{"id":84979,"date":"2024-09-24T15:28:52","date_gmt":"2024-09-24T15:28:52","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=84979"},"modified":"2024-09-24T15:30:11","modified_gmt":"2024-09-24T15:30:11","slug":"shtjefen-gjecov-kryeziu-per-shtetin-e-ri-shqiptar-1921-aktual-edhe-per-ditet-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtjefen-gjecov-kryeziu-per-shtetin-e-ri-shqiptar-1921-aktual-edhe-per-ditet-tona\/","title":{"rendered":"Shtjefen Gje\u00e7ov Kryeziu: &#8211; P\u00ebr Shtetin e Ri Shqiptar 1921, aktual edhe p\u00ebr dit\u00ebt tona"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"84982\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtjefen-gjecov-kryeziu-per-shtetin-e-ri-shqiptar-1921-aktual-edhe-per-ditet-tona\/unnamed-75\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?fit=512%2C299&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"512,299\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"unnamed\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?fit=300%2C175&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?fit=512%2C299&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-84982\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?resize=531%2C310&#038;ssl=1\" width=\"531\" height=\"310\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?resize=300%2C175&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?resize=450%2C263&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?resize=400%2C234&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?w=512&amp;ssl=1 512w\" sizes=\"auto, (max-width: 531px) 100vw, 531px\" \/><\/p>\n<p>(Publikohet me rastin e &#8220;Vitit te 150 Vjetorit te Lindjes&#8221;.<\/p>\n<p>24 Shtator 2024<\/p>\n<p>\u201c \u2026Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula\u2026 \u201c<\/p>\n<p>Mendimet e Rilindasit te fundit per organizimin dhe detyrimet e nenshtetasve per Shtetin e Ri Shqiptar. Po publikojme nje Studime te Shtjefen Gjecov Kryeziut te botuar ne vitin 1921, Mbi detyrat e shtetasve dhe deturimin e Nepunsave. Studimi eshte shume aktual edhe sot, shkruan Kurt Farka n\u00eb \u201cShqiptari\u201d. Ne ato vite ende nuk ishte saktesuar terminologjia per \u201cdetyrimet\u201d dhe autori qe njihej qe ishte purist ne permbajtjen e termave , per \u201cDetyrimet\u201d perdor termin Telozna, term i njohur edhe ne gjuhen popullore te asaj periudhe, por sot nuk ka perdorim dhe eshte harruar.<\/p>\n<p>Studimi eshte ne gegnishte, dhe ne po e publikojme pa ndryshime edhe per ruajtjen e dialektit te autorit ne kohe. E shkeputem nga Vellimi: Shtjefen Gjecov Kryeziu; Shtyllat e Kombit\/ Publicistike, pergatitur per botim nga Jaho Brahaj, botuar ne vitin 2009.<\/p>\n<p>Telozna<\/p>\n<p>Hyjnis\u00eb t\u00eb Hyjnis\u00eb, Mbretit t\u00eb Mbretit<\/p>\n<p>Natyra na m\u00ebson, e nuk \u00ebsht\u00eb nevoja e sterhollimeve, se detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht me vendos mendjen e synin mbarvajtjes se shpis\u00eb; me punue me sa duar q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebn kulm, tuj hedh\u00eb bim\u00eb e t\u00eb tjera sende ushqimore q\u00eb do ti duhen p\u00ebr nevoj\u00eb t\u00eb shpis\u00eb e t\u00eb gjas\u00eb s\u00eb gjall\u00eb rrotull vitit. Detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht t\u00eb mbajtunit n\u00eb fre, q\u00eb t\u00eb mos i turren n\u00eb qaf\u00eb kuej, mos ti bajn dame kuej e t\u00eb mos i sjellin ngat\u00ebrresa shpis\u00eb. Shkurt: Detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht q\u00eb t\u00eb perpiqet p\u00ebr fatlum\u00ebsi t\u00eb shpis\u00eb e t\u00eb shpijave.<\/p>\n<p>Ma e madhja detyr\u00eb asht p\u00ebr nji zot shpije, nen kulmin e s\u00eb cil\u00ebs l\u00ebvrojn\u00eb njer\u00ebz e bag\u00ebti, t\u00eb mir e t\u00eb kqinj\u00eb, i cili do ti hapi syt e kujdesit jo ve\u00e7 p\u00ebr n\u00eb shpi e rrethin e saj\u00eb, por do t\u00eb permbledhin n\u00eb gjan\u00ebsin e pamjes s\u00eb vet, nj\u00eb rreth shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hap\u00ebt mbrenda t\u00eb cilit p\u00ebrfshihen: njer\u00ebz, bag\u00ebti, ar\u00eb e livadhe mezhda e kullosa, si n\u00eb v\u00ebrri e n\u00eb mal, e k\u00ebto do ti mbaj\u00eb t\u00eb thuruna ver\u00eb e dim\u00ebn, nat\u00eb e dit\u00eb qi t\u00eb mos ngat\u00ebrrohen njerzia: me i mbajt\u00eb n\u00eb fre njerzit e vet q\u00eb mos tu versulet kush p\u00ebr me ju a penguar lirin\u00eb e me i marr\u00eb nep\u00ebr kamb\u00eb.<\/p>\n<p>Ky zot shpije i k\u00ebsaj shpie t\u00eb madhe e i ketij rrethi kaq t\u00eb hap\u00ebt, asht Mbreti, e shpija e madhe asht Mbret\u00ebnia. F\u00ebmija i tij jan\u00eb bag\u00ebtit e pasunija \u201cn\u00eb mal e n\u00eb fush\u00eb\u201d me bjeshk\u00eb e v\u00ebrri e deri ku shtrihet sundimi i mbretit, jan\u00eb t\u00eb tijat. \u2013 Mbreti asht shtati, gjymtyr\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00ebnshtetasit.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj nga e mbara shpija e vog\u00ebl, kerkon kujdesin e t\u00eb zot, dhe ndihm\u00ebn e krahve e t\u00eb njerzve qi banojn\u00eb nen kulm t\u00eb saj\u00eb; k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebrkon edhe mbretnija prej njerzve q\u00eb e perbajn\u00eb. Ashtu si ka nevoj\u00eb per roje e qet\u00ebsi shpija e vog\u00ebl, ma shum\u00eb e k\u00ebrkon shpija e madhe, e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr roje e qet\u00ebsi t\u00eb brendshme, p\u00ebr administrim e perparim, p\u00ebr rregullim e mbrojtje nga \u00e7do k\u00ebrcnim nga jasht, e k\u00ebto e kujdese i ka mbi krye Shtati, Mbreti e qeverija e tij.<\/p>\n<p>Ligji i natyr\u00ebs, ligji i Perendis\u00eb u ve detyr\u00eb njerzve q\u00eb ti pergjigjen me detyrime t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb e ti gjinden me ndihm\u00eb me krah e me djersen e ballit. Njato detyrime u caktohen edhe gjymtyr\u00ebve t\u00eb mbretnis\u00eb: me i dhan\u00eb ndihm\u00eb e krah Shtatit t\u00eb vet, Mbretit t\u00eb vet, e me ndej me respekt e me ndigjes\u00eb, e me nda kafshat\u00ebn e goj\u00ebs me te, q\u00eb t\u00eb mundet ku me sy t\u00eb vet e ku nepermjet zevendesave t\u00eb vet me qeveris popullin e vet.<\/p>\n<p>Qeverisja, rregullimi, ruajtja dhe qet\u00ebsia nuk munden me qendrua n\u00eb kamb\u00eb, e nuk ka mund\u00ebsi me u prit k\u00ebrcnime e rreziqe t\u00eb tmerrshme as ato nga jasht, kur populli e rrudh doren e zemren; se tu i rrudhun k\u00ebto ai kishte me u diftue teper i poshter, e kishte me d\u00ebshmue se nuk don mbret, nuk don emen e za t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbreti asht ati i popullit, asht Kreu i tij, asht Prij\u00ebsi e Kujdestari i tij; e populli asht biri i k\u00ebtij Atit, asht \u201cn\u00ebnshtetasi\u201d i k\u00ebtij. Kreu, asht ndjek\u00ebsi i k\u00ebtij Prij\u00ebsi, asht \u201cp\u00ebrkrah\u00ebsi\u201d i k\u00ebtij Kujdestari. Rregullin e dashunin ja detyron. Si nuk mund t\u00eb mendohet nji Mbret pa popull, pa qeveri e ushtri; ashtu nuk mund t\u00eb mendohet se kishte me muejt me drejtue Mbreti, po nuk ju perkrah populli me djemt e djerset e veta.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Tham\u00eb se Mbreti asht ati, kreu, prisi e kujdestari i popullit; por p\u00ebr fat t\u00eb keq popullit \u2013 sideomos tonit \u2013 nuk i hyjn n\u00eb krye aq lehtas k\u00ebto perthanje t\u00eb madhnueshme e t\u00eb ambla q\u00eb i bashkanjiten mbretit t\u00eb nj\u00eb kombi; t\u00eb shumten e her\u00ebs emni i mbretit i bahet gjak nder sy popullit. Ja arsyeja: Populli mendon se \u00e7do pun\u00eb q\u00eb bajn zevend\u00ebsat e Mbretit rrjedhin prej rraje, prej mbretit; \u00e7do zyrtar a taksidar q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr katunde me mbledh, hir a pa hir; \u00e7do pul\u00eb apo pat\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkohet popullit e \u00e7do dhunim q\u00eb ti bahet, mbretit ja lan\u00eb. Mbreti i ka dergua, mbreti lyp\u00eb, mbreti k\u00ebrkon, mbreti n\u00eb ven kamben. K\u00ebto keqkuptime si duhen shkrue ne faj popullit, por zyrtarve e taksidarve.<\/p>\n<p>Historija e \u00e7do shekulli na deshmon se nder shka\u00e7et q\u00eb kan\u00eb mbrri me trondit deri fronet e t\u00eb m\u00ebdhajve t\u00eb bot\u00ebs e me i ba t\u00eb vendosin gishtin mbi ball, kan\u00eb qen\u00eb detyrimet, taksat e t\u00eb lamet, si kur kan\u00eb qen\u00eb prodhime bim\u00ebsh a bag\u00ebtish e t\u00eb tjera. Emni i t\u00eb lameve (pagesave) gjithmon\u00eb ka pas\u00eb shkaktue n\u00eb popull vaj e ankesa, nam\u00eb e thirrje, e sa her\u00eb ka ndodh\u00eb q\u00eb ka pas\u00eb hy kryengritja n\u00eb popullsi rezultat i s\u00ebcil\u00ebs kan perfundue t\u00eb lam\u00eb me gjak, p\u00ebr tmerr, si njerzit e popullit si ata t\u00eb qeveris\u00eb, me dam t\u00eb at\u00ebdheut e t\u00eb mbretnis\u00eb. Rrjedha e k\u00ebtyne t\u00eb zezave nuk mund ti ngarkohen popullit, por njerzve t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr arsye se k\u00ebta t\u00eb shtym\u00eb prej fitimesh t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebrhapeshin neper popull jo si vllaznit e popullit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ujqve t\u00eb uritur; jo me mbledh popullin e me i than\u00eb ndonji shpjegim se per \u00e7far\u00eb qellimi i japin ato pagesa, por p\u00ebrkundra me sjelljet mizore t\u00eb tyne, i jepshin malin popullit e tuj nxierr shkak t\u00eb pabindjen e tij, v\u00ebshin dor\u00eb me rrenim ku me pula e pata, pernjimend, ku me d\u00ebmtime, me t\u00eb shituna e me t\u00eb bleme si dojshin vet\u00eb. K\u00ebshtu e dhjeta vete ne p\u00ebs\u00ebshe e ndonj\u00eb rast per m\u00ebshir n\u00eb shtat\u00ebsh\u00eb e tet\u00ebshe; Domethan\u00eb se njerzit e popullit do ta ndajshin p\u00ebr gjys\u00ebm me taksidar\u00ebt mundin e djers\u00ebn e vet\u00eb, e prej k\u00ebtyne t\u00eb marrunave t\u00eb shumten e ndalshin p\u00ebr vete zyrtar\u00ebt e taksidar\u00ebt, e qeveris\u00eb i jepnin ve\u00e7se tepric\u00ebn. K\u00ebto pun\u00eb pra e ftohin popullin dhe u hyn\u00eb n\u00eb palc\u00eb urrejtja ndaj mbretit e qeveris\u00eb, se u shkon mendja se mbreti e qeveria urdhnojn\u00eb, q\u00eb ti vihet kamba popullit e ta vorfnojn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Kujtoi se nuk gaboi n\u00ebqoft\u00ebse them, se vaji, brima e ankimi i popullit t\u00eb shumten e her\u00ebs asht i arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>T\u00eb regjurve nd\u00ebr mjerime do tu besohet; atyre q\u00eb dhe dreka dhe darka u p\u00ebrbahet prej le\u00e7enikut.<\/p>\n<p>Ja disa tregime t\u00eb hershme para se t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb vonat apo tonat.<\/p>\n<p>Se merreshin neperkamb\u00eb popujt e hersh\u00ebm jo vet\u00ebm prej z\u00ebvend\u00ebsave, por edhe prej mbret\u00ebnve t\u00eb tyre, historit\u00eb na bajn\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Se \u00ebsht\u00eb fillue jeta nuk gjejm\u00eb nji komb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebrrit me i mohue detyrimet q\u00eb ka ndaj kryetarit, e si jan\u00eb gjet\u00eb asi kryetar\u00ebsh q\u00eb e largoishin popullin nga vetja me dhunime e mizorit e veta, ashtu ka patur asish q\u00eb jan\u00eb mundue me e afrue popullin e me e futun n\u00ebn sjetull t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Teprija e t\u00eb lameve nuk asht tjet\u00ebr por \u201crrenimi\u201d i Shtatit sepse k\u00ebto kan\u00eb q\u00ebllime t\u00eb ve\u00e7anta e jo t\u00eb p\u00ebrgjithshme; kan\u00eb q\u00ebllim madh\u00ebshtit e t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebve, e jo t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrparimin e popullit e t\u00eb mbretnis\u00eb. Teprija e pagesave e \u00e7on popullin e mbretnin\u00eb kah rrenimi e jo kah jeta. Si t\u00eb shikoj\u00eb rrenimin e vet\u00eb popullit i jepet shkaku ose me u ngrit\u00eb forc\u00ebrisht kundra Shtatit t\u00eb vet\u00eb ose do ngelet si nji gjarpen i k\u00ebputur n\u00eb kryq tu u sjell nep\u00ebr pluhun deri sa ti dal fryma, e kjo sepse Shtati mizor asht mbajtun prej fuqive mizore, i mbajtun prej fuqije t\u00eb n\u00ebpunsave, nuk e lejon me ngrit\u00eb ballin kundra t\u00eb paudhave q\u00eb i bahen.<\/p>\n<p>Horodoti na kallxon se Athinasit e pangopun paten arrit me lyp detyrime prej banorve t\u00eb bregut t\u00eb Andros, jo n\u00eb em\u00ebn t\u00eb sunduesit \u2013 i cili do e ket marr\u00eb e teprue \u2013 por n\u00eb emen t\u00eb dy hyjneshave q\u00eb quheshin: Mbushamende (Dea Peersuasio) e Nevoja (Dea Necessitas). Banor\u00ebt e Andros t\u00eb lodhun prej nep\u00ebrkambjeve u pergjegj\u00ebn Athinasve n\u00eb em\u00ebn t\u00eb dy hyjneshave t\u00eb qujtuna: Mosmundja (Dea Impossibilitas) e Vobeksija (Dea Paupertas), e ashtu i hoqen qafet. Si t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb popull hyjnesha Mosmundja e Vobeksija hec e sille ne mend! E \u00e7far\u00eb fitimi e \u00e7\u2019nder e \u00e7\u2019em\u00ebn i mbetet mbretit e mbretnis\u00eb si ti fiket populli kur e leshon n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zyrtarve mizor? Ashtu si ka detyrim populli me ja dhan\u00eb shtatit \u00e7ka i detyrohet, ashtu asht detyra e shtatit me ja largue frigen popullit.<\/p>\n<p>Lekedemon\u00ebt mbas deshtimit t\u00eb Plutarkut, ishin zotnues t\u00eb Greqis\u00eb. Pra pok\u00ebshtu dhe gjith\u00eb grek\u00ebt do lanin detyrimin duke d\u00ebshirue q\u00eb t\u00eb vendoste detyrime n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pasunive e t\u00eb tokave P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Athinasit u paraqit\u00ebn para Lakademonasve me Aristidhin. Doli Aristidhi i varf\u00ebr dhe i ndau detyrimet simbas pasunije dhe mbet\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqun. Aristidhi e caktoi deturimin 160 talenta. Kur erdhi e hypi n\u00eb pushtet Perikliu e ngriti detyrimin n\u00eb 600 talenta. E mbrapa k\u00ebtij vazhdoi t\u00eb ngrihet deri sa hypi n\u00eb 1300 talenta. \u2013 Gjithnji si tasidar\u00ebt e Shqipnis\u00eb son\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sulltanave. K\u00ebto ngritje nuk u ban\u00eb se kishte mbetun shtati mangut p\u00ebr hargjimet e detyrueme, por sepse prishej djersa e mundi i popullit nder kremtime t\u00eb sterm\u00ebdha e nder ndertesa t\u00eb stermadh\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>Nder Perandoret e Rrom\u00ebs, sundimi i t\u00eb cilve p\u00ebrfshinte mbar\u00eb boten e at\u2019hershme, po permendim disa nder njiqind q\u00eb kan\u00eb pas luejt mendsh hapur, t\u00eb cilet pa far\u00eb m\u00ebshiret rjepshin popullin, i pinin gjakun, e i bllokonin frym\u00ebn popujve t\u00eb pushtuar.<\/p>\n<p>Galba porsa hypi naltsin\u00eb e sundimit, simas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Svetonit, aq i randoj popujt me detyrime pagesash e n\u00eb grumbullimin e visareve, sa mbrrini me hyp n\u00eb zyre ma t\u00eb nalta t\u00eb mbretnis\u00eb njerzit ma t\u00eb posht\u00ebm me cuba e pla\u00e7kit\u00ebs, tuj i ba zavend\u00ebsa n\u00ebper t\u00eb kater an\u00ebt e mbretnis\u00eb me porosi q\u00eb ti pinin gjakun popujve me taksa. K\u00ebto mbasi e venin popullin nen shkop, me visare t\u00eb grumbullueme ktheheshin nd\u00ebr shpija per me kalue jet\u00ebn mbeshtet, e nder arg\u00ebtime e marri, e menjiher\u00eb prap i thirrte zoti Galba i cili pa e tjerr\u00eb punen gjat\u00eb me nj\u00eb pages tre grosh\u00ebsh i percillte p\u00ebr atje nga nuk do ktheheshin ma, e pasunit e tyne t\u00eb vjedhuna popullit, Galba i st\u00ebrvidhte e i bante t\u00eb vetat.<\/p>\n<p>Gaji Qezar i qujtun Kaligula, aq ka q\u00ebn\u00eb i dhan\u00eb mbas mizorish e mbas pun\u00ebsh t\u00eb ndyeta, aq i ishte rrit\u00eb mendja, sa nder marr\u00ebzit t\u00eb panjehyna kallzohet edhe kjo e cila e tregon si mik bag\u00ebtish e jo t\u00eb njerzimit. -Ky kishte nj\u00eb kal q\u00eb nuk e nd\u00ebrronte me Rromen e me rroman\u00ebt. I jepte me hanger elb t\u00eb zgjedhun t\u00eb hedhun nder kupa t\u00eb arta e i jepte me pi ven\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ujit. Selenikat, e mbulojen ja kishte premun me stofra t\u00eb perpurta e me gjithfar qendisjesh e lajlesh. Stalla e kalit ishte me shtroje e mbuloj\u00eb t\u00eb mermert\u00eb, e grazhdi prej dhambesh prej eshtnave t\u00eb dhambeve t\u00eb elefantit. Qaforja e kalit ishte prej margaritar\u00ebsh. Pos\u00eb stalles Kaligula i pati falun kalit t\u00eb vet\u00eb nj\u00eb shpi tjet\u00ebr t\u00eb hij\u00ebshme e t\u00eb stolisun permbrenda madh\u00ebnisht, q\u00eb ti gjendej gati kur ti mbushej koha (kalit) me prit\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb thirrte me darkue me te. S\u00eb mbramit kje p\u00ebrbetue me e ba Konsull (si t\u00eb mos kishte Roma kurrnji njeri p\u00ebr ket titull). Aq per zemer(!) e kishte popullin e vet Kaligula sa pati mbrri me than\u00eb: \u201cUtiman populus Romanus unam heberet cervicemi\u201d d. m. th. Kalikula ishte i mjeruar pse krenat e popullit Rroman nuk ishin mbi nj\u00eb arr\u00e7 t\u00eb nj\u00eb qafe q\u00eb ta kishte m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme me ja shkurtue qafen t\u00eb gjithve pernjiher me nji t\u00eb q\u00eblluare shpate. Ve\u00e7 mizorish e dhunimesh q\u00eb i njihen k\u00ebtij p\u00ebrbind\u00ebshi, pati mb\u00ebrritun me shterr thesarin e Shtatit tuj prish disa miljona pa u mbush vjeti, nder lojna e kremtime perurime ndertesash e arg\u00ebtime t\u00eb papuna.<\/p>\n<p>Nji oroe! K\u00ebtu dallon hapun, se popujt e hershem ishin shum\u00eb ma t\u00eb perulun e t\u00eb ndigjueshem se popujt e kohve t\u00eb vona; Arsyeja asht se ato kan\u00eb pas\u00eb nji bindje e druajtje t\u00eb madhe ndaj mbretit e zevend\u00ebsave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u sh\u00ebmb\u00ebllehej hija e hyjnive. E dyta arsye pse u vinte p\u00ebrshtat mbret\u00ebnve t\u00eb atyne kohnave me shtyp e me ndrydh nenshtet\u00ebsat e kombet e pushtueme, sepse kishin n\u00eb dor\u00eb palc\u00ebn e fuqis ushtarake, e cila p\u00ebrbahej prej gjithfar\u00ebsh, dhe ishte e mbajtun mir\u00eb. Vet\u00ebm kur fillojshin me perbuz ushtrin\u00eb, tu pervishej kjo, mbretenve t\u00eb Rom\u00ebs u k\u00ebndonte qyqja mbi krye e mbi thesare t\u00eb grumbullume n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb popujve, e e mbarojshin jet\u00ebn t\u00eb p\u00ebrshkuem prej patershanash e kurtjelash.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thomi pa gabue pra, se rrenimi i popullit por edhe i mbretnis\u00eb, rrjedh prej t\u00eb qeverisunit t\u00eb mbrapsht, e k\u00ebt\u00eb rrezik kan\u00eb mb\u00ebrri me e pa mbretnit e hersh\u00ebm e besa nuk kan pas ndej me duar ne ije, e tuj sodit me bisht t\u00eb synit sjelljet mizore t\u00eb zavend\u00ebsave e t\u00eb qeverisunit e qeveritarve, t\u00eb zyrtarve e t\u00eb taksidarve t\u00eb pa zemer. Ka pas\u00eb edhe nd\u00ebr mbret\u00ebnt e hershem baballar kujdestar, t\u00eb cil\u00ebt e afronin popullin n\u00ebn sjetull t\u00eb vet\u00eb, dhe ja ndigjonin vajin e ankes\u00ebn, duke ngrit zanin kundra punve t\u00eb liga e kundra paudh\u00ebsive t\u00eb zavend\u00ebsave t\u00eb vet, e kundra qeveritarve t\u00eb krahinave t\u00eb pushtueme q\u00eb merrnin guximin me neperkambun popullin me sjellje t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>\u00e7do mbret e sundues ja fiton zembren popullit kur k\u00ebta ti mbajn syt mbi te, e kur mos t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nep\u00ebrkambet e ti punohen paudh\u00ebsi. Kan pas\u00eb mb\u00ebrri me kuptue se kalimi i mas\u00ebs e ndez popullin n\u00eb urrejtje kundra mbretit, qeveris\u00eb e s\u00eb mbrami prej k\u00ebtyne punve t\u00eb mbrapshta t\u00eb qeverive mbijn\u00eb ngatrresa, mbijn\u00eb rrevolta n\u00eb popull e mundet me perfundue q\u00eb me \u00e7ue dor edhe ndaj atdheut. P\u00ebrkundrazi po arriti populli me u bind se po punohet p\u00ebr t\u00eb mir e fatlumt\u00ebsi t\u00eb tij e se t\u00eb gjitha q\u00ebllimet si t\u00eb mbretit e t\u00eb qeveritar\u00ebve kan synim p\u00ebrparimin e t\u00eb mb\u00ebkamburit e tij, jo vet\u00ebm t\u00eb ndjek populli, por deri kafshat\u00ebn e gojes asht i zoti me e nda me mbretin e vet. Propoganda e grabitja e zavend\u00ebsave t\u00eb cilat e \u00e7ojn\u00eb popullin kah mjerimi, ato edhe e irritojn\u00eb e n\u00eb rrevolt\u00eb e \u00e7ojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ja disa tregime.<\/p>\n<p>Dari, i biri i Istapsit duke e pas\u00eb shtri sundimin e vet\u00eb mbi nji pjes\u00eb t\u00eb madhe e shum\u00eb t\u00eb pasun t\u00eb Greqis\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb jepte urdhen p\u00ebr me grumbullue detyrimet, t\u00eb gjith\u00eb zavendsat e qeveritar\u00ebt i thirrte para fronit t\u00eb vet, dhe kerkonte prej tyne me i kallzue se mos po randohej populli prej pagesave t\u00eb taksave. -As po ti marrim gjysmen e prodhimit nuk rendohet populli \u2013 i p\u00ebrgjigjeshin k\u00ebta. \u2013 E mir\u00eb, ju a kthente Dari \u2013 edhe at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb merrni ta p\u00ebrgjysmoni, vetem mos ti randohet taksa popullit.<\/p>\n<p>Tiberi Qezar, Perandor i Rom\u00ebs sado q\u00eb ishte nji njeri mizor, koprac e i ndyt, teprimin e taksave e urrente. Sa e sa her\u00eb i akuzonte konsujt q\u00eb i dergonte n\u00eb krye t\u00eb ushtrive t\u00eb krahinave t\u00eb pushtueme, sepse nuk tregoheshin ma realist p\u00ebr relacionet e ngjarjeve e nuk e njoftonin Pleqnin (Senatin) e Rom\u00ebs mbi gjendjen e atyne krahinave, q\u00eb ta dinte me koh\u00eb me marr\u00eb masa p\u00ebr \u00e7do rast. E gjithmon, kur me shkresa e kur me fjal\u00eb t\u00eb rrebta hidhej kundra qeveritarve kur rendonin popujt me pagesa t\u00eb teprume, tu i k\u00ebshillue: \u201cBoni pastoris esse tondere pecus, non deglubere\u201d.<\/p>\n<p>Detyra e bariut t\u00eb mir\u00eb asht me qeth dhent e jo me i rrjep. \u2013 Fjal\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb me u vendos ne ball t\u00eb \u00e7do zyre financiare e me ja var n\u00eb qaf\u00eb taksambledh\u00ebsve, q\u00eb ti ken\u00eb parasysh gjithmon kur dalin neper popull per k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nder nj\u00ebmij\u00eb e pesqind t\u00eb zeza q\u00eb pat ba Neroni nji nder e vetme i k\u00ebndohet q\u00eb i bani njerzimit, e jo p\u00ebr tjet\u00ebr, por se u merzit prej ankimeve t\u00eb vazhdushme si na e d\u00ebshmon Dionis Kasi. Ky perandor arriti me i heq fare taksat tue lirue popullin prej tyne. Pleqsija e Rom\u00ebs e lavdroj fisnikrin\u00eb e tij, po e njoftoi se mbretnija do shkonte n\u00eb shkatrrim e n\u00eb rrenim t\u00eb plot\u00eb, po nuk pati mjete p\u00ebr shpenzime q\u00eb i duhen, e me t\u00eb cilat mund t\u00eb mbahet n\u00eb kamb\u00eb. E mbrrini me ja mbush mendjen Neronit, q\u00eb t\u00eb merrej taksa, ne mos n\u00eb ndonji m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn si n\u00eb kohen e Konsujve t\u00eb hershem; porse t\u00eb shpallte urdhna t\u00eb rreb\u00ebta kundra taksambledh\u00ebsve q\u00eb t\u00eb mos shtyhen n\u00eb teprime se ato bahen shkaku i urrejtjes e t\u00eb revoltave t\u00eb popullit. \u2013<\/p>\n<p>Jul Kapittolini tregon nj\u00eb tregim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr perandorin Mark Aureli. Meqense pati hargjue t\u00eb ardhurat e thesarit mbretnor, n\u00eb luft\u00eb kundra Markomanve, e duke pa se lufta vazhdonte, e thesari u mbarue, nuk ju duk pun\u00eb e ndershme q\u00eb ta rendonte popullin me pagesa t\u00eb reja t\u00eb jasht-kohshme por la peng madhnin e stolive t\u00eb mbretnis\u00eb s\u00eb vet; pasunit e veta, sende e en\u00eb t\u00eb arta, pa i kursye deri stolit e arta e t\u00eb pa\u00e7mueshme t\u00eb Perandoresh\u00ebs. Dy muaj zgjati ky peng deri sa mblodhi t\u00eb hollat q\u00eb i nevoiteshin per shpenzimet e ushtris\u00eb. Mbasi i n\u00ebnshtroi Markomen\u00ebt, shpalli qe kush t\u00eb d\u00ebshironte me ja kthye sendet e bleme do merrte t\u00eb hollat e veta. Kush ja ktheu i mori t\u00eb hollat , e kush nuk ja kthej, as pak se trazoj.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>Palca e k\u00ebtij artikulli asht: Mbreti mb\u00ebshtetet n\u00eb popull e populli n\u00eb mbretin. Pra as mbreti as qeveritar\u00ebt nuk ran\u00eb nga qielli, por u perftuan n\u00ebn zem\u00ebr t\u00eb nanes si t\u00eb gjith\u00eb njerzit q\u00eb jetojn\u00eb mbi fytyr\u00eb t\u00eb tok\u00ebs. Porse ligji i natyr\u00ebs e ligji i Fuqiplotit na urdhnon q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb mbretin, se at\u00eb fuqi e ka prej s\u00eb nalti, sa t\u00eb marr skeptrin e sundimit n\u00eb dor\u00eb, ai merr t\u00eb drejta atnije mbi kombin mbar\u00eb e poashtu do t\u00eb njihet si ati i kombit, e si \u00e7do njeri q\u00eb ka nji at n\u00eb bot\u00eb, at t\u00eb ligjshem, ashtu mbreti asht ati i ligjshem i kombit e nuk mund t\u00eb jet\u00eb ma shum se nji.<\/p>\n<p>Po gjymtyr\u00ebt q\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb qeverin\u00eb? Sot jan\u00eb disa e neser t\u00eb tjer\u00eb, e kjo nder\u00eb asht shum rrug\u00eb e mbar\u00eb, mund ti ngarkohet \u00e7do njeri pjestar t\u00eb kombit, mjaft q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsit q\u00eb lypen p\u00ebr t\u00eb kryer detyrimet e zyres.<\/p>\n<p>M\u00eb \u00e7\u2019far\u00eb shpirti pra, e me \u00e7\u2019far\u00eb ftyre mundemi me sigurue at vend ku peshohen fatet e nj\u00eb kombi, e kush? ne q\u00eb deri dje perballuem urdhnin e Mbretit ton\u00eb p\u00ebr pagimin e taksave e n\u00eb nisjen e djemve ton\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb komb\u00ebtare? \u2013 Duhet t\u00eb na mbushet koka se q\u00eb t\u00eb mundim t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb kamb\u00eb mbretnija, e t\u00eb mundet t\u00eb vijoj per p\u00ebrparimin e kombit, pagesat e ushtrija jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Pam\u00eb pra se mbreti asht ati i kombit, qeveritar\u00ebt jan\u00eb vllaznit e kombit, po ushtrija prej \u00e7\u2019far\u00eb djemsh perbahet? Edhe kjo p\u00ebrbahet prej zemr\u00ebs s\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Pra detyrimet e taksat q\u00eb jep kombi nuk ja jep t\u00eb huajit, por atit t\u00eb vet, vllazn\u00ebve t\u00eb vet e djemve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Tashi dua t\u00eb hy n\u00eb zemb\u00ebr t\u00eb kombit tim!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se Shqiptari e ka gjak nder sy taks\u00ebn; nji pjes\u00eb e banorve jan\u00eb q\u00eb nuk kishin dasht me hy n\u00ebn k\u00ebt \u00e7atel kurr e p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb, e disa t\u00eb tjer\u00eb edhe pse kan hy n\u00eb ket\u00eb rabush, kurr si pam\u00eb tue qesh\u00eb e as i ndigjuem tue k\u00ebndue.<\/p>\n<p>Shqiptari i fushave ka pague taksat pse ka qen\u00eb i shkelun, e ai i maleve nuk e ka pague pse ka ken mbret me pushk\u00eb n\u00eb krah. P\u00ebrpara malet e mandej pushka, e kan pas\u00eb pshtue Shqiptarin e maleve pa pague taksa e jo pse nuk e lejon Kanuja e Lek\u00ebs! Malet po, kan qen\u00eb q\u00eb ja shtijshin tmerrin ushtris\u00eb turke, e prandaj ka pshtue malsor\u00ebt ton\u00eb pa pague taksa. \u201cNuk lufton Kelmendi, por vendi\u201d asht fjala e vjeter. \u2013 Pa rrug\u00eb, pra i mbeshtetet kanunit Shqiptari i maleve tue than\u00eb se \u201cKanuni nuk ban\u00eb bidat (doke t\u00eb reja). Fjala bidat \u2013 doke- asht aq i vjeter, sa asht i vjeter vet\u00eb shqiptari, si i malit si i fush\u00ebs. E doket nuk i ka mali po i ka edhe fusha. \u2013 Hej, sa gjethi shperthen e bjen, sa lule \u00e7ilen e thahen, ashtu mund t\u00eb themi edhe p\u00ebr doke \u2013 bidate, jan\u00eb gjeth e lule.<\/p>\n<p>Fjala e art\u00eb e Kanunit t\u00eb Lek\u00ebs, e cila e ka pas\u00eb p\u00ebr zemer t\u00eb mir\u00ebn e popullit thot\u00eb: \u201cKu t\u00eb jet\u00eb gjasa (koha), vihet pem\u00eb e re\u201d. Pra Kanuni jep leje me mbjell pem\u00eb t\u00eb reja, ose doke t\u00eb reja, kur e lyp nevoja. A thue kena ndonji moter? Bukur shum kena k\u00ebsi motrash. e ja nja dy nder sa e sa:<\/p>\n<p>Shqiptari i hershem i maleve t\u00eb egra t\u00eb Shqipnis\u00eb son\u00eb me gjahik e tirq, petka t\u00eb leshta dhe t\u00eb trasha, nuk ka dit\u00eb \u00e7ka jan\u00eb petkat e lita, p\u00ebr sumbulla e mberthecka p\u00ebrdorte ferra, e per n\u00eb ngjeshme rrypina lekur\u00eb blini e vidhi. E sod Shqiptar\u00ebt e maleve t\u00eb Kanunit jua kan\u00eb kalue fushave e qyteteve me veshje e me gjithfar\u00eb lajlesh e stolish. \u2013 Shqiptari i hersh\u00ebm i Maleve t\u00eb Kanunit ska pas zakon me u shkrue zapti i sulltanit e me marr\u00eb pag\u00ebn e tij, porse nipat e tyne ngitshin pas zaptillekut posi miza pas trush. Mjaft jan\u00eb keto dy tregime nen t\u00eb cilat p\u00ebrmblidhen shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kanuni don, pra q\u00eb t\u00eb mbillet nji pem\u00eb e re, kur ta k\u00ebrkoj nevoja. \u2013 Koha e sotme ka dy sy e nuk asht ma me nj\u00eb sy si Katallani i Homerit. Dy sy k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjana; k\u00ebrkojn t\u00eb punojn\u00eb, kerkojn ujnat e rrudhuna n\u00eb burime e urat mbi to; kerkojn q\u00eb t\u00eb punohet ma me zanat toka e buk\u00ebs; kerkojn m\u00ebsonj\u00ebtore, kerkojn q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb pun\u00eb djelmnija, e mos t\u00eb enden si miza pa krye, me at\u00eb hu pushket n\u00eb krah, tuj jetue me djers t\u00eb huaja, me mall t\u00eb huaj, kerkojn lirin\u00eb e vet\u00eb n\u00eb mal e n\u00eb fush\u00eb; kerkojn qeverisjen e kso t\u00eb tjerash. \u2013 E per ti vu per fije t\u00eb mbar\u00eb k\u00ebto pun\u00eb, Zoti i qiellit e bota mbar\u00eb ja kan\u00eb lan\u00eb n\u00eb dor\u00eb mbretit e qeveris\u00eb komb\u00ebtare; e k\u00ebta skan\u00eb si ja dalin n\u00eb krye k\u00ebtyne punve po nuk u p\u00ebrkrahen prej ndihm\u00ebs s\u00eb Kombit. Ndihma e kombit asht taksa e ushtrija. Me taksat e ushtrin\u00eb, kombit i zvoglohen kujdeset; Dita i kalon n\u00eb pun\u00eb, e nata n\u00eb gjum ta amb\u00ebl, e nuk ka nevoj\u00eb me tret gjumin, se djemt e mbretit \u2013 Ushtrija \u2013 rrin \u00e7uet n\u00eb roje e nuk lejon q\u00eb t\u00eb afrohet bakeqi p\u00ebr me e rrezikue. \u2013 Me taksa i hapen rrug\u00eb ka perparimi nepermjet m\u00ebsimit, nepermjet rrug\u00ebve, nepermjet urave, e hyn n\u00eb takime me shok e vllazen e me boten e qytetnueme.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb dhimset o v\u00eblla Shqiptar, ato tri barr\u00eb drith q\u00eb do ja japish mbretit tand, se p\u00ebr djal tand je tu i dhan\u00eb. Me t\u00eb ndej t\u00eb shpija me kamb\u00eb ne hi djali t\u00eb kerkon melmesen, t\u00eb k\u00ebrkon pushk\u00eb, fishek\u00eb, alltija, rretth fishek\u00ebsh e kso tjerash. Mos thuaj se me t\u00eb pas\u00eb ndej djali t\u00eb shpija, ta kishte sjell fitimin me djers\u00eb e mund t\u00eb krahve; por mendo se kishte mujt me ta sjell rrenimin me ndonj\u00eb vrasje ose me ndonj\u00eb faqe t\u00eb zez\u00eb tjet\u00ebr. Masandej sa t\u00eb jet\u00eb djali n\u00eb ushtri, prindi e shtpija skan\u00eb nevoj\u00eb me mendue p\u00ebr t\u00eb, as per veshje, as p\u00ebr mbathje, as p\u00ebr kurrnji pun\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto e t\u00eb tjera do t\u00eb mendoj Ati i kombit, e Qeveria.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>\u201cDetyra e bariut t\u00eb mir\u00eb \u2013 pra asht me qeth dhent, por jo me i rjep\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqipnin ton\u00eb \u2013 flas p\u00ebr ato krahina q\u00eb kan\u00eb pas pague taksat -, zyrtar\u00ebt e taksidar\u00ebt, jo q\u00eb kan qeth\u00eb, por rrjep e deri mishin e shtatit jan\u00eb mundue me ja shkye popullit ton\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sulltanve, prandaj nuk i pat\u00ebm shikue tu qeshe e as i patme ndigjue tuj k\u00ebndue.<\/p>\n<p>Populli i ngrat\u00eb jepte, e gjysma e t\u00eb keqes kishte qen\u00eb me i pa hargjue Sulltani ato t\u00eb marrunat tona per rrafshimin e ndoj suke, a n\u00eb mbledhjen n\u00eb shtrat t\u00eb ndoj Drinit e Matit; por perkundra Sulltani prish n\u00eb Kostandipoj (Si Neroni e Kaligula ne Rrom\u00eb) e mandej, per me pague detyrimet e veta v\u00ebnte peng thesaret e tok\u00ebs Shqiptare, si skelat e kryp\u00ebs s\u00eb detit ton\u00eb, si gropat e ser\u00ebs s\u00eb Selenic\u00ebs e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00ebse inatoset shqiptari kur ti permenden taksat, nuk do ja shkruajm n\u00eb faj, se plag\u00ebt e vjetra, t\u00eb cilat si jan\u00eb shendosh\u00eb ende, vrasin. -Un\u00eb besoj se kur t\u00eb mbrrij\u00eb Shqiptari me pa se djersa e tij e kashta e tij po ja sjell fatlumsin\u00eb e ja ndal bakeqin, e ja hap rrug\u00ebt e marrdhanies, ka me i ndihmue mbretin e qeverin, e ka me urue q\u00eb t\u00eb ket\u00eb per me dhan\u00eb edhe ma.<\/p>\n<p>Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula.<\/p>\n<p>Rrubik 13.VI.1921.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Publikohet me rastin e &#8220;Vitit te 150 Vjetorit te Lindjes&#8221;. 24 Shtator 2024 \u201c \u2026Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula\u2026 \u201c Mendimet e Rilindasit te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":84982,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,35,86],"tags":[],"class_list":["post-84979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-shoqerore","category-trashegimi-kulturore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/unnamed.jpg?fit=512%2C299&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-m6D","jetpack-related-posts":[{"id":100364,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ish-ministri-socialist-kritika-te-forta-ndaj-kryeministrit-eshte-viktime-e-perbindeshave-te-rama-nuk-e-njeh-shtetin\/","url_meta":{"origin":84979,"position":0},"title":"Ish-ministri socialist kritika t\u00eb forta ndaj kryeministrit:- \u00cbsht\u00eb viktim\u00eb e p\u00ebrbind\u00ebshave t\u00eb.. \u201cRama nuk e njeh shtetin\u201d.","author":"Kurt Farka","date":"May 17, 2026","format":false,"excerpt":"17 Maji 2026 Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, n\u00eb qeverin\u00eb socialiste kur kryeminist\u00ebr ishte Fatos Nano, ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Euronews Albania lidhur me jet\u00ebn e tij politike dhe partiake.Malaj \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te mendimi i tij p\u00ebr kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk ka dije shtetformuese\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100042,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/opsionet-qe-duhen-hedhur-ne-tryeze-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url_meta":{"origin":84979,"position":1},"title":"Opsionet qe duhen hedhur n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb: &#8211; Zgjedhjet e parakohshme","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb drejtuar partner\u00ebve europian\u00eb mbi kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb vend. Sipas tij, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin si t\u00eb pamundur q\u00eb klima aktuale politike, e karakterizuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100239,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/edi-rama-gjen-kazan-dhe-tengjere-tek-partia-e-vet-spropali-brace-dhe-ogerta\/","url_meta":{"origin":84979,"position":2},"title":"Edi Rama gjen &#8220;kazan dhe tengjere&#8221; tek Partia e vet: Spropali, Brace dhe Ogerta &#8230;","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 P\u00ebrplasjet me Spiropalin\/ Rama: Dy her\u00eb e fala, t\u00eb tret\u00ebn jo m\u00eb .. Edi Rama ka komentuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb debatet e fundit t\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe q\u00ebndrimet e Elisa Spiropalit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u pyet drejtp\u00ebrdrejt gjat\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100101,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nje-qytetari-shqiptar-i-duhen-270-dite-ne-shkalle-te-pare-2318-dite-mbi-6-vite-ne-apel-dhe-1762-dite-rreth-5-vjet-ne-gjykaten-e-larte\/","url_meta":{"origin":84979,"position":3},"title":"Nj\u00eb qytetari shqiptar i duhen 270 dit\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, 2318 dit\u00eb (mbi 6 vite) n\u00eb Apel dhe 1762 dit\u00eb (rreth 5 vjet) n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 11, 2026","format":false,"excerpt":"11 Maji 2026 Nga: Gazeta Dita N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mij\u00eb dosje q\u00eb presin t\u00eb shqyrtohen n\u00eb t\u00eb trija shkall\u00ebt e gjykimit. Shifrat q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i ka paraqitur n\u00eb raportin dor\u00ebzuar parlamentit, tregojn\u00eb situat\u00ebn e r\u00ebnduar, ku m\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100951,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/alarmi-i-serwer-vucic-po-pret-mundesine-per-te-marre-veriun-e-kosoves-shqiperia-te-vendose-me-shume-trupa\/","url_meta":{"origin":84979,"position":4},"title":"Alarmi i Serwer: &#8211; Vu\u00e7i\u00e7 po pret mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veriun e Kosov\u00ebs! Shqip\u00ebria t\u00eb vendos\u00eb m\u00eb shum\u00eb trupa","author":"Kurt Farka","date":"June 2, 2026","format":false,"excerpt":"2 Qershor 2026 Profesori amerikan dhe eksperti i Ballkanit, Daniel Serwer, paralajm\u00ebroi se prania ushtarake amerikane n\u00eb Kosov\u00eb mund t\u00eb reduktohet n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke theksuar se vendi duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb nj\u00eb studio televizive ai sugjeroi se Shqip\u00ebria si vend i\u2026","rel":"","context":"In &quot;Njoftime Shtypi&quot;","block_context":{"text":"Njoftime Shtypi","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/njoftime-shtypi\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Vucic.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Vucic.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Vucic.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Vucic.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Vucic.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":101130,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/elisa-spiropali-duhet-nje-marreveshje-e-re-per-shqiperine-kollaj-tu-sillesh-rrotull-protestave-te-sotme-me-fjale-boshe-dhe-konspiracione\/","url_meta":{"origin":84979,"position":5},"title":"Elisa Spiropali: &#8211; Duhet nj\u00eb marr\u00ebveshje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. &#8211; Kollaj t\u2019u sillesh rrotull protestave t\u00eb sotme me fjal\u00eb boshe dhe konspiracione\u201d.","author":"Kurt Farka","date":"June 5, 2026","format":false,"excerpt":"5 Qershor 2026 Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali thot\u00eb se duhet nj\u00eb marr\u00ebveshje e re p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Duke iu referuar protestave t\u00eb nisura pes\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Zv\u00ebrnec, ajo thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb kollaj ti sillesh rrotull me fjal\u00eb boshe dhe konspiracione. \u201cTani q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Makbethat vras\u00ebs dhe Hamletat\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/elisa-spiropali.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/elisa-spiropali.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/elisa-spiropali.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/elisa-spiropali.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/elisa-spiropali.jpg?fit=1200%2C800&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84979"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":84983,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979\/revisions\/84983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}