iPhone apo spiun telefon?

iPhone apo spiun telefon?

Modeli i fundit i iPhone-t nga Apple është vënë në qendër të kritikave për shkeljen e privatësisë.  Ekspertët shprehen “të tmerruar” mbi aftësinë e iPhone për të përgjuar dhe mësuar gjithçka rreth zotëruesit të tij. Në qendër të kritikave është “Frequent Locations”, që Apple e prezantoi një vit më parë. Telefonat janë në gjendje të analizojnë të dhënat dhe të identifikojnë se ku punoni dhe jetoni. Kompania ‘Apple’ thotë se të dhënat e grumbulluara nga ky shërbim nuk dalin jashtë telefonit, madje nuk ruhen as te serverët e saj.

Noel Sharkey, njëri prej specialistëve më me zë të informatikës në Britaninë e Madhe thotë se me futjen e GPS-it dhe hartave, çdo telefon inteligjent ishte në gjendje të gjurmonte lëvizjet e zotëruesit, por ajo që bëri Apple me “Frequent Locations”, që është pjesë e sistemeve iOS 7 dhe 8, shkon përtej kësaj. Sharkey thotë se ky shërbim regjistron pastër çdo lëvizje, kur dhe ku je nisur, kur dhe ku ke mbërritur, madje edhe se sa herë ke qenë në një vend të caktuar. Ndërsa një specialist britanik thotë me humor se kjo është ëndrra e avokatëve të divorcit, pasi bëhet fjalë për një pajisje të pastër "spiunazhi".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama