Paraja

Paraja

Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlera të parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para. Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:

    * vlerë e përgjithshme e këmbimit
    * vlerë kursimi
    * vlerë matëse

Vlerë kursimi

Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë si bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumative (për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndrohet në para për tu këmbyer me mallra tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në form të letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama