{"id":83329,"date":"2024-08-06T10:13:58","date_gmt":"2024-08-06T10:13:58","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=83329"},"modified":"2024-08-06T10:20:04","modified_gmt":"2024-08-06T10:20:04","slug":"cdo-te-behet-me-janullatosin-neni-qe-detyronte-kryepeshkopin-te-ikte-nga-shqiperia-cfare-ndodhi-9-dite-para-referendumit-te-kushtetutes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/cdo-te-behet-me-janullatosin-neni-qe-detyronte-kryepeshkopin-te-ikte-nga-shqiperia-cfare-ndodhi-9-dite-para-referendumit-te-kushtetutes\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me Janullatosin?\u201d &#8211; Neni q\u00eb detyronte Kryepeshkopin t\u00eb ikte nga Shqip\u00ebria, \u00e7far\u00eb ndodhi 9 dit\u00eb para referendumit t\u00eb Kushtetut\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"td-post-header td-pb-padding-side\">\n<header><\/header>\n<\/div>\n<div class=\"td-post-content td-pb-padding-side\">\n<div id=\"beacon_edb8f15d28\"><\/div>\n<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"83330\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/cdo-te-behet-me-janullatosin-neni-qe-detyronte-kryepeshkopin-te-ikte-nga-shqiperia-cfare-ndodhi-9-dite-para-referendumit-te-kushtetutes\/ruga-730x440\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?fit=730%2C440&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"730,440\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"ruga-730&#215;440\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?fit=300%2C181&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?fit=730%2C440&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-83330\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?resize=797%2C481&#038;ssl=1\" width=\"797\" height=\"481\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?resize=300%2C181&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?resize=450%2C271&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?resize=600%2C362&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?resize=400%2C241&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?w=730&amp;ssl=1 730w\" sizes=\"auto, (max-width: 797px) 100vw, 797px\" \/><\/p>\n<p>6 Gusht 2024<\/p>\n<p><strong>Nga ESAT MYFTARI.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mbas suprimimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1976 dhe vendosjes s\u00eb pluralizmit, Partia e Pun\u00ebs, q\u00eb ishte ende n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 1991, formoi nj\u00eb komision q\u00eb do t\u00eb merrej me hartimin e projektkushtetut\u00ebs s\u00eb re, por nuk ia doli mban\u00eb. Sigurisht q\u00eb penges\u00eb kryesore ishte opozita, n\u00eb ve\u00e7anti Partia Demokratike, e cila, edhe pse n\u00eb pakic\u00eb, kishte aq fuqi morale e perspektiv\u00eb imediate politike, sa ta pengonte k\u00ebt\u00eb komision n\u00eb detyr\u00ebn e saj q\u00eb PD-ja e \u00e7monte si t\u00eb nj\u00ebanshme. Prandaj n\u00eb vend t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb re, u hartua Paketa Kushtetuese, q\u00eb do t\u00eb rregullonte parimet baz\u00eb t\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit t\u00eb ri qeveritar, duke pasqyruar k\u00ebshtu ndryshimet dhe realitetin e ri.<\/strong><\/p>\n<p>&#8220;&#8230; N\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, u botua artikulli me titull: \u201cA do t\u00eb na kontrolloj\u00eb Sali Berisha edhe shpirtin?\u201d me t\u00eb cilin, objektivisht, shpallej aleanca \u201cortodokso-katolike\u201d dhe dyshja Janullatos \u2013 Rr. Mirdita, shpalleshin viktima t\u00eb k\u00ebsaj projekt-kushtetute&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe v\u00ebrtet, gjat\u00eb vitit 1992 e \u201893, kur parlamentin e mbushi shumica demokratike, u b\u00ebn\u00eb disa ndryshime e qortime kushtetuese. Por, megjithat\u00eb, ato nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar dinamik\u00ebn e zhvillimeve t\u00eb gjithanshme dhe ambiciet p\u00ebr integrime n\u00eb strukturat evropiane, p\u00ebr \u00e7ka shkruhej e flitej me tepri. Madje edhe an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, fjala vjen, q\u00eb ishte n\u00eb rend dite p\u00ebr vendin ton\u00eb, kishte si kusht ekzistenc\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Por tani q\u00eb kishte ardhur momenti i fundit p\u00ebr miratimin e Kushtetut\u00ebs, Partis\u00eb Demokratike, shkaku i hemorragjis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga 6 deputetet e saj t\u00eb shk\u00ebputur e q\u00eb kishin formuar tashm\u00eb partin\u00eb e tyre t\u00eb re politike me er\u00ebn simbolik Aleanca Demokratike, i mungonin votat p\u00ebr miratimin e Kushtetut\u00ebs n\u00eb parlament. Pa hyr\u00eb n\u00eb episode t\u00eb tjera \u2013 dhe ato ishin t\u00eb shumta e plot me dredhira procedurale e dispute teorike \u2013 le t\u00eb mjaftohemi duke th\u00ebn\u00eb se PD-ja vendosi q\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebtij problemi, t\u2019i drejtohej mjetit efikas demokratik juridik \u2013 referendumit.<\/p>\n<p>Por, si\u00e7 pritej, kund\u00ebr referendumit doli opozita shqiptare, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrb\u00ebnte Partia Socialiste, Partia Social Demokrate, Aleanca Demokratike dhe Partia e Djatht\u00eb e posaformuar nga dyshja paksa ekzotike, Kalakula \u2013 Baleta. Natyrisht secila prej tyre p\u00ebr motive t\u00eb veta. Madje PS-ja dhe PSD-ja, ndoq\u00ebn rrug\u00ebn ligjore p\u00ebr ta kund\u00ebrshtar mbajtjen e referendumit. Ata u ankuan n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese me k\u00ebrkes\u00ebn q\u00eb ligji nr. 262 i dat\u00ebs 10 tetor 1994, i Kuvendit Popullor p\u00ebr mbajtjen e referendumit, t\u00eb cil\u00ebsohej e shpallej si; kund\u00ebr-kushtetues. Por Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi k\u00ebrkes\u00ebn e tyre n\u00eb koh\u00eb, \u00e7ka n\u00ebnkuptonte refuzim implicit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb shenj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie e proteste, tre prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj dhan\u00eb dor\u00ebheqje. Dor\u00ebheqje kjo e frym\u00ebzuar dhe e nxitur prej Partis\u00eb Socialiste dhe Partis\u00eb Social-Demokrate, q\u00eb u kthye n\u00eb ferment t\u00eb nj\u00eb fushate t\u00eb pakompromis e t\u00eb eg\u00ebr nj\u00ebmujore, deri n\u00eb dit\u00ebn e votimit q\u00eb ishte 6 n\u00ebntori i vitit 1994.<\/p>\n<p>Avokati P\u00ebrparim Sanxhaku, q\u00eb ato dit\u00eb po mbahej si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs juridik i Partis\u00eb Socialiste, parashtroi publikisht arsyet e ankes\u00ebs. Ai deklaroi se: \u201cLigji p\u00ebr Kushtetut\u00ebn u miratua nga nj\u00eb parti, u votua nga 63 deputet\u00eb, kurse duhet t\u00eb votohej me 50% plus 1, pra duhej t\u00eb votohej prej 71 deputet\u00ebve. Kompetencat e Presidentit, nuk p\u00ebrputhen me kompetencat e presidentit t\u00eb nj\u00eb republike parlamentare, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb presidentit n\u00eb tre pushtetet: n\u00eb pushtetin ligjv\u00ebn\u00ebs, ekzekutiv e gjyq\u00ebsor; se shp\u00ebrndarja e parlamentit nga presidenti, nuk ishte shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb taksative n\u00eb ligj dhe se, sipas nenit 84\/ 9 t\u00eb projektkushtetut\u00ebs, rastet e shp\u00ebrndarjes s\u00eb parlamentit ishin subjektive;<\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb aspektin ekzekutiv: presidenti kryeson mbledhjen e qeveris\u00eb dhe n\u00ebnshkrua vendimet e saj, pra, merr edhe kompetenca t\u00eb kryeministrit;<ins id=\"revive-0-26\" data-revive-zoneid=\"1015\" data-revive-id=\"0a5067886004a72d5b41c8f4bd9c2af9\" data-revive-seq=\"26\" data-revive-loaded=\"1\"><\/ins><\/p>\n<p>\u2013 N\u00eb aspektin gjyq\u00ebsor: presidenti, si kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb em\u00ebrimin dhe shkarkimin e gjykat\u00ebsve e prokuror\u00ebve, duke filluar nga shkalla ma e fundit e k\u00ebtij sistemi q\u00eb jan\u00eb gjykatat e prokurorit\u00eb e rretheve; dhe se kandidat\u00ebt p\u00ebr KLD-n\u00eb, i propozon vet\u00ebm presidenti.<\/p>\n<p>Pozicioni i Partis\u00eb Demokratike<\/p>\n<p>Partia Demokratike dhe aleat\u00ebt e saj, armata e n\u00ebpun\u00ebsve qendror\u00eb e vendor\u00eb, si dhe mjaft prej intelektual\u00ebve pa angazhime t\u00eb dukshme partiake, krijuan iluzionin se rezultati pozitiv i votimit, as q\u00eb vihej n\u00eb pik\u00ebpyetje dhe argumentet se projektkushtetuta, p\u00ebrmbante premisat e nj\u00eb \u201cdiktature presidenciale\u201d n\u00eb ardhje e sip\u00ebr, ishin t\u00eb rreme. Edhe ambasadori amerikan, z. Rayerson, nuk mbeti aspak indiferent. Jo vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb kur ishte pak a shum\u00eb gjenerues i k\u00ebsaj ideje \u2013 (t\u00eb mos harrojm\u00eb se fjala e tij asokohe kishte pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb!) \u2013 por edhe n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, kur polemika u polarizua. P\u00ebr Rayersonin, nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi m\u00ebnyra, apo forma me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb miratohej projektkushtetuta, mjaftonte q\u00eb p\u00ebrmbajtja e saj t\u00eb ishte e mir\u00eb e, t\u00eb plot\u00ebsonte standardet demokratike nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Dhe p\u00ebr t\u00eb, ajo i plot\u00ebsonte ato, \u00e7ka e b\u00ebnte t\u00eb qart\u00eb n\u00eb intervist\u00ebn e tij p\u00ebr shtyp q\u00eb dha ato dit\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, k\u00ebt\u00eb iluzionin e p\u00ebrplot\u00ebsoi edhe deklarata e 456 intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb, emra t\u00eb afirmuar gjat\u00eb diktatur\u00ebs po edhe n\u00eb fillimet e tranzicionit, sidomos njer\u00ebz nga fushat e krijimtaris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt paraprakisht e shfaqen solidarizimin me projekt-kushtetut\u00ebn. P\u00ebr ma tep\u00ebr, e deklaruan edhe vot\u00ebn e tyre para kohe, \u00e7ka b\u00ebri q\u00eb prej opozit\u00ebs t\u00eb stigmatizoheshin si oportunist\u00eb dhe vet\u00eb deklarata t\u00eb pag\u00ebzohej si \u201cmanifest servilizmi\u201d. Nuk kishte dit\u00eb q\u00eb n\u00eb shtyp t\u00eb mos botoheshin intervista nga analist\u00eb, drejtor\u00eb e personalitete sektor\u00ebsh t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb arsyetonin se p\u00ebrse duhej t\u2019i thuhej \u201cPo\u201d referendumit.<\/p>\n<p>I mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb armat\u00eb t\u00eb fuqishme nj\u00ebmendimtar\u00ebsh formal\u00eb dhe n\u00eb mjetet q\u00eb dispononte fal\u00eb funksionit q\u00eb kishte, Presidenti Berisha u inkurajua shum\u00eb dhe zhvilloi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, intensive e t\u00eb fuqishme. Por edhe nga k\u00ebta njer\u00ebz p\u00ebrkrah\u00ebs, ndon\u00ebse jo me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, shpreheshin aty-k\u00ebtu disa rezerva t\u00eb cil\u00ebt, po ta parafrazojm\u00eb Dr. Ibrahim Rugov\u00ebn, kishin nj\u00eb lloj \u201crefuzimi estetik\u201d, ndaj ritualit dhe ikonografis\u00eb s\u00eb zbatuar gjat\u00eb fushat\u00ebs, sepse ato u kujtonin njer\u00ebzve pamje d\u00e9j\u00e0 vu, nga e kaluara e af\u00ebrt dhe linin vend p\u00ebr aluzione gjithfar\u00ebshe, deri n\u00eb sarkaz\u00ebm.<\/p>\n<p>Rezultati i votimeve<\/p>\n<p>Rezultati i zgjedhjeve, mb\u00ebshtet n\u00eb mbresat vizive, ishte trondit\u00ebs: 53 % e votuesve u deklarua kund\u00ebr dhe 41 %, p\u00ebr projektkushtetut\u00ebn. Fillimisht pati fjal\u00eb se rezultati do t\u00eb falsifikohej \u2013 k\u00ebt\u00eb bindje e ushqente propaganda socialiste \u2013 por nuk ndodhi ashtu. Presidenti Berisha, me gjith\u00eb sugjerimet e ndryshme, madje edhe prej disa \u201cmiqve\u201d t\u00eb vet, shfaqi integritet dhe e pranoi \u201cverdiktin e popullit\u201d. Por, pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto rezultate, e par\u00eb nga kjo larg\u00ebsi kohore dhe fal\u00eb zhvillimeve t\u00eb m\u00eb vonshme, sidomos atyre t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 1997, mundemi me th\u00ebn\u00eb se Referendumi sh\u00ebrbeu edhe si nj\u00eb lakmus p\u00ebr me pa m\u00eb mir\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, madje edhe t\u00eb kombit shqiptar, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn reale mbet\u00ebn disi n\u00eb hije. P\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb informuar m\u00eb prej s\u2019af\u00ebrmi, acarimi i fushat\u00ebs rreth referendumit, p\u00ebrve\u00e7 ngarkes\u00ebs ideologjike e politike me ngjyr\u00eb vendore e thekse aktualiteti, kusht\u00ebzohej edhe prej disa faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb, n\u00eb ato kushte specifike, erdh\u00ebn e i hodh\u00ebn\u00a0benzin\u00eb flak\u00ebs dhe shkaktuan shmangie nga normaliteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, figura kontraverse e grekut Anastas Janullatos q\u00eb, p\u00ebr rrethana jo deri n\u00eb fund transparente, ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb KOASH-it, erdhi e u ridimensionua, madje me premisa t\u00eb paparashikuara gjeostrategjike. Prandaj, p\u00ebr efekt individualizimi e kujtese t\u00eb vonshme, po i trajtoj shkurtazi si faktor\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm pat\u00ebn ndikim n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb referendumit, por ato, p\u00ebr mendimin tim, edhe e p\u00ebrcaktuan rezultatin p\u00ebrfundimtar. K\u00ebta faktor\u00eb jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Qeveria greke<\/p>\n<p>Qeveria greke ishte faktori i jasht\u00ebm q\u00eb fushat\u00ebn e ndiqte me shqet\u00ebsim t\u00eb madh, sikur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb problem t\u00eb brendsh\u00ebm komb\u00ebtar. Por ajo nuk kishte shqet\u00ebsime t\u00eb \u201crendit demokratik\u201d si\u00e7 pretendonin PS-ja, PSD-ja e AD-ja. Halli i vet\u00ebm i saj, ishte se miratimi i Kushtetut\u00ebs do ta largonte Janullatosin nga pozicioni i primatit t\u00eb Kish\u00ebs shqiptare, prandaj z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb greke,<\/p>\n<p>Venizellos, nuk nguroi ta akuzonte qeverin\u00eb shqiptare, si zbatuese t\u00eb nj\u00eb strategjie tensionimi n\u00eb rajon. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai premtoi publikisht se; \u201cAthina n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve diplomatike do t\u00eb insistonte p\u00ebr krijimin e nj\u00eb reaksioni nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Venizellos deklaroi tro\u00e7: \u201cJanullatosi po k\u00ebrc\u00ebnohet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe k\u00ebrc\u00ebnimi vjen nga kjo projektkushtetut\u00eb\u201d, ndaj u b\u00ebnte thirrje p\u00ebr ndihm\u00eb BE-s\u00eb, Presidenc\u00ebs s\u00eb saj, si dhe Parlamentit Evropian. Deklarat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn qeveria shqiptare, e cil\u00ebsoi si nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>Partia \u201cPranvera politike\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb frym\u00ebn e saj ekstremiste se; \u201cpseudokushtetuta e Berish\u00ebs, d\u00ebshironte ta shkurorizonte Anastasin, \u201cp\u00ebr t\u00eb ngushtuar k\u00ebshtu pozitat e Vorio Epirit\u201d. Edhe \u201cDemokracia e Re\u201d, nga ana e saj, i b\u00ebri thirrje qeveris\u00eb shqiptare q\u00eb t\u00eb respektohej statusi aktual i udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Madje, e nd\u00ebrgjegjshme se n\u00eb ket\u00eb pik\u00eb g\u00ebzonte p\u00ebrkrahjen e administrat\u00ebs s\u00eb lart\u00eb amerikane, ajo as q\u00eb pranoi ta diskutonte argumentin me qeverin\u00eb ton\u00eb edhe pse pati ofert\u00eb. Nd\u00ebrkaq, z. Papulias, i pyetur n\u00ebse ishte i gatsh\u00ebm ta diskutonte \u00e7\u00ebshtjen me homologun e tij shqiptar, dha p\u00ebrgjigje negative: \u201cUn\u00eb nuk jam i predispozuar ta takoj z. Serreqi, n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb till\u00eb t\u00eb shurdh\u00ebr (me referenc\u00eb takimin n\u00eb Zyrih)\u201d.<\/p>\n<p>2. Elementi kosovar<\/p>\n<p>N\u00eb vigjilje t\u00eb referendumit, krah tij u rreshtuan dy figurat politike kryesore t\u00eb Kosov\u00ebs: Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Dema\u00abi, secili n\u00eb stilin e tij karakteristik. N\u00eb mitingun e mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 5 n\u00ebntor 1994, kushtuar promovimit t\u00eb k\u00ebtij referendumi, Presidenti Ibrahim Rugova tha: \u201cI nderuari z.\u00a0President Sali Berisha, qytetar\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, shqiptar\u00eb t\u00eb dashur kudo q\u00eb jeni dhe t\u00eb trevave t\u00eb tjera shqiptare. Urime p\u00ebr aktin solemn t\u00eb referendumit p\u00ebr Kushtetut\u00ebn. Urime p\u00ebr Kushtetut\u00ebn demokratike! Rrofshin integrimet shqiptare! Ju p\u00ebrsh\u00ebndes n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb popullit t\u00eb sakrific\u00ebs, g\u00ebzuar dhe Zoti na bekoft\u00eb!<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Adem Dema\u00abi u shpreh:<\/p>\n<p>\u201cNe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria e jon\u00eb t\u00eb jet\u00eb e fort\u00eb, sepse duke qen\u00eb Shqip\u00ebria e fort\u00eb, jemi edhe ne t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb till\u00eb do t\u00eb b\u00ebhemi sepse, \u00abdo qytetar e ka fjal\u00ebn t\u00eb lir\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb shprehet lirisht, ka mund\u00ebsi t\u00eb mendoj\u00eb lirisht, ka mund\u00ebsi t\u00eb zhvilloj\u00eb talentet dhe prirjet e veta lirisht, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e gjith\u00eb bot\u00ebs. Kjo Kushtetut\u00eb ia garanton \u00abdo qytetari dhe individi t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat shoq\u00ebrore dhe komb\u00ebtare, prandaj Rroft\u00eb Kushtetuta\u201d!<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00ab deklarimeve t\u00eb k\u00ebtyre dy lider\u00ebve kosovar\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb referendumit, nuk mbet\u00ebn mbrapa as forcat politike t\u00eb Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb, Malit t\u00eb Zi e, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, diaspor\u00ebs kosovare. Por, ajo q\u00eb u mendua prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve si nj\u00eb kontribut komb\u00ebtar, prej opozit\u00ebs kund\u00ebrshtare, ku kishte nj\u00eb p\u00ebrzirje rrymash, ndoshta t\u00eb padefinuara si duhet, kjo pjes\u00ebmarrje e dy lider\u00ebve kosovar\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb u refuzua emocionalisht, por edhe u qortua publikisht, madje, vende-vende, edhe me fjalor t\u00eb rand\u00eb. Kjo ndodhte sepse pjes\u00ebmarrja e kosovar\u00ebve n\u00eb nji manifestim t\u00eb k\u00ebtill\u00eb, ende perceptohej si \u201cnd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme\u201d t\u00eb shtetit shqiptar dhe vet\u00eb kosovar\u00ebt si \u201cmish i huej\u201d.<\/p>\n<p>Kurse gazeta \u201cKoha e Jon\u00eb\u201d, shkoi edhe nj\u00eb hap ma tej, Ajo shkroi: \u201c150 mij\u00eb kosovar\u00ebt, t\u00eb pajisur me shtet\u00ebsi shqiptare, do ta vendosin fatin e referendumit. Ata do t\u00eb prishin ekuilibrin e votave\u201d!<\/p>\n<p>Edhe Neritan Ceka, q\u00eb i kishte zgjedhur prej koh\u00ebsh mjetet greke p\u00ebr prononcime \u201cburimore\u201d, e p\u00ebrs\u00ebrit k\u00ebt\u00eb rren\u00eb, q\u00eb asikohe konsiderohej si fabrikim i qarqeve filoserbo e filogreke n\u00eb Tiran\u00eb. Por, mbas d\u00ebshtimit t\u00eb referendumit, i \u00abliruar prej \u201cankthit\u201d t\u00eb shpikur kosovar, Neritan Ceka, do t\u00eb \u00aburlikonte te ambasadori gjerman, V\u00f6llers: \u201c\u2026rezultati ishte nj\u00eb reagim i nd\u00ebrgjegjes politike t\u00eb elektoratit shqiptar, kund\u00ebr rrezikut t\u00eb nj\u00eb pushteti autoritar, q\u00eb i kund\u00ebrvihej institucioneve, lirive dhe opozit\u00ebs, ka qen\u00eb, gjithashtu, nj\u00eb d\u00ebnim popullor kund\u00ebr vij\u00ebs politike t\u00eb PD-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>telektuali elitar, ishte shpjegimi shkencor mbi avullimin e 150.000 kosovar\u00ebve. Por, meqen\u00ebse askush nuk ia k\u00ebrkoi k\u00ebt\u00eb lloj llogarie, ai e pa t\u00eb udh\u00ebs, mos me e lodh goj\u00ebn. Mero Baze, aso kohe i af\u00ebrm me kosovar\u00ebt dhe n\u00eb brendi t\u00eb mjaft realiteteve t\u00eb dyanshme, do t\u00eb shkruante: \u201cPrononcimi i nj\u00ebrit prej tre n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Pez\u00ebk kund\u00ebr Rugov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb padyshim fillimi i ofensiv\u00ebs p\u00ebr ta stimuluar antikosovarizmin n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr ta identifikuar at\u00eb me Sali Berish\u00ebn\u201d. Dhe, p\u00ebr zonat rurale, prej PS-s\u00eb u urdh\u00ebrua propaganda e diversifikuar me k\u00ebt\u00eb parull\u00eb: \u201cBerisha e ka mendjen te Kosova dhe jo te hallet tuaja\u201d<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Prof. Servet P\u00ebllumbi, i \u00e7liruar frenash prej pretekstit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb, nuk do t\u00eb linte pa i p\u00ebrmend edhe dy m\u00ebkatet e m\u00ebdha t\u00eb Rugov\u00ebs: e para, pse ai kishte hesht p\u00ebr burgosjen e Fatos Nanos, \u00e7ka n\u00eb interpretimin e tij, donte t\u00eb thoshte se e favorizonte burgosjen e \u201cliderit socialist\u201d dhe, e dyta: sepse ai, kur vinte n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk e takonte udh\u00ebheqjen socialiste, si\u00e7 b\u00ebnte me ata t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb ishin n\u00eb pushtet. Kurse pjesa m\u00eb fanatike e socialist\u00ebve, ia mbante n\u00eb mend faktin se, Rugova nuk kishte pranuar q\u00eb t\u00eb vinte lule mbi varrin e diktatorit. Arsye t\u00eb mjafta p\u00ebr sulme! Nga ana tjet\u00ebr, gazetat e opozit\u00ebs, n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj fushate, botuan letra \u201cbashkatdhetar\u00ebsh nga diaspora\u201d, me tituj profesor e doktor, q\u00eb emrin e kishin katolik, e mbiemrin mysliman, t\u00eb cil\u00ebt sulmojn\u00eb Berish\u00ebn, Kushtetut\u00ebn e referendumin. Sigurisht emra t\u00eb rrem\u00eb, shkruar n\u00ebp\u00ebr redaksit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse, metod\u00eb kjo e njohur e gazetaris\u00eb shqiptare,\u00a0t\u00eb periudh\u00ebs moniste. Shkurt, propaganda antikosovare po gjuante me rafale, duke risjell\u00eb n\u00eb sken\u00eb demon\u00ebt e p\u00ebr\u00e7arjes feudale e t\u00eb periudh\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>3. Paragrafi 4 fatal i nenit 7<\/p>\n<p>Paragrafi 4 i nenit 7, parashikonte q\u00eb; kryetar\u00ebt e komuniteteve t\u00eb m\u00ebdha fetare, t\u00eb jen\u00eb shtetas shqiptar\u00eb, t\u00eb lindur n\u00eb Shqip\u00ebri dhe me banim t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm aty, n\u00eb 20 vjet\u00ebt e fundit. Ndodhi q\u00eb kjo k\u00ebrkes\u00eb statutore t\u00eb prekte edhe komunitetin katolik shqiptar, meqen\u00ebse Ipeshkvi i Tiran\u00ebs e Durr\u00ebsit, ishte Imzot Rrok Mirdita, i cili, ndon\u00ebse shqiptar me gjak, pjes\u00ebn ma t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs, e kishte kaluar jasht\u00eb kufijve t\u00eb shtetit shqiptar. Prandaj, n\u00eb fushat\u00ebn e tyre kund\u00ebr projektkushtetut\u00ebs, u shfryt\u00ebzua ky moment \u201ci art\u00eb\u201d. N\u00eb gazet\u00ebn \u201cKoha Jon\u00eb\u201d, u botua artikulli me titull: \u201cA do t\u00eb na kontrolloj\u00eb Sali Berisha edhe shpirtin?\u201d me t\u00eb cilin, objektivisht, shpallej aleanca \u201cortodokso-katolike\u201d dhe dyshja Janullatos \u2013 Mirdita, shpalleshin viktima t\u00eb k\u00ebsaj projekt-kushtetute.<\/p>\n<p>Por edhe kjo u duk se ishte pak: aleanca e re sui generis, u vu p\u00ebrball\u00eb pjes\u00ebs myslimane. N\u00eb artikull n\u00ebnvizohej: \u201cKy pushtet dhe ky shtet, jan\u00eb zyrtarisht p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb Kuranit, p\u00ebrderisa jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Konferenc\u00ebs Islamike. Ky pushtet dhe ky shtet, i kan\u00eb trajtuar t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb, si minoritet\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare, ndoshta si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, po nxitej hapur ndasia me baz\u00eb fetare, ku qen\u00eb p\u00ebrfshi edhe tri vende t\u00eb huaja t\u00eb fuqishme e me ndikim absolut mbi fatin e Shqip\u00ebris\u00eb: Greqia, Italia dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Greqia, interes t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb sajin kishte, si\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb, jo konsideratat demokratike, por mbajtjen n\u00eb postin ekzistues t\u00eb primatit Janullatos, pa t\u00eb cilin ajo do t\u00eb mbetej me nj\u00eb krah\u00eb dhe helenizmi i saj pa Inspiratorin e P\u00ebrmbaruesin e vet kryesor e t\u00eb zellsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Italia, e cila po dep\u00ebrtonte mir\u00eb n\u00eb hierarkin\u00eb kishtare shqiptare, pa dyshim duke shkel\u00eb edhe mbi ndonj\u00eb rregull t\u00eb mir\u00eb tradicional, formalisht po shprehej e interesuar q\u00eb t\u00eb mbahej status-quo-ja dhe t\u00eb shmangeshin efektet kolaterale n\u00eb sfer\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs: N\u00ebnt\u00eb dit\u00eb para referendumit, m\u00eb 28 tetor 1994, kur fushata dhe deklarimet e pal\u00ebve ishin n\u00eb kulmin t\u00eb tyre, vjen nj\u00eb goditje pothuajse fatale prej Ambasad\u00ebs s\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb mjediset e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zhvillohet takimi i drejtorit Dervish Dumi, me Sekretarin e II-t\u00eb t\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, z. Karl Sibentrit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu posht\u00eb po japin nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dialogu, q\u00eb lidhet me subjektin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>K. Sibentrit: \u201c\u2026P\u00ebr ne nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb problem, as \u00ab\u00ebshtja e arsimit, dhe as ajo e gjyqit ndaj 5 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Omonias. E v\u00ebshtir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ne, sqarimi i Qendr\u00ebs, p\u00ebr nenin 7 t\u00eb Kushteut\u00ebs. Pse duhej t\u00eb vendosej n\u00eb Kushtetut\u00eb nj\u00eb nen i till\u00eb, i cili nuk ka qen\u00eb n\u00eb variantin e par\u00eb (b\u00ebhet fjal\u00eb, pra, p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike t\u00eb kreut t\u00eb Kish\u00ebs Ortodokse) dhe \u00e7\u2019do t\u00eb b\u00ebhet me Janullatosin\u201d?<\/p>\n<p>D. Dumi: Ky nen \u00ebsht\u00eb vendosur p\u00ebr tri arsye: e para, statuti i KOASH-it, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr kategorik n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb etnike t\u00eb kreut t\u00eb Kish\u00ebs. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb me gjak e shtet\u00ebsi shqiptar; e dyta, p\u00ebr 45 vjet, Shqip\u00ebria ka qen\u00eb nj\u00eb vend antifetar, dhe tani shteti demokratik, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga religjioni, duhet ta sanksionoj\u00eb me ligj themeltar kujdesin ndaj fes\u00eb dhe kish\u00ebs; s\u00eb treti, duhet t\u00eb kihet parasysh edhe presioni i rrymave nacionaliste k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>K. Siebentritt: Personalisht, jam dakord me k\u00ebto, por cili do t\u00eb jet\u00eb fati i Janullatosit? A mund t\u00eb gjendet nj\u00eb alternativ\u00eb q\u00eb ai t\u00eb mos largohet? Sepse z. Berisha, n\u00eb takimin e tij me DeConsinin, ka th\u00ebn\u00eb se; \u201cmbas aprovimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs ai duhet t\u00eb largohet\u201d dhe m\u00eb pas ka shtuar: \u201dsigurisht si Kryepeshkop, jo si person fizik\u201d.<\/p>\n<p>D. Dumi: N\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs ai duhet t\u00eb largohet pas 6 n\u00ebntorit (dit\u00ebs s\u00eb referendumit), por un\u00eb nuk mund t\u00eb them se \u00ab\u2019mund t\u00eb b\u00ebhet tjet\u00ebr me t\u00eb. Un\u00eb kam respekt p\u00ebr personin e tij, por mendo se \u00ab\u2019reagim do t\u00eb kishte, n\u00eb se p.sh., kreu i komunitetit mysliman n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb ishte fjala vjen nga Irani. \u00aa\u2019do t\u00eb thoshte Europa dhe Amerika, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast? Greqia nuk legjitimohet t\u00eb interesohet p\u00ebr kreun e Kish\u00ebs Autoqefale, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb minoriteti grek n\u00eb gjirin e krishter\u00ebve ortodoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithsesi nj\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>K. Siebentritt: Por m\u00eb vjen keq t\u00eb them se; heqja e Janullatosit do t\u00eb ndikoj\u00eb p\u00ebr keq, jo aq n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet greko-shqiptare, sa n\u00eb ato amerikano-shqiptare. Do t\u00eb jet\u00eb i madh presioni i Greqis\u00eb dhe i lobit grek n\u00eb Amerik\u00eb dhe shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb sqarojm\u00eb Uashingtonin, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem. Duhet t\u00eb mbani parasysh influenc\u00ebn q\u00eb kan\u00eb ata n\u00eb sferat m\u00eb t\u00eb larta (highest gear). Ana tjet\u00ebr e problemit, \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Janullatosi mund t\u00eb detyrohet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Athin\u00eb, ku ai ka frik\u00eb se mund t\u00eb konsiderohet si \u201cPeshkop i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb m\u00ebrgim\u201d. Kjo do t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe do t\u2019i mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro \u2013 greke, n\u00eb tension permanent. Megjithat\u00eb, ne do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ab\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur, q\u00eb informacionet dhe sqarimet tona p\u00ebr Qendr\u00ebn, t\u00eb jen\u00eb sa m\u00eb t\u00eb plota dhe efikase.<\/p>\n<p>D. Dumi: Po qe se Hir\u00ebsia e tij, q\u00eb \u00ebsht\u00eb respektuar si nj\u00eb personalitet dinjitoz nga ana jon\u00eb, do t\u00eb lejoj\u00eb veten t\u00eb spekulohet dhe t\u2019u jap ultra-nacionalist\u00ebve n\u00eb Athin\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorin kart\u00ebn e \u201cPeshkopit n\u00eb m\u00ebrgim\u201d kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb, kjo do ta \u00abdinjitoj\u00eb para besimtar\u00ebve e kish\u00ebs, do ta kthej\u00eb at\u00eb n\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl t\u00eb verb\u00ebr politike.<\/p>\n<p>Nga Gazeta Panorama<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>6 Gusht 2024 Nga ESAT MYFTARI. Mbas suprimimit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb vitit 1976 dhe vendosjes s\u00eb pluralizmit, Partia e Pun\u00ebs, q\u00eb ishte ende n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 1991, formoi nj\u00eb komision q\u00eb do t\u00eb merrej me hartimin e projektkushtetut\u00ebs s\u00eb re, por nuk ia doli mban\u00eb. Sigurisht q\u00eb penges\u00eb kryesore ishte opozita, n\u00eb ve\u00e7anti Partia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":83330,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,10,2,35],"tags":[],"class_list":["post-83329","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-kultura","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/ruga-730x440-1.png?fit=730%2C440&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-lG1","jetpack-related-posts":[{"id":100045,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/perplasje-ne-protesten-e-opozites-kikia-veprimet-e-policise-ishin-te-pajustifikuara-dhe-disproporcionale\/","url_meta":{"origin":83329,"position":0},"title":"P\u00ebrplasje n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs, Kikia: &#8211; Veprimet e policis\u00eb ishin t\u00eb pajustifikuara dhe disproporcionale!","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Protesta e radh\u00ebs e organizuar nga Partia Demokratike u shoq\u00ebrua me tensione dhe p\u00ebrplasje mes protestuesve dhe forcave t\u00eb policis\u00eb. Sipas analistit Mentor Kikia, nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e shpejt\u00eb dhe m\u00eb agresive, duke sinjalizuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb n\u00eb krahasim\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100192,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ganimete-cuka-bukuroshja-e-tiranes-qe-diktatura-e-coi-ne-vetevarje-letra-qe-la-varja-ne-litar-me-nenen-me-1967\/","url_meta":{"origin":83329,"position":1},"title":"Ganimete Cuka, bukuroshja e Tiran\u00ebs q\u00eb diktatura e \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvarje, letra q\u00eb la! &#8211; Varja n\u00eb litar me n\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1967","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 Ka histori q\u00eb nuk mbeten vet\u00ebm kujtime t\u00eb err\u00ebta t\u00eb komunizmit shqiptar, por kthehen n\u00eb plag\u00eb kolektive t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ende nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrballet plot\u00ebsisht me t\u00eb shkuar\u00ebn e saj. Historia e Ganimete Cuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Nj\u00eb histori e dhimbshme, trondit\u00ebse, ku\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100084,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/negociatat-ne-2028-rama-terhiqet-nga-premtimi-kryesor-i-mandatit-te-katert\/","url_meta":{"origin":83329,"position":2},"title":"&#8216;Negociatat n\u00eb 2028&#8217;\/ Rama t\u00ebrhiqet nga premtimi kryesor i mandatit t\u00eb kat\u00ebrt","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Maji 2026 Pasi e p\u00ebrdori integrimin europian si premtimin kryesor t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt, Edi Rama u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb shtyrjen e afateve p\u00ebr mbylljen e negociatave, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb kishte p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. N\u00eb procesin e mundimsh\u00ebm t\u00eb negociatave me Bashkimin Europian, ka nj\u00eb moment kur\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100145,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sekreti-i-erret-i-familjes-holandeze-zbulohet-pas-80-vitesh-piktura-e-grabitur-nga-nazistet-e-koleksionistit-hebre\/","url_meta":{"origin":83329,"position":3},"title":"Sekreti i err\u00ebt i familjes holandeze, zbulohet pas 80 vitesh piktura e grabitur nga nazist\u00ebt e koleksionistit hebre","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Nj\u00eb piktur\u00eb e vjedhur nga nazist\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e pasardh\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb njohur holandez t\u00eb regjimit nazist, duke rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje plag\u00ebt e grabitjes s\u00eb veprave t\u00eb artit gjat\u00eb luft\u00ebs. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cPortreti i nj\u00eb Vajze\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100205,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/media-amerikane-ngre-alarmin-shqiperia-eshte-kercenimi-me-i-ri-i-botes-si-narkoshtet\/","url_meta":{"origin":83329,"position":4},"title":"Media amerikane ngre alarmin: &#8211; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i ri i bot\u00ebs si narkoshtet","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 Nga Michael Rubin \u2013\u00a0Washington Examiner\/ Me mij\u00ebra t\u00eb vdekur n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e fundit t\u00eb luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit n\u00eb Liban, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinosh se Libani dikur ishte nj\u00eb oaz\u00eb paqeje dhe tolerance. Bejruti dikur kishte me t\u00eb drejt\u00eb reputacionin si Parisi i Lindjes s\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100023,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pas-ballukut-anila-denaj-vihet-ne-rresht-detyroi-doganat-te-ndalin-veprimet-ndaj-bankers-petroleum\/","url_meta":{"origin":83329,"position":5},"title":"Pas Ballukut, Anila Denaj \u2018vihet n\u00eb rresht\u2019, detyroi doganat t\u00eb ndalin veprimet ndaj Bankers Petroleum","author":"Kurt Farka","date":"May 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Maji 2026 Pasi Belinda Balluku, kreu detyr\u00ebn e saj, duke b\u00ebr\u00eb eksperten e naft\u00ebs dhe ligjeve fiskale, tashm\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb edhe Ministrja Anila Denaj arrin t\u00eb analizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb parashtrimet e Ballukut dhe t\u00eb abuzoj\u00eb me detyr\u00ebn e saj duke iu drejtuar Doganave q\u00eb t\u00eb ndalin \u00e7do\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83329","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83329"}],"version-history":[{"count":6,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83329\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83337,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83329\/revisions\/83337"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83329"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83329"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83329"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}