{"id":66044,"date":"2023-01-06T17:36:12","date_gmt":"2023-01-06T17:36:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=66044"},"modified":"2023-01-06T17:36:12","modified_gmt":"2023-01-06T17:36:12","slug":"intervista-gazmend-oketa-kryeministri-vodhi-cdo-pasuri-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/intervista-gazmend-oketa-kryeministri-vodhi-cdo-pasuri-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Intervista, Gazmend Oketa: &#8211; Kryeministri vodhi \u00e7do pasuri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_66045\" style=\"width: 516px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-66045\" data-attachment-id=\"66045\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/intervista-gazmend-oketa-kryeministri-vodhi-cdo-pasuri-te-shqiperise\/gazmend-oketa\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?fit=600%2C339&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"600,339\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Gazmend Oketa\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"&lt;p&gt;Gazmend Oketa&lt;\/p&gt;\n\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?fit=300%2C170&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?fit=600%2C339&amp;ssl=1\" class=\" wp-image-66045\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?resize=506%2C287&#038;ssl=1\" width=\"506\" height=\"287\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?resize=300%2C170&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?resize=450%2C254&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?resize=400%2C226&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?w=600&amp;ssl=1 600w\" sizes=\"auto, (max-width: 506px) 100vw, 506px\" \/><p id=\"caption-attachment-66045\" class=\"wp-caption-text\">Gazmend Oketa<\/p><\/div>\n<p><strong>6 Janar 2023<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga Valentina MADANI <\/strong><\/p>\n<p>Ndaj, an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PDs\u00eb apelon p\u00ebr bashkim real t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u kujton se 15 maji po afron dhe se nuk duhet humbur asnj\u00eb minut\u00eb koh\u00eb. Z. Oketa tregon p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se si opozita mund t\u2019i rris\u00eb shanset p\u00ebr rotacion politik duke ngjallur te shqiptar\u00ebt nj\u00eb frym\u00eb besimi n\u00eb fitore, duke u ofruar atyre nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme. Ish-ministri i PD-s\u00eb denoncon p\u00ebrpjekjet e Kryeministrit Edi Rama p\u00ebr ta mbajtur t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb opozit\u00ebn deri n\u00eb zgjedhjet lokale, nd\u00ebrsa e akuzon p\u00ebr nj\u00eb model monist qeverisje t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb diktatorit Hoxha.<\/p>\n<p><strong>Z. Oketa, Shqip\u00ebria sh\u00ebnjoi shum\u00eb ngjarje p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2022. Sipas jush, cili \u00ebsht\u00eb ai moment q\u00eb trazoi m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn e brendshme e karakterizuar nga polemikat e forta?<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si dhe n\u00eb shum\u00eb vite t\u00eb m\u00ebparshme, edhe gjat\u00eb vitit 2022, n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare u sh\u00ebnuan shum\u00eb ngjarje, por pothuaj asnj\u00ebra prej tyre nuk dha efekte pozitive si n\u00eb jetes\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve, ashtu edhe n\u00eb ecurin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb drejt integrimit n\u00eb BE. Gjat\u00eb vitit 2022, Shqip\u00ebria sh\u00ebnoi r\u00ebnie n\u00eb renditje n\u00eb pothuaj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb treguesit e qeverisjes s\u00eb nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>Ajo u rendit akoma m\u00eb keq se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb n\u00eb treguesin e niveli t\u00eb korrupsionit, p\u00ebsoi r\u00ebnie n\u00eb indeksin e t\u00eb b\u00ebrit biznes, r\u00ebnie n\u00eb treguesin e liris\u00eb s\u00eb medias, r\u00ebnie t\u00eb nivelit t\u00eb jetes\u00ebs p\u00ebr qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb, r\u00ebnie t\u00eb numrit t\u00eb popullat\u00ebs dhe plakje t\u00eb saj kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit masiv t\u00eb shqiptar\u00ebve. Viti 2022 qart\u00ebsoi para opinionit publik autor\u00ebt e nj\u00eb prej aferave m\u00eb korruptive t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare, asaj t\u00eb incenerator\u00ebve, por pa mundur t\u00eb \u00e7oj\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb organizator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj vjedhje. Viti 2022 ishte viti i luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb kibernetike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, humbjen e s\u00eb cil\u00ebs qeveria shqiptare e kishte n\u00ebnshkruar q\u00eb me keqp\u00ebrdorimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb qytetar\u00ebve nga patronazhist\u00ebt rilind\u00ebs n\u00eb zgjedhjet e vitit 2021.<\/p>\n<p>Viti 2022 ishte viti i cili duhej ti jepte vendit minimalisht nj\u00eb proces serioz t\u00eb zgjedhjes s\u00eb kreut t\u00eb shtetit, por as kjo nuk ndodhi. P\u00ebrkundrazi, trajtimi i atij procesi thjesht si demonstrimi i radh\u00ebs i pushtetit absolut dhe autokracis\u00eb s\u00eb z. Rama, jo vet\u00ebm e zbehu at\u00eb proces, por edhe ja v\u00ebshtir\u00ebsoi pozitat Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij. Pa dashur t\u00eb vazhdoj m\u00eb tej, pasi lista e d\u00ebshtimeve \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb se kaq, mendoj se ndoshta momenti q\u00eb trazoi m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn e brendshme politike, ishte komisioni hetimor parlamentar i skandalit t\u00eb\u00a0incenerator\u00ebve, dhe kjo p\u00ebr merit\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, e cila pavar\u00ebsisht problemeve t\u00eb saj t\u00eb brendshme, mundi t\u00eb trajtoj\u00eb me argumente e prova konkrete k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.<\/p>\n<p>Duke dal\u00eb nga terreni politik, do thosha se momenti i cili ka sh\u00ebnuar vitin 2022 si nj\u00eb vit krenarie dhe emocioni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, erdhi nga sporti. Ishte fitorja e titullit kampion Evrope dhe ngritja e flamurit shqiptar n\u00eb Mynich 2022 nga atletja Luisa Gega. Personalisht, dua ta fal\u00ebnderoj Luiz\u00ebn dhe trajnerin e saj Taulant St\u00ebrmasi p\u00ebr dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur q\u00eb i b\u00ebn sportit shqiptar n\u00eb vitin 2022 dhe do t\u00eb uroja q\u00eb viti 2023 t\u00eb kishte sa m\u00eb shum\u00eb arritje t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po ndodh me nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, q\u00eb \u00ebsht\u00eb institucioni i opozit\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb mohohet se p\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe gjat\u00eb vitit 2022, opozita p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb unifikimit t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb saj, kryesisht n\u00eb nivelet drejtuese, e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ushtronte dhe p\u00ebrmbushte t\u00eb gjitha detyrimet e saj si nj\u00eb alternativ\u00eb shprese dhe besimi p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ajo e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ishte pasqyra e pakonsumuar n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn opinioni publik t\u00eb mund t\u00eb shihte qart\u00eb, pa hije dyshimi, t\u00eb gjith\u00eb sh\u00ebmtin\u00eb e qeverisjes shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e vazhdueshme p\u00ebr zyrat apo p\u00ebr vul\u00ebn, dhe jo p\u00ebrplasja mbi ide apo strategji se si mund ta b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e besueshme opozit\u00ebn, gjykoj se e ka zbehur imazhin e saj, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta ringritur at\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs ta k\u00ebrkosh p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore tek vet\u00eb opozita. Por mendoj se kjo analiz\u00eb e thjesht\u00ebzuar nuk mjafton dhe nuk shkon n\u00eb favor t\u00eb interesit publik, por shkon vet\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb pushteti ekzistues. N\u00eb \u00e7do vend demokratik, n\u00ebse opozita \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt apo rrezikon deri dhe ekzistenc\u00ebn e saj, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb shenjat e nj\u00eb pushteti autokratik, t\u00eb korruptuar dhe me kontroll mbi t\u00eb gjitha pushtet, jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb dukshme, por jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. Tentativat e z. Rama p\u00ebr t\u00eb njohur nj\u00eb opozit\u00eb sipas modelit q\u00eb ai d\u00ebshiron, mosnjohja e opozit\u00ebs reale, tentativat e z. Rama p\u00ebr ta em\u00ebruar ai dhe kryetarin e opozit\u00ebs, gjuha denigruese e p\u00ebrdorur prej tij ndaj \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsuesi t\u00eb opozit\u00ebs, absolutisht q\u00eb jan\u00eb simptomat e qarta t\u00eb nj\u00eb sistemi politik t\u00eb deformuar dhe me prirje p\u00ebr t\u00eb unifikuar partin\u00eb me shtetin.<\/p>\n<p>N\u00ebse shqiptar\u00ebt e kan\u00eb harruar se Shqip\u00ebria e kishte nj\u00eb model t\u00eb till\u00eb qeveris\u00ebs nga viti 1944 deri n\u00eb vitin 1990, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb faji i z. Rama, i cili u ofron shqiptar\u00ebve nj\u00eb model monist qeverisje, t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb diktatorit Hoxha, por \u00ebsht\u00eb i memories s\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj situate anormale, ku kreu i mazhoranc\u00ebs k\u00ebrkon t\u00eb em\u00ebroj\u00eb apo zgjedh\u00eb dhe kreun e opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb radhe t\u00eb par\u00eb detyr\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoj pozicionin e saj para qytetar\u00ebve, dhe ti ofroj\u00eb atyre nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb besueshme. 14 maji po afron dhe opozita e po ashtu dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk kan\u00eb m\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb humbur.<\/p>\n<p><strong>Partia Demokratike vijon t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje t\u00eb thell\u00eb q\u00eb prej shtatorit t\u00eb 2021. Nga kush po mbahet peng PD-ja?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb gjykimin tim, PD po mbahet peng s\u00eb pari nga p\u00ebrpjekjet e pashpjegueshme n\u00eb terma politik t\u00eb z. Alibeaj p\u00ebr t\u00b4u sjell\u00eb si kryetar i PD-s\u00eb. S\u00eb dyti, nga interesi dhe loj\u00ebrat politike t\u00eb z. Rama p\u00ebr ta mbajtur opozit\u00ebn t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb minimalisht deri n\u00eb zgjedhjet e ardhme lokale. S\u00eb treti PD po mbahet peng nga sistemi gjyq\u00ebsor i cili po e zvarrit pa asnj\u00eb kuptim, nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor i cili ka shum\u00eb interes jo thjesht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr PD-n\u00eb, por ka interes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare e cila ka nevoj\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe unifikuar, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse e interesit publik.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb e riparueshme thyerja brenda PD-s\u00eb dhe si mund t\u00eb bashkohet ajo? Pse \u00e7do tentativ\u00eb q\u00eb synon afrimin mes pal\u00ebve duket e d\u00ebshtuar q\u00eb n\u00eb nisje?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka thyerje t\u00eb pariparueshme. Gjith\u00e7ka varet nga vullneti i pal\u00ebve, por mbi t\u00eb gjitha nga sinqeriteti dhe arsyet p\u00ebrse thyerja duhet harruar dhe riparuar. N\u00ebse p\u00ebrpjekjet kthehen n\u00eb pazare personale, premtime postesh n\u00eb struktura drejtuese apo nj\u00eb vendi t\u00eb sigurt n\u00eb listat zgjedhore, at\u00ebher\u00eb bashkimi mund t\u00eb ndodh\u00eb lart n\u00eb struktura drejtuese, por druaj se do t\u00eb thellohej zhg\u00ebnjimi tek mb\u00ebshtet\u00ebsit e opozit\u00ebs. N\u00ebse p\u00ebrpjekjet p\u00ebr bashkim do t\u00eb bazohen mbi ide, politika dhe objektiva disa her\u00eb me t\u00eb m\u00ebdha se egoja apo ambiciet politike t\u00eb cilitdo individi, at\u00ebher\u00eb efektet pozitive t\u00eb k\u00ebtij bashkimi do t\u00eb shkonin dhe shkundnin jo vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e PDs\u00eb, por edhe pjes\u00ebn gri t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, duke rritur shanset e nj\u00eb rotacioni demokratik t\u00eb pushtetit n\u00ebp\u00ebrmjet vot\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. \u00c7do tentativ\u00eb tjet\u00ebr e bazuar mbi interesa karriere personale t\u00eb atyre q\u00eb bisedojn\u00eb, nuk besoj se mund t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb bashkim real, i cili do t\u00eb krijonte nj\u00eb atmosfer\u00eb pozitive dhe do t\u00eb sillte nj\u00eb frym\u00eb besimi n\u00eb fitore.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb muajin janar, priten t\u00eb tjera negociata p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve para zgjedhjeve lokale t\u00eb 14 majit. N\u00eb negociata priten t\u00eb p\u00ebrfshihen ish-ministra t\u00eb qeveris\u00eb demokratike. Ju, a do t\u00eb ishit i gatsh\u00ebm t\u00eb negocionit me t\u00eb dy grupet kund\u00ebrshtare brenda PD-s\u00eb me q\u00ebllim bashkimin e tyre?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e kam k\u00ebt\u00eb informacion, dhe nuk e di se nga kush dhe ku do t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebto negociata. Un\u00eb mund t\u2019ju them se p\u00ebr mua nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb negociuar. N\u00eb politik\u00eb realiteti duhet pranuar, dhe ky realitet brenda PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb q\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia e saj n\u00eb shumic\u00eb ka zgjedhur z. Berisha si kryetar t\u00eb saj. Pranimi i k\u00ebtij fakti \u00ebsht\u00eb pranim i realitetit, mos dakord\u00ebsia me kryetarin apo dhe me shumic\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb normalitet politik dhe asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte t\u00ebrheqja e z. Alibeaj, apo cilitdo pas tij, nga procese gjyq\u00ebsore aspak dinjitoze do t\u00eb ishte zgjidhja e vetme dhe m\u00eb e ndershme. M\u00eb pas, cilido prej nesh q\u00eb ka rezerva apo mos dakord\u00ebsi me z. Berisha, ose t\u00eb p\u00ebrplaset brenda PD-s\u00eb me modelin e tij, ose t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb alternativave t\u00eb tjera politike. \u00c7do p\u00ebrpjekje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019u zvarritur pas vul\u00ebs apo proceseve gjyq\u00ebsore, vet\u00ebm l\u00ebvizje politike nuk mund t\u00eb jet\u00eb. Duke mos qen\u00eb l\u00ebvizje politike, secilit i lind e drejta apo dyshimi p\u00ebr ta etiketuar me \u00e7far\u00ebdo em\u00ebrtimi q\u00eb i bie n\u00eb mend.<\/p>\n<p><strong>Kush duhet ta mbaj\u00eb PD-n\u00eb? Ai t\u00eb cilit gjykata do t\u2019i jap\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb drejtuar apo ai q\u00eb do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota me 14 maj?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb nuk mund t\u00eb parashikoj se \u00e7far\u00eb vendimi do t\u00eb marr\u00eb gjykata por mund t\u00eb them se n\u00ebse ajo vendos q\u00eb t\u2019i l\u00eb z. Alibeaj vul\u00ebn, apo drejtimin e PD-s\u00eb, do t\u00eb ishte nj\u00eb vendim shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr tu argumentuar dhe me disa efekte negative. S\u00eb pari, do t\u00eb kishim nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb pazbatuesh\u00ebm n\u00eb terma praktik, pasi kryetar partie b\u00ebhesh me votat e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb s\u00eb subjektit politik, dhe jo me ato ato t\u00eb gjykat\u00ebs. S\u00eb dyti, gjykatat shqiptare do t\u00eb shihen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga opinioni publik si instrumente politike t\u00eb z. Rama, duke rritur akoma m\u00eb shum\u00eb mosbesimin e qytetar\u00ebve tek drejt\u00ebsia e re.<\/p>\n<p>Sidomos pas q\u00ebndrimeve politike gjat\u00eb vitit 2022, shanset e z. Alibeaj q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vendimi gjykate realisht t\u00eb drejtoj PD-n\u00eb, dhe m\u00eb pas t\u00eb gjith\u00eb opozit\u00ebn shqiptare, jan\u00eb pothuajse zero. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb pres\u00ebsh rezultatin e 14 Majit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendimin se kush duhet t\u00eb drejtoj\u00eb PD-n\u00eb, \u00ebsht\u00eb gabimi m\u00eb i madh politik, por besoj edhe i fundit, q\u00eb z. Alibeaj mund t\u00eb marr\u00eb. Zgjedhjet e 6 marsit 2022 e dhan\u00eb nj\u00eb rezultat sa i takon balanc\u00ebs brenda PD-s\u00eb, dhe n\u00eb politik\u00eb, ashtu si dhe n\u00eb shkenc\u00eb, nuk ka nevoj\u00eb q\u00eb nj\u00eb eksperiment t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet disa her\u00eb, dhe ti t\u00eb pres\u00ebsh nj\u00eb rezultat t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Edi Rama po qeveris p\u00ebr 3 mandate me radh\u00eb prej meritave apo edhe prej gabimeve t\u00eb kund\u00ebrshtarit politik?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb do d\u00ebshiroja shum\u00eb q\u00eb te Kryeministri i vendit tim, pavar\u00ebsisht partis\u00eb apo kahut politik t\u00eb cilit ai i p\u00ebrket, t\u00eb gjeja dhe evidentoja disa merita apo arritje, t\u00eb cilat i jepnin atij sado pak kredo morale p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb at\u00eb pozicion. Edhe pse dua t\u00eb tregohem maksimalisht i paansh\u00ebm, n\u00eb rastin e z. Rama, e kam shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjej\u00eb element t\u00eb till\u00eb. Z. Rama dhe version i tij ngjyr\u00eb lejla i PS-s\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb premtime elektorale n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013, dhe pothuaj asnj\u00ebrin prej tyre nuk e ka realizuar.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e m\u00eb pasme, ato t\u00eb viteve 2017 dhe 2021 z. Rama nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb premtim shtes\u00eb p\u00ebr votuesit, por duke par\u00eb se shqiptar\u00ebt mund ti qeveriste thjesht\u00eb duke u treguar barsoleta, ai i la ata t\u00eb mbushnin barkun me ironit\u00eb e tij mbi cilin do kund\u00ebrshtar, dhe b\u00ebri marr\u00ebveshje me ata t\u00eb cil\u00ebt I b\u00ebr\u00eb ortak n\u00eb vjedhjen dhe rrjepjen e \u00e7do pasurie t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tender\u00ebve, koncesioneve apo PPP-ve. N\u00eb 2013 z. Rama premtonte sh\u00ebndet\u00ebsi falas, por sot pas dhjet\u00eb vite qeverisje, biznesi i spitaleve private, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb rrudhej, ka p\u00ebsuar nj\u00eb rritje t\u00eb frikshme si n\u00eb num\u00ebr ashtu dhe n\u00eb vlera monetare. N\u00ebse qytetar\u00ebt shqiptar besojn\u00eb se sh\u00ebndet\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb falas, at\u00ebher\u00eb ata duhet patjet\u00ebr t\u00eb votojn\u00eb z. Rama. Z.Rama i premtoi shqiptar\u00ebve n\u00eb 2013 se do t\u00eb hiqte TVSH prej 20% n\u00eb produktet kryesore t\u00eb shport\u00ebs, si psh. buka, mielli, vaji, vez\u00ebt, qum\u00ebshti, sheqeri dhe orizi.<\/p>\n<p>N\u00ebse sot pas 10 vitesh t\u00eb z. Rama n\u00eb karrigen e Kryeministrit, shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb 20% m\u00eb pak p\u00ebr k\u00ebto produkte, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebri do t\u2019i ftoja t\u00eb votojn\u00eb pa hezituar p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb. N\u00ebse sot shqiptar\u00ebt paguajn\u00eb 6% dhe jo 20% TVSH p\u00ebr energjin\u00eb elektrike, si\u00e7 z. Rama u premtoi n\u00eb mandatin e par\u00eb, t\u00eb vazhdojn\u00eb dhe ta votojn\u00eb sepse e meriton t\u00eb rri n\u00eb pushtet p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cmrekulli ekonomike\u201d q\u00eb i ka ofruar shqiptar\u00ebve. N\u00ebse sot shqiptar\u00ebt gjejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi tek gjyq\u00ebsori, le t\u00eb votojn\u00eb z. Rama dhe t\u2019i luten zotit q\u00eb edhe z.Rama t\u00eb na rroj\u00eb sa malet. N\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb emancipuar e demokratik, pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb opozite mund t\u00eb kesh p\u00ebrball\u00eb, nuk rrihet n\u00eb pushtet p\u00ebr tre apo m\u00eb shum\u00eb mandate p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsive t\u00eb opozit\u00ebs, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ti ke b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vendin t\u00ebnd dhe qytetar\u00ebt e tij. N\u00eb Shqip\u00ebri fatkeq\u00ebsisht nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi si vjen n\u00eb pushtet, por sa gjat\u00eb rri n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Dhe kjo nuk ka t\u00eb b\u00ebj me opozit\u00ebn, por me kultur\u00ebn demokratike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie. N\u00ebse z. Rama do t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr vendin, nuk do kishte nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe aleanc\u00ebn e pjes\u00ebs s\u00eb inkriminuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pik\u00ebrisht pse ai nuk ka mb\u00ebshtetjen e shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve, ai nuk i fiton dot ndershm\u00ebrisht zgjedhjet, por ai i rr\u00ebmben ato. N\u00ebse ai do t\u00eb kishte mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve, si\u00e7 pretendon, para zgjedhjeve t\u00eb viti 2021 nuk do t\u00eb ndryshonte Kushtetut\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme dhe me votat e nj\u00eb parlamenti gjysmak dhe ilegjitim. Z. Rama mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet dhe 3 apo m\u00eb shum\u00eb mandate t\u00eb tjera, ashtu si\u00e7 q\u00ebndroi dhe shoku Enver, por historia ka treguar se askush nuk vler\u00ebsohet p\u00ebr jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb n\u00eb pushtet, por gjykohet p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka ai ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit dhe interesit publik. Deri m\u00eb sot, z. Rama nuk ka asnj\u00eb arritje e cila t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, apo t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij politike. Pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb mang\u00ebsi z. Rama e di shum\u00eb mir\u00eb dhe e vetmja gj\u00eb q\u00eb i ka mbetur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb, p\u00ebr tu dukur si i suksessh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb mbajtja e pushtetit sa m\u00eb gjat\u00eb dhe me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb mund\u00ebsh nj\u00eb regjim t\u00eb instaluar nga hallka m\u00eb e fundit dhe deri n\u00eb maj\u00ebn e shtetit a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb misioni v\u00ebshtir\u00eb, i pamundur\u2026?<\/strong><\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt ishin ata t\u00eb cil\u00ebt me vullnetin dhe guximin e tyre p\u00ebrmbys\u00ebn nj\u00eb nga regjimet m\u00eb diktatoriale n\u00eb Evrop\u00ebn e para viteve 1990. N\u00ebse sot shqiptar\u00ebt, kan\u00eb po at\u00eb gjak dhe jan\u00eb po ata t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrmbys\u00ebn komunizmin, rr\u00ebzimi i cilitdo pushteti i cili abuzon me t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb e tyre \u00ebsht\u00eb i mundur. Mbajtja e nj\u00eb pushteti t\u00eb pamerituar nga nj\u00eb apo disa politikan\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se sa p\u00ebrmbysja e tij. \u00cbsht\u00eb z. Rama dhe hajdut\u00ebt q\u00eb ai ka mbledhur rreth tij, q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb nga qytetar\u00ebt dhe revolta e tyre, dhe jo e kund\u00ebrta. Un\u00eb besoj se qytetar\u00ebt shqiptar e din\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Ata kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb dikush t\u2019ju a kujtoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb dhe ky dikush duhet t\u00eb jet\u00eb opozita.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb me gjith\u00eb skandalet e saj, lidhjet me afera korruptive dhe krimin e organizuar, mazhoranca socialiste vazhdon t\u00eb qeveris\u00eb e patrazuar nga asgj\u00eb, madje edhe me mb\u00ebshtetjen e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Si \u00ebsht\u00eb e mundur? V\u00ebshtir\u00eb ta gjesh p\u00ebrgjigjen e sakt\u00eb, por p\u00ebrgjigjen time po e filloj me at\u00eb q\u00eb un\u00eb e konsideroj nj\u00eb p\u00ebrgjigje shabllon dhe dembele t\u00eb nj\u00eb pjese t\u00eb qytetar\u00ebve, si p.sh.: Z. Rama qeveris akoma pavar\u00ebsisht skandaleve, sepse vendi nuk ka opozit\u00eb. A \u00ebsht\u00eb totalisht v\u00ebrtet k\u00ebshtu? Un\u00eb mendoj se jo. Po n\u00ebse v\u00ebrtet opozita do t\u00eb shuhej apo do t\u00eb ishte e dob\u00ebt, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebnin qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, do t\u00eb gjunj\u00ebzoheshin para cilitdo q\u00eb do t\u2019i varf\u00ebronte dhe do t\u2019i tregonte rrug\u00ebn e emigrimit, apo do t\u00eb reagonin? T\u00eb fshihesh pas p\u00ebrgjigjes se nuk ka opozit\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb m\u00eb duket si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga beteja dhe p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb nuk luftojn\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>E p\u00ebrs\u00ebris, opozita ka problemet e saj dhe duhet t\u00eb jet\u00eb krejt ndryshe nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb deri m\u00eb sot, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb arsye p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb qeverisesh nga nj\u00eb qeveri super e korruptuar. Shoq\u00ebria shqiptare duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohet dhe duhet t\u00eb ndjehet po aq fajtore sa dhe vet\u00eb politika p\u00ebr qeverisjen q\u00eb ka. Nj\u00eb pjes\u00eb jo e vog\u00ebl e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, ka si modele q\u00eb mb\u00ebshtet dhe ndjek ata politikan\u00eb q\u00eb n\u00eb zhargonin popullor, i quajn\u00eb \u201ct\u00eb zot\u00eb\u201d apo \u201ct\u00eb shkath\u00ebt\u201d. \u201cT\u00eb zot\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb treguar aft\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb trajtimin e politik\u00ebs si biznes fitimprur\u00ebs. Sa m\u00eb \u201ci zoti\u201d politikani q\u00eb kjo pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb mb\u00ebshtet, aq m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pa merit\u00eb vende pune, tender\u00eb, troje, koncesione, e k\u00ebshtu me radh\u00eb n\u00eb progresion rrit\u00ebs dhe n\u00eb raport me shkall\u00ebn e \u201czot\u00ebsis\u00eb\u201d t\u00eb dyja pal\u00ebt, si politikanit ashtu dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk mb\u00ebshtesin k\u00ebt\u00eb rac\u00eb politikan\u00ebsh dhe biznesmen\u00ebsh, aq m\u00eb t\u00eb leht\u00eb do ta ken\u00eb jet\u00ebn e tyre. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u2019i mb\u00ebshtesin, do ta shohin q\u00eb pas 10 apo 20 vitesh kur t\u00eb dalin n\u00eb pension, do t\u00eb jet\u00eb disi von\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn e munguar, shanset e barabarta p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt apo nj\u00eb jetes\u00eb dinjitoze me pensionin e tyre. Dhe e fundit sa i takon nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, kam nj\u00eb p\u00ebrgjigje fare t\u00eb shkurt\u00ebr. Ata ka koh\u00eb q\u00eb e din\u00eb dhe e pranojn\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr sa i takon loj\u00ebrave dhe zhvillimeve t\u00eb brendshme politike dhe se Shqip\u00ebrin\u00eb duhet ta b\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt. K\u00ebt\u00eb ata e shprehin pothuaj n\u00eb \u00e7do bised\u00eb publike apo private. T\u00eb vetmit q\u00eb duket se nuk e kan\u00eb kuptuar akoma q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e tyre p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, jan\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Politikan\u00ebt shqiptar q\u00eb drejtojn\u00eb e din\u00eb, por jo pak prej tyre nuk duan ta b\u00ebjn\u00eb, pasi sa m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebria i afrohet Evrop\u00ebs, aq m\u00eb shum\u00eb ata humbasin pushtet dhe kontroll mbi ekonomin\u00eb dhe fatin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>I takon shqiptar\u00ebve t\u00eb zgjedhin, e m\u00eb pas t\u00eb mos ankohen p\u00ebrzgjedhjen e tyre n\u00ebse \u00ebsht\u00eb po e nj\u00ebjta situat\u00eb. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt n\u00eb \u00e7do rast do t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me cil\u00ebndo qeveri, e mir\u00eb apo e keqe p\u00ebr shqiptar\u00ebt, mjafton q\u00eb nga ky bashk\u00ebpunim t\u00eb mos cenohen interesat e vendeve nga ata vijn\u00eb. Ajo q\u00eb duket si mb\u00ebshtetje p\u00ebr z. Rama nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb propaganda dhe shitja si e till\u00eb nga Edi Rama, TV apo media vet\u00eb t\u00eb ngjashme me t\u00eb. Cilido qoft\u00eb Kryeministri i ardhsh\u00ebm i Shqip\u00ebris\u00eb, bashk\u00ebpunimi me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt do mbetet po i nj\u00ebjt\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>6 Janar 2023 Nga Valentina MADANI Ndaj, an\u00ebtari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PDs\u00eb apelon p\u00ebr bashkim real t\u00eb demokrat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u kujton se 15 maji po afron dhe se nuk duhet humbur asnj\u00eb minut\u00eb koh\u00eb. Z. Oketa tregon p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d se si opozita mund t\u2019i rris\u00eb shanset p\u00ebr rotacion politik duke ngjallur te [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":66045,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,2,35],"tags":[],"class_list":["post-66044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2023\/01\/Gazmend-Oketa.jpg?fit=600%2C339&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-hbe","jetpack-related-posts":[{"id":100111,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/e-shnderroi-shtepine-ne-berat-ne-muze-artizania-tefta-qose-500-kostume-popullore-puna-e-nje-jete\/","url_meta":{"origin":66044,"position":0},"title":"E shnd\u00ebrroi sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Berat n\u00eb muze, artizania Tefta Qose: &#8211; 500 kostume popullore, puna e nj\u00eb jete","author":"Kurt Farka","date":"May 11, 2026","format":false,"excerpt":"11 Mars 2026 N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shum\u00eb tradita rrezikojn\u00eb t\u00eb harrohen, Tefta Qose vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb artin e krijimit t\u00eb veshjeve popullore. Prej disa vitesh, ajo e ka shnd\u00ebrruar sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb lagjen \u201cBarrikad\u00eb\u201d n\u00eb nj\u00eb muze t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ku \u00e7do cep rr\u00ebfen histori, nd\u00ebrsa \u00e7do veshje\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kostumet-e-Tefta-Qoses-1.jpg?fit=1200%2C798&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kostumet-e-Tefta-Qoses-1.jpg?fit=1200%2C798&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kostumet-e-Tefta-Qoses-1.jpg?fit=1200%2C798&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kostumet-e-Tefta-Qoses-1.jpg?fit=1200%2C798&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Kostumet-e-Tefta-Qoses-1.jpg?fit=1200%2C798&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100077,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/astronautet-raportuan-per-nje-objekt-te-paidentifikuar-nasa-publikon-nje-audioregjistrim-sekret-te-vitit-1965\/","url_meta":{"origin":66044,"position":1},"title":"Astronaut\u00ebt raportuan p\u00ebr nj\u00eb objekt \u2018t\u00eb paidentifikuar\u2019\/ NASA publikon nj\u00eb audioregjistrim sekret t\u00eb vitit 1965","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Maji 2026 Astronaut\u00ebt n\u00eb bordin e misionit hap\u00ebsinor \u201cGemini 7\u201d, m\u00eb shum\u00eb se 60 vjet m\u00eb par\u00eb raportuan se kishin par\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb paidentifikuar \u201ct\u00eb paduksh\u00ebm\u201d , duke e p\u00ebrshkruar at\u00eb si nj\u00eb \u201ctrup t\u00eb shk\u00eblqyer\u2026 me triliona grimca mbi t\u00eb\u201d, sipas dosjeve t\u00eb publikuara nga Pentagoni. Astronaut\u00ebt\u2026","rel":"","context":"In &quot;Press Releases&quot;","block_context":{"text":"Press Releases","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/press-releases\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/image-1-1.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100045,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/perplasje-ne-protesten-e-opozites-kikia-veprimet-e-policise-ishin-te-pajustifikuara-dhe-disproporcionale\/","url_meta":{"origin":66044,"position":2},"title":"P\u00ebrplasje n\u00eb protest\u00ebn e opozit\u00ebs, Kikia: &#8211; Veprimet e policis\u00eb ishin t\u00eb pajustifikuara dhe disproporcionale!","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Protesta e radh\u00ebs e organizuar nga Partia Demokratike u shoq\u00ebrua me tensione dhe p\u00ebrplasje mes protestuesve dhe forcave t\u00eb policis\u00eb. Sipas analistit Mentor Kikia, nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb ishte duksh\u00ebm m\u00eb e shpejt\u00eb dhe m\u00eb agresive, duke sinjalizuar nj\u00eb ndryshim t\u00eb qart\u00eb t\u00eb strategjis\u00eb n\u00eb krahasim\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/kkkj.jpg?fit=784%2C431&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100042,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/opsionet-qe-duhen-hedhur-ne-tryeze-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url_meta":{"origin":66044,"position":3},"title":"Opsionet qe duhen hedhur n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb: &#8211; Zgjedhjet e parakohshme","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb drejtuar partner\u00ebve europian\u00eb mbi kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb vend. Sipas tij, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin si t\u00eb pamundur q\u00eb klima aktuale politike, e karakterizuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100048,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/meksiko-drejt-fundosjes\/","url_meta":{"origin":66044,"position":4},"title":"Meksiko drejt fundosjes?","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Qyteti m\u00eb i madh n\u00eb Amerik\u00ebn e Veriut, Mexico City , po fundoset me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb shpejt\u00eb, i duksh\u00ebm nga hap\u00ebsira. Imazhet satelitore t\u00eb NASA-s kan\u00eb treguar se metropoli meksikan po fundoset me nj\u00eb shpejt\u00ebsi prej gati 30 centimetrash n\u00eb vit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/meksiko.jpg?fit=599%2C399&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/meksiko.jpg?fit=599%2C399&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/meksiko.jpg?fit=599%2C399&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100012,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/indi-50-punonjes-mbrojne-zogun-e-rralle-te-porsalindur-nga-zhdukja\/","url_meta":{"origin":66044,"position":5},"title":"Indi, 50 punonj\u00ebs mbrojn\u00eb zogun e rrall\u00eb t\u00eb porsalindur nga zhdukja","author":"Kurt Farka","date":"May 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Maji 2026 Pes\u00ebdhjet\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb mbrojtjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr n\u00eb Indi kan\u00eb marr\u00eb rolin e \u201ctruprojes\u201d p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb zog t\u00eb porsalindur (ardeotis nigriceps) q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet me zhdukje . Numri i k\u00ebtyre zogjve, nj\u00eb lloj gjeldeti i eg\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb arrij\u00eb nj\u00eb met\u00ebr lart\u00ebsi , ka\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Zogu-i-rralle.jpg?fit=800%2C480&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=66044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":66046,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/66044\/revisions\/66046"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66045"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=66044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=66044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=66044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}