Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

Historia e Shqiperise

Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 

Onomastikė

Metateza e likuideve dhe evoluimi /ti/>/ē/

Abdullah Konushevci

• Disa toponime tė Dardanisė nė dritėn e rregullave tė fonetikės historike sllave fitojnė kuptimin e tyre tė vėrtetė, qė morėn formėn e sotme me ndėrmjetėsimin e hetueshėm tė gjuhėve sllave tė jugut

Metateza e likuideve, dukuri kjo e njohur fonetike e gjuhėve sllave tė jugut, sikundėr dhe evoluimi /ti/>/ē/ ka prekur njė numėr tė madh toponimesh tė Dardanisė. Nga mė tė parat, ne do tė pėrmendim Rashėn, kryeqytetin e dikurshėm serb,  dhe formėn e saj tė dokumentuar, antike, Arsa, ku vihet re si ndėrmjetėsimi i shqipes me evoluimin /s/>/sh/, po ashtu edhe ndėrmjetėsimi i sllavishtes me metatezėn a – r > r – a.

Po kėtė dukuri e gjejmė tė dėshmuar edhe pėr emrin etnik tė shqiptarėve, qė nė dokumentet e para sllave del si raban ose nė formė mbiemėrore rabanashki pėr arban dhe arbanashki.

Po ky tip i metatezės, kujtojmė, ka prekur edhe toponimin Prugovc, tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga njė trajtė shumė mė e hershme e burimit gjermanik Purgovc, ku bie sheshit nė sy ndikimi i kulturės sase, se fjala purg/burg kishte kuptimin ‘kėshtjellė, qytet’. Kėtė bindje na forcon edhe mė shumė fakti se ky fshat ndodhet nė njė zonė tė ndikimit tė fuqishėm latin dhe katolik njėkohėsisht, ndaj ėshtė e natyrshme qė aty kėta xehetarė tė dėgjuar tė Mesjetės tė kenė krijuar edhe enklavėn e tyre, meqenėse pėr ta ky ishte njė ambient mė i sigurt dhe mė familjar.

Dijetari sllav Milivoj Pavloviq nė punimin “Les coincidences toponymiques en France et en Illyricum” (GJA, IAP, nr. 1, 1968, f.24) mendon se ky lloj i metatezės ka rrokur edhe oronimin Radan  qė korrespondon me Ardennes, Silva ardenna nė Galinė veriperėndimore, pastaj ai sjell toponimin Arde, hidronimin Ardeche, etj.

Bazėn Ard pa ndėrmjetėsimin gal ai e gjen te hidronimi Ardea (nė Rumuni), Arda nė Bullgari dhe Radika (nė Maqedoni).

Megjithatė, duke marrė parasysh topografinė e disa vendbanimeve, qė shtrihen kryesisht rrėzė malesh, ne mbrojmė mendimin se toponimet, qė hasen nė trojet shqiptare, si: Radavc, Radoniq, Radishevė, Radashevc, Radikė, Radushė gjajnė tė jenė mė parė nga baza latine radix, -icis ‘rrėnjė’. Pra, vendbanime tė vendosura nė rrėzė tė maleve pėr dallim nga ato qė janė tė vendosura rrėzė ose nė gryka lumenjsh, nė fusha, nė kodra, etj.

Megjithatė, po tė pranohet se kėto janė forma me metatezė, atėherė baza e tyre do kėrkuar te mbiemri latin arduus ‘i rrėpirėt, fig. i mundimshėm, i rėndė’, por pozita e tyre gjeografike nuk na lejon tė sjellin njė pėrfundim tė tillė. Ndryshe qėndron puna me Ardenicėn (khs. Kodrat e Ardenicės), qė nuk iu shtrua metatezėz sė likuideve dhe qė mund tė ketė me siguri lidhje gjirie me bazėn *ard- ‘kodėr’ tė gjuhėve kelte, zgjeruar me kunglitinatin e prapashtesave –en dhe –ica. Po kėsaj familjeje duhet t’i takojė edhe emri i kėshtejllės sė fundit tė qėndresės ilire, Ardubės (khs. toponimin Kordoba nė Spanjė, si dhe Gelduba nė Holandė). Kėtė mendim e shpreh edhe H. Krahe, kur flet pėr emrat keltė nė nomenklaturėn e emrave gjeografikė tė Ilirisė.

Prapashtesa –en dhe evoluimi i saj nga forma mė e qėmoēme -and

Mund tė thuhet se me prapashtesėm –en nė toponiminė shqiptare u krijua njė bashkėsi e tėrė toponimesh: Shkėlzen, m., Luboten, m., Gruden, fsh., Goden, fsh., Lepen/c/, l., Pėrlepnica, f. e l., Eren/ik/, l., ku ne shohim reduktimin e gjymtyrės and > end > en (khs. Prizren < Prizrend < pri- + Theranda, Pren < Prend, parmenė < parmendė, lenė < lendė < landė, ven < vend etj.). Pra, jo njė prapashtesė sllave, siē duket nė tė parė. Pėr mė tepėr, kjo prapashtesė, kryesisht toponimike, ka paralele tė saj nė gjuhėt gjermanike (khs. ang. end ‘fund, skaj’), si dhe nė gjuhėn sankskrite anta. Kjo dukuri mund tė lidhet me traditėn e kufizimit tė njė visi, tė njė vendbanimi, tė njė mali ose dhe tė njė lumi.

Njė tip tjetėr i metatezės ėshtė edhe ai e – l > l – e, i cili, nė Dardani ka rrokur toponimet Lebanė < Elbanė (khs. bazėn e kėtij toponimi te Elb + - as + -an), hidronimin Lepens < Elbenės (khs. hidronimin Elba nė Gjermani, etj.) si dhe te Livoē (Anamoravė), njė trajtė e dokumentuar mė herėt si Levaē, qė M. Popoviq e gjen me tė drejtė tė dalė nga Helvetia me deaspirimin dhe kalimin /ti/ > /ē/. Kėtė fakt sikur e pohon edhe toponimi nė trajtėn turke Svircė < Isvirēe “Zvicėr’. Po ky evoluim /ti/ > /ē/, na thotė mendja, ka rrokur edhe toponimet Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, pėrftuar nga trajtė mė e hershme Hotia, qė lidhet me fisin shqiptar tė Hotit. Hoēa e Vogėl janė tė gjithė tė fisit Hot, kurse Hoēa e Madhe, meqenėse iu dhurua kishės si pronė, u popullua nga elementė sllavė, kurse elementėt shqiptarė u shpėrngulėn nė Krushė. Si Hoēa e Madhe dhe Hoēa e Vogėl, po ashtu edhe Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogėl u ndėrtuan sipas prototipit antik Polti Maior (Pulti i Madh) dhe Polti Minor (Pulti i Vogėl).

Nė njė formė tė deaspiruar dhe pak a shumė tė sllavizuar tė emrit tė kėtij fisi si bazė motivuese ne e gjejmė edhe te fshati Uēė (dokumentuar si Oēa), kurse nė Tetovė te Otla, sajuar nga prapashtesa zvoguluese –ėl.

Drenica apo Dernica?

Te hidronimi Drenica, nga e mori emrin kjo zonė, ne shohim njė trajtė shumė mė arkaike nga ajo e sotme, e cila del dytėsore, pasi ėshtė pėrftuar nga metateza e likuideve e-r > r-e. Ky lloj i metatezės preku edhe toponimin e dėgjuar mesjetar Breuernik > Bervenik > Bėrvenik, pastaj Berkocin > Brekoc, Smerkovnica > Smrekovnica  etj. Sipas A. Llomės, Sredksa ėshtė njė formė me metatezė e Serdikės antike. Prandaj forma e saj e qėmoēme ėshtė Dernica dhe mendimi i deritashėm se emri i saj lidhet me sll. dren ‘thanė’ del i paqėndrueshėm, sepse nuk dihet deri mė sot, qė ndonjė lumė mori emrin nga ndonjė dru a pemė. Pėr numrin e madh tė toponimeve me fjalėn *darn > dern > djerr edhe nė toponiminė sllave, le t’i shohim disa: ‘Derdjina te Dubrovniku, der m (Perast) dero (Rab); djer (Crmnica, Budua, Ljubisha, Tivat, Prēanj); Deraē, lokalitet te Bogdashiqi, tė cilat lidhen me njėlloj toke ngjyrėverdhė, njėlloj lėndine as dhé, as gur, qė nuk ėshtė e pėlleshme, ku rritet ulliri’.

Tė gjitha kėto P. Skoku i shpjegon nga fjala shqipe djerr, formėn e kryehershme tė sė cilės e paravendon me tė drejtė nga njė *darno/derno > djerr. Nga kjo formė, me parashtesėn intensifikuese sh- u pėrftua edhe folja shtjerr ‘thahet’, subjekti: kroni, pusi, lumi.

Kėto shpjegime na japin dorė qė te makrotoponimi Drenica tė shohim ose njė mbiemėr tė substantivuar nga togfjalėshi Lumi i Dernės, ose tė shohim tek ai njė kuptim tė lumit tė tharė, tė shtjerrė.

Paralelizma tė kėtij hidronimi janė hidronimet sllave Suha Reka, Sušica. Ėshtė pėr t’u pėrqasur kėtu edhe Lumi i Vdekur (krahaso veprėn omonime tė Jakov Xoxės).

Me njė fjalė, te hidronimi Drenica kemi tė bėjmė me njė lumė pothuajse tė tharė, ujėrat e tė cilit, me sa duket, filluan tė derdhen nė lumenj tė tjerė nėntokėsorė. Ėshtė ky semasiologjikisht dhe semantikisht kuptimi mė i qėndrueshėm, sepse lumi mund tė jetė i bardhė ose i zi, i turbullt ose i qetė, i madh ose i vogėl, i bujshėm ose i tharė, siē tregojnė edhe hidronimet e shumta: Drini i Bardhė, Drini i Zi, Llapi (khs. lat. albus ‘i bardhė), Mavriqi (gr. mauros ‘i zi’), po dhe hidronimet sllave: Bistrica, Velika Reka, Mala Reka, Suha Reka, Sushica, etj.

Prapėseprapė, nuk mund tė mohohet ndikimi i gjuhėve sllave, sidomos pėr disa toponime, si Drenova, Drenovci, qė, varėsisht nga prania e drurit tė thanės, edhe mund tė kenė dalė nga baza sllave dren ‘thanė’.

Sipas gjasash, ėshtė ky rripi i tokės, qė u njoht nė harta si Dardania deserta ‘Dardania e shkretė’. Bazėn motivuese tė kėtij horonimi a emri tė krahinės do kėrkuar te hidronimi Drenica, sikundėr e provojnė edhe njė varg horonimesh tė tjera, si Llapi, Anamorave, Anadrini (sll. Podrimja), Mati, Devolli, Luma, qė tė gjitha motivuar nga hidronimet pėrkatėse.

Drenica, duke qenė zona mė konservative e Kosovės, ėshtė e natyrshme tė ndryjė nė vete edhe njė thesar tė ēmueshėm toponimik, tė paprekur nga ndikimet e huaja. Pėr mė tepėr, si dėshmojnė dokumentet osmane dhe sllave, ajo qe po ashtu e paprekur edhe nga pushtuesit e huaj.

Palatalizimi i guturaleve

Njė dukuri tjetėr, e vėnė re edhe nga ky dijetar, ėshtė palatalizimi i guturaleve nė gjuhėt sllave. Kjo dukuri, mė duket, ka rrokur njė varg toponimesh edhe nė Dardani. Kėshtu, emrin e malit Zhegovc ne e gjejmė tė palatalizuar nga Geg+ovac (khs. Malet e Berishės, si dhe Malet e Zhegovcit), sikundėr qė emrin e fshatit Zhegėr ne e gjejmė po ashtu tė palatalizuar nga trajta Geg + -ėr (lidhur me prapashtesėn e shumėsit –ėr, krhs. Arb+ -ėr,  Bosh + -ėr + -an, trajta e sotme – Pozharan; Pip + - ėr, etj.), meqenėse kėto emėrtime nuk do tė thonė gjė nė gjuhėt sllave. Mendoj se ky palatalizim ka rrokur edhe emrin e Zetės < Zenta < Genta, si dhe emrin e Rozhajės < Rogajė, sajuar nga prapashtesa shqiptare –ajė.

Kam frikė se kjo dukuri ka prekur edhe toponimet Zhabar, Zhilivodė (khs. gilanė ‘tokė ujėse’), por jo edhe ato qė gjejnė shpjegim me fjalėt sllave, sikundėr ėshtė toponimi Zhitia e ndonjė tjetėr.



ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa