Tirana Kulturore 24 - 31 Mars  ’12

Tirana Kulturore 24 - 31 Mars ’12

  • Pranvera Greke e Kultures ne Shqiperi

    Ne kuadrin e Pranveres Greke te Kultures, Ambasada Greke ne Shqiperi do te ofroje nje larmi aktivitetesh kulturore-artistike dhe shkencore per publikun shqiptar. Deri ne daten 1 prill, ne ambjentet e Galerise 'Expo', do te qendroje e hapur nje ekspozite pikture e titulluar 'Greqia me syte e piktoreve shqiptare'.

  • Koncert me muzike klasike ne sallen e MTKRS

    Me 27 mars, ora 19:00, ne kuadrin e Pranveres se Frankofonise, ne bashkepunim me Ambasaden Franceze ne Tirane, ne sallen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve do te zhvillohet nje koncert me muzike klasike.

  • Prezantohen bocetat per monumentin e 100- vjetorit te Pavaresise

    Nga data 22-25 mars, mbas perfundimit te fazes se pare te konkursit nderkombetar per realizimin e nje monumenti qe do te perjetoje 100-vjetorin e pavaresise, ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve, do te jene te ekspozuara te gjitha bocetet pjesemarrese te konkursit.

  • Ferdinand Radi ne kinemane e AQSHF

    Me 28 mars, ora 12:00, AQSHF do te perkujtoje jeten dhe veprimtarine artistike te aktorit te mirenjohur te skenes dhe ekranit Ferdinand Radi, te ndare nga jeta 8 vjet me pare. Me kete rast do te promovohet edhe nje liber ne nderim te tij, pergatitur nga miku i tij Bujar Kapexhiu

  • Ekspozite ne Muzeun Historik Kombetar

    Deri ne daten 1 prill, ne Muzeun Historik Kombetar, do te qendroje e hapur ekspozita e titulluar 'Libri:Ure e kulturave'. Kjo ekspozite eshte hapur ne kuadrin e Pranveres Greke te Kultures ne bashkepunim me Fondacionin Grek te Kultures.

  • Emigracioni shqiptar permes objektivit te Tashos

    Nga data 26 deri ne 31 mars, ora 19:00, ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar, Ambasada e Greqise ne Tirane me rastin e Festes Kombetare dhe ne kuadrin e Pranveres Greke te Kultures ne Shqiperi, do te mbaje te hapur ne sallen e madhe te ekspozitave te ketij institucioni nje ekspozite te fotografit shqiptar Roland Tasho.

  • Ekspozite nga Ilir Kaso ne FAP

    Ne Galerine FAP, tek Universiteti i Arteve, nga data 20-29 mars, do te jete e hapur ekspozita 'enderrimtare te Realitetit' e artistit Ilir Kaso. Ndoshta ne personazhet e heshtur te artistit pamor Ilir Kaso.

  • Ekspozite nga Orion Shima ne GKA

    Ne Galerine Kombetare te Arteve, nga data 7 mars deri me 8 prill, piktori Orion Shima hap nje ekspozite personale te titulluar 'Kunderpeisazh'. Shima sjell ne kete ekspozite personale nje numer punimesh kryesisht ne tekniken e akrilikut ne kanavace dhe leter, te cilat shfaqin krijimtarine dhe zhvillimet e vepres se tij gjate viteve te fundit.

  • 'Petriti dhe Ujku' ne Teatrin e Metropolit

    Duke filluar nga data 30 mars deri me 24 qershor, ora 10:30, ne sallen 'Cehov' te Qendres Kulturore Tirana do te shfaqet teatri per femije 'Petriti dhe Ujku'. Petriti dhe ujku eshte nje perralle e kamotshme e stilizuar ne balet.

  • 'Semi gjeti nje kepuce' ne Teatrin e kukullave

    Ne datat 24 dhe 25 mars, ne Teatrin Kombetar per femije do te jepet shfaqja "Semi gjeti nje kepuce". Semi, nje djale i vogel, i cili humbet kepucen kalon shume peripeci per ta gjetur dhe gjate rrugetimit te tij takon shume miq te cilet e ndihmojne.

  • Filmi shqiptar 'Pharmakon' se shpejti ne kinema

    Ne daten 12 prill, ne kinema 'Millenium' ne Tirane, do te shfaqet premiera e filmit shqiptar "Pharmakon". Ky film me regji dhe skenar te Joni Shanajt eshte filmi i metrazhit te plote me stafin me te ri ne keto 22 vjet.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama