iPhone i ri deformohet ne xhep

iPhone i ri deformohet ne xhep

Blerësit e iPhonëve të rinj 6 plus, kanë mbetur të zemëruar pasi këto lloje telefonash mund të përthyhen ndërsa janë në xhep. Qëkur modeli i ri u hodh në treg të premten, një numër i vogël por në rritje të personave që zotërojnë një iPhone 6 plus, kanë raportuar këtë çështje. Problemi i “përthyerjes”, siç është quajtur nga një numër njerëzish në rrjetet sociale, është për shkak të pjesës së jashtme të hollë, të veshur me alumin, ndërsa nuk duhet ushtruar forcë në pjesën qendrore. Një përdorues i iPhone 6 plus, sqaroi në një forum social në internet, se telefoni i tij ishte përthyer kur e kishte nxjerrë nga xhepi pas disa orësh. Kompania Apple nuk ka dhënë ende një deklaratë në lidhje me problemin e raportuar nga përdoruesit për telefonat iPhone 6 plus.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama