{"id":96308,"date":"2026-01-05T01:20:27","date_gmt":"2026-01-05T01:20:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=96308"},"modified":"2026-01-05T01:20:27","modified_gmt":"2026-01-05T01:20:27","slug":"rezistenca-shqiptare-kunder-coptimit-te-1913-qe-mungon-ne-librat-e-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rezistenca-shqiptare-kunder-coptimit-te-1913-qe-mungon-ne-librat-e-historise\/","title":{"rendered":"Rezistenca shqiptare kund\u00ebr coptimit t\u00eb 1913 q\u00eb mungon n\u00eb librat e historis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"96309\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rezistenca-shqiptare-kunder-coptimit-te-1913-qe-mungon-ne-librat-e-historise\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?fit=1080%2C680&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"1080,680\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?fit=300%2C189&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?fit=1024%2C645&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-96309\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=649%2C409&#038;ssl=1\" width=\"649\" height=\"409\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=300%2C189&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=1024%2C645&amp;ssl=1 1024w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=768%2C484&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=450%2C283&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=600%2C378&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?resize=400%2C252&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?w=1080&amp;ssl=1 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 649px) 100vw, 649px\" \/><\/p>\n<p>5 Janar 2025<\/p>\n<p>Dosje nga Uran BUTKA (N\u00eb drit\u00ebn e dokumenteve serbe)<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb n\u00eb tekstet e Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7 mang\u00ebsive t\u00eb tjera, mungon edhe paraqitja e rezistenc\u00ebs luftarake shqiptare p\u00ebrkund\u00ebr coptimit t\u00eb territoreve e popullsis\u00eb shqiptare nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb n\u00eb tekstet e Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7 mang\u00ebsive t\u00eb tjera, mungon edhe paraqitja e rezistenc\u00ebs luftarake shqiptare p\u00ebrkund\u00ebr coptimit t\u00eb territoreve e popullsis\u00eb shqiptare nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, si edhe p\u00ebrkund\u00ebr pushtuesve t\u00eb huaj dhe masakrave t\u00eb tyre barbare gjat\u00eb vitit 1913.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrpjekjes diplomatike t\u00eb delegacionit shqiptar t\u00eb kryesuar nga Ismail Qemali m\u00eb 1913 n\u00eb disa vende evropiane dhe memorandumeve t\u00eb trevave shqiptare q\u00eb kishin mbetur jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1913 shp\u00ebrtheu n\u00eb Dib\u00ebr kryengritja kund\u00ebr pushtimit serb, q\u00eb u p\u00ebrhap edhe n\u00eb treva t\u00eb tjera shqiptare.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, kryeministri serb Pashiq u deklaronte autoriteteve qeveritare t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb dhe Italis\u00eb se, qeveria e tij ishte e gatshme t\u2019i pranoj\u00eb vendimet e marra n\u00eb Lond\u00ebr e t\u2019u bindej atyre, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr urdh\u00ebronte pushtetar\u00ebt e vet si dhe bandat e ndryshme t\u00eb komit\u00ebve serb\u00eb q\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku b\u00ebnin masakra t\u00eb papara. Ajo ishte nd\u00ebrhyrje e pashembullt n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit t\u00eb ri, me q\u00ebllim shkat\u00ebrrimin e shtetit t\u00eb posakrijuar shqiptar<\/p>\n<h5>Kryengritja e Dibr\u00ebs e vitit 1913<\/h5>\n<p>Situat\u00eb kritike paraqitej sidomos n\u00eb lindje t\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si n\u00eb Dib\u00ebr e n\u00eb Liqenin e Ohrit. N\u00eb ato an\u00eb, tashm\u00eb kishin filluar aksionet e \u00e7etave dhe t\u00eb grupeve t\u00eb tjera t\u00eb rezistenc\u00ebs, rreth mesit t\u00eb shtatorit t\u00eb vitit 1913 filloi kryengritja e rrufeshme. Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb i zun\u00eb n\u00eb befasi forcat ushtarake e policore serbe dhe shum\u00eb shpejt aksionet \u00e7lirimtare mor\u00ebn pamjen e nj\u00eb ofensive t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr t\u2019i \u00e7liruar qytetet e r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare. Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb ia m\u00ebsyn\u00eb Dibr\u00ebs, Strug\u00ebs, Ohrit, Tetov\u00ebs, Gostivarit, K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs dhe n\u00eb veri Gjakov\u00ebs e Prizrenit.<\/p>\n<p>Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb dep\u00ebrtuan n\u00eb kat\u00ebr drejtime: s\u00eb pari, ia filloi grupi \u00e7lirimtar nga Qaf\u00eb-Thana p\u00ebr Strug\u00eb, Oh\u00ebr, Resnj\u00eb e m\u00eb tej; drejtimi i dyt\u00eb nga Ura e Arasit, Peshkopi, Dib\u00ebr, Gostivar; i treti nga Ujmishti kah Bicaj, Vranishti, Prizreni dhe Dukagjini, kurse pjesa e kat\u00ebrt e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb u tubua nga rrethi i Krasniqes dhe i Gashit n\u00eb drejtim t\u00eb Gjakov\u00ebs. Forcat kryengrit\u00ebse arrinin numrin rreth 12 000 vet\u00eb. Dep\u00ebrtimi, sidomos nga Dibra, ishte i fuqish\u00ebm dhe i p\u00ebrgatitur mjaft mir\u00eb nga t\u00eb d\u00ebbuarit dibran\u00eb. M\u00eb 17 (29) shtator 1913, \u00e7lirohet Dibra me rrethinat e saj. K\u00ebshtu, l\u00ebvizja e armatosur e cila deri at\u00ebher\u00eb kishte pasur karakter spontan, pas gjysm\u00ebs s\u00eb shtatorit 1913 mori p\u00ebrpjestime t\u00eb gjera nga Dibra, ku u hoq flamuri serb dhe u ngrit flamuri shqiptar. Ushtria dhe policia serbe u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga Struga dhe nga Ohri dhe t\u00eb p\u00ebrballonin furin\u00eb e kryengrit\u00ebsve shqiptar\u00eb mbi Tetov\u00eb e Gostivar. Forcat kryengrit\u00ebse, t\u00eb cilat e \u00e7liruan Dibr\u00ebn dhe q\u00eb operonin n\u00eb rrethin\u00eb, num\u00ebronin af\u00ebr 3 000 vet\u00eb. Pas nj\u00eb ballafaqimi me kryengrit\u00ebsit, ushtria serbe dhe n\u00ebpun\u00ebsit u t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb panik. Gazeta \u201cOzbor\u201d e Zagrebit shkruante se, kryengritja si duket \u00ebsht\u00eb e organizuar mir\u00eb, andaj n\u00eb luftimet e Dibr\u00ebs ka rreth 1 000 t\u00eb vrar\u00eb, jan\u00eb z\u00ebn\u00eb rob\u00ebr 300 ushtar\u00eb serb\u00eb dhe material i shumt\u00eb luftarak.<\/p>\n<div class=\"code-block code-block-10\"><\/div>\n<p>Lufta n\u00eb drejtim t\u00eb Prizrenit u zhvillua nga 18 (30) shtatori deri m\u00eb 22 shtator, gjegj\u00ebsisht kat\u00ebr tetor 1913. N\u00eb ato luftime mor\u00ebn pjes\u00eb rreth 2 000 kryengrit\u00ebs. T\u00eb dy pal\u00ebt pat\u00ebn humbje t\u00eb konsiderueshme: me qindra t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb plagosur. Ushtria pushtuese serbe u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqej deri af\u00ebr Prizrenit. N\u00eb krye t\u00eb kryengrit\u00ebsve u dalluan, ve\u00e7 t\u00eb tjer\u00ebve, edhe Ramadan Zaskoci e Qazim Lika. Kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb shpresuan se do t\u00eb ndihmohen m\u00eb shum\u00eb nga v\u00ebllez\u00ebrit e tyre n\u00eb prapavij\u00eb. Sipas shtypit, l\u00ebvizje pati edhe n\u00eb drejtim t\u00eb Tuzit, t\u00eb Hotit, t\u00eb Grud\u00ebs dhe t\u00eb Gucis\u00eb. Kryengritja e vitit 1913, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrmasave t\u00eb nj\u00eb fronti t\u00eb gjer\u00eb q\u00eb kishte, nga shtypi i koh\u00ebs u quajt edhe Lufta e Tret\u00eb Ballkanike.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrethanat dhe shkaqet e kryengritjes \u201cRadni\u00e7ke novine\u201d e dat\u00ebs 29.09.1913 shkruante: \u201cShkaku kryesor i t\u00eb gjitha v\u00ebshtir\u00ebsive prej t\u00eb cilave vuajm\u00eb sot dhe prej t\u00eb cilave do t\u00eb vuajm\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen qendron n\u00eb faktin se kemi hyr\u00eb n\u00eb tok\u00eb t\u00eb huaj\u201d.<\/p>\n<p>Me rastin e \u00e7lirimit t\u00eb Dibr\u00ebs me rrethin\u00eb, \u00ebsht\u00eb shkruar nj\u00eb raport i gjat\u00eb prej 44 faqesh nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesi serb, Qirkovi\u00e7, ku ve\u00e7 t\u00eb tjerash shkruan se me rastin e hyrjes s\u00eb kryengrit\u00ebsve n\u00eb Dib\u00ebr, organizimi dhe disiplina e tyre ishin p\u00ebr lakmi, dhe se kryengrit\u00ebsit kishin p\u00ebrkrahjen e madhe nga populli i Dibr\u00ebs me rrethin\u00eb. Si udh\u00ebheq\u00ebs m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebsaj ane p\u00ebrmenden: Elez Isufi nga Luznia e Dibr\u00ebs s\u00eb Poshtme, v\u00ebllez\u00ebrit Kaloshi dhe Dema, Sefedin Pustina, etj. Ndaj t\u00eb plagosurve dhe t\u00eb z\u00ebn\u00ebve rob\u00ebr, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb humane, konkludonte Qirkovi\u00e7i. Nga dokumentacioni i shumt\u00eb kuptohet se, kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb zhvilluan nj\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr \u00e7lirimin e territoreve t\u00eb okupuara, p\u00ebr liri e pavar\u00ebsi, pse jo edhe p\u00ebr \u00e7lirimin e gjysm\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb pushtuar nga Serbia e Mali i Zi.<\/p>\n<p>Hyrja dhe \u00e7lirimi i disa qyteteve shqiptare n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Lindore nga ana e kryengrit\u00ebsve, e tronditi qeverin\u00eb serbe. U mor\u00ebn masa t\u00eb shpejta n\u00eb d\u00ebrgimin e ushtris\u00eb prej 20 deri 40 mij\u00eb vetash p\u00ebr shuarjen e kryengritjes, meq\u00eb Serbia shprehu frik\u00eb nga zgjerimi i saj n\u00eb t\u00eb gjitha territoret shqiptare t\u00eb pushtuara gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike. P\u00ebr shkak t\u00eb kryengritjes, qeveria serbe i thirri p\u00ebrs\u00ebri oficer\u00ebt q\u00eb kishte l\u00ebshuar n\u00eb pushim dhe ushtar\u00ebt e kategoris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb. Ajo kishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb meshkujt n\u00ebn mosh\u00ebn 45-vje\u00e7are t\u00eb mos largoheshin jasht\u00eb kufijve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Kryengrit\u00ebsit e udh\u00ebhequr nga Bajram Curri dhe Isa Boletini zhvilluan luftime t\u00eb ashpra me ushtrin\u00eb serbe. Pas rreth dy jave luftimesh n\u00eb drejtim t\u00eb Gjakov\u00ebs, kryengrit\u00ebsit u detyruan t\u00eb t\u00ebrhiqen drejt Mal\u00ebsis\u00eb me humbje t\u00eb konsiderueshme, me \u00e7\u2019rast p\u00ebsuan sidomos fshatrat dhe popullsia e pafajshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00ebllimet gjenocidale t\u00eb Serbis\u00eb ndaj popullit shqiptar merret vesh nga dokumenti i nj\u00eb komiti serb, q\u00eb i drejtohet vet\u00eb kryetarit t\u00eb Parlamentit, Andre Nikoli\u00e7it, m\u00eb 30 n\u00ebntor 1913, n\u00eb t\u00eb cilin ve\u00e7 t\u00eb tjerash shkruan: \u201cKam ardhur nga Shqip\u00ebria, ku kam qendruar 7 jav\u00eb me \u00e7et\u00ebn prej 26 vetave. Sa i p\u00ebrket mundit nuk kemi kursyer asgj\u00eb, por i kemi kryer urdh\u00ebrat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shembullore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht po ju informojm\u00eb se kudo ku ka kaluar ushtria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb djegur \u00e7do gj\u00eb\u201d. K\u00ebshtu, vet\u00ebm n\u00eb Lum\u00eb thuhej se jan\u00eb pushkatuar e masakruar 700 gra dhe f\u00ebmij\u00eb. Luma kishte gjithsej rreth dymij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb muajve shtator-tetor. Vrasje dhe masakrime ka pasur edhe n\u00eb fshatra e qytete t\u00eb tjera shqiptare, si n\u00eb: K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, Strug\u00eb, Gostivar, Oh\u00ebr etj. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr Dibr\u00ebn me rrethin\u00eb dhe Lum\u00ebn gjat\u00eb shtypjes brutale t\u00eb kryengritjes, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb sh\u00ebnimet p\u00ebr d\u00ebmet dhe shkat\u00ebrrimet e \u00e7do fshati n\u00eb gazet\u00ebn \u201cLiri e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe \u201cKalendari Kombiar\u201d n\u00eb Sofje m\u00eb 1914. K\u00ebshtu, p.sh. qyteti i Dibr\u00ebs, diku me 18-20 mij\u00eb banor\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb vitit 1913 kishte mbetur vet\u00ebm me 2 000 banor\u00eb, por edhe ky num\u00ebr i vog\u00ebl q\u00eb kishte mbetur po vdiste nga uria. Ngjarje t\u00eb tmerrshme ndodh\u00ebn edhe n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb e rrethin\u00eb, n\u00eb Krushev\u00eb, n\u00eb Peshkopi e shum\u00eb vende t\u00eb tjera. Nga dokumentacioni kuptohet se ato ngjarje ishin v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb dhimbshme e tragjike. Andaj, shtypja brutale e kryengritjes e shpejtoi kriz\u00ebn e tendosur ballkanike e evropiane. Berhtoldi, minist\u00ebr i Jasht\u00ebm austro-hungarez, m\u00eb 1 m\u00eb 17 tetor 1913 i d\u00ebrgoi qeveris\u00eb serbe nj\u00eb not\u00eb verbale n\u00eb form\u00eb ultimatumi, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs k\u00ebrkohej q\u00eb ushtria serbe brenda tet\u00eb dit\u00ebsh t\u00eb l\u00ebshonte territorin e Shqip\u00ebris\u00eb. Qeveria e Vjen\u00ebs mori p\u00eblqimin e Gjermanis\u00eb dhe t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap t\u00eb till\u00eb. Parashikoheshin komplikime t\u00eb reja midis blloqeve kund\u00ebrshtare.<\/p>\n<p>Ambasadori rus n\u00eb Beograd, Hartvig, pati disa takime me Pashiqin dhe pik\u00ebrisht pas k\u00ebsaj m\u00eb 20 tetor, Qeveria serbe e mori vendimin p\u00ebr t\u2019i t\u00ebrhequr trupat brenda afatit t\u00eb caktuar prej tet\u00eb dit\u00ebve. Po at\u00eb dit\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Serbis\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb i solli Berhtoldit p\u00ebrgjigjen e qeveris\u00eb s\u00eb tij lidhur me ultimatumin e 17 tetorit, e cila p\u00ebrmbante sigurimin p\u00ebr t\u00ebrheqjen e trupave serbe k\u00ebndej vij\u00ebs kufitare t\u00eb caktuar n\u00eb Lond\u00ebr. Ushtria serbe duhej ta p\u00ebrfundonte t\u00ebrheqjen m\u00eb 26 tetor n\u00eb or\u00ebn 10 paradite. Serbia u detyrua ta t\u00ebrheq\u00eb ushtrin\u00eb pushtuese nga Shqip\u00ebria dhe njoftoi nj\u00eb dit\u00eb para afatit t\u00eb kalimit t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ultimatumin se i kishte t\u00ebrhequr t\u00eb gjitha trupat n\u00eb vij\u00ebn kufitare t\u00eb caktuar n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 22 mars 1913. Mendohej se ultimatumi d\u00ebrguar Serbis\u00eb nuk ishte k\u00ebrc\u00ebnim vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe p\u00ebr Rusin\u00eb dhe fuqit\u00eb e tjera q\u00eb e p\u00ebrkrah\u00ebn.<\/p>\n<p>Pra, synimi i udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb kryengritjes s\u00eb vitit 1913, ve\u00e7 t\u00eb tjerash ishte p\u00ebr ta detyruar diplomacin\u00eb evropiane q\u00eb t\u00eb rikthehej n\u00eb vendimet p\u00ebr kufijt\u00eb meq\u00eb shqiptar\u00ebt ishin n\u00eb ankth p\u00ebr humbjen e territoreve t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Shpirti i kryengritjes s\u00eb muajve shtator-tetor t\u00eb vitit 1913 ishin t\u00eb d\u00ebbuarit shqiptar\u00eb t\u00eb vilajetit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe atij t\u00eb Manastirit, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve ishin Hasan Prishtina, Isa Boletini, Elez Isufi, v\u00ebllez\u00ebrit Kaloshi, Bajram Curri, etj., t\u00eb cil\u00ebt synonin bashkimin e Kosov\u00ebs, t\u00eb Dibr\u00ebs, etj., me Shqip\u00ebrin\u00eb e Pavarur t\u00eb pranuar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs. Prandaj, megjith\u00eb humbjet e konsiderueshme t\u00eb popullit shqiptar, duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi komb\u00ebtare, kryengritja shqiptare u b\u00eb faktori kryesor q\u00eb e detyroi ushtrin\u00eb pushtuese t\u00eb fqinj\u00ebve, t\u00eb t\u00ebrhiqej nga Shqip\u00ebria e pranuar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs. Andaj themi se, Kryengritja e vjesht\u00ebs s\u00eb vitit 1913 ishte ngjarja e fundit e krizave nd\u00ebrshtet\u00ebrore ballkanike dhe evropiane para se t\u00eb fillonte kataklizma e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb p\u00ebsimet, Kryengritja e vitit 1913 b\u00ebri me dije se, t\u00eb gjitha ato qytete e fshatra t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb flak\u00ebn e luft\u00ebs dhe dhjet\u00ebfish m\u00eb tep\u00ebr territore t\u00eb mbetura n\u00eb prapavij\u00eb, ishin tok\u00eb historike dhe etnike shqiptare. Desh\u00ebn apo nuk desh\u00ebn pushtuesit serb\u00eb, \u00e7\u00ebshtja shqiptare pas kryengritjes s\u00eb vitit 1913 u b\u00eb edhe m\u00eb tep\u00ebr \u00e7\u00ebshtje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pra, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe kryengrit\u00ebsit shqiptar\u00eb n\u00eb shtator dhe tetor t\u00eb vitit 1913 b\u00ebn\u00eb nj\u00eb akt patriotik, duke shprehur nj\u00eb atdhedashuri t\u00eb madhe p\u00ebr territoret e tyre t\u00eb grabitura nga Serbia e Mali i Zi, megjith\u00ebse ishte nj\u00eb moment jo i p\u00ebrshtatsh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi q\u00eb askush nuk e p\u00ebrkrahu.<\/p>\n<p>Kryengritja antiserbe e viti 1913 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekja e par\u00eb e organizuar kund\u00ebr vendimeve absurde t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr, e cila rezultoi me krijimin e kufijve kolonial\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Ajo e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb para opinionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se kurr\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb qet\u00ebsi derisa t\u00eb mos bashkohen gjymtyr\u00ebt e shk\u00ebputura nga trupi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsit e kryengritjes antiserbe n\u00eb shtator-tetor 1913 e dinin mir\u00eb se bashkimi i territoreve shqiptare n\u00eb nj\u00eb shtet komb\u00ebtar ishte nj\u00eb e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme, t\u00eb cil\u00ebn e g\u00ebzonin t\u00eb gjith\u00eb popujt e Ballkanit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs. Rrjedhimisht, nuk kishin pse t\u00eb mos e k\u00ebrkonte dhe pse t\u00eb mos ta g\u00ebzonte edhe kombi shqiptar.<\/p>\n<h5>Beteja e Petrinj\u00ebs<\/h5>\n<p>Popullsia e fshatrave rreth Liqenit t\u00eb Ohrit, u bashkua me kryengrit\u00ebsit q\u00eb vinin nga Dibra. N\u00eb Strug\u00eb e rrethina u krijuan \u00e7etat kryengrit\u00ebse, si ajo e Avdulla Goj\u00ebdrinit, Demir Len\u00ebs, Riza Ajros e t\u00eb tjera. Kryengrit\u00ebsit mbajt\u00ebn nj\u00eb tubim historik tek vendi q\u00eb quhet \u201cPlepat e Teferi\u00e7it\u201d, ku mor\u00ebn pjes\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsu\u00ebs nga Ohri, Prespa e Struga, midis tyre edhe Milan Mato nga Struga, Riza Ajro, Demir Lena dhe Emro Sinani, nga Ladorishti. Komandant u zgjodh Riza Ajro dhe n\u00ebnkomandant Demir Lena<\/p>\n<p>Rizai u thot\u00eb t\u00eb tubuarve: \u201cDuhet t\u2019i biem serbit. Dibra e ndoqi deri n\u00eb Strug\u00eb, ne duhet ta ndjekim m\u00eb tutje\u201d. Demir Lena, q\u00eb kishte mbledhur shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb dhe q\u00eb disa prej tyre nuk ishin t\u00eb armatosur, iu p\u00ebrgjegj: \u201cS\u2019kemi arm\u00eb dhe fishek\u00eb\u201d. \u201cM\u00eb duket se u trembe, Demir!\u201d- i tha Rizai. Demiri q\u00eb ishte m\u00eb tep\u00ebr ushtarak dhe e kishte mbajtur kurdoher\u00eb dogran\u00eb maj\u00eb krahit, ia priti: \u201cMe serbin nuk luftohet me fjal\u00eb. T\u2019i gjejm\u00eb arm\u00ebt nj\u00ebher\u00eb, se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00eb na duhen, mandej nisemi\u201d. Dhe k\u00ebshtu b\u00ebn\u00eb. Fshatar\u00ebt i nxorr\u00ebn arm\u00ebt e municionet e fshehur, kush nj\u00eb kollan e kush nj\u00eb torb\u00eb me fishek\u00eb dhe u gatit\u00ebn p\u00ebr luft\u00eb. Nj\u00ebsia e armatosur e mori emrin Taborri i Strug\u00ebs. Luft\u00ebtar\u00ebt u hodh\u00ebn n\u00eb ndjekje t\u00eb regjimentit XVI t\u00eb ushtris\u00eb serbe dhe \u00e7liruan krejt trev\u00ebn e Strug\u00ebs dhe t\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p>Serbia mobilizoi forca t\u00eb m\u00ebdha ushtarake t\u00eb regjimenteve IX, XI dhe XVII me m\u00ebse 60.000 ushtar\u00eb dhe sulmoi n\u00eb tre drejtime: Prizren-Lum\u00eb; Tetov\u00eb-Gostivar-Mavrov\u00eb-Dib\u00ebr; Manastir-Resnj\u00eb-Oh\u00ebr-Strug\u00eb.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt u organizuan p\u00ebr mbrojtje. Qeveria e p\u00ebrkohshme e Dibr\u00ebs caktoi komandant t\u00eb mbrojtjes n\u00eb trev\u00ebn e Strug\u00ebs, Milan Maton. U b\u00ebn\u00eb disa luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Por beteja m\u00eb e madhe ishte ajo e Petrinj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mal zun\u00eb vend forcat komb\u00ebtare me \u00e7etat e Irfan bej Ohrit, Milan Matos, Riza Ajros, Demir Len\u00ebs, Dan Can\u00ebs e t\u00eb tjera. K\u00ebto forca mb\u00ebshteteshin nga Prefekti i Elbasanit, Aqif pash\u00eb Elbasani. Forcat e ushtris\u00eb serbe sulmuan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebn e frontit, pasi gjuajt\u00ebn me artileri. Beteja u zhvillua e ashp\u00ebr nga data 28 shtator deri m\u00eb 2 tetor 1913.<\/p>\n<p>Luftimet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme u b\u00ebn\u00eb n\u00eb Qaf\u00ebn e Bukov\u00ebs, ku ishte vendosur \u00e7eta e Demir Len\u00ebs. K\u00ebt\u00eb qaf\u00eb donin ta merrnin me \u00e7do kusht serb\u00ebt, por Demir Lena dhe luft\u00ebtar\u00ebt e tij q\u00ebndruan trim\u00ebrisht p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb e net resht. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ushtris\u00eb serbe i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb nj\u00eb forc\u00eb e re. Po Demir Lena me ladorishtar\u00ebt nuk u thye. \u00c7do plumb i tyre binte n\u00eb shenj\u00eb. Dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb betej\u00ebs, luft\u00ebtar\u00ebve iu mbaruan municionet. Demir Lena kishte pasur t\u00eb drejt\u00eb. Ushtria serbe e armatour r\u00ebnd\u00eb mundi ta shp\u00ebrthente mbrojtjen n\u00eb Petrinj\u00eb n\u00eb 2 tetor. Luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn gjat\u00eb nat\u00ebs. Prej tyre, mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb shtat\u00eb burra ladorishtar\u00eb:<\/p>\n<p>Baftjar Ajro, Nurimehmet Hoxha, Elez Ajro, Halil Klenja, Bilal \u00c7ollaku, Maksut Ajro dhe Zylyftar Klenja.<\/p>\n<p>U plagos\u00ebn: Riza Ajro, Demir Lena, Hamza Coma, Banush Coma e mjaft t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<h5>Nga ushtar\u00ebt serb\u00eb u vran\u00eb rreth 500-600 vet\u00eb.<\/h5>\n<p>Kryengrit\u00ebsit u t\u00ebrhoq\u00ebn drejt Strug\u00ebs dhe zun\u00eb vend n\u00eb vij\u00ebn Vishnje-Belic\u00eb-Ladorisht- Rajc\u00eb. Demir Lena, i plagosur n\u00eb bark, kaloi me mundim me pak shok\u00eb nga Sh\u00ebn Naumi dhe doli n\u00eb Pogradec, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e patriotit t\u00eb shquar Jashar bej Starova, ku u mjekua dhe u bashkua s\u00ebrish me luft\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb Ladorisht. M\u00eb 2 tetor u zhvilluan luftime af\u00ebr Salikes dhe n\u00eb fshatin Ladorisht. Ladorishtar\u00ebt e vazhduan luft\u00ebn deri n\u00eb dat\u00ebn 7 tetor. Gjat\u00eb q\u00ebndres\u00ebs u vran\u00eb shum\u00eb prej tyre. Te Gryka e Meras\u00eb, af\u00ebr plepave, serb\u00ebt ther\u00ebn shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb fshatit dhe i hodh\u00ebn n\u00eb hendek si Bilal \u00c7ollakun, Maksut Ajron, Zylyftar Klenj\u00ebn e t\u00eb tjer\u00eb. Hajdar Ajron, serb\u00ebt e pren\u00eb me sopat\u00eb n\u00eb Strug\u00eb. E motra me bashk\u00ebshortin e saj, e mor\u00ebn n\u00eb nj\u00eb thes dhe e varros\u00ebn n\u00eb kopshtin e Demir Ajros.<\/p>\n<p>Hakmarrja serbe kundrejt luft\u00ebtar\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre ishte e tmerrshme. Nj\u00eb genocid i p\u00ebrgjaksh\u00ebm dhe nj\u00eb spastrim etnik i papar\u00eb. N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb tetorit 1913, mbreti i Serbis\u00eb, Pjetri, l\u00ebshoi nj\u00eb dekret q\u00eb meshkujt shqiptar\u00eb nga 7-70 vje\u00e7 t\u00eb likuidoheshin p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb kryengritje.<\/p>\n<p>N\u00eb Oh\u00ebr, 40 qytetar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur, i therr\u00ebn dhe i hodh\u00ebn n\u00eb pusin e kalas\u00eb, q\u00eb u quajt \u201cPusi i gjakut\u201d. Fshati Bukov\u00eb u zhduk nga faqja e dheut. N\u00eb Strug\u00eb vran\u00eb e burgos\u00ebn pa gjyq me qindra shqiptar\u00eb, q\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb kryengritje, por edhe njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm. \u201cDora e zez\u00eb\u201d dhe \u201cNarodna Odbranes\u201d b\u00ebn\u00eb k\u00ebrdin\u00eb tek shqiptar\u00ebt e pambrojtur.<\/p>\n<p>Ja \u00e7\u2019shkruan n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar familjes nj\u00eb ushtar serb:<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebtu ndodhin gj\u00ebra t\u00eb tmerrshme. Mua m\u00eb rriqeth\u00ebn flok\u00ebt dhe gjithnj\u00eb pyes veten: a mund t\u00eb jet\u00eb njeriu kaq barbar? Kjo \u00ebsht\u00eb e lemerishme. S\u2019guxoj dhe nuk kam koh\u00eb t\u00eb shkruaj m\u00eb gjer\u00ebsisht. Kudo kufoma, hi dhe pluhur. Ka fshatra me 100, 150 e 200 sht\u00ebpi, ku nuk ka mbetur njeri i gjall\u00eb. I mbledhin njer\u00ebzit grupe-grupe dhe i masakrojn\u00eb me bajoneta\u2026\u201d<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore q\u00eb jep Komisioni Ballkanik, shp\u00ebrnguljet e dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve nga trojet e tyre jan\u00eb alarmante. Vet\u00ebm p\u00ebr n\u00eb Selanik u shp\u00ebrngul\u00ebn 135.000 vet\u00eb. P\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri e Turqi edhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr n\u00eb Bullgari 50.000. U shkretuan 180 fshatra me 10.934 sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Koloneli austro-hungarez, Mitzel, an\u00ebtar i komisionit t\u00eb caktimit t\u00eb kufijve lindor\u00eb e verilindor\u00eb, n\u00eb ditarin e tij t\u00eb dat\u00ebs 29 tetor 1913, shkruan: \u201cN\u00eb fshatin Ladorisht, komisioni p\u00ebr caktimin e kufijve u ndal aty nga mesi i tetorit 1913, kur para syve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit u shfaq nj\u00eb pamje e tmerrshme: Nga 320 sht\u00ebpi q\u00eb ka pasur Ladorishti, 300 prej tyre ishin djegur nga serb\u00ebt dhe nga 1500 banor\u00eb q\u00eb ka pasur ky fshat, kishin mbetur vet\u00ebm 100 vet\u00eb\u201d (nga Ditari i kolonelit Mitzel, dt. 29 tetor 1913. AIH.)<\/p>\n<p>Pjesa m\u00eb e madhe e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Taborit t\u00eb Strug\u00ebs kaluan n\u00eb Shqip\u00ebri. Demir Lena me shok\u00eb shkuan n\u00eb B\u00ebrzesht\u00eb t\u00eb Librazhdit dhe u vendos\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e atdhetarit Shaban Blloshmi, mik i Demir Len\u00ebs. Nd\u00ebrsa, Riza Ajro emigroi n\u00eb Turqi, ku edhe vdiq n\u00eb vitin 1938. Theksojm\u00eb k\u00ebtu edhe rolin tradh\u00ebtar t\u00eb Esat Toptanit, mb\u00ebshtet\u00ebs i pushtuesve serb\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt ishte n\u00eb marr\u00ebveshje. Ai ktheu 13 burra nga treva e Strug\u00ebs, q\u00eb kishin kaluar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe ua dor\u00ebzoi autoriteteve serbe, q\u00eb pasi i torturuan, i dogj\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>5 Janar 2025 Dosje nga Uran BUTKA (N\u00eb drit\u00ebn e dokumenteve serbe) \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb n\u00eb tekstet e Historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7 mang\u00ebsive t\u00eb tjera, mungon edhe paraqitja e rezistenc\u00ebs luftarake shqiptare p\u00ebrkund\u00ebr coptimit t\u00eb territoreve e popullsis\u00eb shqiptare nga Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr \u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb n\u00eb tekstet e Historis\u00eb s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":96309,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,1],"tags":[],"class_list":["post-96308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-njoftime-shtypi"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/559888021_122145023054649303_2926528856155270476_n.jpg?fit=1080%2C680&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-p3m","jetpack-related-posts":[{"id":44772,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/fqinjet-tone-kane-ngritur-muze-dhe-perfaqesohen-edhe-me-trashegimine-tone-etnike-te-kultures-materiale\/","url_meta":{"origin":96308,"position":0},"title":"Fqinjet tone kane ngritur muze dhe perfaqesohen edhe me trashegimine tone etnike te kultures materiale.","author":"Kurt Farka","date":"February 28, 2021","format":false,"excerpt":"Fqinjet tone kane ngritur muze dhe perfaqesohen edhe me trashegimine tone etnike te kultures materiale. Shembullin po e japim nga Muzeu i Cetines, Mali i Zi ku ruhen te ekspozuara (ndoshta dhe ne fondet muzeore)\u00a0 Xhubleta Shqiptare dhe shume pjese te kesaj veshje me perzgjedhje per tu patur zili. Referimet\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Corape-te-Xhubletes-Shqiptare.-Muzeu-Cetine-Mali-i-Zi..jpg?fit=948%2C689&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Corape-te-Xhubletes-Shqiptare.-Muzeu-Cetine-Mali-i-Zi..jpg?fit=948%2C689&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Corape-te-Xhubletes-Shqiptare.-Muzeu-Cetine-Mali-i-Zi..jpg?fit=948%2C689&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Corape-te-Xhubletes-Shqiptare.-Muzeu-Cetine-Mali-i-Zi..jpg?fit=948%2C689&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":78962,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/a-do-kemi-ne-shqiptaret-muze-etnografik\/","url_meta":{"origin":96308,"position":1},"title":"A do kemi ne shqiptar\u00ebt Muze Etnografik.","author":"Kurt Farka","date":"March 6, 2024","format":false,"excerpt":"6 Mars 2024 Fqinjet ton\u00eb kane ngritur muze dhe perfaq\u00ebsohen edhe me trash\u00ebgimine ton\u00eb etnike te kultures materiale. - Shembullin po e japim nga Muzeu i Cetines, Mali i Zi ku ruhen te ekspozuara (ndoshta dhe ne fondet muzeore) Xhubleta Shqiptare dhe shume pjese te kesaj veshje me perzgjedhje per\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/157606574_2977336385822978_1633392540259267790_n.jpg?fit=768%2C632&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/157606574_2977336385822978_1633392540259267790_n.jpg?fit=768%2C632&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/157606574_2977336385822978_1633392540259267790_n.jpg?fit=768%2C632&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/157606574_2977336385822978_1633392540259267790_n.jpg?fit=768%2C632&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":2421,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/mbi-ceshtjen-came-greqine\/","url_meta":{"origin":96308,"position":2},"title":"Mbi \u201c\u00c7\u00ebshtjen \u00c7ame\u201d me Greqin\u00eb. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"February 2, 2018","format":false,"excerpt":"Nga Klodi Stralla. \u00c7am\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krahin\u00eb gjeografike n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Greqis\u00eb, e cila para Luft\u00ebs Ballkanike t\u00eb 1912-\u00ebs, ka qen\u00eb pjes\u00eb e Perandoris\u00eb osmane, e banuar nga shqiptar\u00eb, t\u00eb t\u00eb dy besimeve. N\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr (29 korrik 1913) ajo iu dha Greqis\u00eb, sikund\u00ebr krahina e Kosov\u00ebs,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/%C3%87am%C3%ABria-sot-n%C3%ABn-Greqin%C3%AB.jpg?fit=538%2C349&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/%C3%87am%C3%ABria-sot-n%C3%ABn-Greqin%C3%AB.jpg?fit=538%2C349&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/%C3%87am%C3%ABria-sot-n%C3%ABn-Greqin%C3%AB.jpg?fit=538%2C349&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":15871,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/15871-2\/","url_meta":{"origin":96308,"position":3},"title":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptare: Rama t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb kandidatur\u00ebn e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"January 11, 2019","format":false,"excerpt":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptare: Rama t\u00eb rivler\u00ebsoj\u00eb kandidatur\u00ebn e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm. - 11\/01\/2019 - P\u00ebr kandidatur\u00ebn e Gent Cakajt n\u00eb krye t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb Jashtme ka reaguar edhe K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb ky k\u00ebshill i b\u00ebn thirrje Kryeministrit Rama ta rivler\u00ebsoj\u00eb kandidatur\u00ebn e ministrit n\u00eb fjal\u00eb.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/f5b02b56-98fc-4a5c-90b3-886b47f1378d.jpg?fit=1190%2C620&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/f5b02b56-98fc-4a5c-90b3-886b47f1378d.jpg?fit=1190%2C620&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/f5b02b56-98fc-4a5c-90b3-886b47f1378d.jpg?fit=1190%2C620&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/f5b02b56-98fc-4a5c-90b3-886b47f1378d.jpg?fit=1190%2C620&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/f5b02b56-98fc-4a5c-90b3-886b47f1378d.jpg?fit=1190%2C620&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":30072,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/keshilli-i-ambasadoreve-shqiptare-duke-pershendetur-marrjen-nga-shqiperia-te-kryesise-se-radhes-te-osbe-se-per-vitin-2020-nenvizon-pergjegjesine-qe-ka-vendi-yne-ne-kete-perfaqesim\/","url_meta":{"origin":96308,"position":4},"title":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb, duke pershendetur marrjen nga Shqip\u00ebria t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb radh\u00ebs t\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr vitin 2020, nenvizon pergjegjesine qe ka vendi yne ne kete perfaqesim.","author":"Kurt Farka","date":"January 6, 2020","format":false,"excerpt":"K\u00ebshilli i Ambasador\u00ebve Shqiptar\u00eb, duke pershendetur marrjen nga Shqip\u00ebria t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb radh\u00ebs t\u00eb OSBE-s\u00eb p\u00ebr vitin 2020, nenvizon pergjegjesine qe ka vendi yne ne kete perfaqesim. Permes nje deklarate per mediat, KASH thekson se \u201cShqip\u00ebria ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe detyrimin p\u00ebrball\u00eb Organizat\u00ebs, t\u00eb justifikoj\u00eb besimin e dh\u00ebn\u00eb, duke d\u00ebshmuar se\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/keshilli-i-ambasadoreve.jpg?fit=1148%2C647&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/keshilli-i-ambasadoreve.jpg?fit=1148%2C647&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/keshilli-i-ambasadoreve.jpg?fit=1148%2C647&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/keshilli-i-ambasadoreve.jpg?fit=1148%2C647&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/01\/keshilli-i-ambasadoreve.jpg?fit=1148%2C647&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":38722,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ceshtja-e-bujshme-e-nderrimit-te-territoreve-kosove-serbise-spartak-ngjela-tregon-dy-emrat-qe-propozuan-idene-sipas-gjermanise\/","url_meta":{"origin":96308,"position":5},"title":"\u00c7\u00ebshtja e bujshme e nd\u00ebrrimit t\u00eb territoreve Kosov\u00eb- Serbis\u00eb, Spartak Ngjela tregon dy emrat q\u00eb propozuan iden\u00eb sipas Gjermanis\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"September 20, 2020","format":false,"excerpt":"\u00c7\u00ebshtja e bujshme e nd\u00ebrrimit t\u00eb territoreve Kosov\u00eb- Serbis\u00eb, Spartak Ngjela tregon dy emrat q\u00eb propozuan iden\u00eb sipas Gjermanis\u00eb 20 SHTATOR 2020 \" ...edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, edhe ky u shpreh disa her\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrrimin e territoreve, dhe kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendohesh thell\u00eb. ...\" Avokati Spartak Ngjela p\u00ebrmes\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/640-0-5f678ed453c2a.jpg?fit=640%2C319&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/640-0-5f678ed453c2a.jpg?fit=640%2C319&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/640-0-5f678ed453c2a.jpg?fit=640%2C319&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96308"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":96310,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96308\/revisions\/96310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}