{"id":82593,"date":"2024-07-10T01:39:57","date_gmt":"2024-07-10T01:39:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=82593"},"modified":"2024-07-10T11:52:37","modified_gmt":"2024-07-10T11:52:37","slug":"shtjefen-gjecov-kryeziu-dhe-veprimtaria-e-tij-per-flamurin-kombetar-shqiptar-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtjefen-gjecov-kryeziu-dhe-veprimtaria-e-tij-per-flamurin-kombetar-shqiptar-3\/","title":{"rendered":"Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ov Kryeziu dhe veprimtaria e tij p\u00ebr Flamurin Komb\u00ebtar Shqiptar"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"82594\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtjefen-gjecov-kryeziu-dhe-veprimtaria-e-tij-per-flamurin-kombetar-shqiptar-3\/ate-shtjefen-gjecovi-2\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?fit=700%2C409&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"700,409\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;1&quot;}\" data-image-title=\"Ate-Shtjefen-Gjecovi\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?fit=300%2C175&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?fit=700%2C409&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-82594\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?resize=797%2C465&#038;ssl=1\" width=\"797\" height=\"465\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?resize=300%2C175&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?resize=450%2C263&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?resize=600%2C351&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?resize=400%2C234&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?w=700&amp;ssl=1 700w\" sizes=\"auto, (max-width: 797px) 100vw, 797px\" \/><\/p>\n<p>10 Korrik 2024<\/p>\n<ul>\n<li>N\u00eb 150 vjetorin e lindjes s\u00eb Shtjef\u00ebn Gjecov Kryeziut po e ribotojme ket\u00eb studim n\u00eb nderim e p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebti studuesi dhe patrioti.<\/li>\n<\/ul>\n<p>Shkruar nga Jaho Brahaj.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e tij t\u00eb hershme Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi u ngaz\u00ebllye e ju perkushtua simbolit t\u00eb kombit t\u00eb vet\u00eb, Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar\u00eb. Si e d\u00ebshmon epistolari, q\u00eb e trash\u00ebgojm\u00eb nga ky atdhetar e shkenc\u00ebtar i shquar, n\u00eb vitet e shkollimit ai end\u00ebrronte p\u00ebr dit\u00ebn kur n\u00eb atdheun ton\u00eb q\u00eb ishte i rob\u00ebruar t\u00eb shpalosej i lir\u00eb flamuri me shqiponj\u00ebn dykrenare1.<\/p>\n<p>N\u00eb<span>\u00a0<\/span><a><\/a>vitet e m\u00ebvonshme sipas nj\u00eb let\u00ebre, q\u00eb Gje\u00e7ovi i dergoi priftit t\u00eb Prizrenit, (tekstin e letr\u00ebs nuk e njohim) , por kemi n\u00eb dor\u00eb pergjigjen, q\u00eb i kthej Gac Shestani nga ky qytet, me 23.III.1899 2 q\u00eb e njofton se letr\u00ebn e ka lexuar perpara besimtarve katolik\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Prizrenit e vazhdon: \u201cUn\u00eb gjithkuej i kam diftue pun\u00ebt e zotnis\u00eb Juej, e tan\u00eb po g\u00ebzohen qi n\u2019Shqipni mu gjet ksi far njerzish t\u00eb menshem e bujar\u2026 Ju diftova letren e zotnis\u00eb suej e shum\u00eb qefi ju ba, pse muarne vesh qi Shqipnija (tokat shqiptare J.B.) e mjer\u00eb deri tash e dame po fillon m\u2019u afrue e si vllazen po i shtrim doren njeni tjetrit\u201d. N\u00eb k\u00ebto vite dim\u00eb, se Gje\u00e7ovi ishte i lidhur me parin\u00eb e Pej\u00ebs, dhe letra me sa duket b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebshillimin, q\u00eb ju b\u00ebn ky prizrenasve p\u00ebr pjesmarrje n\u00eb l\u00ebvizjen komb\u00ebtare t\u00eb atyre viteve me emrin \u201cLidhja e Pej\u00ebs\u201d. Nga k\u00ebto vite ruhet nj\u00eb thirrje e shkruar prej tij. Ajo titullohet: \u201cNgrehu Shqypni! Shqyptar vllazen!\u201d N\u00eb mes t\u00eb tjerave shkruan: \u201cSod asht koha q\u00eb t\u00eb qesim n\u2019fush\u00eb dashnin\u00eb e zemres\u2026 Ta ngrefim flamurin e mam\u00ebs t\u2019dashtun\u2026 Besa e hershme t\u00eb pert\u00ebrihet nder ne, e shqyptar vllazen, ajo asht, qi na pshtoj deri tash, ajo ka me na shtue fuqin\u00eb\u201d.3<\/p>\n<p>N\u00eb poezit\u00eb e tija q\u00eb n\u00eb fillim tema m\u00eb e preferuar e Gje\u00e7ovit \u00ebsht\u00eb atdhedashuria, dhe simboli i kombit ton\u00eb. N\u00eb poezin\u00eb \u201cE drejta\u201d,4 q\u00eb mban dat\u00ebn 25.V. 1902, poeti 28 vje\u00e7ar ju drejton bashk\u00ebatdhetarve thirrjen poetike; \u201cShqipja dy-krenshe, t\u2019par\u00ebve u printe, \/ N\u2019flamur t\u2019perflakshem, q\u00eb boten dridhte \/ Me syt\u00eb e rrebt\u00eb kand m\u00eb kand perpinte \/ M\u2019thoja shkyte, kudo q\u00eb u sillte \/ t\u2019tan pervlote, rrezonte, digjte, grite\u2026\/\u201d. N\u00eb ato vite kombi ishte n\u00ebn dar\u00ebn e pushtimit dhe kush guxonte t\u00eb fliste p\u00ebr Flamurin Shqiptar syrgjynosej ose pushkatohej. Gje\u00e7ovi n\u00eb k\u00ebto vite i b\u00ebn thirrje popullit t\u00eb vet\u00eb t\u00eb ngrihet n\u00ebn hijen e flamurit t\u00eb t\u00eb parvet, duke treguar me sakt\u00ebsi dhe paraqitjen grafike t\u00eb flamurit: Shqipe dykrenare, n\u2019flamuj t\u00eb perflak\u00ebt (perflak\u00ebt, ngjyr\u00eb e perflak\u00ebt-ngjyr\u00eb e kuqe). Ne rrjeshtat e fundit t\u00eb k\u00ebsaj poezije thirrja n\u00eb lidhje me simbolin ton\u00eb komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb e hapur; \u201cM\u2019kamb\u00eb flamurin e Shqypnis\u00eb qit-e n\u2019drit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vazhd\u00eb \u00ebsht\u00eb poezia-thirrje e vitit 1908, q\u00eb e pergaditi t\u00eb ishte hapje p\u00ebr librin \u201cAgimi i Qytetnis\u00eb\u201d5, por q\u00eb ju censurua gjat\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb botimit. Thirrja \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm kater vargje: \u201cNgrehu burra, \u00e7oju trima \\ Per Shqypni ta derdhim gjakun \\ N\u2019luft\u00eb shqyptar\u00eb po si vetima \/ Lirin t\u2019lypim, t\u2019lypim hakun\u201d. N\u00eb vitin 1908 si rezultat i kryengritjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb kater vilajeteve shqiptare Sulltani u detyrua t\u00eb shpallte kushtetut\u00ebn e re, dhe kudo n\u00eb qytetet shqiptare dual\u00ebn hapur flamujt komb\u00ebtar shqiptar\u00eb, por duke njohur flamurin e Perandoris\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb Gje\u00e7ovi i vihet pun\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgaditur flamuj komb\u00ebtar p\u00ebr famullin\u00eb e tij, Gomsiqe por edhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo nep\u00ebr mal\u00ebsi. Nga kjo periudh\u00eb na ruhet nj\u00eb fragment vizatimi nga dora e tij e shqiponj\u00ebs s\u00eb flamurit ton\u00eb.6 Flamuri edhe n\u00eb vazhdim ruhej n\u00eb qel\u00eb, k\u00ebt\u00eb e kuptojm\u00eb nga nj\u00eb let\u00ebr e mikut t\u00eb tij Nikoll Sheldija, q\u00eb i dergon n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1913, ku e permend flamurin, q\u00eb ruante Gje\u00e7ovi dhe ja kerkon q\u00eb ta ngrinin me ceremoni n\u00eb fshatin Mjed\u00eb.7 Kronika e koh\u00ebs na jep edhe holl\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast: \u201cVet\u00eb Gje\u00e7ovi e ngre flamurin komb\u00ebtar n\u00eb kalan\u00eb e Dej\u00ebs\u201d.8 \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr ngritjen me ceremoni t\u00eb flamurit nga populli i k\u00ebsaj krahine n\u00eb Lugun e Sh\u00ebn Markut pran\u00eb kish\u00ebs shekullore rr\u00ebz Kalas\u00eb historike t\u00eb Danj\u00ebs s\u00eb mo\u00e7me. P\u00ebr organizimin e k\u00ebtij manifestimi \u00ebsht\u00eb interesimi i drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb i Gje\u00e7ovit, i cili e k\u00ebshillon mikun e tij, famulltarin e k\u00ebtij fshati p\u00ebr organizimin: \u201cMir\u00eb asht me ardh\u00eb do gjind\u2026 e me ba do pushk\u00eb\u201d, si ishte zakoni shqiptar p\u00ebr kremtime.9 Flamuri u ngrit n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb shkurtit 1913 me entusiazem, megjith\u00ebse n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, sepse Shkodra ishte e rrethuar nga malazez\u00ebt.<\/p>\n<p>Flamuri q\u00eb u ngrit ju la n\u00eb roje banorve t\u00eb zon\u00ebs, si simbol q\u00eb edhe kjo krahin\u00eb ju bashkangjit\u00eb Shtetit Shqiptar t\u00eb sapoformuar n\u00eb Vlor\u00ebn historike. Ato e ruajten si nji kujtim t\u00eb \u00e7muar e relike t\u00eb k\u00ebtij evinimenti historik, por dhe si dhurat\u00eb e \u00e7muar e atdhetarit e luft\u00ebtarit p\u00ebr pavarsi, shokut t\u00eb tyre t\u00eb llogoreve At\u00eb Gje\u00e7ovit.10<\/p>\n<p>S\u00eb shpejti dhe Shkodra mori frym\u00eb e lir\u00eb, me 19 mars 1914 n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs me nj\u00eb miting madh\u00ebshtor, me pjesmarr\u00ebs nga qyteti dhe zonat p\u00ebr rreth u valavit flamuri i lasht\u00eb pas 500 vjet\u00ebsh. Kronisti i koh\u00ebs na sjell nj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb teper interesante n\u00eb lidhje me dashurin\u00eb dhe lidhjen e Gje\u00e7ovit me simbolin ton\u00eb komb\u00ebtar, simbolin e liris\u00eb s\u00eb popullit ton\u00eb. Gje\u00e7ovi \u00ebsht\u00eb i lidhur me flamurin, ai mban gjithmon me vehte nj\u00eb flamur11. Kronika thot\u00eb: \u201c\u2026 I pari flamur komb\u00ebtar q\u00eb valavitej prap\u00eb i lirshem (me 19 mars 1914 n\u00eb Kalan e Shkodr\u00ebs) ishte flamuri i nj\u00eb fran\u00e7eskani, i nj\u00eb atdhetari t\u00eb flakt\u00eb, i Pater Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit\u201d. Pranin\u00eb dhe ngjyrat e flamurit Gje\u00e7ovi i kerkonte t\u00eb ishin t\u00eb pranishme kudo n\u00eb veprimtarin e shtetit shqiptar\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pervjetor\u00ebt e festat mbar\u00ebkomb\u00ebtare. N\u00eb vitin 1914 Gje\u00e7ovi i shkruan Fisht\u00ebs: \u201cEdhe ne kishim me pas\u00eb shkak p\u00ebr t\u2019ardhun t\u00eb Mbretit ton\u00eb (V.Widit), t\u00eb perkohshmen (gazet\u00ebn) e frorit me e stolisun me ngjyra t\u00eb Flamurit ton\u00eb\u2026 (Kjo) t\u00eb ket\u00eb filles\u00eb prej fran\u00e7eskan\u00ebve t\u00eb Shqypnis\u00eb, kjo stolisje si vesh\u00eb komb\u00ebtare e s\u2019perkohshmes ton\u00eb. K\u00ebt\u00eb nder e pret prej tejet hem Shqypnija, hem yti me zemer At Gje\u00e7ovi\u201d.12<\/p>\n<p>N\u00eb vitet e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore Gje\u00e7ovi i vazhdon pun\u00ebn p\u00ebr hapjen e shkollave komb\u00ebtare shqipe n\u00eb Th\u00ebth, Shal\u00eb, fshatra t\u00eb Pej\u00ebs, e n\u00eb k\u00ebto shkolla vend kryesor n\u00eb program zinte historija e lavdishme e popullit ton\u00eb, e kudo ai shpaloste Flamurin e Kombit e t\u00eb shtetit shqiptar. P\u00ebr meritat e tija n\u00eb l\u00ebmin atdhetar e t\u00eb kultur\u00ebs Kongresi Komb\u00ebtar i Lushnj\u00ebs i vitit 1920 i dergoi nj\u00eb falenderim.13<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1920 transferohet n\u00eb Vlor\u00ebn e pushtuar nga italian\u00ebt. Vlora pothuajse nuk ka fare popullsi katolike latine, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ruhej nj\u00eb kish\u00eb katolike m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nevojat shpirt\u00ebrore t\u00eb t\u00eb huajve, konsuj, treg\u00ebtar etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb ishte vendosur gjat\u00eb atyre viteve t\u00eb pushtimit kapelani (prifti ushtarak) italian. Sapo shkon Gje\u00e7ovi n\u00eb Vlor\u00eb, s\u00eb pari p\u00ebrzen kapelanin e ushtris\u00eb pushtuese nga kisha. Gje\u00e7ovi ishte me karakter i prer\u00eb p\u00ebr problemet e tradit\u00ebs e pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore shqiptare, nuk lejonte futjen e hund\u00ebve t\u00eb t\u00eb huajve n\u00eb problemet tona. N\u00eb Vlor\u00ebn e luft\u00ebs ato dit\u00eb At\u00eb Gje\u00e7ovi u bashkua me popullsin\u00eb e qytetit e u b\u00eb nj\u00eb nga perkrah\u00ebsit e frym\u00ebzues i rezistenc\u00ebs dhe luft\u00ebs kundra pushtuesit. Si shkruan edhe vet\u00eb ai, n\u00eb Vlor\u00eb nuk pati asnj\u00eb fanatiz\u00ebm,14 dhe ky l\u00ebvizte n\u00ebp\u00ebr qytet duke propoganduar madh\u00ebshtin\u00eb dhe shenj\u00ebt\u00ebrin\u00eb e luft\u00ebs \u00e7lirimtare. Gje\u00e7ovi shkoi me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb ver\u00ebn e vitit 1920 edhe n\u00eb fshatrat e Vlor\u00ebs si bashk\u00ebluft\u00ebtar i ngaz\u00ebllyer me heroizmin e luft\u00ebtarve, q\u00eb luftuan kundra dhunuesve t\u00eb flamurit e t\u00eb liris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb Gje\u00e7ovi shkruan: \u201cFilluan luft\u00ebn t\u00eb peshtetun n\u00eb shpres\u00eb t\u00eb bashkimit vllaznuer, e paten sos\u00eb a me mbet\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb lam\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, ose me shperthye dyert e hekurta e ledhet e \u00e7elikta t\u00eb armiqve\u2026 e nuk durojn\u00eb q\u00eb ti vurgnoset ftyra e asaj\u00eb shqypje dhe ati Flamuri, q\u00eb e pati ngul dora e prarueme e t\u00eb pa harruemit Plak, zotit Ismail Qemali, t\u00eb cilit i qoft\u00eb lumnija, e nder kang\u00eb e valle ju kendoft\u00eb emni\u2026\u201d15<\/p>\n<p>Kontributi i Gje\u00e7ovit n\u00eb Luften e Vlor\u00ebs 1920, u respektua dhe u \u00e7mua nga vlonjat\u00ebt. Me dat\u00ebn 3 shtator kur luft\u00ebtar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb Vlor\u00ebn e \u00e7liruar, vlonjat\u00ebt e nderojn\u00eb Gje\u00e7ovin duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb krye t\u00eb vendit. Ai s\u00eb bashku me atdhetarin Ahmet Lepenica do lart\u00ebsoi flamurin komb\u00ebtar n\u00eb varrin e I. Qemalit q\u00eb ishte n\u00eb Kanin\u00eb. Ky ishte dhe momenti kulmor i kremtimit t\u00eb fitores historike. Ishin patriot\u00ebt, ushtar\u00ebt e liris\u00eb, nanat vlonjate q\u00eb humben djemt e burrat, ishin motrat q\u00eb mbet\u00ebn pa vllez\u00ebr nga lufta e shenj\u00ebt, q\u00eb nderonin k\u00ebt\u00eb burr\u00eb nga Janjeva shqiptare, duke ja l\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb Flamurin Komb\u00ebtar ta lart\u00ebsonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenj\u00ebt p\u00ebr shqiptar\u00ebt, si nj\u00eb mesazh per Plakun vlonjat. K\u00ebt\u00eb amanet simbolik e percjell Gje\u00e7ovi n\u00eb Kanin\u00ebn e lasht\u00eb, q\u00eb edhe emrin n\u00eb letrat shqipe n\u00eb ato vite e mbante \u201cKomnen Kanina\u201d. Nuk e kemi tekstin e fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, por pas pak dit\u00ebsh shkruan: \u201cRroft\u00eb bashkimi!\u2026K\u00ebnaqu e g\u00ebzohu o qytet i Vlon\u00ebs, se pernjimend paske qen\u00eb fatlum\u00eb tuj ushqye ksi far\u00eb zotnish-djem n\u00eb prehnin tand. Knaqu e madhnohuni o nanat e vlonjat\u00ebve se pernjimend paskeni pas\u00eb n\u00eb gji e rrit\u00eb djem petrita\u201d.<\/p>\n<p>Vlonjat\u00ebt nuk e harrojn\u00eb Gje\u00e7ovin, i kerkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkruante historin\u00eb e kesaj epopeje t\u00eb lavdishme, por kjo nuk u realizua se Gje\u00e7ovi u nis p\u00ebr aty ku kerkohej e ishte m\u00eb shum\u00eb i nevojshem.<\/p>\n<p>Vitet \u201820 t\u00eb shekullit XX ishin vite tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb n\u00eb ndarjen (sakatimin) e kufijve ngel\u00ebn n\u00ebn pushtimin serb. Kudo kishte djegje, masakra, d\u00ebbim, u ndalua shkrimi e shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Gje\u00e7ovi kthehet n\u00eb Gjakov\u00eb e Zym, sepse aty m\u00eb shum\u00eb se kudo kishte nevoj\u00eb p\u00ebr luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb shqiptarizmes, dhe ai ishte nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb vendosurit, e kishte vendosur e e kishte t\u00eb qart\u00eb se mund\u00ebj ta priste dhe vdekja, por kjo nuk e frig\u00ebsonte: \u201cNe jesim ndoshta e me gjakun ton\u00eb do t\u00eb lahena, por djemt ton\u00eb kan\u00eb me na ngreh permendore. Na jesim por djemve t\u2019on\u00eb do tu lirohen kamb\u00ebt e duart prej vargojsh\u201d, ishte testamenti i tij. N\u00eb Gjakov\u00eb e Zym bashk\u00eb me kryqin si fran\u00e7eskan e katolik i devotshem q\u00eb ishte, mbante flamurin komb\u00ebtar.16 Ai nuk i frigohej plumbit t\u00eb armikut, m\u00eb shum\u00eb i trembej \u00e7kombtarizimit t\u00eb vllez\u00ebrve, prandaj e kishte vendosur t\u00eb digjej si pishtar i kombit, por tu ndri\u00e7onte rrug\u00ebn e mundimshme brezave drejt liris\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb terthort\u00eb, q\u00eb kemi rezulton, se krahas flamurit komb\u00ebtar q\u00eb mbante me vete gjithmon\u00eb, ai kishte dhe nj\u00eb flamur n\u00eb qel\u00eb. K\u00ebt\u00eb fakt na e sjell m\u00ebsuesi, q\u00eb sherbeu n\u00eb shkoll\u00ebn e Zymit n\u00eb vitet 1941-43, por dhe kujtimet e bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb mbledhura p\u00ebr Gjecovin. N\u00eb k\u00ebto vite u b\u00eb perkujtimi i vrasjes s\u00eb Gje\u00e7ovit. N\u00eb poezin\u00eb e shkruar n\u00eb ato dit\u00eb nga Nikoll Preka, n\u00eb strof\u00ebn 11, vargjet 41- 48, tregon: \u201cEdhe un due me u diftue\/ \u00e7\u00eb mbante Ati nen krahnuer\/ Mbesa e ti, qe ju ka prue \/Me gjas\u00eb t\u00eb zembres nji flamur\/ prej k\u00ebti muer fuqi Gje\u00e7ovi\/ Mos me u lodh kurr per atdhe\/.\u201d17<\/p>\n<p>\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2014\u2013<\/p>\n<h6>1). AQSH. Leter e Gje\u00e7ovit drejtuar Gjergj Fisht\u00ebs, Gomsiqe, 9. I. 914. Fondi 58, dosja 96, f.13. \u201cA t\u00eb bjen nder mend kur ishim n\u00eb Bosnje (student\u00eb J.B.), si shtypej (gazeta) nder kremtime komb\u00ebtare me bojna t\u2019Flamurit t\u2019kombit t\u00eb tyne?\u201d<\/h6>\n<p>2). Prifti i Prizrenit Gac Shestani i kthen pergjigje Gje\u00e7ovit, se letr\u00ebn e tij e ka lexuar perpara besimtarve n\u00eb kish\u00ebn e Prizrenit. Letra e G. Shestanit ruhet n\u00eb AQSH. F. 58, d. 95\\42. Si e tham\u00eb edhe m\u00eb lart\u00eb nuk e njohim tekstin e letr\u00ebs s\u00eb Gje\u00e7ovit, por duke gjykuar nga lidhjet e ngushta q\u00eb pati ai n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX me parin\u00eb e Pej\u00ebs dhe perpjekjet p\u00ebr \u201cLidhjen e Pej\u00ebs\u201d mendojm\u00eb se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr bashkimin e popullsis\u00eb s\u00eb kasaj krahin\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kundra pushtuesit.<\/p>\n<p>3). Th. Murzaku: Dor\u00ebshkrime t\u00eb Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit n\u00eb Arkivin Qendror t\u00eb Shtetit, Tiran\u00eb. Kultura Popullore, 1980, Nr 1, f. 157.<\/p>\n<p>4). S\u00eb pari kjo poezi \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb \u201cAlbania\u201d e Faik Konic\u00ebs n\u00eb vitin 1902. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb: Sh. Gje\u00e7ovi \u2013 Vepra, Rilindja, Prishtin\u00eb 1985, v\u00ebllimi II, f. 251- 254.<\/p>\n<p>5). Agimi i Gjytetnis\u00eb, dor\u00ebshkrimi ruhet n\u00eb AQSH, d. 45\\46, fl.1. Libri \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Shkoder, m\u00eb 1910, por dor\u00ebshkrimi ku \u00ebsht\u00eb edhe poezija-thirrje \u201cNgrehuni Shqyptar\u201d \u00ebsht\u00eb i viteve 1908-9 e pa perfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb botim.<\/p>\n<p>6). Vizatimi na \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb dor\u00ebshkrimin e Gje\u00e7ovit: \u201cTrash\u00ebgime Pellazgj\u00ebsh: Bet, Besimet e do doke tjera mas s\u2019cillash dishmohet vjetersia e komit shqyptar\u201d. Per holl\u00ebsi shih; Sh Gje\u00e7ovi, Shtyllat e Kombit, p\u00ebrgadtur nga J. Brahaj, Publicistik\u00eb, Tiran\u00eb 1999.<\/p>\n<p>7). N\u00eb letr\u00ebn q\u00eb Nikoll Sheldija i dergon Gje\u00e7ovit, i shkruan: \u201cBajrakun ta ngrefim at\u00eb q\u00eb ke gadi Z. Juej. A per pelqim t\u00eb Emz. Kolecit tash bjen t\u2019vedin. Me than\u00eb ma mir\u00eb po \u00e7ojm\u00eb (ngrem\u00eb) tonin\u2026 me vedi bjere (flamurin)\u201d. AQSH. F. 58, d, 95\\57, fl.243.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" alt=\"\ud83d\ude0e\" src=\"https:\/\/static.xx.fbcdn.net\/images\/emoji.php\/v9\/t83\/1\/16\/1f60e.png\" width=\"16\" height=\"16\" \/>. Ruzhdi Mata: Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi. Jeta dhe Vepra, Tiran\u00eb 1982. Shih kapitullin VIII \u2013 Shpallja e Pavarsis\u00eb.<\/p>\n<p>9).\u201dNa patme mendimin me ndez do zjarme n\u2019buz\u00eb t\u2019nat\u00ebs permbi kala, permbi Suk t\u2019Mjed\u00ebs e permi Lak t\u00eb Karroqit\u2026 Si m\u00eb thot zotnija e juej po baj\u2026Pra me sa t\u2019mundi me mbledh po i bashkoi te Lugu i Sh\u2019Markut e aty po perpiqena, por para 11 sahatit\u2026\u201d AQSH. Letra e Famulltarit t\u00eb La\u00e7it (Va Dej\u00ebs) d\u00ebrguar Gje\u00e7ovit me 28 shkurt 1913, d. 95\\57, fl. 241. Shih dhe R. Mata identik si sh\u00ebnimi 8.<\/p>\n<p>10). Flamuri i ngritur nga Gje\u00e7ovi u dorzua n\u00eb Muzeun Historik t\u00eb Shkodres pas 67 vjet\u00ebsh, n\u00eb fillim t\u00eb vitit 1980 me pun\u00ebn e perkushtuar t\u00eb muzeologut Njazi Vedahi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shih Z. i Popullit, Nj\u00eb inisiativ\u00eb me vlera t\u00eb m\u00ebdha edukative, nga R. Dajti, 20 mars 1980, f. 1-3.<\/p>\n<p>11). Donat Kurti: \u201cFlamuri komb\u00ebtar n\u00eb krahin\u00ebn e Shkodr\u00eb, Hylli i Drit\u00ebs, N\u00ebntor 1937, f. 535.<\/p>\n<p>12). AQSH. Let\u00ebr e Gje\u00e7ovit derguar Gjergj Fisht\u00ebs nga Gomsiqja, me 9.I.914, dosja 96, f. 13.<\/p>\n<p>13).Shih; Sh. Gje\u00e7ovi, Ditar udh\u00ebtimi, Shkoder-Tiran\u00eb-Elbasan, AQSH, dosja 59.<\/p>\n<p>14). N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb Gje\u00e7ovi nis nga Vlora, shkruan: \u201cK\u00ebtu asnj\u00ebfar\u00eb fanatizmi nuk ka, zojat myslimane t\u00eb Vlon\u00ebs nuk ishin si fanatiket e Shkodres\u2026K\u00ebtu ku t\u00eb jet\u00eb puna e patriotizm\u00ebs i gjen\u00eb n\u00eb \u00e7do rast gadi me kremtue dit\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb.\u201d Shih Gje\u00e7ovi, Shtyllat e Kombit, T. 1999, f. 73.<\/p>\n<p>15). Shih: Sh. Gje\u00e7ovi, Rroft\u00eb Bashkimi n\u00eb \u201cShtyllat e Kombit\u201d, T. 1999, f.58.<\/p>\n<p>16). Sipas kujtimeve t\u00eb fshatarve t\u00eb Zymit, kur u shikua vendi i ngjarjes te kufoma e vrar\u00eb e Sh. Gje\u00e7ovit, ju gjet nj\u00eb flamur komb\u00ebtar shqiptar. Ky fakt i irritoi autoritet pushtuese serbe, dhe dhan\u00eb urdh\u00ebr, q\u00eb atij t\u2019i b\u00ebhej nj\u00eb percillej dhe varrim pa ceremoni. Dhe vertet n\u00eb varrimin e Gje\u00e7ovit n\u00eb kish\u00ebn e Shna Prendes n\u00eb Karashengjergj (2 km larg Zymit), nuk u mbajt\u00ebn fjalime, por populli e percolli me nderime. Edhe studiuesi F. Kristaj thot\u00eb se, Gje\u00e7ovi kur u vra kishte flamurin komb\u00ebtar me vehte.<\/p>\n<p>17). Nikoll Preka: \u201cTe vorri i Gje\u00e7ovit\u201d, poezi me 56 vargje n\u00eb 14 strofa. Poezija \u00ebsht\u00eb shkruar me sa duket me 14 tetor 1941 me rastin e perkujtimit t\u00eb Gje\u00e7ovit nga populli i Zymit dhe t\u00eb Prizrenit, sepse i kushtohet nj\u00eb date perkujtimore. Nikoll Kerhanaj thot\u00eb se perkujtime i Gje\u00e7ovit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore p\u00ebr tre vjet rrjesht 1941-1943. Shih; N. Kerhanaj: Abetarja e Zymit, Zym, 1997. Poezija e N. Prek\u00ebs ruhet n\u00eb AQSH, D.113, fl, 1. Gje\u00e7ovi n\u00eb Zym kishte nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e cila i sherbente n\u00eb kish\u00eb e n\u00eb qel\u00eb. Ajo si njeri i afert dinte \u00e7do gj\u00eb per At Shtjefnin. Poezija na tregon se ajo n\u00eb dit\u00ebn e perkujtimit solli tek varri flamurin shqiptar q\u00eb ai ruante. N\u00eb vitet 1941-44 n\u00eb Kosov\u00eb lejohej t\u00eb mbahej publikisht\u00eb flamuri komb\u00ebtar shqiptar, ky do ket\u00eb q\u00ebn\u00eb rasti, q\u00eb ajo publikisht\u00eb pa frig\u00eb t\u00eb tregoi k\u00ebt\u00eb relike t\u00eb shtrejt\u00eb t\u00eb Gje\u00e7ovit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>10 Korrik 2024 N\u00eb 150 vjetorin e lindjes s\u00eb Shtjef\u00ebn Gjecov Kryeziut po e ribotojme ket\u00eb studim n\u00eb nderim e p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebti studuesi dhe patrioti. Shkruar nga Jaho Brahaj. Q\u00eb n\u00eb rinin\u00eb e tij t\u00eb hershme Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi u ngaz\u00ebllye e ju perkushtua simbolit t\u00eb kombit t\u00eb vet\u00eb, Flamurit Komb\u00ebtar Shqiptar\u00eb. Si e d\u00ebshmon [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":82594,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85,10,86],"tags":[],"class_list":["post-82593","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-kultura","category-trashegimi-kulturore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Ate-Shtjefen-Gjecovi.jpg?fit=700%2C409&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-lu9","jetpack-related-posts":[{"id":100012,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/indi-50-punonjes-mbrojne-zogun-e-rralle-te-porsalindur-nga-zhdukja\/","url_meta":{"origin":82593,"position":0},"title":"Indi, 50 punonj\u00ebs mbrojn\u00eb zogun e rrall\u00eb t\u00eb porsalindur nga zhdukja","author":"Kurt Farka","date":"May 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Maji 2026 Pes\u00ebdhjet\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Indi kan\u00eb marr\u00eb rolin e \u201ctruprojes\u201d p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb zog t\u00eb porsalindur (ardeotis nigriceps) q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet me zhdukje . Numri i k\u00ebtyre zogjve, nj\u00eb lloj gjeldeti i eg\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb met\u00ebr lart\u00ebsi , ka\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100045,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/perplasje-ne-protesten-e-opozites-kikia-veprimet-e-policise-ishin-te-pajustifikuara-dhe-disproporcionale\/","url_meta":{"origin":82593,"position":1},"title":"P\u00ebrplasje n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs, Kikia: &#8211; Veprimet e policis\u00eb ishin t\u00eb pajustifikuara dhe disproporcionale!","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Protesta e radh\u00ebs e organizuar nga Partia Demokratike u shoq\u00ebrua me tensione dhe p\u00ebrplasje mes protestuesve dhe forcave t\u00eb policis\u00eb. Sipas analistit Mentor Kikia, nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e shpejt\u00eb dhe m\u00eb agresive, duke sinjalizuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb n\u00eb krahasim\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100042,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/opsionet-qe-duhen-hedhur-ne-tryeze-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url_meta":{"origin":82593,"position":2},"title":"Opsionet qe duhen hedhur n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb: &#8211; Zgjedhjet e parakohshme","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb drejtuar partner\u00ebve europian\u00eb mbi kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb vend. Sipas tij, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin si t\u00eb pamundur q\u00eb klima aktuale politike, e karakterizuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100063,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/batutat-e-rames-gjermanet-jane-prapa-nesh-me-dixhitalizimin-neper-ministri-punojne-akoma-me-fax\/","url_meta":{"origin":82593,"position":3},"title":"Batutat e Ram\u00ebs: &#8211; Gjerman\u00ebt jan\u00eb prapa nesh me dixhitalizimin. &#8211; N\u00ebp\u00ebr ministri punojn\u00eb akoma me \u2018fax\u2019!","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Kryeministri Edi Rama deklaroi se programi \u201cEU4Municipalities II\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr modernizimin e institucioneve vendore dhe rritjen e kapaciteteve njer\u00ebzore n\u00eb bashkit\u00eb shqiptare. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb aktivitetin e nisjes s\u00eb programit, Rama tha se sfida m\u00eb e madhe aktuale mbetet forcimi i\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/rama-kuvend_1-1.jpg?fit=640%2C433&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100084,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/negociatat-ne-2028-rama-terhiqet-nga-premtimi-kryesor-i-mandatit-te-katert\/","url_meta":{"origin":82593,"position":4},"title":"&#8216;Negociatat n\u00eb 2028&#8217;\/ Rama t\u00ebrhiqet nga premtimi kryesor i mandatit t\u00eb kat\u00ebrt","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Maji 2026 Pasi e p\u00ebrdori integrimin europian si premtimin kryesor t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt, Edi Rama u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb shtyrjen e afateve p\u00ebr mbylljen e negociatave, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb kishte p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. N\u00eb procesin e mundimsh\u00ebm t\u00eb negociatave me Bashkimin Europian, ka nj\u00eb moment kur\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100023,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pas-ballukut-anila-denaj-vihet-ne-rresht-detyroi-doganat-te-ndalin-veprimet-ndaj-bankers-petroleum\/","url_meta":{"origin":82593,"position":5},"title":"Pas Ballukut, Anila Denaj \u2018vihet n\u00eb rresht\u2019, detyroi doganat t\u00eb ndalin veprimet ndaj Bankers Petroleum","author":"Kurt Farka","date":"May 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Maji 2026 Pasi Belinda Balluku, kreu detyr\u00ebn e saj, duke b\u00ebr\u00eb eksperten e naft\u00ebs dhe ligjeve fiskale, tashm\u00eb brenda s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs dit\u00eb edhe Ministrja Anila Denaj arrin t\u00eb analizoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb parashtrimet e Ballukut dhe t\u00eb abuzoj\u00eb me detyr\u00ebn e saj duke iu drejtuar Doganave q\u00eb t\u00eb ndalin \u00e7do\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hq720-1.jpg?fit=686%2C386&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82593","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82593"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82593\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":82643,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82593\/revisions\/82643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/82594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82593"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82593"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82593"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}