{"id":88883,"date":"2025-02-02T16:28:31","date_gmt":"2025-02-02T16:28:31","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=88883"},"modified":"2025-02-02T16:28:31","modified_gmt":"2025-02-02T16:28:31","slug":"analiza-humnera-e-eksporteve-deficiti-tregtar-thyen-rekordet-hendeku-52-mld-euro-fasoni-drejt-falimentit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/analiza-humnera-e-eksporteve-deficiti-tregtar-thyen-rekordet-hendeku-52-mld-euro-fasoni-drejt-falimentit\/","title":{"rendered":"ANALIZA\/ Humnera e eksporteve &#8211; Deficiti tregtar thyen rekordet, hendeku 5,2 mld euro! Fasoni drejt falimentit"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"88884\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/analiza-humnera-e-eksporteve-deficiti-tregtar-thyen-rekordet-hendeku-52-mld-euro-fasoni-drejt-falimentit\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?fit=640%2C480&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"640,480\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"-640-0-eksportet-nga-kina-1738498647\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?fit=300%2C225&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?fit=640%2C480&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-88884\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?resize=693%2C520&#038;ssl=1\" width=\"693\" height=\"520\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?resize=300%2C225&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?resize=450%2C338&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?resize=600%2C450&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?resize=400%2C300&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?w=640&amp;ssl=1 640w\" sizes=\"auto, (max-width: 693px) 100vw, 693px\" \/><\/p>\n<p>2 Shkurt 2025<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, deficiti i tregtis\u00eb me jasht\u00eb sh\u00ebnoi rekord historik, teksa eksportet ran\u00eb me ritmin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb 20 vjet. Raporti i mbulimit t\u00eb importeve me eksporte ra n\u00eb 41.7% n\u00eb vitin 2024 nga 51.7% n\u00eb 2023.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e lir\u00eb e eksporteve n\u00eb 8 grupet kryesore t\u00eb mallrave mbart pasojat e zhvler\u00ebsimit t\u00eb Euros, rritjes s\u00eb kostove t\u00eb brendshme dhe r\u00ebnies s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, zhvillimi i turizmit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb lidhet me prodhimin vendas, po nxit rritjen e importeve. Ekspert\u00ebt analizojn\u00eb pasojat r\u00ebnies s\u00eb prodhimit dhe rritjen e var\u00ebsis\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb nga turizmi dhe nd\u00ebrtimi<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat mbi tregtin\u00eb e jashtme t\u00eb vitit q\u00eb mbyll\u00ebm d\u00ebshmuan se ekonomia shqiptare ka humbur konkurrenc\u00ebn n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Eksportet sh\u00ebnuan r\u00ebnie p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi m\u00eb 2024, teksa importet u rrit\u00ebn.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat q\u00eb po fitohen nga turizmi dhe investimet e huaja po ikin jasht\u00eb p\u00ebr furnizime me mallra, duke sinjalizuar se sektori i prodhimit, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zgjerohet prej rritjes s\u00eb vizitor\u00ebve, po bie n\u00eb humner\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare n\u00eb vitin 2024, eksportet n\u00eb vend kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2005, kur raportohen t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb hershme nga INSTAT.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, importet sh\u00ebnuan vler\u00ebn 894,3 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje vjetore 2.4%.<\/p>\n<p>R\u00ebnia eksporteve dhe rritja e importeve b\u00ebn\u00eb q\u00eb deficiti tregtar t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb rekord historik prej 521,7 miliard\u00eb lek\u00ebsh (5,2 miliard\u00eb euro).<\/p>\n<p>Zgjerimi i deficitit tregtar po tregon se ekonomia shqiptare vit pas viti po shpenzon jasht\u00eb vendit fitimet q\u00eb vijn\u00eb nga turizmi dhe investimet e huaja.<\/p>\n<p>P.sh., n\u00eb vitin 2023, t\u00eb ardhurat neto nga turizmi ishin rreth 1,8 miliard\u00eb lek\u00eb (prurjet minus daljet), teksa shihet se n\u00eb vitin 2024, Shqip\u00ebria importoi 5,2 miliard\u00eb euro mallra m\u00eb shum\u00eb se sa eksportoi.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb detajuara tregojn\u00eb se rritja e importeve po udh\u00ebhiqet nga nevojat e sektorit t\u00eb turizmit p\u00ebr mallra.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, grupet q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje t\u00eb lart\u00eb t\u00eb importeve nga jasht\u00eb i takojn\u00eb furnitur\u00ebs s\u00eb hoteleve, t\u00eb tilla si \u00e7adra dielli, mobiliet dhe prodhimet e kasht\u00ebs dhe gjithashtu edhe zarzavatet dhe mishi q\u00eb jan\u00eb artikujt baz\u00eb t\u00eb kuzhin\u00ebs vendase q\u00eb ofrohen p\u00ebr turist\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, eksportet jan\u00eb dob\u00ebsuar s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb 8 kategorit\u00eb kryesore t\u00eb grup-mallrave. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb raporti i mbulimit t\u00eb importeve me eksporte t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022, eksportet ishin sa 51% e importeve, m\u00eb 2023 ishin sa 51.7%, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2024, ky raport u p\u00ebrkeq\u00ebsua s\u00eb tep\u00ebrmi n\u00eb 41.7%.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb iu desh\u00ebn gati tri dekada t\u00eb ngrinte sektorin e prodhimit dhe mark\u00ebn \u201cMade in Albania\u201d p\u00ebr tregjet e Europ\u00ebs, por kursi i k\u00ebmbimit dhe disa faktor\u00eb shoq\u00ebrues si rritja e kostove t\u00eb brendshme dhe r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnuar p\u00ebr dy vite at\u00eb q\u00eb u ngrit me mund p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada.<\/p>\n<p>Bizneset e prodhimit p\u00ebr eksport jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara se faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb krijuar r\u00ebnien e eksporteve jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbje.<\/p>\n<p>Edvin Pren\u00e7e, i cili drejton shoqat\u00ebn \u201cProeksport\u201d, pohoi se, r\u00ebnia e fort\u00eb e Euros n\u00eb tre vitet e fundit, rritja e pag\u00ebs minimale dhe r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb t\u00eb kombinuara s\u00eb bashku e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb jokonkurruese.<\/p>\n<p>Shum\u00eb klient\u00eb vitin e kaluar kan\u00eb zhvendosur porosit\u00eb n\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Azis\u00eb, teksa n\u00eb janar 2025, edhe dhjet\u00ebra kontrata t\u00eb tjera jan\u00eb mbyllur me p\u00ebrfundimin e vitit financiar.<\/p>\n<p>Z. Pren\u00e7e, i cili drejton Shoqat\u00ebn e Bizneseve t\u00eb Tekstileve dhe K\u00ebpuc\u00ebve, grupi m\u00eb i madh i eksportit me 24% t\u00eb totalit, pohoi se edhe viti 2025 nuk ka nisur mbar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se mund t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vitit, por nuk ka asnj\u00eb siguri n\u00ebse kursi i k\u00ebmbimit nuk p\u00ebrkeq\u00ebsohet dhe k\u00ebrkesa nga jasht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p><strong>Kursi i k\u00ebmbimit dekurajon eksportin, nxit importin<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga eksportet vitin e kaluar sh\u00ebnuan r\u00ebnie neto me 67 miliard\u00eb lek\u00eb, ose rreth 670 milion\u00eb euro. Prodhuesit shqiptar\u00eb ark\u00ebtuan nga eksportet 372,6 miliard\u00eb lek\u00eb, 15.3% m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, prodhuesit jan\u00eb n\u00eb presionin e rritjes s\u00eb kostove t\u00eb brendshme nga rritja e pagave, nd\u00ebrsa n\u00eb tjetr\u00ebn, t\u00eb ardhurat jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie dyshifrore, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb shum\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb mbyllen ose t\u00eb transferohen n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si nd\u00ebrtimi dhe turizmi.<\/p>\n<p>P\u00ebr Alban Zusin, i cili operon prej vitesh n\u00eb industrin\u00eb ushqimore p\u00ebr eksport, r\u00ebnia e Euros \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb eksporteve me efekte afatgjata zinxhir n\u00eb ekonomi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitit 2024, 1 euro u k\u00ebmbye 98,1 lek\u00eb, nga 123 lek\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb janar t\u00eb vitit 2021. N\u00eb tre vjet, Euro ka humbur 20 pik\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim Lekun, duke sjell\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ngjash\u00ebm humbjesh edhe p\u00ebr eksportuesit t\u00eb cil\u00ebt, t\u00eb ardhurat i kan\u00eb n\u00eb Euro, por pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb shpenzimeve (pagat) i kan\u00eb n\u00eb Lek.<\/p>\n<p>Teksa kursi i k\u00ebmbimit ka dekurajuar eksportet, i ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb lira importet, t\u00eb cilat tani konkurrojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb prodhimin vendas. N\u00eb raftet e marketeve gjen plot mallra importi, t\u00eb cilat kushtojn\u00eb m\u00eb lir\u00eb se ato q\u00eb prodhohen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e zakonshme me prodhime t\u00eb bulmetit dhe shum\u00eb zarzavate. Qum\u00ebshti, fasulet dhe patatet e importit dy vitet e fundit shiten m\u00eb lir\u00eb se ato t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se patriotizmi ekonomik nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tipar i konsumator\u00ebve vendas, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb blerjet favorizojn\u00eb alternativat m\u00eb t\u00eb lira e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, importet. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve n\u00eb sasi u rrit\u00ebn me 15% dhe 7% n\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p>Euro po nxit rizgjimin e kanaleve t\u00eb importit, t\u00eb cilat ishin fashitur pak n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, kur bizneset zgjeruan investimet n\u00eb industri dhe fabrika p\u00ebr eksport, t\u00eb tilla si prodhim i veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve dhe pjes\u00ebve t\u00eb k\u00ebmbimit p\u00ebr makina.<\/p>\n<p>Kursi i k\u00ebmbimit, i kombinuar me disa faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, godit\u00ebn edhe m\u00eb shum\u00eb eksportet.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr veshje n\u00eb Europ\u00eb dob\u00ebsoi m\u00eb tej prodhimin e fabrikave t\u00eb tekstilit dhe rritja e pag\u00ebs minimale me rreth 40% nd\u00ebrmjet 2022-2023 i b\u00ebri edhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta prodhimet shqiptare, duke ndikuar n\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb porosive.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i logjistik\u00ebs dhe transportit e ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb zhvendosjen e industrive nga nj\u00eb shtet n\u00eb tjetrin, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb kostove t\u00eb lira.<\/p>\n<p><strong>Turizmi nuk po lidhet me prodhimin, furnizohet nga importi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Euros, importet po nxiten dhe favorizohen edhe nga zgjerimi i sektorit t\u00eb turizmit. Rritja e numrit t\u00eb vizitor\u00ebve po shton nevojat p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb hotele, furnizime p\u00ebr to, p\u00ebr plazhet dhe gjithashtu ushqim.<\/p>\n<p>Por zhvillimet pozitive n\u00eb turiz\u00ebm, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxisin zinxhirin e prodhimit, po rrisin importet. N\u00eb vitin 2024, n\u00eb krye t\u00eb rritjes q\u00ebndruan mallrat q\u00eb kishin lidhje me furnizimet e hoteleve. P.sh., importet e \u00e7adrave t\u00eb diellit u rrit\u00ebn me 45% n\u00eb vler\u00eb vitin e kaluar.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb destinuara kryesisht p\u00ebr plazhet. Prodhimet e kasht\u00ebs dhe mobiliet bashk\u00eb me dyshek\u00ebt sh\u00ebnuan rritje vjetore me mbi 25% n\u00eb vler\u00eb vitin e kaluar, kryesisht prej k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb hoteleve.<\/p>\n<p>Importet e mishit dhe zarzavateve u rrit\u00ebn gjithashtu n\u00eb vler\u00eb me rreth 30% vitin t\u00eb kaluar, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb konsumit t\u00eb brendsh\u00ebm nga vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>Rritja me shpejt\u00ebsi e vizitor\u00ebve t\u00eb huaj n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e art\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur m\u00eb tej ekonomin\u00eb dhe mir\u00ebqenien n\u00eb vend.<\/p>\n<p>P\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb tjera mesdhetare na tregojn\u00eb se, nga turist\u00ebt nuk p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm hotelet dhe restorantet, por shum\u00eb sektor\u00eb q\u00eb lidhen me prodhimin dhe sidomos bujq\u00ebsia dhe i gjith\u00eb zinxhiri i furnizimit q\u00eb i nevojitet turizmit.<\/p>\n<p>Kjo lidhje e b\u00ebn turizmin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs dhe zgjeron p\u00ebrfitimet te m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz. Apo ec\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb trajektore Shqip\u00ebria?<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb nj\u00eb prirje t\u00eb kund\u00ebrt. Teksa numri i turist\u00ebve \u00ebsht\u00eb duke u rritur n\u00eb rekorde, sektori i prodhimit, bujq\u00ebsia, industria dhe eksportet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi po bien me shpejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Bujq\u00ebsia, sektori kryesor i ekonomis\u00eb shqiptare, q\u00eb kontribuon me shum\u00eb se 18% t\u00eb PBB-s\u00eb sh\u00ebnoi r\u00ebnie me 2.5% n\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2024.<\/p>\n<p>Kjo ishte r\u00ebnia m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb nga tremujori i kat\u00ebrt i vitit 2022, kur prodhimi u d\u00ebmtua nga ngrica.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka importuar vitin e kaluar 10,3 miliard\u00eb lek\u00eb ose 103 milion\u00eb euro sapun\u00eb dhe detergjent\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb brendsh\u00ebm. Vlera e importeve t\u00eb k\u00ebtij grupi ishte 36% m\u00eb e lart\u00eb se n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj shume mund t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00eb tregun e brendsh\u00ebm, duke kryer disa procese t\u00eb prodhimit n\u00eb vend. Industria e turizmit mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nxit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Kompania e prodhimit t\u00eb detergjent\u00ebve \u201cGet Klin\u201d me prodhimet \u201cRea\u201d tha se qarkullimi po rritet prej industris\u00eb s\u00eb turizmit.<\/p>\n<p>Tregu vendas mund t\u00eb zhvilloj\u00eb disa procese t\u00eb k\u00ebsaj industrie, p\u00ebr t\u00eb prodhuar l\u00ebnd\u00ebn finale n\u00eb treg, shprehet Alban Zusi, nga Shoqata e Eksportuesve.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 80% e detergjentit dhe sapunit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb uj\u00eb. Duke importuar l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb dhe duke realizuar procesin e p\u00ebrzierjes n\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb pjes\u00eb e detergjent\u00ebve mund t\u00eb prodhohen n\u00eb vend, duke shmangur, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, kostot e larta t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>Duke realizuar prodhimet n\u00eb vend, volumet e importit t\u00eb detergjent\u00ebve do t\u00eb uleshin me mbi 60%. Z. Zusi tha se k\u00ebto procese nuk k\u00ebrkojn\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb larta, pasi tashm\u00eb n\u00eb tregje ka makineri dhe formulat e p\u00ebrzierjes jan\u00eb t\u00eb automatizuara.<\/p>\n<p>Kan\u00eb nisur disa p\u00ebrpjekje p\u00ebr prodhimin e detergjent\u00ebve, por shumica jan\u00eb artizanale dhe p.sh. n\u00eb Roskovec, n\u00eb Zadrim\u00eb dhe Rrogozhin\u00eb po prodhohet sapun nga disa nj\u00ebsi t\u00eb vogla familjare, q\u00eb m\u00eb shum\u00eb shitet p\u00ebr nevoja kozmetike dhe jo p\u00ebr sh\u00ebrbimet masive t\u00eb pastrimit.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si industria fason, q\u00eb prodhon disa procese t\u00eb veshjeve p\u00ebr tregun e jasht\u00ebm, mund t\u00eb aktivizohen nj\u00eb seri ciklesh prodhimi n\u00eb industrin\u00eb kimike q\u00eb kan\u00eb fokus tregun e brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e vlefshme edhe p\u00ebr mobiliet dhe \u00e7adrat p\u00ebr hotelet, prodhimi i t\u00eb cilave nuk k\u00ebrkon shum\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u prodhuar n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Mungesa e lidhjes s\u00eb turizmit me sektor\u00ebt e tjer\u00eb po b\u00ebn q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e fitimeve q\u00eb vijn\u00eb turizmi t\u00eb dalin jasht\u00eb p\u00ebr importin e mallrave q\u00eb na duhen p\u00ebr turist\u00ebt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2024, artikujt q\u00eb lidheshin me furnizimet e hoteleve, sh\u00ebnuan rritje n\u00eb sasi deri n\u00eb 50%, duke ndikuar negativisht deficitin tregtar.<\/p>\n<p><strong>Deficiti tregtar thyen rekordet, hendeku 5,2 mld euro<\/strong><\/p>\n<p>Deficiti tregtar i vendit arriti n\u00eb 521,7 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 5,2 miliard\u00eb euro n\u00eb 2024, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rekord historik q\u00eb kur mbahen t\u00eb dh\u00ebnat zyrtare, duke p\u00ebrfshir\u00eb vitet e tranzicionit, por edhe para k\u00ebsaj periudhe.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb vitin 2024 ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb fort\u00eb t\u00eb eksporteve me rreth 15%, n\u00eb krahasim me vitin 2023, teksa nga ana tjet\u00ebr, importet u rrit\u00ebn m\u00eb tej me 2.5%.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, ekonomia shqiptare nxori jasht\u00eb vendit 21,7 miliard\u00eb lek\u00eb (210 milion\u00eb euro) m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr importin e mallrave se m\u00eb 2023, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat nga eksportet p\u00ebsuan r\u00ebnie 67,7 miliard\u00eb lek\u00eb (670 milion\u00eb euro).<\/p>\n<p>Deficiti tregtar u thellua m\u00eb tej -89 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 890 milion\u00eb euro n\u00eb 2024.<\/p>\n<p>Zgjerimi i deficitit tregtar p\u00ebrkeq\u00ebsoi raportin e mbulimit t\u00eb eksporteve me importe. N\u00eb vitin 2023, importet ishin 2.4 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se eksportet, nga 2 her\u00eb q\u00eb ishte m\u00eb 2023.<\/p>\n<p>Raportet e mbulimit u kthyen edhe nj\u00eb her\u00eb si para vitit 2012. Sektori i prodhimit, ve\u00e7an\u00ebrisht industria p\u00ebrpunuese, po tkurret me shpejt\u00ebsi nga disa faktor\u00eb, q\u00eb po e b\u00ebjn\u00eb r\u00ebnien t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb tremujorin e tret\u00eb 2024, industria u reduktua me 48.2% sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga PBB. Faktor\u00ebt e r\u00ebnies nuk jan\u00eb sezonal\u00eb dhe tashm\u00eb fabrikat po mbyllen dhe po ristrukturohen n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb po sjell pasoja zinxhir, q\u00eb nga pun\u00ebsimi, pagat, eksporti dhe n\u00eb afatgjat\u00eb do t\u00eb zgjeroj\u00eb ndikimin negativ q\u00eb nga cil\u00ebsia arsimore, t\u00eb ardhurat buxhetore, var\u00ebsia nga importi dhe kostot n\u00eb ekonomi, sipas bizneseve dhe ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb gjendur pa mb\u00ebshtetje me politika dhe fonde, fabrikat jan\u00eb duke gjetur m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur me kriz\u00ebn q\u00eb ka krijuar r\u00ebnia e Euros dhe rritja e pagave.<\/p>\n<p>Kalimi n\u00eb import, reduktimi i aktivitetit, ikja n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, mbyllja e ciklit, prodhimi me vler\u00eb t\u00eb lart\u00eb, zhvendosja nga eksporti n\u00eb tregun vendas dhe investimet n\u00eb teknologji jan\u00eb disa nga m\u00ebnyrat e reja q\u00eb prodhuesit kan\u00eb gjetur p\u00ebr t\u00eb mbijetuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dy vitet e fundit, prodhuesit shqiptar\u00eb po kalojn\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, ku p\u00ebrzierja e shum\u00eb faktor\u00ebve me ndikim negativ e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb paqart\u00eb perspektiv\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Eksportet, r\u00ebnia sipas tet\u00eb grupeve kryesore t\u00eb mallrave<\/strong><\/p>\n<p>Zhvler\u00ebsimi i Euros, rritja e kostove dhe koniunktura e pafavorshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb eksportet t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie me 15.4% n\u00eb 2024-n, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, eksportet n\u00eb vend kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb nga viti 2005, kur raportohen t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb hershme nga INSTAT.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb viti i dyt\u00eb radhazi me ecuri negative, teksa n\u00eb 2023, shitjet jasht\u00eb vendit ishin tkurrur me 10%, duke pasur nj\u00eb ecuri m\u00eb negative edhe se periudha e pandemis\u00eb n\u00eb 2020-n (-9%).<\/p>\n<p>T\u00eb tre grupet kryesore \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi, metale\u201d ka sh\u00ebnuar r\u00ebnie dyshifrore, teksa t\u00eb gjitha grupet, p\u00ebrfshir\u00eb \u201cUshqime, pije, duhan\u201d dhe \u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d, q\u00eb mor\u00ebn hov vitet e fundit, ishin negative.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, gjat\u00eb vitit 2024, eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 373 miliard\u00eb lek\u00eb, duke u ulur me 15,4%, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Grupet q\u00eb kan\u00eb ndikuar negativisht n\u00eb uljen vjetore t\u00eb eksporteve, jan\u00eb: \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me 5,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me 4,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me 4,1 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Tkurrja u thellua n\u00eb dhjetor. Sipas INSTAT, n\u00eb dhjetor 2024 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 26 miliard\u00eb lek\u00eb, duke u ulur me 31,7%, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit dhjetor 2024, n\u00eb uljen e eksporteve prej 31,7%, kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me 18,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me 6,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me 4,8 pik\u00eb p\u00ebrqindje etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cUshqime, pije, duhan\u201d me 0,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje.<\/p>\n<p>Sipas INSTAT, n\u00eb n\u00ebntor 2024 eksportet ishin ulur me 8.5%, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb. Trendi u p\u00ebrmir\u00ebsua n\u00eb raport me tetorin, kur r\u00ebnia ishte 15.2%. N\u00eb shtator tkurrja ishte 8.5%, n\u00eb gusht, r\u00ebnia ishte 18%, n\u00eb korrik tkurrja ishte 12% dhe n\u00eb qershor, 8.9%.<\/p>\n<p>N\u00eb maj, tkurrja me baz\u00eb vjetore ishte 12,4%. N\u00eb prill 2024, eksportet e mallrave ishin rritur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pas shum\u00eb muajsh me 1,8% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>N\u00eb mars eksportet ishin tkurrur me 21%, n\u00eb shkurt me 16.1% dhe n\u00eb janar me 29.2%.<\/p>\n<p><strong>Fasoni drejt falimentit<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, eksportet e tekstileve dhe k\u00ebpuc\u00eb, grupi m\u00eb i madh eksportues n\u00eb vend, ran\u00eb me 20%, nga 10.7% q\u00eb ishte tkurrja p\u00ebr n\u00ebntorin. P\u00ebr gjith\u00eb vitin, eksportet e tekstileve dhe k\u00ebpuc\u00ebve ishin 105 miliard\u00eb lek\u00eb, me tkurrje prej 17% me baz\u00eb vjetore.<\/p>\n<p>Edvin Pren\u00e7e, kryetari i Shoqat\u00ebs ProEksport Albania, tha p\u00ebr \u201cMonitor\u201d se, \u201cv\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb sektor jan\u00eb krijuar nga r\u00ebnia e vazhdueshme e monedh\u00ebs europiane Euro, q\u00eb redukton t\u00eb ardhurat e tyre kur konvertohen n\u00eb Lek.<\/p>\n<p>N\u00eb kahun tjet\u00ebr, ai thot\u00eb se k\u00ebrkesa n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur, sidomos n\u00eb muajt e dimrit, r\u00ebnia e kontratave ndihet m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr sektorin ishin m\u00eb t\u00eb forta gjat\u00eb muajit dhjetor. Deri n\u00eb mars t\u00eb 2025, trendi do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb. Rritja e kostove e b\u00ebn t\u00eb pamundur p\u00ebr shum\u00eb drejtues t\u00eb fabrikave t\u00eb ken\u00eb likuiditet t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr investime\u201d, \u2013 tha ai.<\/p>\n<p>Sipas shoqat\u00ebs, nga muaji n\u00ebntor i vitit 2023 deri n\u00eb muajin n\u00ebntor 2024, n\u00eb sektor llogariten mbi 10 mij\u00eb vende pune t\u00eb shkurtuara dhe rreth 50 biznese q\u00eb kan\u00eb mbyllur aktivitetin.<\/p>\n<p>Z.Pren\u00e7e thot\u00eb se n\u00eb muajin janar 2025, r\u00ebnia do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb e fort\u00eb, pasi disa klient\u00eb priten t\u00eb mbyllin vitin q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrprisnin kontrat\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, ky janar do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtiri i vitit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p><strong>Minerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse r\u00ebnie 25%<\/strong><\/p>\n<p>Eksportet n\u00eb grupin \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d ran\u00eb me 32% n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Ky grup ndikohet nga ecuria e \u201cBankers Petroleum\u201d, eksportuesi m\u00eb i madh n\u00eb vend dhe nga tregtimi i energjis\u00eb elektrike, q\u00eb lidhet me motin. P\u00ebr 12-mujorin, ky grup sh\u00ebnoi eksporte me vler\u00eb gati 70 miliard\u00eb lek\u00eb, me tkurrje 25%.<\/p>\n<p>Materiale nd\u00ebrtimi dhe metale, mbylla e \u201cKurum\u201d ul eksportet me 71% n\u00eb dhjetor<\/p>\n<p>\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d ishin grupi me r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb dhjetor.<\/p>\n<p>Ky grup ndikohet nga ecuria e \u201cKurum\u201d, p\u00ebrpunuesit t\u00eb \u00e7elikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga eksportuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb vend dhe q\u00eb n\u00eb gusht mbylli fabrik\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive pas rritjes s\u00eb kostove.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor, ky grup ra thell\u00eb me 71%, pas tkurrjes me 43%, n\u00eb n\u00ebntor. P\u00ebr 12-mujorin, sektori \u00ebsht\u00eb me nj\u00eb r\u00ebnie prej 22%.<\/p>\n<p><strong>Ushqime, pije e duhan, me rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb dhjetor<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUshqime, pije e duhan\u201d, sh\u00ebnuan rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb dhjetor prej 2%, pas zgjerimit me gati 18% n\u00eb n\u00ebntor. P\u00ebr 12-mujorin, ky grup ka r\u00ebn\u00eb me 4.3%.<\/p>\n<p>Eksportuesit pohojn\u00eb se sasit\u00eb e eksportuara vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta, nd\u00ebrsa r\u00ebnia e muajve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm ka qen\u00eb e lidhur kryesisht me \u00e7mimet e ul\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Makineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi i rikthehen r\u00ebnies<\/strong><\/p>\n<p>\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d ishin grupi tjet\u00ebr q\u00eb shfaqi ecuri t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit, si rrjedhoj\u00eb e hyrjes s\u00eb fabrikave q\u00eb montonin pjes\u00eb p\u00ebr industrin\u00eb automotive.<\/p>\n<p>Por edhe ky grup po vuan nga zhvler\u00ebsimi i Euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqis\u00eb pun\u00ebtore. N\u00eb dhjetor, grupi ra me 5.9%, pasi ishte zgjeruar me 15% n\u00eb n\u00ebntor.<\/p>\n<p>P\u00ebr 12-mujorin, grupi \u00ebsht\u00eb tkurrur me rreth 4%. P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanive automotive, q\u00eb prodhojn\u00eb fasoneri t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb, pohojn\u00eb se ka nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs apo shitjeve p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb tregun e automobilave n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tyre, kompanit\u00eb e m\u00ebdha europiane si Stellantis, Renault Group, Volkswagen kan\u00eb reflektuar r\u00ebnie k\u00ebrkese. Nj\u00eb faktor tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe rritja e ofert\u00ebs dhe konkurrenc\u00ebs nga makinat elektrike t\u00eb markave kineze.<\/p>\n<p><strong>Rreziqet e r\u00ebnies s\u00eb prodhimit<\/strong><\/p>\n<p>Vitin e kaluar, ekonomia p\u00ebrshpejtoi zhvendosjen nga sektori i prodhimit te sh\u00ebrbimet. R\u00ebnia e Euros, rritja e pag\u00ebs minimale, k\u00ebrkesa e dob\u00ebt nga jasht\u00eb \u00e7uan n\u00eb faliment shum\u00eb fabrika, teksa ekonomia jon\u00eb po rrit var\u00ebsin\u00eb nga importet.<\/p>\n<p>Kur e gjith\u00eb bota u bllokua nga pandemia Covid-19, ekonomia u mbajt nga turizmi dhe nd\u00ebrtimi, por ekspert\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe bizneset mendojn\u00eb se orientimi i ekonomis\u00eb nga prodhimi te sh\u00ebrbimet nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap i sigurt dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cSot ne kemi nj\u00eb zhvendosje t\u00eb \u2018v\u00ebmendjes financiare\u2019 drejt industris\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, por besoj se kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb premis\u00eb e q\u00ebndrueshme p\u00ebr ta p\u00ebrcaktuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit si nj\u00eb kolon\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuese t\u00eb p\u00ebrhershme\u201d, thot\u00eb eksperti Panajot Soko.<\/p>\n<p>Ideja \u00ebsht\u00eb q\u00eb industria e sh\u00ebrbimeve me natyr\u00eb konsumi, ku p\u00ebrfshihen sh\u00ebrbimet e hoteleris\u00eb, turizmi, arg\u00ebtimi etj., jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb lidhura dhe k\u00ebrkojn\u00eb flukse t\u00eb vazhdueshme njer\u00ebzish.<\/p>\n<p>Sot q\u00eb flasim, duket se Shqip\u00ebria po kalon n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb faz\u00eb ekonomike q\u00eb quhet \u201czbulim\u201d. \u201cDo t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb kur Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb ky vendi q\u00eb duhet zbuluar.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb at\u00eb moment, t\u00eb zhveshur nga ky avantazh konkurrues q\u00eb ne kemi sot karshi konkurrent\u00ebve tan\u00eb ekonomik\u00eb, a kemi ne avantazhe t\u00eb tjera konkurruese apo krahasuese, q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb na mbajn\u00eb numrat e lart\u00eb?<\/p>\n<p><strong>A kemi ne infrastruktur\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se vendet q\u00eb konkurrojm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>A kemi ne cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se vendet q\u00eb konkurrojm\u00eb?\u201d \u2013 ngre shqet\u00ebsimin z. Soko.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb na sh\u00ebrben shembulli i Italis\u00eb, e cila p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb lidere n\u00eb industrit\u00eb e sh\u00ebrbimeve me baz\u00eb konsumi, por sot po b\u00ebn \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb orientohet drejt prodhimit dhe t\u00eb shk\u00ebputet sa m\u00eb shum\u00eb nga var\u00ebsia q\u00eb ka nga ajo industri, sepse sh\u00ebrbimet nuk arrijn\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushin nevojat e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe raste t\u00eb tilla ka pa fund. Industria e sh\u00ebrbimeve me natyr\u00eb konsumi konsiderohet m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb diversifikues n\u00eb ekonomi, sesa nj\u00eb kolon\u00eb par\u00ebsore, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>INSTAT raportoi se n\u00eb vitin 2023, numri i bizneseve q\u00eb kan\u00eb aktivitet kryesor akomodimin ka ardhur n\u00eb rritje dyshifrore.<\/p>\n<p>Por zhvillimi i turizmit n\u00eb kurriz t\u00eb industris\u00eb ka pasoja afatgjata. Ekspert\u00ebt dhe bizneset e sektorit lajm\u00ebrojn\u00eb se falimenti i nj\u00ebsive t\u00eb prodhimit jep pasoja zinxhir q\u00eb nga arsimi, taksat, pun\u00ebsimi, shkat\u00ebrron industrit\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse dhe rr\u00ebnon pun\u00ebn 20-vje\u00e7are q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi n\u00eb krijimin e \u201cMade in Albania\u201d.<\/p>\n<p>Zhvendosja e ekonomis\u00eb nga prodhimi tek importi do t\u2019i sjell\u00eb vendit pasoja negative afatgjata, thot\u00eb kryetari i Shoqat\u00ebs s\u00eb Eksportuesve, Alban Zusi, i cili gjithashtu operon n\u00eb sektorin e agro-p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se falimenti i nj\u00ebsive t\u00eb prodhimit jep pasoja zinxhir q\u00eb nga arsimi, taksat, pun\u00ebsimi, shkat\u00ebrron industrit\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebse dhe rr\u00ebnon pun\u00ebn 20-vje\u00e7are q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb vendi n\u00eb krijimin e produkteve \u201cMade in Albania\u201d.\/Monitor<\/p>\n<div id=\"galeria\">\n<div class=\"content-gallery\" id=\"img1\">\n<div class=\"gallery-wrapper\">\n<div class=\"gallery-img\"><img data-recalc-dims=\"1\" decoding=\"async\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/cdnimpuls.com\/oranews.tv\/media3\/-640-0-eksporte7-1738498593.jpg?ssl=1\" \/><\/div>\n<div>Eksportet<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>2 Shkurt 2025 Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, deficiti i tregtis\u00eb me jasht\u00eb sh\u00ebnoi rekord historik, teksa eksportet ran\u00eb me ritmin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb 20 vjet. Raporti i mbulimit t\u00eb importeve me eksporte ra n\u00eb 41.7% n\u00eb vitin 2024 nga 51.7% n\u00eb 2023. R\u00ebnia e lir\u00eb e eksporteve n\u00eb 8 grupet kryesore t\u00eb mallrave mbart [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":88884,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,1,2,35],"tags":[],"class_list":["post-88883","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-njoftime-shtypi","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/02\/640-0-eksportet-nga-kina-1738498647.jpg?fit=640%2C480&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-n7B","jetpack-related-posts":[{"id":55558,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rama-shet-energji-ne-krize-e-thone-statistikat-zyrtare\/","url_meta":{"origin":88883,"position":0},"title":"Rama shet energji n\u00eb kriz\u00eb, e thone statistikat zyrtare.\u00a0\u00a0","author":"Kurt Farka","date":"March 17, 2022","format":false,"excerpt":"Rama shet energji n\u00eb kriz\u00eb, e thone statistikat zyrtare. Nga OraNews 17 Mars 2022 Statistikat zyrtare tregojn\u00eb se Shqip\u00ebria ka rritur eksportet e energjis\u00eb gjat\u00eb muajit q\u00eb lam\u00eb pas, edhe pse qeveria thot\u00eb se jemi t\u00eb rrezikuar nga mungesa e energjis\u00eb. Sipas raportit t\u00eb fundit t\u00eb Institutit t\u00eb Statistikave p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Edi-Rama-1.jpeg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Edi-Rama-1.jpeg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Edi-Rama-1.jpeg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/Edi-Rama-1.jpeg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":88507,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rekord-historik-deficiti-tregtar-arrin-ne-52-mld-euro\/","url_meta":{"origin":88883,"position":1},"title":"Rekord historik, deficiti tregtar arrin n\u00eb 5,2 mld euro","author":"Kurt Farka","date":"January 17, 2025","format":false,"excerpt":"17 Janar 2025 Shqip\u00ebris\u00eb ju desh\u00ebn gati tre dekada t\u00eb ngrinte sektorin e prodhimit dhe mark\u00ebn \u201cMade in Albania\u201d p\u00ebr tregjet e Europ\u00ebs, por kursi i k\u00ebmbimit dhe disa faktor\u00eb bashk\u00ebshoq\u00ebrues si rritja e kostove te brendshme dhe r\u00ebnia e k\u00ebrkes\u00ebs nga jasht\u00eb kan\u00eb rr\u00ebnuar n\u00eb p\u00ebr vite at\u00eb q\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/defi.jpg?fit=640%2C427&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/defi.jpg?fit=640%2C427&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/01\/defi.jpg?fit=640%2C427&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":20247,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/instat-bien-eksportet-rritet-deficiti-tregtar\/","url_meta":{"origin":88883,"position":2},"title":"Instat: &#8211; Bien eksportet, rritet defi\u00e7iti tregtar. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"April 26, 2019","format":false,"excerpt":"Instat: - Bien eksportet, rritet defi\u00e7iti tregtar. - INSTAT raporton p\u00ebr r\u00ebnie t\u00eb eksporteve n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb vitit dhe p\u00ebr nj\u00eb defi\u00e7it tregtar 76 mld lek\u00eb me rritje 5,6 %, krahasuar me 2018-\u00ebn. Eksportet e mallrave kan\u00eb rezultuar me vler\u00eb 72 mld lek\u00eb, duke u ulur me\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Grafiku-322_Artboard-70-1110x625-768x432.jpg?fit=768%2C432&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Grafiku-322_Artboard-70-1110x625-768x432.jpg?fit=768%2C432&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Grafiku-322_Artboard-70-1110x625-768x432.jpg?fit=768%2C432&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/04\/Grafiku-322_Artboard-70-1110x625-768x432.jpg?fit=768%2C432&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":94414,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shqiperia-thuajse-nuk-prodhon-me-asgje-bien-eksportet-rritet-importi-deficiti-tregtar-arrin-ne-48-miliarde-leke\/","url_meta":{"origin":88883,"position":3},"title":"Shqip\u00ebria thuajse nuk prodhon m\u00eb asgj\u00eb, bien eksportet, rritet importi: Defi\u00e7iti tregtar arrin n\u00eb 48-miliard\u00eb lek\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"October 26, 2025","format":false,"excerpt":"26 Tetor 2025 Shqip\u00ebria thuajse nuk prodhon m\u00eb asgj\u00eb, bien eksporti, rritet importi: Defi\u00e7iti tregtar arrin n\u00eb 48-miliard\u00eb lek\u00eb Shqip\u00ebria regjistroi nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb konsiderueshme t\u00eb eksporteve n\u00eb muajin shtator, duke arritur n\u00eb 27.2 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 204 milion\u00eb USD), nj\u00eb ulje prej 10.7% krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Shqiperia-thuajse-nuk-prodhon-me-asgje-bien-eksportet-rritet-importi.jpg?fit=900%2C546&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Shqiperia-thuajse-nuk-prodhon-me-asgje-bien-eksportet-rritet-importi.jpg?fit=900%2C546&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Shqiperia-thuajse-nuk-prodhon-me-asgje-bien-eksportet-rritet-importi.jpg?fit=900%2C546&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/10\/Shqiperia-thuajse-nuk-prodhon-me-asgje-bien-eksportet-rritet-importi.jpg?fit=900%2C546&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":94084,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ne-renie-prej-me-shume-se-dy-vitesh-si-po-rrenohen-bujqesia-dhe-industria-faktoret-ndikues\/","url_meta":{"origin":88883,"position":4},"title":"N\u00eb r\u00ebnie prej m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh, si po rr\u00ebnohen bujq\u00ebsia dhe industria! Faktor\u00ebt ndikues","author":"Kurt Farka","date":"September 30, 2025","format":false,"excerpt":"30 Shtator 2025 Burimet e rritjes ekonomike jan\u00eb drejt shterimit dhe aktualisht po bazohen n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm. Industria dhe bujq\u00ebsia q\u00eb jan\u00eb baza e prodhimit, pun\u00ebsimit dhe eksporteve prej koh\u00ebsh jan\u00eb zyrtarisht n\u00eb recesion. T\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb INSTAT mbi ecurin\u00eb e PBB-s\u00eb n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Bujqesi-sperkatje-kimikate-karkaleca-1094-1024x768-1.jpg?fit=1024%2C591&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Bujqesi-sperkatje-kimikate-karkaleca-1094-1024x768-1.jpg?fit=1024%2C591&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Bujqesi-sperkatje-kimikate-karkaleca-1094-1024x768-1.jpg?fit=1024%2C591&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/09\/Bujqesi-sperkatje-kimikate-karkaleca-1094-1024x768-1.jpg?fit=1024%2C591&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":79597,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ku-po-shkojme-importe-nga-jashte-te-frutave-dhe-zarzavateve-nuk-ka-prodhim-vendas\/","url_meta":{"origin":88883,"position":5},"title":"Ku po shkojm\u00eb?! &#8211; Importe nga jasht\u00eb t\u00eb frutave dhe zarzavateve. &#8211; Nuk ka prodhim vendas","author":"Kurt Farka","date":"March 25, 2024","format":false,"excerpt":"25 Mars 2024 Importet e frutave dhe zarzavateve u rrit\u00ebn me 63% n\u00eb periudh\u00ebn janar-shkurt 2024 n\u00eb raport me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb, teksa eksportet e k\u00ebtij grupi po rriten me ritme shume m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta. T\u00eb dh\u00ebnat zyrtare p\u00ebr tregtin\u00eb e jashtme tregojn\u00eb se ekonomia\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/zarzavate-perime.jpg?fit=1200%2C713&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/zarzavate-perime.jpg?fit=1200%2C713&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/zarzavate-perime.jpg?fit=1200%2C713&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/zarzavate-perime.jpg?fit=1200%2C713&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/03\/zarzavate-perime.jpg?fit=1200%2C713&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88883"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88883\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":88885,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88883\/revisions\/88885"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}