Tirana Kulturore 13-20 Nentor 2011

Tirana Kulturore 13-20 Nentor 2011

  • Tre shfaqje ne hollin e TKOB

    13 vite më parë
    Tre shfaqje ne hollin e TKOB

    Ne hollin e TKOB ne daten 16 nentor, ora 19:00, do te jepet koncerti 'Kamer Duo' me pianisten Ingrid Pulizo dhe baritonin Solen Alla. Kurse me 17 nentor, ora 19:00, do te jepet koncerti i titulluar 'Kenget e Tiranes' me krijime muzikore dhe koreografike te tradites se qytetit.

  • Teatri rinor shfaq Show Time

    13 vite më parë
    Teatri rinor shfaq 'Show Time'

    Ne daten 19 dhe 20 nentor, ora 20:00, ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar ne Tirane do te shfaqet premiera e drames 'Show Time' e dramaturgut Haqif Mulliqi vene ne skene nga regjisorja e re Armela Demaj. Publiku shqiptar e njeh kete regjisore me shume si aktore ne disa role te rendesishme ne teater.

  • Ekspozita 'Shtepi – nje - dhomshe'

    Ne daten 12 nentor 2011, ora 18:00, ne oborrin perpara Galerise se Arteve ne Tirane zhvillohet aktiviteti me titull 'Ngjyra, endrra dhe konflikte', ne kuadrin e te cilit hapet nje ekspozite dhe zhvillohen biseda me artistet austriake dhe gjermane Philipp Morlock, Myriam Holme, Skafte Kuhn dhe B. Fleischmann.

  • Fotografia spanjolle ne Galerine e Arteve

    Ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane eshte hapur nje ekspozite fotografike me titull '150 vjet fotografi ne Spanje', e cila do te qendroje e hapur deri ne daten 20 nentor. Ekspozita eshte nje studim kulmor 20 vjeçar i studiuesit te mirenjohur spanjoll Pablo Lopez Monteiar, i cili eshte edhe kurator i saj.

  • Hadrianopolis ne ekspozite

    13 vite më parë
    'Hadrianopolis' ne ekspozite

    Deri ne daten 18 nentor prane Institutit te Kultures Italiane ne Tirane do te qendroje e hapur ekspozita fotografike me titull 'Hadrianopolis: nje qytet romak ne Epirin e lashte, veprimtari germimesh e vleresimesh'. Ceremonia e hapjes se ekspozites u zhvillua diten e shtune, date 5 nentor, ora 17:00, ne Institutin e Kultures Italiane ne Tirane.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama