{"id":58387,"date":"2022-06-01T01:40:30","date_gmt":"2022-06-01T01:40:30","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=58387"},"modified":"2022-06-02T06:11:12","modified_gmt":"2022-06-02T06:11:12","slug":"pas-30-vjetesh-le-parisin-per-tiranen-ismail-kadare-rrefen-shkrimtarin-dhe-njeriun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pas-30-vjetesh-le-parisin-per-tiranen-ismail-kadare-rrefen-shkrimtarin-dhe-njeriun\/","title":{"rendered":"Pas 30 vjet\u00ebsh l\u00eb Parisin p\u00ebr Tiran\u00ebn. Ismail Kadare rr\u00ebfen shkrimtarin dhe njeriun"},"content":{"rendered":"<p>Kadare ka vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb Parisin, ku ka jetuar dhe punuar p\u00ebr dekada, p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ai ka folur p\u00ebr rikthimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si i sheh shqiptar\u00ebt sot: \u201cDisa her\u00eb besoj se jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, disa her\u00eb jo. Por koha do ta tregoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, ai flet gjith\u00e7ka mbi krijimtarin\u00eb e tij t\u00eb gjer\u00eb dhe p\u00ebrkthimet e veprave t\u00eb tij n\u00eb shum\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>INTERVISTA E PLOT\u00cb<\/p>\n<p><strong>Veprat tuaja jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb rreth 45 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr rekord i veprave, t\u00eb cilat sh\u00ebtisin n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, por kryesisht n\u00eb gjuh\u00ebt e m\u00ebdha si, anglishtja, fr\u00ebngjishtja, spanjishtja, gjermanishtja dhe italishtja. Dua ta nisim k\u00ebt\u00eb bised\u00eb me nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb madhe; anglishten. Vepra juaj ka tre p\u00ebrkthyes kryesor\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn angleze. \u00c7far\u00eb mendoni sot ju z. Kadare p\u00ebr k\u00ebta p\u00ebrkthyes?<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pyes\u00ebsh shkrimtarin se, \u00e7far\u00eb mendon p\u00ebr p\u00ebrkthyesit. Zakonisht p\u00ebr p\u00ebrkthyesit ka shum\u00eb t\u00eb th\u00ebna n\u00eb form\u00eb proverbash. P.sh. q\u00eb nga ato m\u00eb t\u00eb ashprat, q\u00eb p\u00ebrkthyesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhtar, q\u00eb ka nj\u00eb far\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete, pasi vet\u00eb fjala p\u00ebrkthyes n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, por nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb pranuara n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt \u00ebsht\u00eb ajo, q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e kemi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i japim p\u00ebrgjigje, pasi disa her\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkthimet, disa her\u00eb nuk na p\u00eblqejn\u00eb fare. Por ne nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb vepra jon\u00eb. Ne e kemi shkruar vepr\u00ebn p\u00ebr t\u2019u p\u00eblqyer njer\u00ebzve, p\u00ebr t\u2019u afruar me njer\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb komunikuar me ta dhe jo p\u00ebr t\u2019u acaruar dhe zem\u00ebruar. M\u00eb keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrgjigjem n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pak a shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. P\u00ebrkthyesi edhe ju p\u00eblqen shkrimtar\u00ebve, por edhe s\u2019ju p\u00eblqen n\u00eb disa raste. Nuk duhet t\u00eb habitemi, as p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn pamje as p\u00ebr tjetr\u00ebn. Nuk e kam t\u00eb leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjem sepse nuk kam pasur ndonj\u00eb merak se si e kan\u00eb p\u00ebrkthyer. Kam pasur nj\u00eb besim t\u00eb habitsh\u00ebm, q\u00eb ka nj\u00eb shkrimtar te vepra e vet, te gjuha e vet, te misteri i k\u00ebsaj gjuhe, i cili ndryshon nga kontinenti n\u00eb kontinent, nga populli n\u00eb popull, nga kombi n\u00eb komb, prandaj mund t\u00eb them se k\u00ebto tre personalitete kam pasur rastin t\u2019i njoh, t\u2019i takoj, t\u2019i \u00e7moj. Ndoshta ju do t\u2019ju vij\u00eb habi p\u00ebr t\u00eb parin q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt prej tyre, Arshi Pip\u00ebn. Ai ka p\u00ebrkthyer \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d n\u00eb anglisht. Ne jemi t\u00eb dy shkrimtar\u00eb letrar\u00eb shqiptar\u00eb dhe kemi pasur relacionet tona t\u00eb zakonshme, si\u00e7 jan\u00eb midis shkrimtar\u00ebve, her\u00eb t\u00eb mira, her\u00eb t\u00eb mang\u00ebta, her\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur nevoj\u00eb t\u00eb sqarohen e her\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb pasur nevoj\u00eb t\u00eb sqarohen. Un\u00eb kam mendim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Arshi Pip\u00ebn, megjith\u00ebse kjo mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb pak e habitshme, pasi n\u00eb shtypin letrar kemi pasur dhe acarime midis nesh, por kjo \u00ebsht\u00eb e zakonshme, nuk ka asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur. Zakonisht njer\u00ebzit presin t\u00eb plas\u00eb ndonj\u00eb sherr midis shkrimtar\u00ebve (hajde ta ndjekim) se sa t\u00eb shohin n\u00ebse \u00ebsht\u00eb interesante apo nuk \u00ebsht\u00eb. Arshi Pipa ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkthim q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Fal\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrkthimi, sikurse fal\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrkthimeve t\u00eb tjera t\u00eb shquara, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga gjuha shqipe, vepra ime \u00ebsht\u00eb e njohur n\u00eb shum\u00eb vende, jo vet\u00ebm anglishtfol\u00ebse, por n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Keni jetuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb l\u00ebvizje midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Franc\u00ebs. Aty me siguri keni qen\u00eb pjes\u00eb e disa rretheve letrare dhe ndoshta marr\u00ebdh\u00ebniet me p\u00ebrkthyesit kan\u00eb qen\u00eb ndryshe. Si kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e autorit me p\u00ebrkthyesit n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb kaq t\u00eb bukur letrare edhe t\u00eb kultur\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fr\u00ebngjishtja?<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnie normale. Un\u00eb nuk kam pasur konflikte me p\u00ebrkthyesit e mi. K\u00ebshtu q\u00eb kam qen\u00eb i k\u00ebnaqur q\u00eb edhe nj\u00eb p\u00ebrkthyes si Arshi Pipa, q\u00eb n\u00eb bot\u00ebn letrare kemi pasur polemika, dhe nuk kemi qen\u00eb fort dakord me nj\u00ebri-tjetrin p\u00ebr disa gjera. Nuk kam asnj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi, q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me vepr\u00ebn time, aq m\u00eb tep\u00ebr urrejtje. P\u00ebrkundrazi kam pasur nj\u00eb fal\u00ebnderim, q\u00eb ky njeri i kultur\u00ebs shqiptare, i shquar i ka kushtuar nj\u00eb pjes\u00eb serioze t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrkthimit t\u00eb k\u00ebtyre veprave. Ju do t\u00eb prisnit t\u00eb b\u00ebja ndonj\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr t\u00eb, ose ndoshta ndonj\u00eb\u2026 Ju them sinqerisht nuk e kam p\u00ebr arsye mir\u00ebsjelljeje ose humanizmi abstrakt, p\u00ebrkundrazi kam nj\u00eb mir\u00ebnjohje q\u00eb ky zot\u00ebri \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kaq vite m\u00eb nj\u00eb nga romanet e mia m\u00eb t\u00eb komplikuara dhe m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb bot\u00eb dhe ia ka dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them p\u00ebr v\u00ebrejtjet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr motive t\u00eb ndryshme, p\u00ebr pik\u00ebnisje t\u00eb ndryshme, secili mund t\u2019i jap\u00eb mendimin e vet\u00eb. K\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb puna p\u00ebr t\u00eb treguar edukat\u00eb ose mir\u00ebsjellje, nuk jemi n\u00eb nj\u00eb ballo mondane, q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb dhe t\u00eb ulim kok\u00ebn ndaj nj\u00ebri-tjetrit, na p\u00eblqen apo s\u2019na p\u00eblqen nj\u00eb gj\u00eb. T\u00eb dy jemi n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb, fisnike, me t\u00eb cil\u00ebn lexuesit jan\u00eb dakord me ne; shkrimtar\u00ebt dhe p\u00ebrkthyesit.<\/p>\n<p><strong>Kur del nj\u00eb vep\u00ebr e re qoft\u00eb edhe n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj, jeni i pari q\u00eb e shijoni? Kujt ia besoni k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb botimi t\u00eb ri?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb ia besoj k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb botimi t\u00eb ri, nj\u00eb fati t\u00eb ri, i cili mund t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm, jo fort i k\u00ebndsh\u00ebm, i mrekulluesh\u00ebm apo jo fort i mrekulluesh\u00ebm. Por sidoqoft\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb e habitshme \u00ebsht\u00eb kalimi nga nj\u00eb gjuh\u00eb te nj\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mrekulli e bot\u00ebs son\u00eb, e planetit tok\u00ebsor, se si ato q\u00eb shkrimtar\u00ebt i kan\u00eb menduar n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb trurit t\u00eb tyre befas t\u00eb shprehen me fjal\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr, nga nj\u00eb popull tjet\u00ebr, nga nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues kulturor i nj\u00eb populli tjet\u00ebr. Pra t\u00eb gjitha k\u00ebto ne na japin ndjenj\u00ebn e mrekullis\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb na japin at\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb grindjeve apo t\u00eb sherreve, t\u00eb cilat t\u00eb themi t\u00eb drejt\u00ebn ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri i kemi shum\u00eb qejf.<\/p>\n<p>Ndoshta \u00ebsht\u00eb n\u00eb temperamentin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta m\u00eb shum\u00eb qejf se\u00e7 duhet, megjithat\u00eb dhe ato jan\u00eb t\u00eb nevojshme, sepse polemikat, mendimet e ndryshme, \u201csherret\u201d, jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb jet\u00ebn letrare, kulturore, stilistike, etj.<\/p>\n<p><strong>Bashk\u00ebshortja juaj Helena Kadare ju ka shoq\u00ebruar her\u00eb pas here gjithmon\u00eb n\u00eb \u00e7do vep\u00ebr, duke b\u00ebr\u00eb redaktoren, duke dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mendim, duke e pasuruar apo pastruar n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nj\u00eb vep\u00ebr p\u00ebr ta sjell\u00eb sa m\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm. Si ndodh, \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb familjen tuaj kur del nj\u00eb botim i ri apo p\u00ebrkthim n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Ndodh di\u00e7ka q\u00eb ta p\u00ebrmbledh\u00ebsh me nj\u00eb fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Edhe kur ka telashe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje luksoze, ka luks brenda. \u00cbsht\u00eb luksi i let\u00ebrsis\u00eb q\u00eb iu intereson t\u00eb gjith\u00ebve. T\u00eb gjith\u00eb lexuesit do t\u00eb donin t\u00eb dinin se si \u00ebsht\u00eb procesi i kap\u00ebrcimit t\u00eb nj\u00eb vepre nga nj\u00eb gjuh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb gjith\u00ebve. \u00cbsht\u00eb misteri yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt. K\u00ebnaq\u00ebsia jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt. Prandaj do t\u00eb ishte meskine, s\u2019do t\u00eb kishim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb acaroheshim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla, q\u00eb jan\u00eb vog\u00eblsira t\u00eb mjesht\u00ebris\u00eb, prandaj dhe un\u00eb kam shmangur pothuaj gjithmon\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tilla polemikat, kam shmangur provokimet, kam shmangur veten time p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb subjektiv, i padrejt\u00eb, pasi shkrimtari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri q\u00eb i k\u00ebrkohen shum\u00eb gj\u00ebra dhe midis t\u00eb tjerave shum\u00eb drejt\u00ebsi. I k\u00ebrkohet aq drejt\u00ebsi sa i k\u00ebrkojn\u00eb ndoshta edhe nj\u00eb trupi gjykuesi. Shkrimtari nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykues, por nj\u00eb d\u00ebshmues i koh\u00ebs. Ai krijon nj\u00eb vler\u00eb n\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb \u00e7uditshme dhe t\u00eb papritura. Un\u00eb jam nj\u00eb shkrimtar q\u00eb krijoj vlera t\u00eb tilla, t\u00eb cilat mund t\u00eb mos jen\u00eb aq t\u00eb mahnitshme, si\u00e7 m\u00eb jan\u00eb dukur n\u00eb fillim mua ose admirator\u00ebve t\u00eb mi, por mund t\u00eb mos jen\u00eb dhe aq ngat\u00ebrrestare dhe aq me mungesa ose t\u00eb meta, si\u00e7 u jan\u00eb dukur disa her\u00eb atyre, q\u00eb ne i quajm\u00eb n\u00eb bot\u00ebn letrare sherraxhinj dhe q\u00eb nuk mungojn\u00eb kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb bukur. Do t\u00eb ishte shkret\u00ebtir\u00eb e madhe n\u00eb bot\u00eb, n\u00ebse kjo do t\u00eb mungonte, n\u00ebse mendimi bot\u00ebror do t\u00eb ndalej nga nj\u00eb kufi n\u00eb tjetrin dhe nuk do t\u00eb ecte m\u00eb tutje.<\/p>\n<p><strong>Num\u00ebrohen rreth 10 mij\u00eb e 301 botime n\u00eb dijenin\u00eb time dhe aq sa un\u00eb kam k\u00ebrkuar. Si ndihet nj\u00eb autor i p\u00ebrmasave t\u00eb tilla. Si ndiheni ju, \u00e7far\u00eb jete keni b\u00ebr\u00eb duke qen\u00eb z. Ismail Kadare?<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb z. Ismail Kadare un\u00eb kam qen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe shoku Kadare, kolegu Kadare dhe kam g\u00ebzuar t\u00eb mirat, privilegjet, gj\u00ebrat e bukura q\u00eb t\u00eb jep kjo njohje, por jam shqet\u00ebsuar gjithashtu disa her\u00eb edhe nga t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb t\u00eb jep fama, sepse t\u00eb jep edhe t\u00eb mira edhe t\u00eb k\u00ebqija. Ne shkrimtar\u00ebt q\u00eb pretendojm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndajm\u00eb librat tona n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, jemi m\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb lavd\u00ebrime, por edhe v\u00ebrejtje me t\u00eb cilat jemi dakord ose nuk jemi dakord, por p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb fund t\u00eb fundit nuk kemi ndonj\u00eb detyrim p\u00ebrpara lexuesit. Nuk kemi ndonj\u00eb kontrat\u00eb me t\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqim disa k\u00ebrkesa t\u00eb tij ose t\u00eb mos k\u00ebnaqim disa k\u00ebrkesa t\u00eb tij, prandaj shkrimtari nga kjo an\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe i lumtur, edhe i palumtur. Ai \u00ebsht\u00eb i lumtur q\u00eb k\u00ebta miliona lexues si\u00e7 that\u00eb ju k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb lexojn\u00eb vepr\u00ebn e vet\u00eb, dhe do t\u00eb ket\u00eb edhe telashe apo keqkuptime t\u00eb \u00e7uditshme gjuh\u00ebsore, psiqike q\u00eb sjell kjo njohje.<\/p>\n<p><strong>Kam lexuar nj\u00eb ese punim tuajin, ku e konsideroni artin si m\u00ebkat. A \u00ebsht\u00eb arti m\u00ebkat? Thoni se arti lind tek ata q\u00eb nuk e kan\u00eb pasur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre, tek ata f\u00ebmij\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb pasur artin dhe jan\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb ambient familjar me t\u00eb dhe nga ana tjet\u00ebr edhe artin e shihni si m\u00ebkat. N\u00eb jet\u00ebn tuaj artin sot e konsideroni m\u00ebkat?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa teza t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb lindin n\u00eb bot\u00eb, p\u00ebrdora fjal\u00ebn e \u00e7uditshme pasi ashtu jan\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Fjala e \u00e7uditshme hyn zakonisht te t\u00eb gjitha fjal\u00ebt q\u00eb jan\u00eb edhe t\u00eb bukura edhe misterioze, dhe t\u00eb kuptueshme, por edhe t\u00eb pakuptueshme deri n\u00eb fund. Prandaj un\u00eb do ta pranoja k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi po t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr vepr\u00ebn time, qoft\u00eb p\u00ebr mir\u00eb, qoft\u00eb me rezerva, p\u00ebr keq, sepse arti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb subjektive, nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb lind n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e njeriut dhe zhvillohet p\u00ebrtej njeriut, por nga rr\u00ebnj\u00ebt m\u00eb t\u00eb thella t\u00eb tij, prandaj nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe q\u00eb p\u00ebr artin t\u00eb kemi t\u00eb gjith\u00eb mendime t\u00eb ndryshme, t\u00eb \u00e7uditshme do t\u00eb thoja, sepse k\u00ebshtu e do lexuesi bot\u00ebror, k\u00ebshtu e k\u00ebrkon ky thesar.<\/p>\n<p><strong>E mendoni ju lexuesin teksa shkruani nj\u00eb vep\u00ebr t\u00eb caktuar. E keni menduar shpesh lexuesin se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00e7far\u00eb mendon lexuesi p\u00ebr \u201cKronik\u00eb n\u00eb gur\u201d gjat\u00eb procesit t\u00eb t\u00eb shkruarit. E mendoni lexuesin?<\/strong><\/p>\n<p>Disa her\u00eb po, disa her\u00eb jo. Shum\u00eb her\u00eb po, shum\u00eb her\u00eb jo. S\u2019mund ta them kurrsesi sa her\u00eb e mendoj dhe sa her\u00eb e harroj. Kjo \u00ebsht\u00eb fatmir\u00ebsia dhe fati i let\u00ebrsis\u00eb, q\u00eb ajo krijohet disa her\u00eb jasht\u00eb merakut p\u00ebr lexuesin. Ti ke nj\u00eb ndjesi se po shmang di\u00e7ka me vler\u00eb, di\u00e7ka t\u00eb habitshme e cila vetvetiu i p\u00eblqen lexuesit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb veprash lexon Kadare sot?<\/strong><\/p>\n<p>Sot Kadare lexon gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb lexoj\u00eb nj\u00eb lexues, gjithkund n\u00eb \u00e7do popull, n\u00eb \u00e7do vend.<\/p>\n<p><strong>Dhe cila \u00ebsht\u00eb ajo vep\u00ebr, ose cilat jan\u00eb ato vepra q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnjuar nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb krijimtarin\u00eb tuaj, apo ju kan\u00eb frym\u00ebzuar apo ju kan\u00eb mbushur p\u00ebr t\u00eb shkruar?<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e kam t\u00eb pamundur ta them.<\/p>\n<p><strong>Jan\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb shum\u00eb dhe jan\u00eb kudo, n\u00eb \u00e7do gjuh\u00eb, n\u00eb \u00e7do komb, n\u00eb \u00e7do popull. Edhe \u00ebsht\u00eb lumturi p\u00ebr ne q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb. S\u2019ka pse b\u00ebhemi merak q\u00eb v\u00ebmendja e lexuesve iku nga vepra jon\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar te vepra e nj\u00eb tjetri. Gjith\u00eb thesari gjuh\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt bot\u00ebror.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb muzike d\u00ebgjon z. Kadare?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb d\u00ebgjoj muzik\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb pap\u00ebrcaktueshme. Kur them k\u00ebshtu disa her\u00eb p.sh. let\u00ebrsia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb art q\u00eb ka lidhje me gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb ndritura t\u00eb njer\u00ebzimit, por edhe gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb njer\u00ebzimit, d.m.th vet\u00eb p\u00ebrdora dy fjal\u00eb q\u00eb kan\u00eb burime nga drita, q\u00eb \u00ebsht\u00eb drita diellore dhe t\u00eb err\u00ebta q\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e err\u00ebt n\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb vdekja. Let\u00ebrsia nuk trembet nga asnj\u00ebra. Ajo i manovron t\u00eb dyja, i shfryt\u00ebzon t\u00eb dyja. Bashkohen t\u00eb dyja dhe let\u00ebrsia duhet t\u00eb ndihet e lumtur q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb dyja.<\/p>\n<p><strong>Ne fol\u00ebm p\u00ebr librat q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, por let\u00ebrsia p\u00ebrkthehet shpeshher\u00eb n\u00eb film, n\u00eb kinematografi.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p><strong>A e humb ve\u00e7antin\u00eb vepra?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dihet fare, mundet q\u00eb t\u00eb humb\u00eb di\u00e7ka, t\u00eb humb\u00eb shum\u00eb, t\u00eb humb\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme, t\u00eb humb\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk p\u00ebson asgj\u00eb. Let\u00ebrsia k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb krijuar, ajo duron \u00e7do gj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni pasur ndonj\u00ebher\u00eb frik\u00eb se, mos e humbni let\u00ebrsin\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pothuaj se jo. Shkrimtari \u00ebsht\u00eb i lumtur t\u00eb pranoj\u00eb se vepra e tij e krijon k\u00ebt\u00eb mister. Me fjal\u00ebn art p\u00ebrdoret shpesh diftongu i pavdeksh\u00ebm, dhe arti nga kjo an\u00eb \u00ebsht\u00eb i pavdeksh\u00ebm. Arti nuk pyet nga koha dhe ai lufton me gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb koha. Ai jeton!<\/p>\n<p><strong>Keni vendosur q\u00eb t\u00eb jetoni n\u00eb Shqip\u00ebri, por nd\u00ebrkoh\u00eb keni pasur edhe l\u00ebvizjet tuaja, n\u00eb Franc\u00eb edhe n\u00eb vendin ton\u00eb. Si e mbani mend Shqip\u00ebrin\u00eb e atyre koh\u00ebve dhe t\u00eb sotme. A jemi ne m\u00eb t\u00eb rritur, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me mendje m\u00eb t\u00eb pasur sot?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk di \u00e7\u2019t\u00eb them. Disa her\u00eb besoj se jemi, disa her\u00eb jo. Por koha do ta tregoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Ju pse zgjodh\u00ebt q\u00eb t\u00eb ktheheni p\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje aty p\u00ebr aty. Ka qen\u00eb nj\u00eb zgjedhje e ngadalt\u00eb, e padallueshme mir\u00eb, me mjegull. K\u00ebshtu ka q\u00eblluar. M\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur se, p\u00ebr \u00e7do rast, p\u00ebr raste pozitive apo negative t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebr raste t\u00eb lumtura ose t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha rastet m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur se, un\u00eb do isha i p\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb q\u00eb jam.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb, m\u00eb vjen shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju kemi k\u00ebtu dhe q\u00eb mund\u00ebm t\u00eb realizonim nj\u00eb intervist\u00eb kaq t\u00eb bukur, nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb un\u00eb do ta mbaj mend gjat\u00eb edhe q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe privilegj shum\u00eb i madh t\u00eb ndaja mendime mbi artin, mbi let\u00ebrsin\u00eb, me ju zoti Kadare. Faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb. Kur ju m\u00eb that\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb bukura, q\u00eb m\u00eb shihni e q\u00eb m\u00eb d\u00ebgjoni, besoni, m\u00eb kuptoni, s\u2019m\u00eb kuptoni etj., mua dhjet\u00ebfish m\u00eb vjen m\u00eb tep\u00ebr mir\u00eb q\u00eb kam mund\u00ebsi q\u00eb her\u00eb pas here di\u00e7ka t\u2019ju transmetoj lexuesve t\u00eb mi, qofshin ata t\u00eb moshave t\u00eb ndryshme dhe pamjeve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><strong>Koh\u00ebt e fundit e keni b\u00ebr\u00eb shpesh me t\u00eb rinjt\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Po si duket po m\u00eb p\u00eblqen rinia gjithmon\u00eb dhe m\u00eb tep\u00ebr (qesh). M\u00eb p\u00eblqen. \u00cbsht\u00eb koha vet\u00eb q\u00eb let\u00ebrsia problemin m\u00eb kryesor ka koh\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>E ndjeni ju q\u00eb ju duan shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Po e ndjej dhe mendoj q\u00eb \u00e7do shkrimtar e ndjen t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e asaj sa e duan njer\u00ebzit dhe sa nuk e duan.<\/p>\n<p><strong>Po shkruani aktualisht apo po lexoni?<\/strong><\/p>\n<p>Po b\u00ebj di\u00e7ka t\u00eb midist\u00eb dhe ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb dallosh \u00e7\u2019je duke shkruar dhe \u00e7\u2019je duke kryer e p\u00ebrkryer. Un\u00eb jam n\u00eb k\u00ebt\u00eb tramvaj, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pra mund t\u00eb presim nj\u00eb vep\u00ebr tjet\u00ebr nga ju?<\/strong><\/p>\n<p>Nga un\u00eb mund t\u00eb prisni \u00e7do gj\u00eb, mir\u00eb ose keq (qesh).<\/p>\n<p>Intervista \u00ebsht\u00eb realizuar nga gazetarja Luela Myftari p\u00ebr A2CNN.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kadare ka vendosur t\u00eb l\u00ebr\u00eb Parisin, ku ka jetuar dhe punuar p\u00ebr dekada, p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb, ai ka folur p\u00ebr rikthimin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri dhe m\u00ebnyr\u00ebn se si i sheh shqiptar\u00ebt sot: \u201cDisa her\u00eb besoj se jemi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, disa her\u00eb jo. Por koha do ta tregoj\u00eb\u201d. M\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":58389,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85,10,86],"tags":[],"class_list":["post-58387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-kultura","category-trashegimi-kulturore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/06\/Ismail-Kadare.jpg?fit=770%2C433&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-fbJ","jetpack-related-posts":[{"id":100303,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/amedeo-modigliani-vjen-ne-tirane\/","url_meta":{"origin":58387,"position":0},"title":"Amedeo Modigliani vjen ne Tiran\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 15, 2026","format":false,"excerpt":"15 Maji 2026 Ekspozita e mb\u00ebshtetur nga \u201cLuarasi\u201d sjell artin e shek.XX p\u00ebr shqiptar\u00ebt Amedeo Modigliani, nj\u00eb figur\u00eb emblematike e artit t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb vjen n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebrmes veprave t\u00eb tij. N\u00eb galerin\u00eb Kalo, nj\u00eb ekspozit\u00eb e mb\u00ebshtetur nga Universiteti Luarasi, u \u00e7el n\u00eb nj\u00eb mbr\u00ebmje t\u00eb rezervuar p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Amedeo-Modigliani-2.jpg?fit=1200%2C750&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Amedeo-Modigliani-2.jpg?fit=1200%2C750&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Amedeo-Modigliani-2.jpg?fit=1200%2C750&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Amedeo-Modigliani-2.jpg?fit=1200%2C750&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Amedeo-Modigliani-2.jpg?fit=1200%2C750&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":101472,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/national-geographic-beteja-mijevjecare-per-te-kontrolluar-ishullin-e-sazanit-ne-shqiperi\/","url_meta":{"origin":58387,"position":1},"title":"National Geographic &#8211; Beteja mij\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr t\u00eb kontrolluar ishullin e Sazanit n\u00eb Shqip\u00ebri","author":"Kurt Farka","date":"June 14, 2026","format":false,"excerpt":"P\u00ebr mij\u00ebra vjet, fuqit\u00eb bot\u00ebrore kan\u00eb shk\u00ebmbyer kontroll mbi nj\u00eb ishull t\u00eb vog\u00ebl e t\u00eb harlisur pran\u00eb bregut jugper\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ishulli i Sazanit, nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200btoke prej 2.2 miljesh katror\u00eb, shtrihet brenda Ngushtic\u00ebs s\u00eb Otrantos, nj\u00eb kanal i ngusht\u00eb q\u00eb ndan Italin\u00eb dhe\u00a0Shqip\u00ebrin\u00eb, dhe ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb baz\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/maxresdefault-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100716,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/avione-private-darka-ne-paris-me-ramen-dhe-8-6-mln-te-vjedhura-ron-yeffet-perfundon-ne-gjykaten-e-miamit\/","url_meta":{"origin":58387,"position":2},"title":"Avion\u00eb privat\u00eb, darka n\u00eb Paris me Ram\u00ebn dhe 8.6 mln $ t\u00eb vjedhura, Ron Yeffet p\u00ebrfundon n\u00eb gjykat\u00ebn e Miamit\u2026","author":"Kurt Farka","date":"May 29, 2026","format":false,"excerpt":"29 Maji 2026 Biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, i cili njihet si mik i ngusht\u00eb me kryeministrin Edi Rama dhe q\u00eb mori monopolin e industris\u00eb s\u00eb ushtris\u00eb shqiptare, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb amerikane. Z. Ron Yeffet deklaroi n\u00eb gjykat\u00ebn e Miamit se humbi 30 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga padia\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-6-rama-yeffet-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-6-rama-yeffet-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-6-rama-yeffet-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/foto-6-rama-yeffet-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100205,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/media-amerikane-ngre-alarmin-shqiperia-eshte-kercenimi-me-i-ri-i-botes-si-narkoshtet\/","url_meta":{"origin":58387,"position":3},"title":"Media amerikane ngre alarmin: &#8211; Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i ri i bot\u00ebs si narkoshtet","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 Nga Michael Rubin \u2013\u00a0Washington Examiner\/ Me mij\u00ebra t\u00eb vdekur n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin e fundit t\u00eb luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit n\u00eb Liban, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb imagjinosh se Libani dikur ishte nj\u00eb oaz\u00eb paqeje dhe tolerance. Bejruti dikur kishte me t\u00eb drejt\u00eb reputacionin si Parisi i Lindjes s\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/auto_drugs_albanie21778583343-1.jpg?fit=900%2C654&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100318,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/u-propozua-si-ambasador-i-shba-ne-shqiperi-shkrimi-i-kostelancik-rama-mbrojti-aleaten-e-tij-balluku-ne-kuvend-lufta-antikorrupsion-ka-deshtuar\/","url_meta":{"origin":58387,"position":4},"title":"U propozua si ambasador i SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri, shkrimi i Kostelancik: &#8211; Rama mbrojti aleaten e tij Balluku n\u00eb Kuvend, lufta antikorrupsion ka d\u00ebshtuar","author":"Kurt Farka","date":"May 15, 2026","format":false,"excerpt":"15 Maji 2026 Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden n\u00eb koh\u00ebn kur ishte president i SHBA-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb ambasadori amerikan n\u00eb vendin ton\u00eb, por u refuzua nga Kongresi, i ka kushtuar nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kostelancik, n\u00eb shkrimin e tij bashk\u00eb me autorin\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-david-j-kostelancik-1704393273.jpg?fit=544%2C426&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-david-j-kostelancik-1704393273.jpg?fit=544%2C426&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-david-j-kostelancik-1704393273.jpg?fit=544%2C426&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":101258,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/edi-rama-i-rri-qeverise-si-zhele-e-zgjyrosur-gabi-pas-13-vitesh-pushtet-te-degraduar\/","url_meta":{"origin":58387,"position":5},"title":"Edi Rama i rri qeveris\u00eb si zhele e zgjyrosur gabi pas 13 vitesh pushtet t\u00eb degraduar","author":"Kurt Farka","date":"June 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Qershor 2026 Nga: Ilir Dako Pas 13 vitesh pushtet ka filluar t\u00eb ndihet degradimi i Edi Ram\u00ebs n\u00eb raport me qeverisjen dhe realitetin. K\u00ebto dit\u00eb protestash, kryeministri shqiptar ka filluar t\u00eb flas\u00eb me engj\u00ebjt dhe po manifeston qartazi degradimin e tij mental si nj\u00eb personazh q\u00eb jeton n\u00eb nj\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Njoftime Shtypi&quot;","block_context":{"text":"Njoftime Shtypi","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/njoftime-shtypi\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama.jpg?fit=1200%2C785&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama.jpg?fit=1200%2C785&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama.jpg?fit=1200%2C785&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama.jpg?fit=1200%2C785&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/edi-rama.jpg?fit=1200%2C785&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58387"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":58442,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58387\/revisions\/58442"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58389"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}