti zoologjik do t'i kthehet Tiranes'

    Kopshti Zoologjik i Tiranes do t'u kthehet qytetareve pas 4 vitesh degradimi, e do te shnderrohet ne nje hapesire frymemarrjeje per kryeqytetin e nje kend argetues per femijet.

  • Elhaida Dani perkrah Veliajn per Tiranen

    Ne nje video te postuar ne Facebook, Erion Veliaj shprehej se 'Fjala grua eshte ne cdo rresht te programit tone sepse ne te majtet, socialistet dhe progresistet, besojme te familja.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama