iPhone 6 Plus do te kete nje rival?!

iPhone 6 Plus do te kete nje rival?!

Kaloi pothuajse një vit që kur Google nxori në treg Nexus 5, por tashmë kanë dalë thashetheme për modelin e ardhshëm, që pritet të rivalizojë edhe produktet më të fundit të Apple-s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

Bëhet fjalë për telefonin e quajtur Nexus 6, i cili ka një ekran 5.9 inç dhe do të kandidojë për Android L , sistemi operativ i gjeneratës së ardhshme të Google-s.

Ky produkt pritet të vendoset në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Apple-n dhe iPhone-n e tij. Gjithashtu ai do të vendoset në të njëjtin nivel me Samsung Galaxy 4, i cili ka një ekran 5.7 inç.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do të ketë ky produkt janë:

-Një kamera  2MP në pjesën ballore, dhe një tjetër në pjesën e pasme që mund të shkojë nga 8MP deri në 13MP.

-Çmimi për Nexus 6 pritet të arrijnë vlerën 400 dollarë.

- Thuhet që Google ka punësuar Motorola-n për modelin e tij të ardhshëm.

-Pajisja mund të përmbajë një procesor Qualcomm Snapdragon 805, i cili është gjetur edhe te Samsung Galaxy 4. Kjo do         të rritë performancën dhe jetëgjatësinë e baterisë.

-Nexus 6 pritet të jetë një model 16GB ose 32GB,  mund të zgjatet edhe më tej deri në një model 64GB. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama