iPhone i ri shqeteson agjencite e inteligjences

iPhone i ri shqeteson agjencite e inteligjences

Klientë të devotshëm të produkteve Apple, këto ditë kanë shprehur shqetësim nëse iPhone 6-ta, i ri do të përthyhet në xhepat e tyre. Por agjencia Kombëtare e Sigurimit dhe agjencitë kombëtare të zbatimit të ligjit kanë shprehur një shqetësim tjetër. Ata kanë hedhur dyshime nëse smartfoni i ri, është i pari i periudhës post-Snouden që do të dëmtojë aftësitë e tyre investigative.

Telefoni kodon imeile, foto dhe kontakte duke përdorur një kod unik dhe të krijuar për përdoruesin e telefonit dhe Apple thotë se nuk do ta posedojë. Si rezultat, për të dekoduar kodin e imeilit, kontaktet dhe fotografitë, duhet që të shkatërrojnë kodin ose ta sigurojnë atë nëpërmjet zotëruesit të telefonit.

“Ajo që më shqetëson mua në lidhje me këtë fakt, është se kompania u ka dhënë njerëzve mundësinë që të mund të veprojnë përtej ligjit”, është shprehur me shqetësim Drejtori i FBI-së, Xhejms Komei. Ndërkohë, Apple ende nuk ka pranuar të komentojë rreth kësaj çështjeje.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama