Onomastikė
Etniku dardan dhe horonimi Dardania
nga Abdullah Konushevci
1. Mendime tė ndryshme pėr kuptimin e fjalės Dardani
Nė studimet alabanistike hasen mendime
tė ndryshme rreth dardanėve, tė cilėt heqin origjinėn e tyre
qė nga kohėt mitologjike, duke u dėshmuar, krahas peonėve,
njė fis fqinjė i tyre, siē mėsojmė nga Iliada e Homerit,
edhe nė luftėn e Trojės. Prandaj, zbėrthimin dhe kuptimi
i etimonit dard mund ti ēojė
shumė larg studimet jo vetėm gjuhėsore.
1.1 Hani pėr Dardaninė
Lidhur me kuptimin e kėtij emri, Ēabej vė re se ėshtė J.
G. von Hani nga tė parėt qė nė Albanische Studien, I
(1854) emrin e dardanėve e lidhi me apelativin e shqipes dardhė,
duke shėnuar nė atė mes qė nė Shqipėri janė tė shpeshta emrat
e viseve tė formuara nga emra drurėsh, ku ai pėrmend bash
edhe njė emėr katundi e mali nė Shqipėri tė Mesme tė quajtur
Dardhė. Ky dijetar, nė veprėn e tij Udhėtimi prej
Beogradi nė Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik),
botimi i dytė (1868), i risillet edhe njė herė kuptimit tė
emrit tė dardanėve dhe tė Dardanisė: Poroshtica na dha njė
vėrtetim tė papritur tė shpjegimit qė jemi pėrpjekur tė japim
pėr emrin Dardania nė veprėn Studime shqiptare; sepse
ne, pėrsa mundim tė shohim, pamė se sidomos shpati i saj lindor
ishte i veshur plot me dardha tė egra, qė ne i kishim ndeshur
edhe mė parė, tė pėrziera me pemė tė tjera, por qė kėshtu
grumbull gjer mė sot nuk i kishim gjetur me njė shumicė kaq
tė madhe. Dardha e egėr ėshtė e pėrhapur nė mbarė Gadishullin
Ballkanik, dhe, nga sa dimė ne, ėshtė
e vetmja pemė frutore me farė qė rritet nė ato anė, dhe sikurse
dihet, ajo i ka dhėnė emrin njė malėsie tė tėrė qė gjendet
nė kėndin veriperėndimore tė Gadishullit; kėshtu pra rrjedhimi
i emrit Dardania prej shq. dardhė
na duket shumė afėr mendsh dhe kuptimi i kryehershėm gjan
tė jetė vend dardhash (f. 389). Kėtė
mendim, sipas Ēabejt, e pėrkrah nga pikėpamja botanike edhe
mendimi i A. Baldecit se kjo trevė ėshtė shumė e pasur me
pemėt e egra Pirus amygdaliformis.
1.2 Durham
pėr Dardaninė
Lidhur me horonimin a emrin e krahinės Dardania, nga tė parėt,
qė u mor shumė seriozisht me etimonin
kuptimin e vėrtetė tė saj, qe studiusja e dėgjuar angleze,
Edith Durham, e njohur edhe si mbretėreshė e pakurorėzuar
e Shqipėrisė.
Nė veprėn e saj Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune
e zakone tė Ballkanit (mė pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanėt
dhe Dardaninė, thotė: Mė pas Dardaninė e gjejmė nė hartat
e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimi i Manxhinit mė 1621,
pavarėsisht nga shtrembėrimet, na
jep njė ide mjaft tė mirė pėr pozicionin e saj, duke treguar
se shtrihej nė veri tė Nishit. Nėn Dioklecianin
e gjejmė Dardaninė si provincė me kryeqytet Nishin.
Vetė Diokleciani ishte nga gjak ilir, fakt
i cili mund ta ketė bėrė ta mbante emrin ilir. Perandori
Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenė gjak vendas. I ungji (e ka fjalėn
pėr perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi nė Bizant dhe
u regjistrua nė Gardėn perandorake, ku, si mjaft tė tjerė
tė rangut tė ulėt, shpejt u ngrit nė postin e lartė dhe pati
trashėgimtar nipin e tij tė ndritur.
Vetėm kohėt e fundit, emri i Dardanisė
ėshtė fshirė nga hartat tona. Nė
njė qė kam vetė, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim kėtė
emėr. Nė njė botim nė Nuremburgut, mė 1770, mbi njė
rrip toke nė qendėr tė gadishullit shkruhet Dardania deserta.
Mendoj se emri i saj nuk ėshtė shkruar nė
hartat e shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Kėta
Dardanė, qė luftuan kundėr Maqedonisė dhe Romės dhe nga gjaku
i tė cilėve ishte Justiniani, a kanė lėn ndonjė gjurmė nė
trojet e sotme? (f. 497-498).
Pasi shtron kėtė pyetje retorike, ajo shton: Nė qoftė se
fjalėn Dardani e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire
qė do tė thotė dardhė dhe qė ėshtė e njėjtė me fjalėn e
sotme shqipe dardhė, atėherė sigurisht qė kanė lėnė gjurmė.
Pranė Drinit ka tre vende, nė Shqipėri,
qė quhen Dardhė. Kėtu vende ėshtė
tej mase malor dhe sipas tė gjitha gjasave, nė vazhdimėsi
ka qenė banuar prej njė popullsie pak a shumė nga gjak ilir
(shqiptar). Pėrtej Drinit, tokat fushore u serbizuan
nė fillim tė mesjetės, por emri nuk humbi. Atė e gjejmė edhe nė trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe
Krushenica. Njė fshat, ku ka kaluar afėr Prizrenit,
mė 1908, kishte emėr tė pėrzier: Krusha (serbisht) dhe e vogėl
(shqip). Ndoshta tani qė u ėshtė dhėnė serbėve,
quhet Krusha mala (dardha e vogėl).
Njė tjetėr shenjė qė Dardania do tė thotė dardhishte gjendet
nė hartėn e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III tė Frnacės.
Ai i shėnon Pirustėt lart, mbi Drin dhe thekson se ata janė
shqiptarė. Pirusi gjithashtu
gjendet nė njė botim tė Ptolomeut qė ka dalė mė 1462.
Duke pranuar shtrembėrimet e kėtyre
hartave, kėto vende janė tė gjitha nė po atė krahinė, ku janė
edhe sot nė Shqipėrinė e sotme ato vende qė quhen Dardhė.
Pirustė mund tė jetė veē forma latine e emrit dardhė (f. 498).
Dhe, nė fund, me njė zhbirim tė habitshėm, shton: Sė fundi,
emri i dardhės na vjen nė njė tjetėr
formė. Emri i familjes sė tė madhit Papė Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenė
Pereti. Ai ishte fėmijė i refugjatėve, siē thuhet,
tė cilėt ikėn nga njė vend nė Schiavonia i quajtur Krushevo.
Njė njoftim e identifikon kėtė me Krushevicėn
nė Grykat e Kotorrit. Ata u vendosėn
si fshatarė nė Itali dhe e italianizuan emrin e mėparshėm
tė vendit tė tyre. Do tė ishte e dėshirueshme ta dinim
nėse fėmija fshatar qė u bė papė, ka pasur ndonjė lidhje me
gjakun ilir, ashtu siē pati Justiniani, i cili u end qė nga
Dardania deri nė fronin e Bizantit. Papa
ndėrtoi kolonadėn madhėshtore tė Shėn Pjetrit, Justiniani
ndėrtoi Shėn Sofinė (f. 498).
3.1 Ēabej pėr Dardaninė
Njė analizė tė thellė pėr dardanėt, fiset dardane dhe Dardaninė
na sjell edhe gjuhėtari ynė i madh,
Eqrem Ēabej, sidomos nė punimin Emri i Dardanisė dhe izoglosat
shqiptaro-kelte. Njė rėndėsi tė veēantė ky
gjuhėtar i jep fisit dardan Galabroi, qė pėrkon me
atė tė mesapėve Calabri, si dhe dy emėrvendeve Dardapara,
tė cilat shfaqen te Prokopi i Cezaresė, e tė cilėt, sipas
Kreēmerit, shpiejnė nė trevėn gjuhėsore tė trakasve. Emrin
e fisit tjetėr dardan Thunatae gjuhėtarėt e kanė afruar me
atė tė tinėve dhe bitinėve, ndonėse, siē vē re Ēabej, nė punė
tė sufiksit ai shkon me emrat fisnorė e etnikė ilirė mė at,
-ates, si: Autariates, Delmatae, Docleates, Asseriates,
si dhe me emrin e dardanėve vetė, pėr tė cilėt te Straboni,
pėrveē trajtės Dardanoi
gjejmė edhe Dardaniatai
(f. 387).
Pasi njė vėshtrimi tė shkrutėr historik, duke bėrė fjalė
konkretisht pėr pėrdorimin e dendur tė kėtij emėrvendi nė
onomastikė nė bazė tė kėrkimeve tė O. Hofmanit, H. Krahes,
F. Ribexos dhe tė A. Majerit, Ēabej thekson: Duke kaluar
tani tek emri Dardania, do shėnuar se tema Dard-
nė onomastikėn e kohės antike ka qenė e pėrhapur pėrtej caqeve
tė trevės dardane dhe tė trevės dardane-trojane. Ajo na del
mė njė anė te Dardas, emri i njė praetor Epiroatarum,
te Derdenis, emėr i shpeshtė princash makedonė-elimiotė,
bashkė me Derdia, emri i njė qyteti nė trevėn elimiote,
me Derdaia nė Tesali, Derdenis nė ishullin Lesbos,
mė anė tjetėr nė truallin italik, nė Apuli, si emėr i njė
populli Dardi tė daunėve, si emėr krahine Dardensis
dhe si emėr i njė qyteti Dardanon (f. 388-389).
Pasi cek kontributin e E. Durhamit rreth kėsaj ēėshtjeje,
ai pėrmend edhe mendimin e V. Georgievit se Krushevaci gjendet
bash nė territorin e Dardanisė sė vjetėr.
Nė vijim, Ēabej rrok e trajton shtrirjen
e kėtij toponimi nė hapėsirat shqiptare, si dhe nė kolonitė
e ndryshme shqiptare. Kėshtu, ai
konstanton se nė Shqipėri, Dardhė si emėr visesh ėshtė i shpeshtė
dhe i pėrhapur nė tė gjitha anėt e vendit. Pastaj,
ai thekson se ky emėr shfaqet pėr
herė tė parė nė Kadastrėn e Shkodrės tė vitit 1416-17, si
villa clamada Darda. Ky emėr, vijon ai del ndėr
tė tjera nė Veri nė anėt e Iballės e tė Mirditės, nė krahinėn
e Lezhės, nė Shqipėri tė Mesme, sikundėr u tha mė lart, nė
anėt e Elbasanit, nė Skrapar, nė rrethin e Korēės e tė Leskovikut,
si emėr krahine Reē-e-Dardhė nė Shqipėri Verilindore,
si kompozitė Dardhėzeza nė Mollas afėr Gramshit. Ka
edhe rrjedhoja tė kėtij emri, si Dardhės nė Fand tė
Mirditės dhe nė anėt e Pėrmetit nė Jug, ku ka gjasė tė hyjė
edhe Darsi (nga njė *Dardhėsi, *Dardhsi),
si dhe emri i krahinės Darsia nė Shqipėri tė Mesme, nė qoftė
se ai rrjedh nga njė *Dardhsia. Pėrhapje
tė madhe kanė edhe emrat topikė Maj e Dardhės e Qaf
e Dardhės edhe Zall i Dardhės (nė Dibėr), Kunora
e Dardhės, emri i njė kullose malore tė verės nė Kryezi
tė Mirditės. Dardha ėshtė emėr katundesh i shpeshtė
edhe nė Greqi, veēanėrisht nė trajtėn deminutive-kolektive
Dardhėza (Ntardiza)
nė More Jugperėndimore, nė Atikė e nė Elidė, si dhe Dardhishtja
nė krahinėn Trifilja, emra qė i ka vėnė elementi shqiptar
qė nguli nė ato anė. Prej Italie hyn aty
Dardhės, emri i njė familjeje tashmė tė shuar nė katundin
Kiénti tė Molizės.
4. 1 Ajeti pėr Dardaninė
Nė artikullin me titull Zhvillimi i gjuhėsisė shqiptare
nė Jugosllavi, akademik Idriz Ajeti, midis tė tjerash, thotė:
Edhe Qafa e Prushit nė Shqipėrinė Veriake duket
tė jetė njė vazhdim i emrit tė Pirustėve (Pirustae,
Perustae) me njė zhvillim tė grupit st nė sh,
sikundėr te fjala teshė prej lat. testa guaskė,
gurracė, rrashtė, kokė(Ajeti, f. 148). Ky mendim i Ajetit, sikur pėrligj mendimin e F. Nopēės dhe
tė E. Durhamit se emri pirus
(lat. dardhė) gjan tė jetė njė kalk latin i fjalės
shqipe dardhė, sikundėr qė e provon dhe zhvillimi i
tij nga forma antike nė formėn e tij tė sotme, qė u krye me
mjetet gjuhėsore tė shqipes.
2. Etimologjia e fjalės Dardani
2.1 Sipas Hanit
Sipas Ēabejt, me shpjegimin e emrit dardan qė dha Hahni,
shpjegim qė si besojmė tė ketė dalė nga shtjellimet e deritashme
qė u bėn me sipėr, - ėshtė i mbėshtetur mirė si materialisht,
si gjuhėsisht, nuk mund tė maten tė tjerat pėrpjekje qė janė
bėrė pėr interpretimin e tij.
2.2 Shpjegimi i A. Fickut
Nuk munguan pėrpjekjet qė etimologjia e
fjalės Dardani tė lidhet me shpjegimin e Strabonit se dardanėt
ishin shumė tė papastėr. Njė pėrpjekje tė tillė bėri
A. Fick, duke u munduar ta lidhė kuptimin e saj me dardanei
molunei ndyn qė ka Heziku, etimologji kjo pėr hir
tė etimologjisė, siē e pėrcakton Ēabej. Kuptimi i saj nuk mund tė ēohet as te rrėnja indoevropiane *dhereghi
mbaj, lidhje kjo qė e pėrsėrit edhe Russu.
2.3 Deēevi dhe Russu
Me shpjegimin e Hanit nuk mund tė shkojnė as pėrpjekjet e
D. Deēevit dhe tė I.
Russut pėr ta lidhur emrin dardan me gr. darda
bletė, duke i cilėsuar dardanėt si njerėz tė bletės
ose si burra tė heshtės, siē vepron A. J. Van Windekens. Kjo
pse nuk mund tė shpjegohet, sipas Ēabet, me apelativa tė greqishtes,
njė emėr jogrek. Megjithatė, dukuria e emėrtimit tė njė populli nga njė popull fqinjė,
nuk ėshtė e rrallė nė onomastikė. Pėr
mė tepėr, nė Iliadėn e Hometir peonėt, njė fis fqinjė i
dardanėve, bashkė me tė cilėt marrin pjesė nė luftėn kundėr
Trojės, qė kufizojnė me popullin maqedon, pėrshkruhen si harklakuar
dhe heshtėgjatė.
2.4 Etimologjia e S. Bugges
S. Bugge, sipas Ēabejt, lidhur me burimin e shq. dardhė
mendon qė kjo fjalė, si refleks i njė forme bazė *ghard-,
ėshtė e afėrt me gr. acras dardhė e egėr, gorricė,
dardhė e acerdos dardhė
e egėr, gorricė, murriz, d-ja e shqipes duke iu pėrgjegjur
rregullisht -c-sė
sė greqishtes, ashtu si nė dimėn: gr. ceima,
ceimon dimėr tė greqishtes. Ky mendim
i S. Bugges ka pasur miratimin e G. Majerit, Holger Pedersenit,
Norber Joklit, si dhe kundėrshtimin ose qėndrimin skeptik
tė Boisacq, Walde-Pokorny, Friskut, F. Ribexos, etj.
2.5 Etimologjia e Karl Oshtirit
Ēabej,
ndonėse me njė pėrēmim, nuk lė pa pėrmendur edhe pėrpjekjet
e Karl Oshtirit pėr ti gjetur njė kuptim fjalės Dardani te
fjalėt e fondit paraindoevropian tė gjuhėve alarodike me fjalėn
mad-ari, udare dardhė tė baskishtes dhe gr.
acras me lit. kriaue e sll. krua, pėrkrahur edhe nga Grga Novak, i cili bėn ēmos
tė hedhė poshtė argumentet e Kreēmerit se dardanėt, sikundėr
tregojnė edhe emrat: Bato, Longari, Monuni, qenė ilirė,
duke gjetur jo pak shembuj, sidomos pėr Baton, por jo dhe
pėr Longarin dhe Monunin. Po nė kėtė frymė mundohet
ta rrėzojė edhe etimologjinė e Majerit se fjala Dardani rrjedh
nga apelativi i shqipes dardhė.
2.6 Mendimi i Ēabejt
Sipas Ēabejt,
shq. dardhė mund tė jetė e
afėrt me fjalėn kelte irland. draigen
kullumbri, dardhė e egėr, gorricė (kjo prej njė baze *drageno),
kor. e vj. drani,
breton. drean, njė fjalė,
shpjegimi etimologjik i sė cilės nga ana e Pedersenit dhe
nė formė tė zgjeruar nga ana e J. Vendryesit, nuk ka gjetur
miratim tė pėrgjithshėm. Krahasimi shqiptaro-kelt qė po japim
kėtu nga ana objektive-materiale pėrligjet pėr kėtė arsye,
se me njė anė drurėt e njomė tė dardhės sė egėr, tė gorricės
janė plot me gjemba, nė tė cilat janė ndruar majat e degėve
drunake, mė anė tjetėr kullumbria, emri botanik i sė cilės
ėshtė bash Prunus spinosa: gjembaēe, ėshtė mbėshtjellė
mirė me degėza gjembaēe e tė shkurtėra.
Pas trajtimit tė njė vargut tė tėrė izoglosash
kelto-shqiptare, sidomos nė emrat e drurėve dhe tė bimėve,
qė janė mjaft tė numėrta, sikur i japin tė drejtė Ēabejt nė
punė tė etimologjisė sė fjalės Dardani.
Etimologjikisht, barazimi *drageno>dardhė
shtron disa probleme. Sė pari, po
e morėm si tė saktė, atėherė duhet tė pajtohemi se ka ekzistuar
qė moti nė ilirishten metateza r a > a- r, kurse
evoluimi /g/>/dh/ ėshtė i provuar pėr numrin mė
tė madh tė fondit indoevropian tė shqipes. Megjithatė,
fonetikisht ėshtė i qėndrueshėm edhe mendimi i Bugges, meqenėse
evoluimin e grupit /rd/ > /rdh/ e gjejmė te
njė varg fjalėsh tė fondit indoevropian, si dhe te njė numėr
latinizmash: khs. gr. skorda,
shq. hurdhė/hudhrė, gardh
(khs. sll. grad < gard), lat. surdus >
shq. i shurdh, lat. veridis > ver(i)dis,
khs. it. verde, shq. i verdhė. Ky
zhvillim ndoqi edhe disa orientalizma mjaft tė vjetėr (sigurisht
para depėrtimit tė sllavizmave dhe vencianizmave nė gjuhėn
shqipe), si, p.sh. hordhi
< ordü. Mbase nėn ndikimin rrafshues
tė analogjisė, edhe neogreqizmi korde pėrjetoi evolumin /rd/ > /rdh/, siē tregon fjala
kordhė. Megjithatė, shumė orientalizma, si kėrdi,
aor. i foljes kėrmak; batėrdi, aor. i foljes
batėrmak, nuk iu shtruan kėtij
evoluimi. Kėtij evoluimi nuk iu shtrua
edhe folja kavėrdis fėrgoj, etj. Po kjo mund tė thuhet pėr fjalėn
levėrdi, e cila mendojmė se ėshtė po ashtu njė turqizėm
mjaft i vjetėr (me siguri shumė shekuj para se ėshtė bėrė
zakon tė mendohet se kanė filluar tė hyjnė turqizmat nė gjuhėn
shqipe nė shek. XV), sajuar nga parashtesa shqipe lė-
(khs. lėbardh, lėmek, lėbyr) dhe aoristi verdi
i foljes vermek me dhanė, si dhe romanizmi bastard,
e cila fitoi statusin e pėrdorimit standard, sado qė autorėt
tanė tė vjetėr e shkruajnė, ndoshta nėn ndikimin rrafshues
tė analogjisė, si bastardh. Kur bėjmė fjalė pėr depėrtimin
e orientalizmave, nė tė vėrtetė turcizmave, duhet tė kihet
parasysh fakti historik se shumė kohė para depėrtimit osman,
nė Ballkan ka pasur dyndje tė shumta tė fiseve turke, sikundėr
janė: hunėt, avarėt, qė nė shek. VI krijuan edhe perandorinė
e tyre me kryqytet Beogradin, peēenegėt, bugarėt, qė u sllavizuan
mė vonė, fisi arab i saracenėve dhe shumė fise tė tjera.
Prapėseprapė, mendimit tė Ēabjet i vjen nė ndihmė hidronimi
i lashtė Margus (sot Morava), tė cilin ne e gjejmė
tė dalė nga apelativi i shqipes mardhė i ftohtė, i
ngrirė, siē e dėshmon edhe kėnga popullore serbe: Oj Moravo,
hladna vodo
Pėr evoluimin /g/ > /dh/ nuk ėshtė
nevoja tė japim shpjegime mė tė hollėsishme, meqenėse ėshtė
njė dukuri e ditur tashmė e fonetikės historike tė shqipes.
B u r i m e t k r y e s o r e:
Edith Durham, Preardhja e disa fiseve dhe disa kanune
e zakone tė Ballkanit nė Brenga e Ballkanit dhe vepra
tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ribotim, Tiranė,
1998.
Eqrem Ēabej, Emri i Dardanisė dhe izoglosat
shqiptaro-kelte nė Studime gjuhėsore, IV, Rilindja,
Prishtinė, 1977.
Grga Novak, La nazionalita dei Dardani
in Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj.
IV, sv. 1, Prishtinė, 1969.
Idriz Ajeti, Studime gjuhėsore nė fushėt
tė shqipes, I, Rilndja, Prishtinė, 1982.
|