{"id":85119,"date":"2024-09-28T19:33:49","date_gmt":"2024-09-28T19:33:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=85119"},"modified":"2024-09-28T19:33:49","modified_gmt":"2024-09-28T19:33:49","slug":"prec-zogaj-shteti-i-pakerkuar-prej-perfituesve-te-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/prec-zogaj-shteti-i-pakerkuar-prej-perfituesve-te-tij\/","title":{"rendered":"Pre\u00e7 Zogaj: &#8211; \u201cShteti\u201d i pak\u00ebrkuar prej p\u00ebrfituesve t\u00eb tij"},"content":{"rendered":"<div><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"85120\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/prec-zogaj-shteti-i-pakerkuar-prej-perfituesve-te-tij\/prec-zogaj-5\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?fit=984%2C654&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"984,654\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;Panorama-Online&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;1632867048&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"prec zogaj\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?fit=300%2C199&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?fit=984%2C654&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-85120\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=748%2C496&#038;ssl=1\" width=\"748\" height=\"496\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=300%2C199&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=768%2C510&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=450%2C299&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=600%2C399&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?resize=400%2C266&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?w=984&amp;ssl=1 984w\" sizes=\"auto, (max-width: 748px) 100vw, 748px\" \/><\/div>\n<div><\/div>\n<div class=\"postuarne\">28.09.2024<\/div>\n<div>&#8230;&#8221;&#8230; ngjan si nj\u00eb ekstavaganc\u00eb sikur \u201cshtetin\u201d e d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vete se sa p\u00ebr komunitetin&#8230;&#8221;<\/div>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u befasuan me njoftimin e kryeministrit Rama nga maja e Nju Jorkut p\u00ebr krijimin e \u201cnj\u00eb shteti sovran bektashi brenda kryeqytetit shqiptar\u201d ishin ata q\u00eb mendohet t\u00eb ishin p\u00ebfituesit e k\u00ebsaj dhurate si nga qielli: pik\u00ebrisht p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb Urdh\u00ebrit Bektashi, t\u00eb cil\u00ebt u pan\u00eb t\u00eb kapur gafil dhe t\u00eb thoshnin n\u00ebp\u00ebr studiot televizive se \u201cnuk dinin gj\u00eb\u201d, \u201cnuk kishin folur n\u00eb kryesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb \u201d, e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb media u publikua nj\u00eb let\u00ebr e vitit 2017, n\u00ebnshkruar nga Baba Mondi, kreu i Kryegjyshat\u00ebs Bot\u00ebrore, drejtuar kryeministrit Rama, kryetarit t\u00eb Kuvendit t\u00eb asaj kohe, Meta dhe Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb let\u00ebr ai k\u00ebrkon akordimin e nj\u00eb statusi t\u00eb barazvlefsh\u00ebm s\u00eb paku me Nunciatur\u00ebn apostolike n\u00eb Tiran\u00eb. Nunciatura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi diplomatike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast e Vatikanit, sikurse jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ambasadat e huaja n\u00eb vendin ton\u00eb. Nuk po ndalem t\u00eb shtjelloj sa i shkon nj\u00eb komuniteti fetar t\u00eb ket\u00eb statusin e nj\u00eb ambasade t\u00eb huaj n\u00eb vendin e vet. Por mund ta lexojm\u00eb e mir\u00ebkuptojm\u00eb dashamir\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si nj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mbrojtje t\u00eb barazvlefshme me imunitetin diplomatik t\u00eb selive respektive.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb spikat n\u00eb ballafaqimin e dy opsioneve \u00ebsht\u00eb diferenca e madhe mes asaj q\u00eb ka k\u00ebrkuar Kryegjyshata dhe asaj q\u00eb njoftoi Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri praktikisht ka menduar t\u00eb ofroj\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak se nj\u00eb shtet. Nj\u00eb shtet t\u00eb pak\u00ebrkuar nga subjekti q\u00eb do ta g\u00ebzonte. N\u00eb inversin e shprehjes s\u00eb njohur \u201c i jep dor\u00ebn t\u00eb merr krahun\u201d, ai ofron krahun pasi i kan\u00eb shtrir\u00eb lutjen e dor\u00ebs. Si n\u00eb p\u00ebrrall\u00ebn e Aladinit. K\u00ebsisoj, n\u00eb versionin e suksesit t\u00eb projektit t\u00eb tij, ai kuturis t\u00eb ket\u00eb autor\u00ebsin\u00eb e pandashme t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb ri sovran brenda Tiran\u00ebs. Nga dy shtete q\u00eb kemi si komb t\u00eb b\u00ebhemi me tre.<\/p>\n<p>Rama e ka argumentuar projektin e shtetit t\u00eb ri pik\u00ebs\u00ebpari duke lart\u00ebsuar vlerat e m\u00ebdha t\u00eb sektit bektashian, kontributin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsueseve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb k\u00ebtij komuniteti n\u00eb formimin e nd\u00ebrgjegjes komb\u00ebtare, n\u00eb krijimin e shtetit t\u00eb pavarur shqiptar dhe n\u00eb gjjith\u00eb historin\u00eb mbi nj\u00ebqinvje\u00e7are t\u00eb tij deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Kushdo q\u00eb ka nj\u00eb minimum njohurish p\u00ebr historin\u00eb ton\u00eb mendon t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebt dhe kritik\u00ebt e ides\u00eb s\u00eb shtetit bektashi n\u00eb Tiran\u00eb kan\u00eb pohuar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, madje duke shpalosur disa syresh njohuri shum\u00eb me t\u00eb gjera se sa ka shqiptuar a mund t\u00eb ket\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Po cili komunitet fetar n\u00eb vend nuk ka dh\u00ebn\u00eb kontribute t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kombin? Cili nuk e ka pasuruar panteonin ton\u00eb me figura t\u00eb shquara, q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nga pikpamje e besimit i p\u00ebrkasin fes\u00eb islame, ortodokse, katolike apo Ungjillore, por jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, mbi t\u00eb gjitha, v\u00ebllez\u00ebr e motra t\u00eb nj\u00eb gjuhe, gjaku, race, komb\u00ebsie, konstitucioni. Pra jan\u00eb shqiptar\u00eb. Replika e Ram\u00ebs me kund\u00ebrshtar\u00ebt sikur k\u00ebta injorojn\u00eb vlerat e bektashinjve \u00ebsht\u00eb po aq e dob\u00ebt, e k\u00ebrkuar dhe pa baz\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt, e k\u00ebrkuar dhe sigurisht e shballancuar teza e shp\u00ebrblimit t\u00eb bektashinjve sikur ata kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb \u00e7far\u00eb nuk e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb siv\u00ebllez\u00ebrit e tyre te feve te tjera.<\/p>\n<p>Klerik\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb komunitetit bektashi nuk pretendojn\u00eb shp\u00ebrblim p\u00ebr ep\u00ebrsi. Ata k\u00ebrkojn\u00eb mbrotje, mb\u00ebshtetje p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb nevojshme dhe meritojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh, k\u00ebrkesat e tyre jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb drejta, legjitime. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se besimet e tjera, ai mysliman, ai ortodoks, ai katolik, por edhe komunitete me t\u00eb vogla si ai Ungjillor, marrin mb\u00ebshtetje t\u00eb natyrave t\u00eb ndryshme nga kryeqendrat e fuqishme t\u00eb feve respektive, nga kishat e xhamit\u00eb simotra n\u00eb vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, madje edhe nga shtete.<\/p>\n<p>Nd\u00ebkoh\u00eb q\u00eb sekti bektashi, p\u00ebr vet\u00eb specifikat e historis\u00eb s\u00eb vet, \u00ebsht\u00eb disi \u201cjetim\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye shteti dhe qeveria shqiptare duhet t\u2019i jap\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe. Nj\u00eb ndihm\u00eb me pesh\u00eb, e mundshme p\u00ebr \u00e7do qeveri, do t\u00eb kishte qen\u00eb e do t\u00eb ishte kthimi i plot\u00eb i pronave t\u00eb Kryegjyshat\u00ebs, mb\u00ebshtetja efikase p\u00ebr zhvillimin e k\u00ebtyre pronave. Shteti, qeveria dhe pushteti vendor mund t\u00eb kontribuojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vitalizmin dhe b\u00ebrjen sa m\u00eb atraktive t\u00eb vendeve t\u00eb shenjta t\u00eb pelegrinazheve q\u00eb jan\u00eb edhe destinacione turistike; zona ku ndodhet sot Kryegjyshata mund t\u00eb konceptohet si nj\u00eb qytez\u00eb brenda Tiran\u00ebs ku t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb muzeum apo nj\u00eb memorial t\u00eb kalvarit dhe lavdis\u00eb s\u00eb sektit, pika shitjeje t\u00eb objekteve q\u00eb evokojn\u00eb tradit\u00ebn bektashiane e plot gjera t\u00eb tjera, si\u00e7 i shohim n\u00eb shum\u00eb qendra historike t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Por t\u2019i ofrosh k\u00ebtij komuniteti nj\u00eb shtet, sikur po e nxjerr nga m\u00ebnga, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk i ke kthyer ende plot\u00ebsisht at\u00eb q\u00eb i p\u00ebrket, pron\u00ebn fizike t\u00eb kthyeshme apo kompensimin e t\u00eb pakthyeshmes, e gjith\u00eb kjo, do s\u2019do, ngjan si nj\u00eb ekstavaganc\u00eb sikur \u201cshtetin\u201d e d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vete se sa p\u00ebr komunitetin. Poeti komb\u00ebtar Naim Frash\u00ebri, nj\u00eb demiurg i Shqip\u00ebris\u00eb shpirt\u00ebrore n\u00eb gjith\u00eb kufinjt\u00eb e saj natyrore, musliman bektashi , si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Fishta katolik apo Asdreni ortodoks, do t\u00eb rrotullohej n\u00eb varr ma merr mendja nga nj\u00eb fanitje k\u00ebsisoj.<\/p>\n<p>Rama i ka m\u00ebshuar fort argumentit se \u201cshteti baktashi\u201d i sh\u00ebrben toleranc\u00ebs, bashk\u00ebjetes\u00ebs dhe harmonis\u00eb fetare. E sakt\u00eb. Komuniteti bektashi u sh\u00ebrben me devocion k\u00ebtyre vlerave q\u00eb na identifikojn\u00eb si komb. Por \u201cshteti\u201d do t\u00eb ishte tjet\u00ebr gj\u00eb. Shikoni! Pa u krijuar akoma, thjesht n\u00eb faz\u00ebn e nj\u00eb njoftimi, ideja ka shkaktuar reagime publike dhe jo publike. Komuniteti Mysliman Shqiptar, q\u00eb p\u00ebrben shumic\u00ebn n\u00eb vend, u shpreh i surprizuar dhe madje replikoi me kryeministrin duke n\u00ebnvizuar se \u201cvendi yn\u00eb nuk ndodhet p\u00ebrball\u00eb ndonj\u00eb rreziku t\u00eb prishjes s\u00eb harmonis\u00eb e dialogut, p\u00ebrkundrazi, nisma t\u00eb tilla mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e vendit\u201d.<\/p>\n<p>Plot\u00ebsisht e v\u00ebrtet\u00eb. Harmonia fetare n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb reale. Ajo ka funksionuar e funksionon nga natyra, nep\u00ebrmjet nj\u00eb vetrregullimi q\u00eb buron piks\u00ebpari nga vet\u00ebdija e t\u00eb q\u00ebnit t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00eb, nga ep\u00ebrsia reale e shqiptarizm\u00ebs mbi p\u00ebrcaktimin fetar, nga vet\u00eb roli q\u00eb luajn\u00eb komunitetet fetare n\u00eb kauadrin e bashk\u00ebpunimit mes tyre. Tundimet egocentrike apo shballancimet e paarsyeshme nga autoriteti shtet\u00ebror e minojn\u00eb k\u00ebt\u00eb panoram\u00eb t\u00eb mrekullueshme ku njer\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjedhin n\u00eb p\u00ebrputhjje me thirrjen q\u00eb u vjen se brendshmi besimin q\u00eb duan.<\/p>\n<p>Thuhet shpesh se n\u00eb disa venome dhe sidomos n\u00eb stilin e t\u00eb jetuarit bektashian\u00ebt kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me katolik\u00ebt, ortodoks\u00ebt, ungjllor\u00ebt. N\u00eb ligjerimin e qeverive, intelektual\u00ebve, t\u00eb rinjve e t\u00eb rejave kjo gj\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb ushqyer imazhin e nj\u00eb islami shqiptar t\u00eb moderuar n\u00eb raport me islamin fanatik dhe rigjid t\u00eb regjimeve teokratike dhe aurokratike ku feja jo vet\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga shteti por \u00ebsht\u00eb vet\u00eb shteti.<\/p>\n<p>Po k\u00ebto t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta nuk i kan\u00eb vet\u00ebm bektashian\u00ebt. I kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb. N\u00eb rrug\u00ebt, parqet, stadiumet, teatrot, kafenet\u00eb e panum\u00ebrta, pab-et, zyrat, makinat, plazhet, sht\u00ebpit\u00eb, qytetet dhe fshatrat e Shqip\u00ebris\u00eb sheh f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb rritur, t\u00eb moshuar, vajza, djem, burra dhe gra, q\u00eb vishen, sillen dhe jetojn\u00eb n\u00eb stilin perendimor t\u00eb jet\u00ebs\u00ebs. \u00c7do i huaj q\u00eb ka n\u00eb kok\u00eb disa steriotipe p\u00ebr vendet islamike nuk gjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt asgj\u00eb \u201c islame\u201d n\u00eb piktur\u00ebn e gjall\u00eb l\u00ebviz\u00ebse e jet\u00ebs shqiptare. Kjo duhet mbajtur parasysh p\u00ebr t\u00eb mos r\u00ebn\u00eb n\u00eb konsiderata libreske, n\u00eb gjetje t\u00eb thjesht\u00ebzuara apo me keq n\u00eb diferencime t\u00eb nxituara q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb d\u00ebm kohezionit nd\u00ebrfetar e shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb nuk e thot\u00eb vet\u00eb Rama n\u00eb ferman-myzhden\u00eb e tij p\u00ebr shtetin bektashi, e thon\u00eb disa z\u00ebra q\u00eb her\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se kan\u00eb informacion prej tij, her\u00eb b\u00ebjn\u00eb arsyetime duke e konsideruar nj\u00eb shtetar q\u00eb di se \u00e7\u2019b\u00ebn, her\u00eb notojn\u00eb n\u00eb uj\u00ebrat me t\u00eb ngrohta se kurr\u00eb t\u00eb konspiracionizmit. N\u00eb thelb k\u00ebta thon\u00eb se Ram\u00ebs ia ka sugjeruar dikush iden\u00eb e shtetit bektashi, fjala vjen Izraeli, apo \u201cdikush\u201d nga SHBA-ja, apo nj\u00eb fuqi okulte, nj\u00eb masoneri dhe ky po interpreton t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb porositur, t\u00eb cilin e ka gjetur me interes.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet nuk mund t\u00eb porositet k\u00ebshtu, si fjal\u00eb veshi. N\u00ebse nj\u00eb vend mik do t\u00eb kishte v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb ide si kjo e shtetit bektashi p\u00ebr t\u2019i sugjeruar kryeministrit ton\u00eb, sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb prapasken\u00eb, n\u00eb hije, n\u00eb fsheht\u00ebsi. Fsheht\u00ebsia e porositjes s\u00eb nj\u00eb shteti brenda shtetit shqiptar do t\u00eb ishte n\u00eb thelb nj\u00eb ofendim e posht\u00ebrim p\u00ebr kryeministrin e Shqip\u00ebris\u00eb. Ka kudo, edhe n\u00eb per\u00ebndim forca q\u00eb hedhin gurin e fshehin dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkaktuar trazira me \u201cpropozime t\u00eb bukura\u201d. Kryeministri i refuzon me neveri n\u00ebse do t\u00eb p\u00ebrballej me to.<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se Rama e ka nga vetja feksjen e shtetit bektashi. Feksje q\u00eb lexon stadin e grandomanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb vetmin\u00eb e majave, ku m\u00ebton se e \u00e7on jet\u00ebn n\u00eb vitin e dymb\u00ebdhjete t\u00eb qeverisjes pa opozit\u00eb-alternativ\u00eb. Dhe nd\u00ebrsa nuk gjejn\u00eb arsye n\u00eb asnj\u00eb prej argumentave t\u00eb paraqitura prej tij, vetvetiu ka plot njer\u00ebz q\u00eb shohin n\u00eb projektin e nj\u00eb shteti t\u00eb pak\u00ebrkuar brenda shtetit feksjen e nj\u00eb parajse fiskale dhe nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb paprekshme p\u00ebr kast\u00ebn oligarkike bipartizane, q\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka nj\u00eb hall t\u00eb madh se si t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga stuhia e trasparenc\u00ebs dhe nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb me mb\u00ebshtetje t\u00eb fort\u00eb amerikane dhe europiane.<\/p>\n<p>Nga: www.Konica.Al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>28.09.2024 &#8230;&#8221;&#8230; ngjan si nj\u00eb ekstavaganc\u00eb sikur \u201cshtetin\u201d e d\u00ebshiron m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vete se sa p\u00ebr komunitetin&#8230;&#8221; Nd\u00ebr t\u00eb t\u00eb par\u00ebt q\u00eb u befasuan me njoftimin e kryeministrit Rama nga maja e Nju Jorkut p\u00ebr krijimin e \u201cnj\u00eb shteti sovran bektashi brenda kryeqytetit shqiptar\u201d ishin ata q\u00eb mendohet t\u00eb ishin p\u00ebfituesit e k\u00ebsaj dhurate [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":85120,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,10,1,2,35],"tags":[],"class_list":["post-85119","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-kultura","category-njoftime-shtypi","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/prec-zogaj.jpg?fit=984%2C654&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-m8T","jetpack-related-posts":[{"id":84905,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ky-eshte-nje-gur-qe-vret-vangjeli-zberthen-detajetja-cili-eshte-qellimi-i-rames-per-krijimin-e-shtetit-bektashi\/","url_meta":{"origin":85119,"position":0},"title":"\u201cKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gur q\u00eb vret..\u201d, Vangjeli zb\u00ebrthen detajet:Ja cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi i Ram\u00ebs p\u00ebr krijimin e \u201cShtetit Bektashi\u201d","author":"Kurt Farka","date":"September 23, 2024","format":false,"excerpt":"23 Shtator 2024 Analisti Lorenc Vangjeli ishte i ftuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb emision televiziv ku analizoi disa nd\u00ebr q\u00ebllimet e mundshme t\u00eb kryeministrit Rama p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti bektashi brenda vendit ton\u00eb. Ky plan, i cili konsiston n\u00eb krijimin e nj\u00eb shteti sipas modelit t\u00eb Vatikanit, sipas\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/vangjeli-1024x597-1.jpg?fit=1024%2C597&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/vangjeli-1024x597-1.jpg?fit=1024%2C597&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/vangjeli-1024x597-1.jpg?fit=1024%2C597&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/vangjeli-1024x597-1.jpg?fit=1024%2C597&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":84870,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/krijimi-i-nje-shteti-bektashi-ne-tirane-pastori-precedent-shume-i-rrezikshem-per-harmonine-fetare\/","url_meta":{"origin":85119,"position":1},"title":"Krijimi i nj\u00eb Shteti Bektashi n\u00eb Tiran\u00eb, pastori: Precedent shum\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr harmonin\u00eb fetare","author":"Kurt Farka","date":"September 22, 2024","format":false,"excerpt":"23 Shtator 2024 \u201cKrijimi i nj\u00eb shteti Bektashi brenda Tiran\u00ebs, krijon nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d, k\u00ebshtu u shpreh pastori Paulin Vilajeti i cili ishte k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel i ftuar n\u00eb nj\u00eb studio televizive. Ai tha se kryemninistri Rama do duhet ta sqaroj\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt t\u00eb shpalosur p\u00ebr her\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/paulin-vilajti.jpeg?fit=871%2C506&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/paulin-vilajti.jpeg?fit=871%2C506&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/paulin-vilajti.jpeg?fit=871%2C506&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/paulin-vilajti.jpeg?fit=871%2C506&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":84916,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/neser-rama-ne-spak-tradhti-ndaj-atdheut-dhe-nxitja-e-urrejtjes\/","url_meta":{"origin":85119,"position":2},"title":"Nes\u00ebr Rama n\u00eb SPAK: &#8211; Tradhti ndaj atdheut dhe nxitja e urrejtjes","author":"Kurt Farka","date":"September 23, 2024","format":false,"excerpt":"Avokati Altin Goxhaj ka paralajm\u00ebruar se do t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb dit\u00ebn e nes\u00ebrme (24 shtator) nj\u00eb kall\u00ebzim penal ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit deklaroi n\u00eb median prestigjioze nd\u00ebrkomb\u00ebtare New York Post, p\u00ebr \u2018Sovranitetin e Urdh\u00ebrit Bektashi\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas avokat Goxhaj, me deklaratat e tij Rama ka kryer\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/e.-Rama.jpg?fit=766%2C444&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/e.-Rama.jpg?fit=766%2C444&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/e.-Rama.jpg?fit=766%2C444&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/e.-Rama.jpg?fit=766%2C444&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":84976,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shteti-bektashi-ne-tirane-milo-plas-deklaraten-ja-cfare-i-tha-ambasadori-turk-baba-mondit\/","url_meta":{"origin":85119,"position":3},"title":"\u201cShteti bektashi n\u00eb Tiran\u00eb\u201d, Milo plas deklarat\u00ebn: &#8211; Ja \u00e7far\u00eb i tha ambasadori turk Baba Mondit","author":"Kurt Farka","date":"September 24, 2024","format":false,"excerpt":"24 Shtator 2024 Ish-politikani dhe historiani Paskal Milo \u00ebsht\u00eb shprehur se ideja p\u00ebr krijimin e nj\u00eb shteti bektashi brenda atij shqiptar ka vite q\u00eb qarkullon n\u00eb zyrat e kryeministrit Edi Rama. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb tij, Milo ka sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje edhe q\u00ebndrimin e ambasadorit turk n\u00eb Shqip\u00ebri, Tayyar Ka\u011fan\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/640-0-milojpg-1727185646.jpg?fit=640%2C416&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/640-0-milojpg-1727185646.jpg?fit=640%2C416&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/640-0-milojpg-1727185646.jpg?fit=640%2C416&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":84899,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/do-jete-shteti-me-i-vogel-ne-bote-krijimi-i-shtetit-bektashi-mediat-turke-rama-do-ndertoje-modelin-e-vatikanit\/","url_meta":{"origin":85119,"position":4},"title":"\u201cDo jet\u00eb shteti m\u00eb i vog\u00ebl n\u00eb bot\u00eb\u201d\/ Krijimi i shtetit Bektashi, mediat turke: Rama do nd\u00ebrtoj\u00eb modelin e Vatikanit","author":"Kurt Farka","date":"September 23, 2024","format":false,"excerpt":"23 Shtator 2024 Krijimi i shtetit sovran t\u00eb Urdhrit Bektashi n\u00eb Tiran\u00eb ka t\u00ebrhequr edhe v\u00ebmendjen e mediave turke, ku e kan\u00eb pasqyruar gjat\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Hurriyet shkruan se \u201ckryeministri shqiptar Edi Rama planifikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb mikroshtet sovran islamik p\u00ebr bektashinjt\u00eb n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb\u201d. Sipas nj\u00eb nga mediave m\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/edi-rama3.jpg?fit=1200%2C747&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/edi-rama3.jpg?fit=1200%2C747&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/edi-rama3.jpg?fit=1200%2C747&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/edi-rama3.jpg?fit=1200%2C747&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/edi-rama3.jpg?fit=1200%2C747&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":84837,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtet-si-vatikani-per-bektashinjte-ne-tirane-reagon-baba-mondi\/","url_meta":{"origin":85119,"position":5},"title":"Shtet si Vatikani p\u00ebr bektashinjt\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, reagon Baba Mondi","author":"Kurt Farka","date":"September 22, 2024","format":false,"excerpt":"22 Shtator 2024 ... Ne nuk e kemi k\u00ebrkuar dhe nuk pretendojm\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb shtet Mysliman. Nisma \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e kryeministrit Rama \u201cNa ka befasuar\u201d. Ky ishte komenti i par\u00eb q\u00eb Kryegjyshi Bot\u00ebror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj n\u00eb lidhje me lajmin q\u00eb qarkullon prej paradites s\u00eb sotme\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1726947847xcollage-1-195.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1726947847xcollage-1-195.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1726947847xcollage-1-195.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/900-0-1726947847xcollage-1-195.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85119"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85119\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":85121,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85119\/revisions\/85121"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85120"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}