{"id":83045,"date":"2024-07-25T07:10:24","date_gmt":"2024-07-25T07:10:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=83045"},"modified":"2024-07-25T07:10:24","modified_gmt":"2024-07-25T07:10:24","slug":"napoleon-zervas-dhe-bashkepunimi-i-tij-me-gjermanet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/napoleon-zervas-dhe-bashkepunimi-i-tij-me-gjermanet\/","title":{"rendered":"Napoleon Zervas dhe bashk\u00ebpunimi i tij me gjerman\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"83046\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/napoleon-zervas-dhe-bashkepunimi-i-tij-me-gjermanet\/download-174\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?fit=1080%2C684&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"1080,684\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"download\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?fit=300%2C190&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?fit=1024%2C649&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-83046\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=747%2C473&#038;ssl=1\" width=\"747\" height=\"473\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=300%2C190&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=1024%2C649&amp;ssl=1 1024w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=768%2C486&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=450%2C285&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=600%2C380&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?resize=400%2C253&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?w=1080&amp;ssl=1 1080w\" sizes=\"auto, (max-width: 747px) 100vw, 747px\" \/><\/p>\n<p>25 Korrik 2024<\/p>\n<p><strong>Nga Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi<\/strong><\/p>\n<p>Napoleon Zervas-i, \u201carkitekti\u201d i spastrimit etnik t\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame dhe organizatori i gjenocidit ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb \u00c7am\u00ebri, do t\u00eb rrekej t\u00eb justifikonte veprimet e tij kriminale me argumentin se \u201cgjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7am\u00ebt kishin bashk\u00ebpunuar me gjerman\u00ebt\u201d. Edhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e historian\u00ebve grek\u00eb pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kan\u00eb mbajtur t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. Kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ndonj\u00eb bashk\u00ebpunim sporadik me gjerman\u00ebt nuk p\u00ebrfaq\u00ebson gjith\u00eb shqiptar\u00ebt e \u00c7am\u00ebris\u00eb dhe sikurse do t\u00eb shohim m\u00eb posht\u00eb, Zervas-i ishte vet\u00eb nj\u00eb nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi i Zervas-it me gjerman\u00ebt \u00ebsht\u00eb i dokumentuar m\u00eb s\u00eb miri n\u00eb Arkivin Ushtarak t\u00eb Freiburgut. Po ashtu, ky bashk\u00ebpunim \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb edhe n\u00eb studime t\u00eb historis\u00eb ushtarake gjermane, si p\u00ebr shembull n\u00eb historikun e div. I-r\u00eb alpin gjerman q\u00eb veproi n\u00eb Greqin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Shqip\u00ebri, me autor Herman Frank Mayer, botuar n\u00eb vitin 2007,<span>\u00a0<\/span><em>\u00a0<\/em>ku edhe kryesisht jam bazuar n\u00eb p\u00ebrgatitjen e k\u00ebtij artikulli.<em><span>\u00a0<\/span>[\u201cBlutiges\u00a0 Edelwei\u00df. Die 1. Gebirgs-Division im Zweiten Weltkrieg\u201d].<\/em><\/p>\n<p>Ndryshe n\u00eb arkivat greke. N\u00eb to \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenden informacione t\u00eb detajuara mbi veprimtarin\u00eb e Zervas-it gjat\u00eb luft\u00ebs. Me t\u00eb drejt\u00eb Herman Frank Meyer shkruan se, si n\u00eb<span>\u00a0<\/span><em>Arkivin e Historis\u00eb Ushtarake t\u00eb Ushtris\u00eb<\/em><span>\u00a0<\/span>ashtu edhe n\u00eb<span>\u00a0<\/span><em>Arkivin Ushtarak<\/em>, nuk gjenden gjurm\u00eb t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Zervas-it. Madje, ai citon drejtorin e Arkivit t\u00eb Historis\u00eb Ushtarake greke asokohe, gjeneral brigade Stavros Dermatas, i cili e pohon se dosjet e Zervas-it ishin zhdukur, \u00e7ka ai e konsideronte nj\u00eb skandal t\u00eb madh. Po ashtu, edhe n\u00eb<span>\u00a0<\/span><em>Arkivin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb<\/em><span>\u00a0<\/span>gjenden pak t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr Zervas-in, konkretisht vet\u00ebm informacione p\u00ebr gradimet dhe largimin e tij nga ushtria.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Me kapitullimin e Italis\u00eb fashiste, n\u00eb Greqi filluan edhe p\u00ebrplasjet e para t\u00eb armatosura nd\u00ebrmjet formacioneve greke, kryesisht EAM\/ELAS dhe EDES. Gjerman\u00ebt u munduan q\u00eb situat\u00ebn armiq\u00ebsore nd\u00ebrmjet forcave politiko-ushtarake greke ta kthenin n\u00eb favorin e tyre. Duke qen\u00eb se detyra kryesore e forcave gjerman\u00eb ishte organizimi i mbrojtjes s\u00eb vij\u00ebs bregdetar\u00eb, sikurse dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ata p\u00ebrdor\u00ebn strategjin\u00eb \u201cp\u00ebr\u00e7a e sundo\u201d. Sa m\u00eb sip\u00ebr, komandanti i div. I alpin gjerman, gjenerali Lanz d\u00ebrgoi nj\u00eb delegacion te shtabi i Zervas-it, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje me t\u00eb. Ky delegacion p\u00ebrb\u00ebhej nga kryetari i bashkis\u00eb s\u00eb Janin\u00ebs Vlachlidis, tregtari Doumas, dhjaku i kish\u00ebs Nasi dhe punonj\u00ebsit e Kryqit t\u00eb Kuq, zvicerian\u00ebt Caravas dhe Bickel.<\/p>\n<p>Zervas-i ishte m\u00eb i p\u00ebrshtatshmi p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me ta, pasi dihej q\u00ebndrimi i tij antikomunist. Si edhe n\u00eb vendet e tjera, edhe n\u00eb Greqi l\u00ebvizja komuniste konsiderohej si kund\u00ebrshtari m\u00eb i madh i gjerman\u00ebve dhe q\u00eb nuk b\u00ebnin kompromis me ta.<\/p>\n<p>I ashtuquajturin \u201cDelegacioni i Janin\u00ebs\u201d arriti n\u00eb vendkomand\u00ebn e Zervas-it, n\u00eb Skiadades n\u00eb Art\u00eb n\u00eb pasditen e 4 tetorit 1943. N\u00eb or\u00ebn 18.00 delegacioni u prit nga Zervas-i dhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij, Pyromaglou. Zervas-i i d\u00ebgjoi n\u00eb heshtje k\u00ebrkesat e delegacionit dhe premtoi se do t\u00eb kthente p\u00ebrgjigje pas dy dit\u00ebsh. Gjat\u00eb dark\u00ebs, Zervas-i i ripremtoi delegacionit se do t\u00eb kthente p\u00ebrgjigje pasi t\u00eb merrte kontakt me aleat\u00ebt n\u00eb Kajro dhe t\u00eb konsultohej p\u00ebr ofert\u00ebn q\u00eb kishte marr\u00eb. Ai ishte i detyruar ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb hap, pasi bisedimet ishin ndjekur edhe nga oficeri nd\u00ebrlidh\u00ebs britanik i atashuar pran\u00eb shtabit t\u00eb tij, Rodokanakis, me origjin\u00eb greke.<\/p>\n<p>Zervas-i e njoftoi delegacionin se kishte vendosur t\u00eb zbatonte nj\u00eb pakt mossulmi 14 ditor me gjeneralin Lanz. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb private me Bickel-in, Zervas-i tha se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb n\u00ebnshkruante nj\u00eb arm\u00ebpushimin me gjerman\u00ebt n\u00ebse plot\u00ebsoheshin tre kushte. E para, q\u00eb gjerman\u00ebt ta lajm\u00ebronin at\u00eb disa dit\u00eb para se t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga Greqia. E dyta, gjith\u00eb armatimi i r\u00ebnd\u00eb dhe materialet luftarake q\u00eb nuk mund t\u00eb transportoheshin, duhej t\u2019i dor\u00ebzoheshin trupave t\u00eb tij dhe e treta, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb takohej me gjeneralin Lanz dhe t\u00eb diskutonte m\u00eb tej detajet e arm\u00ebpushimit. N\u00eb fakt, sikurse do t\u00eb shohim edhe m\u00eb posht\u00eb, Zervas-i iu shmang n\u00eb vazhdim\u00ebsi takimeve t\u00eb tij personalisht me gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p>Mesa duket, Zervas-i e kishte kontaktuar shtabin aleat n\u00eb Kajro dhe e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr vendimin e tij. Mesa duket n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij veprimi ai shantazhonte Kajron q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpriste ndihmat p\u00ebr EAM\/ELAS-in dhe t\u00eb furnizonte vet\u00ebm forcat e tij.<\/p>\n<p>Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 9 tetor, gjenerali gjerman Ludwiger d\u00ebrgoi nga Arta nj\u00eb delegacion t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb takohej si me EAM\/ELAS-in ashtu edhe me EDES-in, me q\u00ebllim arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshje. Delegacioni p\u00ebrb\u00ebhej nga metropoliti i Art\u00ebs, Spiridoni dhe mjeku i qarkut, Christos Komborosos. Komanda e EAM\/ELAS-it e refuzoi kategorikisht takimin me ta, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Zervas-i e priti delegacionin dhe u konfirmoi edhe atyre se kishte vendosur nj\u00eb pakt mossulmi ndaj gjerman\u00ebve deri m\u00eb 14 tetor 1943.<\/p>\n<p>Oferta e arm\u00ebpushimit ishte m\u00ebse e mir\u00ebpritur nga gjerman\u00ebt. Me q\u00ebllim zgjatjen e arm\u00ebpushimit, m\u00eb 8 tetor gjenerali Lanz u takua edhe nj\u00ebher\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin zvicerian t\u00eb Kryqit t\u00eb Kuq, Bickel. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Bickel-i ishte takuar n\u00eb m\u00ebngjesin e asaj dite me nd\u00ebrlidh\u00ebsin e \u00a0Zervas-it, Joanis, i cili kishte njoftuar se Zervas-i ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb takohej me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e gjeneralit Lanz. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Lanz mori kontakt me epror\u00ebt e tij, t\u00eb cil\u00ebt e miratuan takimin me Zervas-in, n\u00ebse respektoheshin tre kushte: Trupat e Zervas-it duhej t\u00eb dor\u00ebzonin arm\u00ebt, rob\u00ebrit gjerman\u00eb dhe gjith\u00eb teknik\u00ebn e tyre nd\u00ebrlidh\u00ebse.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lanz-in ishte e qart\u00eb q\u00eb me k\u00ebto kushte nuk mund t\u00eb arrihej asnj\u00eb marr\u00ebveshje me Zervas-in. Prandaj ai i sugjeroi komand\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb operacioni \u201cPantera\u201d, i cili ishte gati p\u00ebr t\u00eb filluar n\u00eb Epir, t\u00eb shtyhej pas zhvillimit t\u00eb bisedimeve me Zervas-in. K\u00ebrkesa e tij u miratua, por gjithsesi ky operacion do t\u00eb fillonte jo m\u00eb von\u00eb se data 18 tetor.<\/p>\n<p>Takimi me Zervas-in u caktua m\u00eb 16 tetor. Bickel-i i shoq\u00ebruar nga disa oficer\u00eb gjerman\u00eb arriti n\u00eb koh\u00eb n\u00eb vendtakimin e caktuar. Por, aty u paraqit Joannis, nd\u00ebrlidh\u00ebsi i Zervas-it, i cili lajm\u00ebroi se Zervas-i e kishte t\u00eb pamundur t\u00eb vinte n\u00eb takim, por kishte d\u00ebrguar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues, kapitenin Kosta Galanis, i cili kishte studiuar n\u00eb Zvic\u00ebr. Me nj\u00eb gjermanishte perfekte, Galanis u mundua t\u00eb justifikonte munges\u00ebn e Zervas-it n\u00eb takim.<\/p>\n<p>Gjithsesi takimi nuk d\u00ebshtoi. U ra dakord q\u00eb Joannis duhej t\u00eb paraqitej t\u00eb nes\u00ebrmen te gjenerali Lanz, i cili do t\u2019i jepte atij nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr Zervas-in. Prej k\u00ebsaj dite e deri n\u00eb korrik 1944 nd\u00ebrmjet shtabit gjerman dhe shtabit t\u00eb Zervas-it filloi nj\u00eb let\u00ebrk\u00ebmbim i dendur, ku shk\u00ebmbeheshin informacione dhe merreshin masa konkrete ndaj armiqve t\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, EAM\/ELAS-it. M\u00eb 18 tetor filloi operacioni \u201cPantera\u201d. Gjat\u00eb tij gjerman\u00ebt sulmuan vet\u00ebm forcat komuniste dhe nuk pati asnj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb armatosur me forcat e Zervas-it.<\/p>\n<p>Pas arritjes s\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshje ra ndjesh\u00ebm numri i sulmeve ndaj forcave gjermane n\u00eb Greqin\u00eb e Veriut. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut raportohej nj\u00eb situat\u00eb e ngarkuar, me sulme e luftime t\u00eb ashpra nd\u00ebrmjet forcave gjermane e atyre partizane.<\/p>\n<p>Gjenerali Lanz synonte t\u00eb zgjeronte bashk\u00ebpunimin me forcat nacionaliste greke. Q\u00ebllimi i tij ishte t\u00eb eliminonte armiq\u00ebsin\u00eb me forcat nacionaliste t\u00eb Zervas-it dhe s\u00eb bashku t\u00eb luftonin kund\u00ebr forcave komuniste. Nga ana tjet\u00ebr, ky bashk\u00ebpunim i jepte gjerman\u00ebve mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb me forcat e pakta q\u00eb kishin, t\u00eb p\u00ebrqendroheshin n\u00eb mbrojtjen e vij\u00ebs bregdetare. Po ashtu, bashk\u00ebpunimi i suksessh\u00ebm q\u00eb forcat gjermane kishin pasur me forcat e Zervas-it gjat\u00eb operacioneve \u201cPantera\u201d dhe \u201cTigri\u201d, i jepte shpres\u00eb gjeneralit gjerman q\u00eb Zervas-i mund t\u00eb merrte n\u00ebn ruajtje edhe rrug\u00ebt e transportit. Duke pasur n\u00eb v\u00ebmendje k\u00ebto synime, Lanz-i ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb furnizonte me armatime e municione forcat e EDES-it dhe ti trajtonte ato si forca aleate.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, n\u00eb mbr\u00ebmjen e dat\u00ebs 18 dhjetor 1943, n\u00eb komand\u00ebn e div.104 t\u00eb k\u00ebmb\u00ebsoris\u00eb malore gjermane u paraqit p\u00ebrs\u00ebri kapiteni Kosta Galanis, i cili ishte d\u00ebrguar nga Zervas-i. Referuar sh\u00ebnimeve protokollare t\u00eb shefit t\u00eb zbulimit t\u00eb divizionit gjerman, n\u00eb fund t\u00eb bisedimeve u ra dakord q\u00eb pal\u00ebt ishin parimisht t\u00eb gatshme t\u00eb bashk\u00ebpunonin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, sidomos p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr forcave komuniste dhe q\u00eb Zervas-i ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb takohej me pal\u00ebn gjerman\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb komanda gjermane e konsideronte t\u00eb arsyeshme. Sigurisht duhej q\u00eb gjerman\u00ebt t\u00eb siguronin udh\u00ebkalimin e tij.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 dhjetor, Galanis u nis t\u00eb takonte Zervas-in dhe ta informonte at\u00eb p\u00ebr bisedimet e kryera. M\u00eb 30 dhjetor ai u kthye p\u00ebrs\u00ebri te divizioni gjerman dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Zervas-it garantoi se n\u00ebse gjerman\u00ebt nuk do t\u00eb nd\u00ebrmerrnin asnj\u00eb akt ndaj EDES-it, at\u00ebher\u00eb edhe Zervas-i nuk do t\u00eb sulmonte dhe nuk do t\u00eb kryheshin akte sabotazhi ndaj ushtris\u00eb gjermane. Po ashtu, ai do t\u00eb mundohej t\u00eb pengonte edhe britanik\u00ebt n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e akteve t\u00eb ngjashme. M\u00eb tej, Galanis i k\u00ebrkoi gjerman\u00ebve mir\u00ebkuptimin e tyre q\u00eb Zervas-i nuk i kishte formuluar me shkrim k\u00ebto q\u00ebndrime. Arsyeja ishte e kuptueshme. Ai nuk mund t\u00eb rrezikonte q\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb t\u00eb binte n\u00eb duart e komunist\u00ebve ose t\u00eb anglez\u00ebve. Zervas-i ndihej n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre borxhli ndaj anglez\u00ebve sepse ata e kishin furnizuar me armatim, veshje e municione. Gjithsesi, k\u00ebto furnizime t\u00eb pakta ata i kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr interesin e tyre, q\u00eb t\u00eb luftoheshin gjerman\u00ebt. M\u00eb tej, ai u shpjegonte gjerman\u00ebve se anglez\u00ebt i kishin premtuar me dhjet\u00ebra her\u00eb se do t\u00eb d\u00ebrgonin ngarkesa me furnizime, por ato nuk erdh\u00ebn kurr\u00eb. K\u00ebsisoj atij i ishte krijuar bindja se ata po e g\u00ebnjenin. K\u00ebshtu q\u00eb ai nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb luftonte kund\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, komunist\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt po fitonin gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb terren. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb takohej p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komand\u00ebs gjermane, me q\u00ebllim koordinimin e luftimeve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta kund\u00ebr forcave komuniste.<\/p>\n<p>Gjenerali Lanz, i cili ishte nj\u00eb antikomunist i t\u00ebrbuar, u shpreh se e kuptonte q\u00ebndrimin e Zervas-it. Si pasoj\u00eb, n\u00eb sulmin q\u00eb forcat e Zervas-it organizuan n\u00eb fillimjanarin 1944 kund\u00ebr forcave t\u00eb EAM\/ELAS-it, Lanz-i urdh\u00ebroi trupat gjermane t\u00eb ruanin shpin\u00ebn e forcave t\u00eb EDES-it. K\u00ebshtu q\u00eb, Zervas-i arriti t\u00eb hidhte forcat komuniste p\u00ebrtej lumit Achelos dhe t\u00eb fitonte mjaft terren. Pas k\u00ebtij suksesi, Zervas-i hodhi edhe nj\u00eb hap tjet\u00ebr. Sipas raportimeve gjermane t\u00eb dat\u00ebs 9 janar, Zervas-i kishte k\u00ebrkuar organizimin e nj\u00eb takimi n\u00eb dat\u00ebn 19 janar, me q\u00ebllim koordinimin e luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr komunist\u00ebve. Komandanti i korparmat\u00ebs gjermane Winter e autorizoi kryerjen e takimit. Por ai paralajm\u00ebroi se n\u00ebse edhe k\u00ebt\u00eb radh\u00eb Zervas-i nuk paraqitej n\u00eb takim, nuk do t\u00eb kishte m\u00eb t\u00eb tilla. Takimi nuk u zhvillua, por jo p\u00ebr faj t\u00eb Zervas-it. Gjenerali Lanz u largua gjasht\u00eb jav\u00eb me pushime dhe shefi i tij i shtabit, Dietl, i cili mund t\u00eb zhvillonte negociatat u largua po ashtu nga fronti, pasi ishte i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga diabeti.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u organizua nj\u00eb takim nd\u00ebrmjet nj\u00eb t\u00eb besuari t\u00eb Zervas-it me nj\u00eb oficer t\u00eb div. 104 gjerman. Ai u tha gjerman\u00ebve se gjenerali Zervas mendonte se lufta civile n\u00eb Greqi e kishte marr\u00eb tashm\u00eb udh\u00ebn e saj drejt zgjidhjes. Gjithsesi bashk\u00ebpunimi me gjerman\u00ebt ishte p\u00ebrs\u00ebri i d\u00ebshiruar. Mesa duket, disa fitore q\u00eb Zervas-i pati ndaj forcave komuniste ia p\u00ebrforcuan atij bindjen se mund t\u2019ia dilte vet\u00eb edhe pa ndihm\u00ebn e gjerman\u00ebve. Euforia e Zervas-it nuk zgjati shum\u00eb. Dy jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, EAM\/ELAS-i e rifitoi p\u00ebrs\u00ebri terrenin e humbur. Trupat e Zervas-it nuk kishin m\u00eb municion dhe m\u00eb 27 janar ishin p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pozicionin e tyre fillestar t\u00eb sulmit, pran\u00eb lumit Arachthos.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb Zervas-i ju drejtua p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr ndihm\u00eb gjerman\u00ebve, i trembur se mund t\u00eb gjendje mes dy zjarresh. M\u00eb 31 janar 1944 ai d\u00ebrgoi te gjerman\u00ebt ish-kapitenin e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe nomarkun e Trikallas\u00eb, Theodoros Sarandis, i cili u identifikua me nj\u00eb prokur\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruar personalisht nga Zervas-i dhe me vul\u00ebn e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb EDES-it. Bisedimet filluan pasi u verifikua origjinaliteti i dokumentit. Oficeri i zbulimit t\u00eb korparmat\u00ebs gjermane i ka protokolluar si m\u00eb posht\u00eb propozimet e Zervas-it: S\u00eb pari, nuk duhej t\u00eb ushtrohej asnj\u00eb akt armiq\u00ebsie ndaj tyre. S\u00eb dyti, organizimi i luft\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj EAM\/ELAS-it duhej t\u00eb b\u00ebhej n\u00ebp\u00ebrmjet oficer\u00ebve nd\u00ebrlidh\u00ebs t\u00eb dy pal\u00ebve, duke u informuar p\u00ebr q\u00ebllimet, vendndodhjen e tyre dhe t\u00eb armikut. N\u00ebse k\u00ebto dy propozime pranoheshin nga komanda gjermane, at\u00ebher\u00eb m\u00eb 3 shkurt Zervas-i me forcat e tij do t\u00eb sulmonte forcat komuniste nga bregu per\u00ebndimor i lumit Arachthos n\u00eb rajonin Agnanda-Pramanda dhe k\u00ebrkonte mb\u00ebshtetjen e forcave gjermane nga rruga e Metsovos drejt Pramandas, n\u00eb Jug.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse gjerman\u00ebve u interesonte pastrimi i k\u00ebsaj zone nga forcat e EAM\/ELAS-it, ata e miratuan menj\u00ebher\u00eb organizimin e k\u00ebtij aksioni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb cilin e kodifikuan me emrin \u201cSperber\u201d<span>\u00a0<\/span><em>[Gjeraqina e shkurt\u00ebs \u2013 shpend i vog\u00ebl grabitqar]<\/em>. Komanda gjermane vuri n\u00eb dispozicion t\u00eb k\u00ebtij operacioni nj\u00eb batalion t\u00eb p\u00ebrforcuar dhe dy grupime ushtarake. Operacioni i p\u00ebrbashk\u00ebt filloi m\u00eb 3 shkurt n\u00eb or\u00ebn kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit. Nga 2500 forca q\u00eb Zervas-i kishte gjithsej n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, ai angazhoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb operacion rreth 1800 forca, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 700 burra i la n\u00eb mal si rezerv\u00eb.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb maskonte marr\u00ebveshjen e tij me gjerman\u00ebt, m\u00eb 2 shkurt Zervas-i kishte njoftuar Kajron me radio se gjerman\u00ebt do t\u00eb zhvillonin nj\u00eb sulm n\u00eb rajonin Kalentsi-Gotista-Metsovo. Aleat\u00ebt duhej t\u00eb nd\u00ebrhynin q\u00eb partizan\u00ebt e EAM\/ELAS-it t\u00eb largoheshin nga rajoni i Tzoumerka-s [Athamanika] me q\u00ebllim q\u00eb Zervasi t\u00eb shkonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb dhe t\u00eb luftonte kund\u00ebr gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>Sikurse gjerman\u00ebt e kishin parashikuar, forcat e EAM\/ELAS-it u t\u00ebrhoq\u00ebn pa luft\u00eb. S\u00eb pari partizan\u00ebt grek\u00eb u p\u00ebrlesh\u00ebn me gjerman\u00ebt n\u00eb Pramanda, n\u00eb m\u00ebngjesin e dat\u00ebs 5 shkurt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, oficeri britanik pran\u00eb Zervas-it njoftonte Kajron se Zervasi ishte zhvendosur m\u00eb n\u00eb Jug, p\u00ebr t\u00eb rigrupuar forcat e tij.<\/p>\n<p>Zervas-i p\u00ebrdori nj\u00eb dredhi tipike p\u00ebr t\u00eb. Gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb planit t\u00eb operacionit ishte r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb gjerman\u00ebt t\u00eb b\u00ebnin sikur po sulmonin shtabin e Zervas-it. Dhe k\u00ebshtu ndodhi. Si rrjedhim, Kajro u njoftua \u201cp\u00ebr luft\u00ebn heroike me dy fronte t\u00eb Zervas-it\u201d, \u00e7ka do t\u00eb raportohej deri Churchill-i n\u00eb Lond\u00ebr. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtij lajmi t\u00eb rrem\u00eb, Churchill-i, i inatosur n\u00eb kulm, mallkoi me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb paturp\u00ebsin\u00eb dhe tradhtin\u00eb e forcave t\u00eb EAM\/ELAS-it, duke premtuar se nuk do ti furnizonte m\u00eb me ndihma. Sikurse shihet, mashtrimi funksionoi.<\/p>\n<p>Sipas oficerit gjerman Erdmann, i cili koordinoi veprimet me EDES-in, operacioni u zhvillua me sukses, pasi \u00e7do detaj u planifikua me kujdes mes dy pal\u00ebve. N\u00eb terren funksionoi m\u00eb s\u00eb miri edhe mbajtja e kontaktit me forcat nacionaliste greke. U koordinuan veprimet dhe objektivat. Po ashtu, gjerman\u00ebt i furnizuan forcat e Zervas-it me armatim e municion italian.<\/p>\n<p>Ky operacion i p\u00ebrbashk\u00ebt rezultoi i suksessh\u00ebm p\u00ebr Zervas-in dhe gjerman\u00ebt. Deri n\u00eb tetor 1944, forcat e EAM\/ELAS-it nuk e kaluan dot p\u00ebrs\u00ebri lumin Arachthos. Zervas-i d\u00ebrgoi p\u00ebrs\u00ebri Sarandis-in p\u00ebr t\u00eb fal\u00ebnderuar komand\u00ebn gjermane p\u00ebr ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i siguruar ata p\u00ebr besnik\u00ebrin\u00eb e tij. Si shp\u00ebrblim, gjerman\u00ebt nuk i ngacmonin karvan\u00ebt me furnizime p\u00ebr Zervas-in. Pasi gjenerali Lanz u kthye nga pushimet, ai urdh\u00ebroi furnizimin e Zervas-it me nj\u00eb sasi t\u00eb madhe ila\u00e7esh e ndihma mjek\u00ebsore, t\u00eb cilat i mori n\u00eb dor\u00ebzim Sarandis.<\/p>\n<p>Pas operacionit \u201cSperber\u201d, Zervas-i d\u00ebrgonte te gjerman\u00ebt pothuajse \u00e7do dit\u00eb informacione t\u00eb vlefshme. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull n\u00eb nj\u00eb protokoll bashk\u00ebbisedimi t\u00eb dat\u00ebs 9 shkurt 1944 Sarandis njoftonte gjerman\u00ebt se Zervas-i vazhdonte me sukses luftimet kund\u00ebr forcave t\u00eb EAM\/ELAS-it, ndon\u00ebse britanik\u00ebt k\u00ebrkonin qa ta nd\u00ebrpriste luft\u00ebn kund\u00ebr tyre. Zervas-i u ishte p\u00ebrgjigjur britanik\u00ebve se ai do ta pushonte luft\u00ebn vet\u00ebm kur forcat komuniste t\u2019i l\u00ebshonin atij gjith\u00eb Epirin. Po ashtu, Zervasi garantonte gjerman\u00ebt se n\u00eb territorin e tij nuk do t\u00eb zhvillohej asnj\u00eb akt armiq\u00ebsor ndaj gjerman\u00ebve. N\u00ebse aleat\u00ebt do t\u00eb zbarkonin n\u00eb territorin e tij, Zervas-i nuk do t\u00eb luftonte kund\u00ebr gjerman\u00ebve, por po ashtu nuk do t\u00eb luftonte edhe kund\u00ebr aleat\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja e xhent\u00eblmen\u00ebve\u201d ose \u201cmarr\u00ebveshja e heshtur\u201d me Zervas-in, sikurse gjerman\u00ebt e quanin, ruhej sekret me fanatiz\u00ebm nga t\u00eb dyja pal\u00ebt. N\u00eb protokollet gjermane Zervas-i sh\u00ebnohej me pseudonimin \u201cZacharias\u201d dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi i tij (me siguri Sarandis), me pseudonimin \u201cMiku\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ruajtjes s\u00eb sekretit, fjal\u00ebt p\u00ebr arritjen e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje dol\u00ebn. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme edhe misioni britanik nuk e besonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe shprehej se nuk ishte gjetur asnj\u00eb marr\u00ebveshje me shkrim dhe e gjitha kjo ishte propagand\u00eb e organizuar nga komunist\u00ebt kund\u00ebr Zervas-it. K\u00ebshtu q\u00eb, oficeri britanik nd\u00ebrlidh\u00ebs pran\u00eb Zervas-it, Barnes, i k\u00ebrkonte Kajros t\u00eb d\u00ebrgonte m\u00eb shum\u00eb armatime p\u00ebr forcat e Zervas-it, me q\u00ebllim q\u00eb EAM\/ELAS-i t\u00eb mos guxonte m\u00eb t\u00eb sulmonte EDES-in. Edhe oficeri tjet\u00ebr britanik Woodhouse ishte i k\u00ebtij mendimi. Ndryshe nga dy koleg\u00ebt e tij, oficeri britanik Barker-Benfield nuk i besonte Zervas-it dhe ishte i bindur se ai kishte b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshje me gjerman\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht vlen t\u00eb theksohet se operacioni \u201cSperber\u201d e shp\u00ebtoi Zervas-in dhe e uli ndikimin e forcave t\u00eb EAM\/ELAS-it n\u00eb Epir. Duke u dh\u00ebn\u00eb gjerman\u00ebve informacione t\u00eb vlefshme ushtarake, Zervas-i arriti t\u00eb mashtroj\u00eb si aleat\u00ebt n\u00eb Kajro ashtu edhe EAM\/ELAS-in. Ky operacion i zhvilluar s\u00eb bashku me gjerman\u00ebt arriti t\u00eb siguroj\u00eb rrug\u00ebkalimet gjermane dhe deri n\u00eb korrik 1944 t\u00eb mos kishte sulme t\u00eb m\u00ebdha ndaj forcave gjermane. Gjithsesi, partizan\u00ebt e EAM\/ELAS-it mund\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb organizojn\u00eb rreth 140 akte sabotazhi dhe shkat\u00ebrruan m\u00eb shum\u00eb se 40 trena e lokomotiva t\u00eb gjerman\u00ebve. Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb u vran\u00eb rreth 4300 ushtar\u00eb gjerman\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht realitetit, britanik\u00ebt nuk e l\u00ebshuan Zervas-in. EDES-i p\u00ebrfitoi rreth tri her\u00eb m\u00eb shum\u00eb armatime e municione nga ndihma britanike sesa EAM\/ELAS-i, ndon\u00ebse kjo e fundit kishte t\u00eb pakt\u00ebn shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb se EDES-i. N\u00eb muajin korrik 1944, pasi u pa qart\u00eb se fundi i gjerman\u00ebve n\u00eb Greqi po afronte, Zervas-i e prishin marr\u00ebveshjen dhe urdh\u00ebroi trupat e tij t\u00eb kryenin akte sabotazhi ndaj forcave gjermane. Ai kishte p\u00ebrfituar mjaftuesh\u00ebm prej tyre dhe nuk mund t\u00eb rrezikonte m\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunimi i tij me gjerman\u00ebt t\u00eb zbulohej nga populli grek e britanik\u00ebt, \u00e7ka ai kishte mundur ta fshihte m\u00eb s\u00eb miri.<\/p>\n<p>Gazeta Dita<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>25 Korrik 2024 Nga Prof. asoc. dr. Marenglen Kasmi Napoleon Zervas-i, \u201carkitekti\u201d i spastrimit etnik t\u00eb popullsis\u00eb \u00e7ame dhe organizatori i gjenocidit ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb \u00c7am\u00ebri, do t\u00eb rrekej t\u00eb justifikonte veprimet e tij kriminale me argumentin se \u201cgjat\u00eb luft\u00ebs \u00e7am\u00ebt kishin bashk\u00ebpunuar me gjerman\u00ebt\u201d. Edhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e historian\u00ebve grek\u00eb pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":83046,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85],"tags":[],"class_list":["post-83045","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/download.png?fit=1080%2C684&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-lBr","jetpack-related-posts":[{"id":100063,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/batutat-e-rames-gjermanet-jane-prapa-nesh-me-dixhitalizimin-neper-ministri-punojne-akoma-me-fax\/","url_meta":{"origin":83045,"position":0},"title":"Batutat e Ram\u00ebs: &#8211; Gjerman\u00ebt jan\u00eb prapa nesh me dixhitalizimin. &#8211; N\u00ebp\u00ebr ministri punojn\u00eb akoma me \u2018fax\u2019!","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Kryeministri Edi Rama deklaroi se programi \u201cEU4Municipalities II\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr modernizimin e institucioneve vendore dhe rritjen e kapaciteteve njer\u00ebzore n\u00eb bashkit\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb aktivitetin e nisjes s\u00eb programit, Rama tha se sfida m\u00eb e madhe aktuale mbetet forcimi i\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":101472,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/national-geographic-beteja-mijevjecare-per-te-kontrolluar-ishullin-e-sazanit-ne-shqiperi\/","url_meta":{"origin":83045,"position":1},"title":"National Geographic &#8211; Beteja mij\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ishullin e Sazanit n\u00eb Shqip\u00ebri","author":"Kurt Farka","date":"June 14, 2026","format":false,"excerpt":"P\u00ebr mij\u00ebra vjet, fuqit\u00eb bot\u00ebrore kan\u00eb shk\u00ebmbyer kontroll mbi nj\u00eb ishull t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb harlisur pran\u00eb bregut jugper\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishulli i Sazanit, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200btoke prej 2.2 miljesh katror\u00eb, shtrihet brenda Ngushtic\u00ebs s\u00eb Otrantos, nj\u00eb kanal i ngusht\u00eb q\u00eb ndan Italin\u00eb dhe\u00a0Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":102331,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/media-belge-pas-imazhit-reformator-te-rames-fshihet-politikani-i-akuzuar-per-korrupsion\/","url_meta":{"origin":83045,"position":2},"title":"Media belge: &#8211; Pas imazhit reformator t\u00eb Ram\u00ebs fshihet politikani i akuzuar p\u00ebr korrupsion.","author":"Kurt Farka","date":"July 7, 2026","format":false,"excerpt":"7 Korrik 2026 Transmetuesi publik belg \u201cVRT\u201d i ka kushtuar nj\u00eb artikull t\u00eb gjat\u00eb kryeministrit Edi Rama, q\u00eb nga nisja e karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. Kjo media i ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb profil t\u00eb plot\u00eb ku p\u00ebrfshihet edhe periudha kur Rama drejtonte Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs dhe po ashtu profesionit t\u00eb kryeministrit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-protesta1-1140x570-1.jpg?fit=1045%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-protesta1-1140x570-1.jpg?fit=1045%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-protesta1-1140x570-1.jpg?fit=1045%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/Edi-Rama-protesta1-1140x570-1.jpg?fit=1045%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102275,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/edi-rama-ne-kerkim-te-opsioneve-te-daljes-nga-kriza-nga-ndryshimi-i-qeverise-dhe\/","url_meta":{"origin":83045,"position":3},"title":"Edi Rama n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb opsioneve t\u00eb daljes nga kriza, nga ndryshimi i qeveris\u00eb dhe &#8230;","author":"Kurt Farka","date":"July 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Korrik 2026 K\u00ebto dit\u00eb diskutohet se kryeministri Edi Rama po k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ethshme t\u2019i jap\u00eb zgjidhje problemit, duke negociuar me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb eksplozive, ku qindra mij\u00ebra shqiptar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kok\u00ebn e tij. Nj\u00eb nga variantet \u00ebsht\u00eb ndryshimi i qeveris\u00eb dhe spastrimi i saj\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_ramaballuku1773132979.jpg?fit=770%2C517&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_ramaballuku1773132979.jpg?fit=770%2C517&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_ramaballuku1773132979.jpg?fit=770%2C517&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/auto_ramaballuku1773132979.jpg?fit=770%2C517&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100042,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/opsionet-qe-duhen-hedhur-ne-tryeze-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url_meta":{"origin":83045,"position":4},"title":"Opsionet qe duhen hedhur n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb: &#8211; Zgjedhjet e parakohshme","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb drejtuar partner\u00ebve europian\u00eb mbi kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb vend. Sipas tij, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin si t\u00eb pamundur q\u00eb klima aktuale politike, e karakterizuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100145,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sekreti-i-erret-i-familjes-holandeze-zbulohet-pas-80-vitesh-piktura-e-grabitur-nga-nazistet-e-koleksionistit-hebre\/","url_meta":{"origin":83045,"position":5},"title":"Sekreti i err\u00ebt i familjes holandeze, zbulohet pas 80 vitesh piktura e grabitur nga nazist\u00ebt e koleksionistit hebre","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Nj\u00eb piktur\u00eb e vjedhur nga nazist\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e pasardh\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb njohur holandez t\u00eb regjimit nazist, duke rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje plag\u00ebt e grabitjes s\u00eb veprave t\u00eb artit gjat\u00eb luft\u00ebs. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cPortreti i nj\u00eb Vajze\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83045"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83045\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":83047,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83045\/revisions\/83047"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83046"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}