iPhone 6 po vjen cfare duhet te dini?

iPhone 6 po vjen, cfare duhet te dini?

Kur flasim për iPhone-in, nuk ka dyshime që seria e radhës nga Apple do të ketë më tepër shitje se paraardhësi. Konfuzioni i vërtetë lidhet më tepër me përmirësimet e modelit të ri, krahasuar me të mëparshmin. Modelet 5s dhe 5c kanë performuar pothuajse në të njëjtën linjë me pritshmëritë analistëve, 4s i tejkaloi pritshmëritë.

Çfarë duhet të presin investitorët e iPhone 6 këtë vit? Një tjetër shpërthim?

Për pjesën më të madhe, kjo është pritshmëria kryesore e lidhur me iPhone 6, nga Apple. Spekulimet e shumta, siç theksohet në “MacRumors”, tregojnë se diferencuesi kryesor për iPhone-in e brezit të ardhshëm do të jetë ekrani më i madh. Për fat të mirë, duket se ka një treg të konsiderushëm për telefonat inteligjentë me ekrane më të mëdhenj se 4 inç.

Burime të tjera kanë sugjeruar më herët se Apple do të prezantojë dy iPhone, një me 4.7 inç dhe tjetri, me 5.7 inç këtë vjeshtë, por sipas marrëveshjes është vendosur që iPhone me ekran 5.7 inç të lihet për në fund të këtij viti. Ekrani 4.7 inç do t’i shtojë thuajse 1/3 e inçit përmasave aktuale të iPhone 5s, një shifër e mjaftueshme që e shtyn Apple në tregun e garantuar për ekranet e mëdha.

Po tjetër, çfarë duhet të presin investitorët nga iPhone 6? Shifra të mëdha. Në muajt që do të vijnë pas prezantimit të vjeshtës, me siguri Apple do të provojë një rritje prej 15 përqëind të shitjeve, vit pas viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama