Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

  Trashëgimia Kulturore
  Arkeologjia
  Besimet Fetare
  Gjuha Shqipe
  Artet e Bukura
  Fotografia Shqiptare
  Kodikėt e Shqipėrisė
  Eposi Shqiptarėve
  Kultura Tradicionale
  Kanun e Kuvend
  Letėrsia Shqiptare
  Solidariteti
  Arkitektura
  Teatri
  Kinemaja
  Muzika

  Historia e Shqipërisë
  Ilirët
  Mesjeta shqiptare
  Sundimi Osman
  Rilindja
  Artikujt mbi Historinë

  Shqipëria
  Letersi Shqipe
  Arkeologji
  Pamje nga Shqipėria
  Figura tė Ndritura
  Sporti Shqiptar
  Humor
  Transmetime
  Kuzhina Shqiptare

  Qytete Shqiptare
  Korca
  Shkodra
  Mirdita
  Tepelena
  Tetova

TE NJOHIM KUVENDIN E SHQIPERISE

Demokracia Parlamentare ne Shqiperi
Roli i Kuvendit

Parlamenti i Shqiperise, zyrtarisht iquajtur Kuvendi, eshte struktura ligjvenese kombetare. Ai perbehet nga deputete te Kuvendit, te cilet jane zgjedhur per te sherbyer me nje mandat kater vjecar. Cdo shtetas shqiptar qe ka mbushur moshen 18 vjec, qofte edhe ne daten e zgjedhjevem ka te drejten te votoje ne zgjedhjet e lira parlamentare.

Kuvendi ka si detyre te miratoje ligjet dhe te ushtroje kontroll mbi Qeverine. Projektligjet pergjithesisht hartohen nga Keshilli i Ministrave dhe me pas ato i paraqiten Kuvendit, ku shqyrtohen dhe debatohen. Pasi Kuvendi e miraton nje ligj, ai dergohet te Presidenti i Republikes, i cili e shpall ose e kthen per rishqyrtim. Kuvendi, gjithashtu, zgjedh Presidentin e Republikes, shqyrton dekretet e Presidentit per emerimin e Kryeministrit dhe te ministrave, si dhe miraton programin politik te Keshillit te Ministrave.

Kuvendi zhvillon dy sesione gjate nje viti. Sesioni i pare fillon ne mesin e Janarit dhe zgjat zakonisht deri ne mesin e veres; sesioni i dyte fillon ne Shtator dhe perfundon pasi Kuvendi miraton buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, zakonisht ne Dhjetor.


Strukturat e Kuvendit te Shqiperise

Byroja e Kuvendit
Byroja e Kuvendit perbehet nga Kryetari i Kuvendit, dy zevendeskryetaret dhe kryetaret e grupeve parlamentare. Kuvendi i zhvillon punimet e tij sipas nje kalendari dhe programi pune te hartuar nga Byroja e Kuvendit, te cilet miratohen ne seance plenare. Vendimet e Byrose se Kuvendit merren gjithmone me mirekuptim.

Grupet Parlamentare
Rregullorja e Kuvendit percakton se deputetet sipas perkatesise partiake ose orientimit te tyre politik mund te formojne grupe parlamentare. Numri minimal per krijimin dhe ekzistencen e nje grupi parlamentar eshte 5.

Cdo grup parlamentar zgjedh kryesine e tij, e cila e perfaqeson ate ne te gjithe veprimtarite qe zhvillon Kuvendi.

Perberja e grupeve parlamentare mund te ndryshoje gjate legjislatures. Cdo deputet eshte i lire qe ne baze te vullnetit te tij te beje pjese ose te largohet nga nje grup parlamentar.

Komisionet e Kuvendit
Per kryerjen e funksioneve te tij Kuvendi zgjedh komisione te perhershme, si dhe mund te caktoje komisione te posacme, te cilet perbehen nga deputete te te gjitha grupeve parlamentare sipas perpjesetimit te vendeve qe ata zene ne Kuvend. Nje deputet mund te jete anetar i dy komisioneve te perhershme parlamentare per efekt te perfaqesimit te grupeve me te vogla ne numer.
Nder detyrat me kryesore te komisioneve permendim: shqyrtimin e projektligjeve sipas natyres se tyre, diskutimin e vendimeve dhe akteve normative me fuqine e ligjit te Keshillit te Ministrave, si dhe kryerjen e studimeve per efektivitetin e ligjeve. Komisionet kane te drejte te kerkojne raporte, te dhena, sqarime nga ministrat ose drejtuesit e institucioneve te tjera qendrore dhe, sa here qe hasin te meta, i bejne Kuvendit ose Keshillit te Ministrave propozimet perkatese per rregullimin e tyre. Komisionet ndjekin gjate gjithe kohes veprimtarine e ministrive dhe organeve te tjera shteterore sipas sektoreve perkates. Ata pergatisin projektligje, projektvendime, rezoluta ose deklarata, per t'ia paraqitur me pas Kuvendit per shqyrtim dhe miratim.
Kuvendi mund te zgjedhe nje komision te posacem per shqyrtimin e akteve legjislative komplekse, te propozimeve legjislative, si dhe per ceshtje te tjera te caktuara.
Kuvendi, me kerkese te Keshillit te Ministrave ose te ¼ se te gjithe deputeteve, duhet te caktoje nga perberja e vet nje komision hetimi, per te shqyrtuar nje ceshtje te vecante.

Mbledhjet e komisioneve jane gjithmone te hapura, me perjashtim te rasteve kur komisioni vendos t'i beje ato me dyer te mbyllura. Gjate takimeve te komisioneve, deputetet, te cilet nuk jane anetare te ketij komisioni, apo te ftuar te tjere mund te marrin pjese ne keto mbledhje, por pa te drejten e votes. Cdo anetar i Keshillit te Ministrave ka te drejten te marre pjese ne mbledhjet e komisioneve ose gjate seancave plenare. Ministrat kane te drejte te marrin fjalen sa here qe ata e kerkojne ate.


Deputetet
Deputeti eshte perfaqesuesi i zgjedhur i popullit ne organin me te larte ligjvenes, ne Kuvendin e Shqiperise. Ai gezon nje status te vecante gjate kryerjes se detyrave te tij, te percaktuar nga Kushtetuta dhe ligji. Deputeti ka te drejte dhe detyre te marre pjese rregullisht ne seancat plenare, ne mbledhjet e komisioneve, si dhe ne te gjitha veprimtarite e tjera te Kuvendit, ne perputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Deputeti eshte i lire te shprehe opinionin e tij dhe opinionin e zgjedhesve qe ai perfaqeson nepermjet fjalimeve, debateve, deklaratave, propozimeve, pyetjeve, interpelancave dhe nepermjet votes ne Kuvend. Nepermjet komisionit ai ushtron kontroll mbi zbatimin e ligjeve, vendimet e Kuvendit, aktet ligjore te Keshillit te Ministrave, ministrave dhe aktet ligjore te propozuara nga institucionet shteterore dhe pushteti vendor.
Ne fillim te legjislatures se 15-te Kuvendi perbehej nga 155 deputete; 115 jane zgjedhur nepermjet kandidimit ne zonat elektorale dhe 40 jane zgjedhur nepermjet listes proporcionale te partive politike.


Stafi i Kuvendit
Stafi i Kuvendit krijon kushtet e duhura per zhvillimin e veprimtarise se Kuvendit. Nepunesi me i larte civil i ketij stafi eshte Sekretari i Pergjithshem. Stafi i Kuvendit eshte i ndare ne: stafin politik, i cili sherben prane Kryetarit te Kuvendit; dhe stafi civil i cili eshte nen vartesine e Sekretarit te Pergjithshem.
Nder sektoret me te rendesishem te stafit te Kuvendit jane: Drejtoria e Pergatitjes se Seancave Plenare, e cila realizon shperndarjen e materialeve qe do te shqyrtohen ne mbledhjet e komisioneve dhe ne seancat plenare; Byroja Juridike e cila siguron asistence juridike per cdo veprim qe ndermerret nga Kuvendi, si dhe Drejtoria e Marredhenieve Nderparlamentare e cila ndjek praktiken e marredhenieve te Kuvendit dhe te organeve te tij me parlamentet e vendeve te tjera dhe me organizatat nderkombetare ne te cilat Shqiperia merr pjese.

 

Veprimtarite e Kuvendit

Legjislacioni
Detyrat kryesore te Kuvendit jane shqyrtimi, debatimi dhe miratimi i legjislacionit. Kuvendi formon forumin publik, ku perfaqesuesit e zgjedhur te popullit shqiptar diskutojne, debatojne dhe japin kontributin e tyre per shqyrtimin dhe miratimin e projektligjeve. Pervec projektligjeve, edhe marreveshjet nderkombetare dhe aktet normative me fuqi ligjore te Keshillit te Ministrave kerkojne aprovimin e Kuvendit.

Buxheti i Shtetit
Sipas Kushtetutes, sesioni i vjeshtes nuk mund te mbyllet perpara se Kuvendi te miratoje ligjin per buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem. Kryeministri ia paraqet Kuvendit kete projektligj gjate seances plenare.
Ligji per buxhetin e shtetit hartohet ne baze te parimeve te sanksionuara ne procesin legjislativ, te percaktuar nga Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit. Meqenese ky ligj prek te gjithe veprimtarine shteterore, ai diskutohet nga pothuaj te gjithe komisionet parlamentare, sipas pergjegjesive dhe ne bashkepunim me institucionet qendrore perkatese. Ne fund te ketij diskutimi, komisionet parlamentare hartojne nje raport drejtuar Kryetarit te Komisionit te Ekonomise dhe Financave, i cili me pas paraqet raportin perfundimtar mbi buxhetin e shtetit ne seance plenare.

Kontrolli Parlamentar
Kontrolli parlamentar eshte nje nder pergjegjesite me te rendesishme te Kuvendit. Ai realizohet nepermjet ketyre veprimtarive:

Pyetjet: Sipas Kushtetutes, Kryeministri dhe cdo anetar tjeter i Keshillit te Ministrave eshte i detyruar t'u pergjigjet interpelancave dhe pyetjeve te te bera nga deputetet brenda tri javeve nga data e paraqitjes se tyre.
Pyetjet u drejtohen ministrave per te marre informacion lidhur me nje ose disa ceshtje te caktuara. Drejtuesit e institucioneve shteterore, me kerkese te komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojne per ceshtje te ndryshme te veprimtarise se tyre per sa e lejon ligji.

Interpelanca: Cdo deputet, nje grup deputetesh ose grup parlamentar ka te drejte te kerkoje zhvillimin e nje interpelance. Ashtu sikunder edhe pyetja, interpelanca i drejtohet Kryeministrit dhe cdo anetari tjeter te Keshillit te Ministrave, i cili eshte i detyruar t'i pergjigjet asaj brenda tri javeve nga data e paraqitjes. Rregullorja e Kuvendit jep kete perkufizim per interpelancen: "Interpelanca eshte kerkesa me shkrim per te marre shpjegime per motivet, synimet dhe qendrimin e Keshillit te Ministrave, lidhur me aspekte te rendesishme te veprimtarise se tij".

Mocioni per debat: Nje kryetar grupi parlamentar ose nje grup prej 5 deputetesh kane te drejte te paraqesin nje mocion, me qellim zhvillimin e nje debati ne Kuvend per nje ceshtje te caktuar ose per marrjen e nje vendimi, berjen e nje deklarate ose rezolute. Ne perfundim te debatit, Kuvendi duhet te marre nje vendim te caktuar, mund te beje nje deklarate ose te miratoje nje rezolute.

Mocioni i besimit: Mocioni i besimit i paraqitur nga Kryeministri votohet jo me pare se te kene kaluar 72 ore nga debati per te, me perjashtim te nje marreveshje te mundeshme te grupeve parlamentare. Ne rast se mocioni i besimit refuzohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi brenda 15 diteve zgjedh nje Kryeminister tjeter.

Mocioni i mosbesimit: Ky mocion mund te behet vetem ndaj Kryeministrit dhe duhet te nenshkruhet nga te pakten 1/5 e deputeteve. Votimi i mocionit te mosbesimit nuk mund te behet pa kaluar 3 dite nga paraqitja e tij. Ne rast se mocioni i mosbesimit miratohet nga shumica e te gjithe anetareve te Kuvendit, Kuvendi brenda 15 diteve zgjedh nje Kryeminister tjeter.

Ne rastet e miratimit te perberjes se Keshillit te Ministrave dhe programit politik te tij, te ndryshimeve ne perberjen e tij, si dhe ne rastet e mocionit te besimit ose te mosbesimit, votimi ne Kuvend behet kurdohere nominal. Kryetari i Kuvendit i therret nje nga nje deputetet me emer dhe i kerkon te prononcohen, duke u pergjigjur "pro", "kunder", "abstenim".

Procesi Ligjvenes


Si nje Projektligj behet Ligj

Sipas Kushtetutes, te drejten per te paraqitur projektligje e gezon Keshilli i Ministrave, cdo deputet i Kuvendit, si dhe 20 mije zgjedhes. Diskutimi i projekt-ligjeve ne seance plenare behet ne perputhje me rendin e percaktuar nga kalendari dyjavor i punimeve te Kuvendit, i cili pergatitet ne mirekuptim nga Byroja e Kuvendit.

Perpara se projektligji te kaloje ne seance plenare ai shqyrtohet nga komisionet parlamentare perkatese. Sipas shqyrtimit, komisioni parlamentar pergatit nje raport, i cili ose propozon me argumentat perkatese miratimin e projektligjit, propozon ndryshime (amendamente) per nene te caktuara te projektligjit, ose e kundershton projektligjin dhe e kthen ate mbrapsht per te hartuesi. Komisioni i Ceshtjeve Kushtetuese dhe Ligjore i shqyrton te gjitha projektligjet dhe jep mendim per perputhshmerine e tyre me Kushtetuten.

Pas miratimit te projektligjit, ai i dergohet Presidentit te Republikes, i cili duhet ta shpalle ate brenda 20 ditesh nga paraqitja e tij. Presidenti ka te drejte ta ktheje per rishqyrtim ligjin ne Kuvend vetem nje here. Ne rast se presidenti nuk e shpall ose nuk e kthen ligjin per rishqyrtim brenda 20 diteve nga paraqitja e tij, atehere ligji quhet i shpallur. Kushtetuta parashikon qe ligji hyn ne fuqi jo me pak se 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare. Perjashtim behet vetem ne rastet e masave te jashtezakonshme, si dhe ne rast emergjence dhe nevoje kur Kuvendi vendos me shumicen e te gjithe anetareve dhe Presidenti i Republikes jep pelqimin, ligji hyn ne fuqi menjehere vetem pasi te jete njoftuar publikisht.

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare
Cdo komision parlamentar harton kalendarin e veprimtarive te tij ne perputhje me kalendarin e punimeve te Kuvendit. Zakonisht mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe seancat plenare zhvillohen ne kohe te ndryshme, me qellim qe deputetet te mund te marrin pjese si ne takimet e komisioneve parlamentare, ashtu edhe ne seancat plenare. Mbledhjet e komisioneve jane te hapura per publikun, pervec rasteve kur komisioni vendos t'i zhvilloje ato me dyer te mbyllura. Anetaret e Keshillit te Ministrave edhe eksperte te ftuar shpesh marrin pjese ne mbledhjet e komisioneve. Vendimet e komisioneve parlamentare merren me shumice votash. Deputetet qe jane ne pakice gjate ketij votimi, kane te drejte te shprehin opinionet e tyre rreth ketyre ceshtjeve gjate seances plenare.

Seancat Plenare
Pasi projektligji diskutohet nga te gjithe komisionet parlamentare perkatese, te cilet paraqesin raportin per projektligjin, ky i fundit diskutohet ne baze te rendit te kalendarit te punimeve te Kuvendit ne seance plenare, te cilat jane te hapura. Debati mbi projektligjin fillon me paraqitjen e tij nga hartuesi, i cili paraqet argumentet qe mbeshtesin projektligjin. Me pas, komisionet parlamentare, qe shqyrtuan projektligjin, paraqesin raportet e tyre. Kryetari i Kuvendit i jep fjalen per diskutim deputeteve dhe perpiqet te harmonizoje sa te jete e mundur pjesemarrjen ne debat te cdo grupi parlamentar. Perpara se debati per miratimin e projektligjit ne parim te mbyllet, kryetaret e grupeve parlamentare kane te drejten te marrin fjalen.

Per ceshtje procedurale fjala jepet menjehere. Sipas Rregullores se Kuvendit, ceshtjet procedurale ngrihen nga deputetet rreth zbatimit te Rregullores se Kuvendit. Si ceshtje procedurale, mund te permenden ndryshimi i rendit te dites, verejtje per vendimmarrjen ose proceduren e votimit.

Sipas Rregullores se Kuvendit, procedurat e votimit klasifikohen ne dy kategori: votim i hapur dhe votim i fshehte. Votimi eshte pergjegjesi vetjake e cdo deputeti; e drejta e votes nuk mund te delegohet. Votimi i fshehte kryhet ne rastet kur ai ka te beje me individet ose kur kerkohet nga nje grup prej pese deputetesh. Nuk mund te miratohen me votim te fshehte ceshtjet qe kane t ebejne me ligjet financiare, buxhetin e shtetit ose vendime te tjera me efekte financiare.

Sipas Kushtetutes dhe Rregullores se Kuvendit, cdo projektligj votohet tri here: ne parim, nen per nen dhe ne teresi. Pas miratimit ne parim, projektligji votohet nen per nen me gjithe ndryshimet e propozuara nga komisioni perkates ne raportin e tij. Gjate procesit te votimit, cdo deputet, grup parlamentar ose Keshilli i Ministrave mund te paraqesin amendamente. Pas votimit nen per nen, projektligji votohet ne teresi, procedure e cila eshte faza e fundit e votimit te ligjit ne Kuvend.

Me kerkese te Keshillit te Ministrave ose te 1/5 se deputeteve, Kuvendi, ne raste te vecanta, mund te diskutoje dhe miratoje projektligje me procedure te pershpjetuar.

 

Histori e Shkurter e Parlamentit Shqiptar


Kuvendi ne kohen e mbretit Zog (sot Teatri i Kukullave)

8 Janar 1920: Kongresi i Lushnjes, zgjodhi Keshillin e Larte prej 4 vetesh, i cili do te kryente funksionet e Kryetarit te Shtetit, si dhe Keshillin Kombetar prej 37 vetesh, qe do te kryente funksionet e Parlamentit.

21 Prill 1921: Ne Tirane u mblodh Parlamenti i Pare Shqiptar i dale nga zgjedhjet e para parlamentare te zhvilluara gjate muajve Shkurt- Mars 1921. Parlamenti perbehej nga 78 deputete te dy grupeve kryesore politike: Partise Popullore dhe Partise Perparimtare.

1 Qershor 1925: U mblodh Parlamenti i dale nga zgjedhjet parlamentare te zhvilluara gjate muajve Prill-Maj. Ne vitet 1925-1928 Parlamenti i Republikes se Shqiperise perbehej nga dy dhoma: Dhoma e Deputeteve me 57 vete dhe Senati me 18 vete.

Shtator 1928: Ne Shtator 1928 Shqiperia u shpall monarki. Gjate periudhes 1928-1939 Parlamenti perbehej nga nje dhome e vetme me 57 deputete.

10 Janar 1946: U mblodh Asambleja Kushtetuese e dale nga zgjedhjet e 2.12.1945. Ajo kishte per detyre miratimin e Kushtetutes se vendit.

16 Mars 1946: Asambleja Kushtetuese miratoi Kushtetuten dhe vendosi te kthehet ne Kuvend Popullor. Ne 16 Mars 1946 filloi Legjislatura e pare e Kuvendit Popullor.

31 Mars 1991: Pas nje periudhe te gjate, gati gjysem shekullore te sundimit komunist, zhvillohen zgjedhjet e para pluraliste. Ne 15.4.1991 mblidhet Kuvendi Popullor i pare pluralist i pasluftes, i cili perbehej nga 250 deputete, nga Partia e Punes dhe nga Partia Demokratike.

22 Mars 1992: Pas nje viti ribehen zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet u fituan nga Partia Demokratike. Seanca e pare e Legjislatures se 13-te te Kuvendit Popullor (me 140 deputete) u hap ne 5.4.1992.

26 Maj 1996: Zgjedhjet u mbajten pas kater vjetesh dhe Partia Demokratike i fitoi ato. Seanca e pare e Legjislatures se 14-te te Kuvendit Popullor u hap ne 2.7.1996.

29 Qershor 1997: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u fituan nga Partia Socialiste. Parlamenti i sapozgjedhur numeronte 155 deputete. Seanca e pare e Legjislatures se 15-te te Kuvendit Popullor u hap ne 23.7.1997

24 Qershor 2001: Zhvillohen zgjedhjet e pergjithshme te Kuvendit. Partia Socialiste me aleatet e saj rifitojne nje mandat 4 vjecar. Seanca e pare e legjislature se 16-te u zhvillua me 2 Shtator 2001.

 

ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa