Onomastikė
Rreth etimologjisė sė emėrvendit Damastion
Abdullah Konushevci
Dėshmitė historike dhe arkeologjike
Damastioni, pėr disa, kryeqytet i Dardanisė, pėr disa
tė tjerė njė qendėr e prerjes sė monedhave qė nė shek.
IV-III para erės sonė, zgjoi, zgjon dhe do tė zgjojė edhe
mė vonė interesimin e jo vetėm arkeologėve,
historianėve, gjuhėtarėve, por edhe tė gjithė atyre qė kanė
njė ndjenjė tė kultivuar pėr tė kaluarėn antike tė trojeve
tė sotme.
Dėshminė e parė pėr ekzistencėn e Damastionit na e jep Straboni
nė Gjeografinė e tij: Pas Epidamnit dhe Apollonisė gjer
nė malet Keraune banojnė bylinėt, taulantėt, parthinėt e bryget;
aty afėr janė edhe minierat e argjendit nė Damastion, rreth
tė cilave dyestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe enkelenjtė,
tė cilėt i quajnė edhe sesaretė (IIAA, f. 159). Nė pjesėn e parme tė monedhės ėshtė figura e Apollinit, hyjnisė pa
dyshim mė tė adhuruar tė botės antike, kurse nė shpinė emėrvendi
i farkimit tė tyre, DAMASTION.
Lidhur me lokacionin e Damastionit janė shkruar artikuj
tė ndryshėm. Sipas A. Stipēeviq, disa e kanė lokalizuar
nė Shqipėrinė e Jugut (rrethi i Gjirokastrės), kurse disa,
si R. L. Beaumont, nė Shqipėrinė e Veriut, nė rajonin e Dukagjinit
ose tė Mirėditės. Po kėshtu me kėtė
problem u mor edhe Anton Mayer Polozaj
Damastija, Numizmatika, 2-4/1934-1936, f. 181-183.
Me lokacionin e Damastionit tė
pėrmendur nga Straboni janė marrė edhe arkeologėt e tjerė
sllavė, si Dubravka Ujes dhe Katarina Romiē nė punimin me
titull Pozita e qytetit Damastion (GSAD, fq.
77-98. ), tė cilat pohojnė se qyteti
minierė ndodhej afėr kufirit tė Peonisė. Sipas
tyre, teoritė ekzistuese kanė propozuar 16 lokacione tė ndryshme.
Janė gjetur rreth 40 monedha tė Damastionit,
por nė njė shumicė shumė mė tė madhe nė Kosovė, nė zonat qė
kufizojnė me territorin nėn kontroll tė peonėve gjatė shek.
IV p.e.s. Duke marrė parasysh dėshmitė
nė dispozicion, lokacioni i Damastionit nė ose pranė burimeve
tė argjendit ėshtė shumė mė i gjasshėm. Zonat e hulumtuara
nga kėto arkologe janė Mali
i Zi (duke pėrfshirė Bėrskovėn),
Kosova (duke pėrfshirė kėtu malet e Kopaonikut, Trepēėn dhe
Novo-Bėrdon) dhe Maqedonia (zonėn e Zletovės). Ndonėse nuk janė gjetur dėshmi tė eksploatimit ekstensiv tė argjendit
nė Kosovė nė kohėt pararomake, modelet e monedhave prej argjendti
tė gjetura nė kėtė rajon, i shtrėngojnė
tė pėrfundojnė se kandidat numėr njė i lokacionit tė Damastionit
duhet tė jetė Kosova. Kurse, dėshmitė e njė veprimtarie
tė tillė tė braktisur tė rafinimit nė Shqipėrinė e Veriut
dhe nė afėrsi tė Ohrit, qė janė pėrdorur pėr ta gjetur lokacionin
e Damastionit nė kėto zona, nė bazė tė dėshmive gjeologjike
dhe gjeomorfologjike, janė me gjasė njė refleks i materialit
tė vrazhdė tė importuar dhe, prandaj i burimeve tė pamjaftueshme
nė tė cilat mund tė mbėshtetej veprimtaria e prerjes sė parave
e Damastionit.
Problemit tė Damastioni i kushtoi njė vėmendje
tė veēantė edhe historiani ynė, Zef Mirėdita, i cili, midis
tė tjerash, thekson: Nė vitin 1961 nė jugperėndim tė Janjevės,
nė vendin e quajtur Bijela Zemlja, janė zbuluar mbeturina
tė njė vendbanimi antik dhe, meqenėse e tėrė kjo zonė ėshtė
e njohur si vend xeheror, i cili ėshtė shfrytėzuar edhe para
dominimit romak, rreth galerive tė xeheroreve me siguri ėshtė
ndėrtuar vendbanimi pėr xehetarėt. Pastaj, duhet theksuar se pikėrisht nė kėtė trevė janė gjetur mė sė
shumti monedha tė Damastionit, kurse si Straboni, po ashtu
edhe Palimpsesti i Vatikanit i pėrmendin xeheroret e argjendit,
tė cilat gjendeshin nė afėrsi tė Damastionit. Pikėrisht
kėto tė dhėna na bėjnė tė mendojmė
se Damastioni duhet ta lypim nė afėrsi tė Kishnicės, respektivisht
tė Janjevės apo tė Prishtinės. Veē kėsaj,
pėr njė lokalizim tė tillė flasin edhe mbeturinat arkeologjike
te Kishnica, ku edhe sot edhe sot shihen mbeturinat e ndėrtesave.
Kėtė mendim e kishte shprehur
mė parė, para gjetjes sė monedhave, edhe Emil Ēershkov.
Zef Mirėdita, duke e pėrmbyllur vėshtrimin rreth Damastionit,
shtron me tė drejtė nevojėn e ndriēimit tė lokalizimit tė
kėsaj qendre tė rėndėsishme jo vetėm
nė aspektin historik e arkeologjik, por edhe filologjik (SD,
fq. 106-107).
Etimologjia e emėrvendit Damastion
Nga tė parėt, qė ėshtė marrė me etimologjinė e emėrvendit
Damastion, ėshtė ilirologu i dėgjuar gjerman, Hans Krahe.
Ai, nė veprėn e tij, midis tė tjerash, thotė:
Damastion, (Strabo, 7, 326). Zu gr. da Erde dhe mastoV Brust. Vgl.
greich Ortsnamen wie DimastoV (Hesych s.v.).
Duke e krahasur me emėrvendin grek Dimastos, Krahe
mendon se Damastioni ėshtė njė kompozitė e sajuar nga
apelativat grekė da dhe, tokė dhe mastoV kraharor, gji. Kėtė filolog
tė madh, nė njė shpjegim tė tillė e ēon jo
vetėm krahasimi me emėrvendin e ngjashėm grekė, por edhe forma
e tij e greqizuar nga prapashtesa on.
Njė mendim fare tjetėr nga ai i Krahas shfaqi Anton Mayer,
i cili, tek emėrvendi Damastion sheh etimonin *damas-,
dalė nga rrėnja i.e. dhe- : Der Namen Damas-tion
hat seinen nächsten Verwandten wohl in Damas-ia, Stadt der Likatoi, Licates oder Lechanwohner, die wsper akropoliV,
d.i. arx Alpibus imposita war (Strab. IV 6,8). Man könnte sie zur abgetönten Wurzel dem- bauen
stellen, doch hat das Venetische, zu dem der zweite Name wohl
gehört, idg. o nich wie das Illyrische zu a
gewandelt, darum wird es sich empfehlen, in den Namen die
Schwundstufe der Wurzel dhe- stellen, legen zu sehen
und mit ai. Dhaman- Satzung, Gesezt, Wohnstatte und
gr. Jaimos oikia, sporoV juetia
Hes. zu vergleichen. Ferner dürften
hiehergehören: thrak. Uscu-dama Hochburg (Tomaschek,
Die Alten Thraker II 2, 57 f.), der Pflanzenname koadama potamogeitwn Dioskor.,
die zahlreichen Ortsnamen auf dava sowie Datos,
Küstenort der Edonen (: alb. Dhatė Ort), nach Jokl bei Ebert 13, 287. 1,
89. Dagegen ist mir die Zugehörigkeit von Domavia
zweifelfaht: es könnte mit gr. Jwmos Haufe, Schober zur abgetönten Vollstufe
dieser Wurzel, aber auch mit gr. doma, - atoV Haus zur abgetönten
Dehnstufe von dem- bauen; Haus gehören und bezüglich
der Bildung mit abg. domovit
Hausherr, kroat. domovina Heimat als dom-ouia verglichen werden.
Ai, duke marrė parasysh paralelizmat me rrėnjėn venete dem-,
e cila bie ndeshė me rregullat e fonetikės historike, krahasimet
me konkordancat trake dama /-dava te Uscudama, koadama;
mendimin e Joklit, qė e pėrafron me formėn arkaike dheut <
dhatė vend, sjell pėrfundimin se rrėnja e tij ėshtė damas-
ngulim, Siedlung, duke e pėrqasur me greqishten dama,
sll. domovit, kroat. domovina si dhe vendbanimin e njohur tė minierės sė argjendit
nė Bosnjė, Domovia.
Pėr studimet jo vetėm gjuhėsore, por dhe historike e arkologjike, njė rėndėsi
tė madh ka relacioni i Pjetėr Bogdanit i vitit 1684, ku, lidhur
me kėtė zonė, thuhet: Duke ecur prej Prizrenit drejt veriut,
arrihet pėr njė ditė udhėtim nė Fushė-Kosovė. Ėshtė ky
vend shumė i rrafshtė, i rrethuar me xeherore tė arit, tė
argjendit dhe tė metaleve tė tjera, tė ruajtura nė qytetin
e Novobėrdės, qė gjendet nė malin mbretėror tė Argjentinės
(Bogdani, fq. 20).
Nė njė shkrim tė shkruar para njė viti e sa,
lidhur me toponimet antike tė Dardanisė, dėrguar edhe nė revistėn
IJAS, patėm theksuar se kėtij vargu toponimesh i kemi shtuar
me tė drejtė edhe toponimin Damastion, ku kemi gjetur
njė apelativ tė shqipes, qė ėshtė njėjėsi primitiv i demit
< dam, qė e shohim si shumės tė singularizuar (khs.
sing. ka, pl. qe, sing. dash, pl. desh,
sing. anė, pl. enė).
Si mund tė shihet nga fjala e sotme lug(a)shtajė/lugajė,
si dhe nga vargu i toponimeve: G(ė)r+ -asht+ prapashtesa
sllave ica, Pak + -asht+ prapashtesa sllave
ica , Prap+-asht+ prapashtesa sllave ica,
Petr+ -asht+ prapashtesa sllave ica, Akr+ -asht+
prapashtesa sllave ica, Ship+ -asht + prapashtesa
sllave ica, vihet re lehtė se ast > asht
qe njė prapashtesė e vjetėr e ilirishtes dhe e protoshqipes.
Lidhur me toponimet antike, qė krijojnė njė
grup mė vete toponimik me prapashtesėn ast, le tė
shohim emėrvendin EmASTos nė Dardani, krahas atij EmONA
nė Liburni ose atij EmATHİA, emri i lashtė i Maqedonisė.
Kėtė prapashtesė tė lashtė e ka edhe toponimi TediASTum,
qytet nė Liburni, DrivASTum nė Shqipėri. Kėtu mund
tė bėjė pjesė edhe emėrvendi i qytetit antik PerAST
nė Bokė tė Kotorrit tė Malit tė Zi.
Mendimi i A. Mayerit se ky emėrvend mund tė
lidhet me ngulim, shtėpi ėshtė i qėndrueshėm vetėm si dam-,
rrėnjė kjo qė mund tė jetė zhvilluar nėpėrmjet metafonisė
nė dem e dim, temė kjo qė e kemi trajtuar nė
njė numėr mė tė hershėm tė Sheshit.
Nė antikė ka jo pak toponime qė lidhen me emrin
e demit. Kėshtu, kemi emėrvendet Buthoe, Buthrotos,
themelimin e tė cilave Stefani i Bizantit e lidh pikėrisht
me flijimin e demave nė themelet e tyre ose me legjendat e
ndryshme pėr Kadmin qė pėrshkon Ilirinė nė njė ēift qesh (IIAA,
f. 417).
Nga burimet historike e dimė se Dardania binte
nė sy me qe tė mėdhenj, kurse gjithė ky rajon, siē vė re dhe
Jireēek, mbushullon me toponime me emra qesh, pėr tė cilat
kemi bėrė fjalė nė njė punim polemizues me gjuhėtarin sllav
Aleksandėr Lloma.
Burimet kryesore:
Aleksandėr Stipēeviq, Ilirėt, Rilindja, Prishtinė,
1980.
Anton Mayer, Die Sprache der alten Illyrier , Zagreb,
1959.
Dubravka Ujes, Katarina Romiē, Polozaj grada
Damastion (Glasnik Srpskog arheoloskog drustva
11 (1996).
Hans Krahe, Die alten Balkanillyrischen geographischen
namen, Heidelberg,
1925.
Ilirėt dhe Iliria tek autorėt antikė,
Rilindja, Prishtinė, 1979.
Pjetėr Bogdani, Ēeta e Profetėve, Rilindja, Prishtinė,
1990.
Zef Mirėdita, Studime dardane, Rilindja, Prishtinė,
1979.
|