{"id":51171,"date":"2021-11-08T08:50:26","date_gmt":"2021-11-08T08:50:26","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=51171"},"modified":"2021-11-08T08:50:26","modified_gmt":"2021-11-08T08:50:26","slug":"i-humbur-prej-78-vitesh-i-jepet-lamtumira-rreshterit-anglez-misionet-e-fshehta-britanike-ne-shqiperi-gjate-luftes-se-dyte-boterore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/i-humbur-prej-78-vitesh-i-jepet-lamtumira-rreshterit-anglez-misionet-e-fshehta-britanike-ne-shqiperi-gjate-luftes-se-dyte-boterore\/","title":{"rendered":"I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"51172\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/i-humbur-prej-78-vitesh-i-jepet-lamtumira-rreshterit-anglez-misionet-e-fshehta-britanike-ne-shqiperi-gjate-luftes-se-dyte-boterore\/1636104932_piloto\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?fit=780%2C440&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"780,440\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"1636104932_PILOTO\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?fit=780%2C440&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-51172\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=582%2C328&#038;ssl=1\" width=\"582\" height=\"328\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=768%2C433&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=450%2C254&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?resize=400%2C226&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?w=780&amp;ssl=1 780w\" sizes=\"auto, (max-width: 582px) 100vw, 582px\" \/><\/p>\n<p>I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore<\/p>\n<p>78 vite nga rr\u00ebzimi i avionit britanik pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Dukatit n\u00eb Vlor\u00eb, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit n\u00eb 100 vjetorin e lindjes s\u00eb tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi at\u00eb ngjarje dhe rolin e misioneve britanike n\u00eb vendin ton\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka em\u00ebrtuar si lufta e fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Yllka Kamenica<\/p>\n<p>5 N\u00ebntor 2021<\/p>\n<p>Ishte data 20 tetor 1943. Rreshter Peter Twiddy mbushi 22 vje\u00e7. Nuk i dim\u00eb planet q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb, por kjo do t\u00eb ishte dit\u00eblindja e fundit p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb 100 vjetorin e lindjes s\u00eb tij, rreshteri anglez ka nj\u00eb vend ku t\u00eb prehet. Nj\u00eb histori e pazakont\u00eb p\u00ebr dit\u00ebt e sotme me t\u00eb cil\u00ebn na njeh Doktori i Shkencave Roderick Bailey n\u00eb librin e tij \u201cProvinca e eg\u00ebr\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb tetor 1943,\u00a0 nj\u00eb avion britanik, u ngrit nga veriu i Afrik\u00ebs dhe kishte mision t\u00eb d\u00ebrgonte ndihma tek luft\u00ebtar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ishte misioni i nj\u00eb grupi t\u00eb vog\u00ebl ushtarak\u00ebsh britanik\u00eb mes maleve t\u00eb Dukatit, af\u00ebr Tragjasit, n\u00eb jug-lindje t\u00eb Vlor\u00ebs. Avioni fluturoi shum\u00eb ul\u00ebt, sepse duhet t\u00eb shmangte avion\u00ebt gjerman, shto edhe q\u00eb ishte nat\u00eb, ata nuk duhet t\u00eb ishin t\u00eb duksh\u00ebm dhe duhet t\u00eb fluturonin shum\u00eb af\u00ebr tok\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb l\u00ebshonin mjetet me siguri\u201d, thotw Roderick Bailey, autor i librit \u201cLufta e fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Papritur bombarduesi Halifax i Skuadronit 148 t\u00eb RAF (royal air force) -Forcave ajrore mbret\u00ebrore, humbi fuqin\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ngjitur mbi male dhe piloti zgjodhi t\u00eb vazhdoj\u00eb fluturimin drejt fshatit Dukat n\u00eb Vlor\u00eb. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb u rr\u00ebzua. Asnj\u00eb nga 9 an\u00ebtar\u00ebt e ekuipazhit nuk mbijetoi. Mes tyre ishte edhe rreshteri Peter Twiddy.<\/p>\n<p>Ekuipazhi i misionit t\u00eb Halifax HR674<\/p>\n<p>1.Toger i fluturimit William Ross Forester (pilot)<\/p>\n<p>2.Rreshteri i fluturimit James Clement Cole<\/p>\n<p>3.Rreshteri i fluturimit Harold Williams<\/p>\n<p>4.Oficeri i fluturimit Peter Raymonde Flyte<\/p>\n<p>5.Oficeri i fluturimit Francis Jack Hunter<\/p>\n<p>6.Oficeri i fluturimit Edmond Frank Myers<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li>Rreshteri Peter Twiddy<\/li>\n<\/ol>\n<p>Personel i Zyr\u00ebs s\u00eb Operacioneve Speciale :<\/p>\n<p>1.Kapiteni Alfred Careless, i Trupave t\u00eb Pushkatar\u00ebve Mbret\u00ebror\u00eb<\/p>\n<p>2.Sinjalizuesi David William Rockingham, Trupat Mbret\u00ebrore t\u00eb Nd\u00ebrlidhjes<\/p>\n<p>Majori Gerry Field q\u00eb ishte edhe udh\u00ebheq\u00ebsi i ekipit, deklaroi se ai i varrosi t\u00eb n\u00ebnt\u00eb t\u00eb vdekurit n\u00eb varre t\u00eb cek\u00ebta rreth avionit.<\/p>\n<p>\u201cHulumtimi im ka konfirmuar p\u00ebrplasjen. Po ashtu kam gjetur prova t\u00eb shkruara nga nj\u00eb prej oficer\u00ebve britanik\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb tok\u00eb, duke pritur p\u00ebr avionin me ndihma. Ai kishte shkruar p\u00ebr p\u00ebrplasjen si edhe p\u00ebr p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb vdekurit e m\u00eb pas p\u00ebr t&#8217;i varrosur. Por duhet t\u00eb kishte qen\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs, u gjet\u00ebn tre varre dhe eshtrat u d\u00ebrguan n\u00eb varrezat lokale. Gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb humbur.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb vitin 2018 nj\u00eb vendas q\u00eb jetonte n\u00eb fshatin Tragjas, Vlor\u00eb, i cili ishte n\u00eb dijeni t\u00eb vendit, gjeti nj\u00eb kock\u00eb brinje. Ai njoftoi nj\u00eb arkeolog, ky i fundit informoi Zyr\u00ebn e Atashehut t\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar n\u00eb Ambasad\u00ebn Britanike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin kishte edhe copa t\u00eb vogla metalike e municion t\u00eb vjet\u00ebr. Seksioni i Mbrojtjes g\u00ebrmoi rreth kock\u00ebs dhe gjeti rreth 150 t\u00eb tjera t\u00eb cilat ishin mbi tok\u00eb ose t\u00eb varrosura n\u00eb tok\u00eb t\u00eb cek\u00ebt.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb fotografike dhe kocka e nofull\u00ebs u d\u00ebrgua n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar p\u00ebr testimin e ADN -s\u00eb. Fal\u00eb krahasimeve t\u00eb materialit gjenetik u identifikuan q\u00eb i p\u00ebrkisnin rreshterit Peter Twiddy.<\/p>\n<p>\u201cRreth\u00a0 vitit 2000-2001 arrita t\u00eb gjej edhe nj\u00eb ushtarak britanik q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb tok\u00eb n\u00eb Dukat dhe po ashtu ka qen\u00eb prezent gjat\u00eb p\u00ebrplasjes. Fola edhe me t\u00eb, dhe ai ka konfirmuar disa detaje p\u00ebr p\u00ebrplasjen, zhurm\u00ebn e p\u00ebrplasjes, nj\u00eb aksident i friksh\u00ebm q\u00eb ndodhi duke i marr\u00eb jet\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb bordit. Ishte i vetmi burim q\u00eb mundi t\u00eb m\u00eb konfirmonte vendndodhjen dhe identifikimin e avionit\u201d, shprehet autori.<\/p>\n<p>Banor\u00ebt vendas ishin n\u00eb dijeni t\u00eb rr\u00ebzimit t\u00eb avionit, ngjarje e cila ndodhi 78 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Historiku i ngjarjes \u00ebsht\u00eb ruajtur fal\u00eb kujtes\u00ebs kolektive t\u00eb zon\u00ebs dhe p\u00ebrcjell\u00eb verbalisht midis brezave.<\/p>\n<p>Por goj\u00ebdh\u00ebnat q\u00eb flasin edhe p\u00ebr nj\u00eb thesar me vler\u00eb monetare e b\u00ebjn\u00eb historianin britanik t\u00eb v\u00ebr\u00eb buz\u00ebn n\u00eb gaz.<\/p>\n<p>&#8220;Varet \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton me thesar. Ata i l\u00ebshonin mb\u00ebshtetje partizan\u00ebve p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe luft\u00ebs.\u00a0 Objekte si uniforma, \u00e7izme, arm\u00eb, t\u00eb gjitha jan\u00eb shkat\u00ebrruar me shp\u00ebrthimin. Pistoleta, granata, gj\u00ebra t\u00eb vogla. Me siguri uiski. Mendoj se gjat\u00eb asaj kohe n\u00ebse ishte partizan dhe luftoje n\u00eb luft\u00eb, do t\u00eb mendoje se thesar do t\u00eb ishte ushqimi. Rroba t\u00eb ngrohta. \u00c7izme, arm\u00eb me t\u00eb cilat t\u00eb mbroje veten. K\u00ebshtu q\u00eb \u00e7far\u00eb konsiderohet sot thesar \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ajo q\u00eb konsiderohej at\u00ebher\u00eb\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Po p\u00ebrse fluturonte mbi Dukat t\u00eb Vlor\u00ebs avioni bombardues britanik?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb 19 tetorit 1943, Halifax i Skuadronit 148 t\u00eb RAF (royal air force} u nis nga baza e tij n\u00eb Tocra n\u00eb Libi me operacionin e koduar &#8220;SAPLING 7&#8243;. Q\u00ebllimi i operacionit &#8211; p\u00ebr nj\u00eb skuadrilje q\u00eb u b\u00eb e njohur si \u2018Forca Ajrore Ballkanike\u2019 &#8211; ishte t\u00eb transportonte furnizime dhe personelin p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur forcat speciale britanike dhe grupet e rezistenc\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb mision p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Ekzekutivin Britanik t\u00eb Operacioneve Speciale (NSH) n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cDukati n\u00eb 1943 ishte nj\u00eb vend me rezistenc\u00eb ndaj gjerman\u00ebve. Atje kishte partizan\u00eb dhe ishte edhe balli komb\u00ebtar q\u00eb ishte af\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt deri n\u00eb at\u00eb moment po luftonin gjerman\u00ebt nd\u00ebrsa ndihmonin britanik\u00ebt. K\u00ebshtu ishte nj\u00eb zon\u00eb interesante, ishte nj\u00eb marr\u00ebveshje e mir\u00eb mes kund\u00ebrshtar\u00ebve vendas ndaj gjerman\u00ebve dhe britanik\u00ebt ishin shum\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb at\u00eb zone.<\/p>\n<p>Misioni Britanik do t\u00eb ofronte mb\u00ebshtetje luftarake, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar njer\u00ebzit e saj, ushqime dhe arm\u00eb, para, rroba. Por gjithashtu donin t\u00eb ndihmonin edhe luft\u00ebtar\u00ebt vendas duke kombinuar betej\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr forcave gjermane. K\u00ebshtu, Dukati u zgjodh si nj\u00eb vend uljeje pasi ishte nj\u00eb vend i drejt\u00eb, i ul\u00ebt mbi male duke u b\u00ebr\u00eb vend i mir\u00eb p\u00ebr l\u00ebshimin e ndihmave. Ndaj u zgjodh\u201d, tregon Bailey<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb roli kishte Britania?<\/p>\n<p>\u201cDukej nj\u00eb rol shum\u00eb i err\u00ebt dhe me influenc\u00eb armiq\u00ebsore. K\u00ebt\u00eb prezantuan shumica e historian\u00ebve. Por kur erdh\u00ebn k\u00ebtu britanik\u00ebt erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur t\u00eb gjith\u00eb. Dhe prioriteti i asaj kohe ishte p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebdo q\u00eb luftonte gjerman\u00ebt. Dhe p\u00ebr aq koh\u00eb sa lufta vazhdonte u pa se l\u00ebvizja partizane ishte krahu m\u00eb i fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur. Ata nuk menduan p\u00ebr pasojat afatgjata q\u00eb mund t\u00eb kishte duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb&#8221;<\/p>\n<p>Rodrick Bailey thellon k\u00ebrkimet e tij rreth k\u00ebsaj pjese t\u00eb historis\u00eb. Ai shfryt\u00ebzoi burime t\u00eb rezervuara, t\u00eb panjohura deri n\u00eb botimin e librit t\u00eb tij \u201cLufta e fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>Autori shpjegon se p\u00ebrse ishte e fsheht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia e britanik\u00ebve me l\u00ebvizjen partizane dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e Mbretit Zog q\u00eb ishin rreshtuar kund\u00ebr Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga pik\u00ebpamja britanike ishte luft\u00eb shum\u00eb sekrete\u00a0 p\u00ebr ta. Kishte nj\u00eb operacion sekret, njohja publike e mb\u00ebshtetjes\u00a0 britanik\u00ebve p\u00ebr qytetar\u00ebt ishte totalisht sekretet sepse ishte operacion i rreziksh\u00ebm pas linjave t\u00eb armikut. K\u00ebshtu askush nuk donte ta pranonte publikisht e ti gjenin gjerman\u00ebt. Ishte luft\u00eb sekrete besoj edhe n\u00eb historin\u00eb shqiptare. Nj\u00eb periudh\u00eb e historis\u00eb shqiptare, nj\u00eb tem\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ende po m\u00ebsojm\u00eb sot n\u00eb Shqip\u00ebri. Nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00ebregjistruar n\u00eb burimet shqiptare por ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb, shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb at\u00eb periudh\u00eb\u201d, shpjegon autori.<\/p>\n<p>I vler\u00ebsuar me \u00e7mimin e par\u00eb nga nj\u00eb juri nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si vepra shkencore m\u00eb cil\u00ebsore kushtuar antifashizmit t\u00eb popullit shqiptar, libri \u201cLufta e fsheht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, nj\u00eb histori e misioneve britanike (1940-1945) sjell fakte mbi veprimtarin\u00eb dhe q\u00ebndrimet e pjes\u00ebmarr\u00ebsve shqiptar\u00eb gjat\u00eb atyre viteve.<\/p>\n<p>Surpriz\u00eb p\u00ebr autorin ishte figura e pinjollit t\u00eb familjes gjakovare, Gani Kryeziu.<\/p>\n<p>\u201cGani Kryeziu nuk ishte komunist. Ishte kosovar nga Gjakova. Ai vinte nga nj\u00eb familje e privilegjuar nga ajo pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb Veriore. Kishte influenc\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja krah\u00ebt e vendit. Sipas burimeve paraqitet si nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb trim, kurajoz dhe b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb prisnin britanik\u00ebt, at\u00eb q\u00eb donin shqiptar\u00ebt. Q\u00eb ishte: t\u00eb luftonte gjerman\u00ebt. Ishte i betuar t\u2019i luftonte pa ndonj\u00eb kusht. Dhe k\u00ebshtu veproi.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb nuk kuptonin britanik\u00ebt ishte t\u00eb qenurit k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr l\u00ebvizjen partizane asokohe dhe p\u00ebr lidershipin komunist t\u00eb partizan\u00ebve. Dhe lider\u00ebt e tyre nuk e p\u00ebrkrahnin iden\u00eb e nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizjeje kund\u00ebrshtare. Enver Hoxha nuk e p\u00eblqente iden\u00eb e mb\u00ebshtetjes t\u00eb nj\u00eb grupi rival q\u00eb mb\u00ebshtesin britanik\u00ebt. K\u00ebshtu mbarimi i luft\u00ebs nis me eliminimin e Gani Kryeziut. Por kam p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e evidentueshme nga t\u00eb dh\u00ebnat britanike se ai luftonte me shum\u00eb kuraj\u00eb. Ishte nj\u00eb njeri q\u00eb ishte i rritur me historin\u00eb shqiptare. Por tani \u00ebsht\u00eb ndryshe, edhe historian\u00ebt shqiptar\u00eb po shkruajn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Ai ishte nj\u00eb nga surprizat pasi nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb informacionet prej burimeve shqiptare q\u00eb kisha\u201d, rr\u00ebfen Bailey.<\/p>\n<p>Pyetjes p\u00ebr Ahmet Zogun dhe Enver Hoxh\u00ebn ai p\u00ebrgjigjet: \u201cIshte i vetmi lider shqiptar t\u00eb cilin britanik\u00ebt njihnin. Ishin n\u00eb kontakt me t\u00eb. Pas arratisjes s\u00eb tij nga Shqip\u00ebria ai gjend n\u00eb Lond\u00ebr. Por nd\u00ebrsa koha kalonte britanik\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb kuptojn\u00eb se ai nuk ishte i vetmi lider shqiptar me t\u00eb cilin vlente t\u00eb mbanin kontakt. Dhe ngadal\u00eb britanik\u00ebt m\u00ebsuan at\u00eb q\u00eb po ndodhte k\u00ebtu. U njoh\u00ebn edhe me partizan\u00ebt dhe kuptuan se shqiptar\u00ebt kishin objektiva t\u00eb ndryshme dhe k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme mbi arsyet q\u00eb luftonin. Partizan\u00ebt s kishin ndonj\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Zogun por luftonin kund\u00ebr gjerman\u00ebve e italian\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Mustafa Gjinishi dhe Abaz Kupi jan\u00eb dy emra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb misionet special britanike p\u00ebrgjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cAbaz Kupi ishte mb\u00ebshtet\u00ebs i Mbretit Zog. Dhe britanik\u00ebt e mb\u00ebshtet\u00ebn kur ndjen\u00eb se ai mund t\u00eb ngjallte rezistenc\u00eb.\u00a0 Kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb Ball t\u00eb fort\u00eb kund\u00ebr italian\u00ebve dhe luftonte edhe gjerman\u00ebt. Nuk kishte dyshime se ishte njeri i guximsh\u00ebm. Kishte prova q\u00eb mund t\u00eb luftonte fort. Por me koh\u00ebn u evidentua se mund t\u00eb ishte k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr l\u00ebvizjen partizane. Ai organizoi l\u00ebvizjen e tij, duke pasur nj\u00eb ide t\u00eb vet\u00ebn se si do t\u00eb duhej t\u00eb ishte Shqip\u00ebria. Por nd\u00ebrsa lufta vazhdonte e kishte m\u00eb t\u00eb qart\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin q\u00eb i vinte nga partizan\u00ebt n\u00eb krahun komunist. Ndjeu se duke luftuar partizan\u00ebt ishte e rrezikshme pasi mund t\u00eb dob\u00ebsoheshin pozitat dhe synimet e tij. Kur britanik\u00ebt e kuptuan, e gjet\u00ebn veten n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb justifikuar se p\u00ebrse duhet ta mb\u00ebshtesnin. Menduan se arm\u00ebt q\u00eb u jepnin mund t\u00eb mos p\u00ebrdoreshin kund\u00ebr gjerman\u00ebve por mund t\u00eb hapnin nj\u00eb luft\u00eb civile. Mustafa Gjinishi, ishte komunist.\u00a0 Kishte punuar q\u00eb n\u00eb fillim me britanik\u00ebt. Marr\u00ebdh\u00ebnia e Gjinishit me britanik\u00ebt u perceptua nga Enver Hoxha si k\u00ebrc\u00ebnim. Sot \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e qart\u00eb se\u00a0 Gjinishi u vra nga lidershipi partizan\u00ebve . Por mendoj se duhet t\u00eb shihet m\u00eb shum\u00eb si l\u00ebvizje e drejtimit t\u00eb partizan\u00ebve sepse luft\u00ebtar\u00ebt e thjesht\u00eb nuk funksiononin k\u00ebshtu. Ishte nj\u00eb luft\u00eb e brendshme\u201d, tregon ai.<\/p>\n<p>Lufta e brendshme n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ishte pjes\u00eb e misioneve britanike pavar\u00ebsisht se me kalimin e koh\u00ebs u p\u00ebrfshin\u00eb duke p\u00ebrkrahur nj\u00ebrin kah, kryesisht at\u00eb t\u00eb frontit partizan. Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, Ekzekutivi i Operacioneve Speciale u krijua p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur frym\u00ebn e rezistenc\u00ebs ndaj Fuqive t\u00eb Boshtit dhe q\u00ebndroi n\u00eb Shqip\u00ebri 18 muaj, deri n\u00eb t\u00ebrheqjen e Gjermanis\u00eb. Skuadrat \u2018Special Duty\u2019 kryen misione t\u00eb shumta dhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar arm\u00eb, municione dhe furnizime t\u00eb tjera n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb rezistenc\u00ebs antifashiste shqiptare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej oficer\u00ebve britanik\u00eb q\u00eb zbatuan misionet n\u00eb Shqip\u00ebri ishte edhe gjyshi i Rodrick Bailey. 30 vite m\u00eb par\u00eb ai d\u00ebgjoi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nga gjyshja e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>\u201cGj\u00ebja fillestare q\u00eb m\u00eb shtyu drejt k\u00ebtij hulumtimi ishte lidhja familjare me k\u00ebt\u00eb vend pasi gjyshi im ka luftuar k\u00ebtu p\u00ebr rreth 10 muaj. Ka qen\u00eb nj\u00eb lidhje shum\u00eb personale q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb larguar kurr\u00eb prej meje.Por duke m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb d\u00ebgjova se kishin qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb luftuar k\u00ebtu dhe zbulova sa dramatike dhe e rrezikshme ka qen\u00eb situata. Historia &#8216;shum\u00ebngjyr\u00ebshe&#8217; dhe dramatike e Shqip\u00ebris\u00eb si edhe guximi i shqiptar\u00ebve krijuan p\u00ebr mua nj\u00eb tablo m\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb momentin e mbarimit t\u00eb k\u00ebtij hulumtimi. Krijova nj\u00eb panoram\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe, me shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb t\u00eb, shum\u00eb e fuqishme dhe shum\u00eb emocionale&#8221;, thot\u00eb Bailey.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr surprizat e k\u00ebtij hulumtimi, p\u00ebr studiuesin Bailey \u00ebsht\u00eb kompleksiteti i historis\u00eb q\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai punoi me letrat origjinale, ditaret, fotografit\u00eb, d\u00ebshmit\u00eb e oficer\u00ebve britanik\u00eb q\u00eb kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb bot\u00ebrore.\u00a0 Historian nga Oksfordi tregon se ka shum\u00eb arkiva t\u00eb pasura n\u00eb vendin ton\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb gjithashtu e pasur me histori q\u00eb jan\u00eb transmetuar n\u00eb form\u00eb verbale. Ndryshimet e historis\u00eb s\u00eb shkruar deri m\u00eb tani nuk duhet t\u00eb stepin historian\u00ebt-sipas tij.<\/p>\n<p>Keni k\u00ebshilla p\u00ebr shqiptar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lexuar historin\u00eb e diktuar nga regjimi?<\/p>\n<p>\u201cHistorian\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb gati t\u00eb p\u00ebrballen me sfid\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebndv\u00ebshtrimet e diktuara. S\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb gabuara por disa her\u00eb duke sfiduar histori q\u00eb kan\u00eb burime t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb funksiononte historia.\u00a0 Historian\u00ebt duhet t\u00eb ballafaqojn\u00eb provat q\u00eb kan\u00eb gjetur dhe t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapur ndaj perspektivave t\u00eb ndryshme dhe duhet t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb grumbullojn\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb detaje t\u00eb jet\u00eb e mundur. E m\u00eb pas duhet vet\u00ebm t\u00eb reflektojn\u00eb, t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr ato materiale dhe t\u00eb dalin n\u00eb konkluzione t\u00eb cilat i drejtojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb kan\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e historis\u00eb s\u00eb shkruar nga Roderick Bailey \u00ebsht\u00eb edhe rreshteri Peter Twiddy. N\u00eb ceremonin\u00eb e lamtumir\u00ebs nuk munguan kurorat me lul\u00ebkuqe si simbol i ngjyr\u00ebs s\u00eb kuqe t\u00eb gjakut, t\u00eb derdhur n\u00eb frontet e luft\u00ebs. Ato jan\u00eb prodhuar nga Legjioni Mbret\u00ebror Britanik si dhe Shoqata e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar e Veteraneve dhe p\u00ebrdoren edhe gjat\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbese p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs dhe Forcave t\u00eb Armatosura, Rreshter Twiddy \u00ebsht\u00eb nderuar p\u00ebr sakrific\u00ebn e tij dhe \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si sh\u00ebmb\u00eblltyra e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjve britanik\u00eb, shqiptar\u00eb dhe t\u00eb kombeve t\u00eb tjera aleat\u00eb q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar t\u00eb tjer\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb memorialin ku prehen 52 ushtarak\u00eb britanik\u00eb dhe t\u00eb Komonuelthit q\u00eb u vran\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, tashm\u00eb pas 78 vitesh ka nj\u00eb varr edhe Rreshteri Peter Twiddy.<\/p>\n<p>Nuk mundi t\u00eb marr\u00eb urimin p\u00ebr dit\u00eblindjen n\u00eb 22 vjetorin e tij, por vet\u00ebm p\u00ebrsh\u00ebndetjen e fundit n\u00eb dit\u00eblindjen e 100-t\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta Shqiptarja.com<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I humbur prej 78 vitesh, i jepet lamtumira rreshterit anglez! Misionet e fshehta britanike n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore 78 vite nga rr\u00ebzimi i avionit britanik pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Dukatit n\u00eb Vlor\u00eb, rreshterit anglez i jepet lamtumira e fundit n\u00eb 100 vjetorin e lindjes s\u00eb tij. Historian Rodrick Bailey zbulon detaje mbi at\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":51172,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85,35],"tags":[],"class_list":["post-51171","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/1636104932_PILOTO.jpg?fit=780%2C440&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-djl","jetpack-related-posts":[{"id":100145,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sekreti-i-erret-i-familjes-holandeze-zbulohet-pas-80-vitesh-piktura-e-grabitur-nga-nazistet-e-koleksionistit-hebre\/","url_meta":{"origin":51171,"position":0},"title":"Sekreti i err\u00ebt i familjes holandeze, zbulohet pas 80 vitesh piktura e grabitur nga nazist\u00ebt e koleksionistit hebre","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Nj\u00eb piktur\u00eb e vjedhur nga nazist\u00ebt gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e pasardh\u00ebsve t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori t\u00eb njohur holandez t\u00eb regjimit nazist, duke rikthyer n\u00eb v\u00ebmendje plag\u00ebt e grabitjes s\u00eb veprave t\u00eb artit gjat\u00eb luft\u00ebs. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vepr\u00ebn \u201cPortreti i nj\u00eb Vajze\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/portreti.webp?fit=1024%2C576&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100164,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/alarm-apo-histori-e-harruar-rasti-i-pare-i-hantavirus-ne-shqiperi\/","url_meta":{"origin":51171,"position":1},"title":"Alarm apo histori e harruar? &#8211; Rasti i par\u00eb i Hantavirus n\u00eb Shqip\u00ebri","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Nj\u00eb rast i Hantavirus \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb rreth kat\u00ebr dekada m\u00eb par\u00eb, duke treguar se prania e k\u00ebtij virusi n\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen i ri, por nj\u00eb realitet i dokumentuar q\u00eb prej viteve \u201980. Referuar nj\u00eb publikimi n\u00eb revist\u00ebn prestigjioze The Lancet, rasti\u2026","rel":"","context":"In &quot;Histori&quot;","block_context":{"text":"Histori","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/histori\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-5f86265b9546d1befb9e98e9744fc0c5-1.jpeg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-5f86265b9546d1befb9e98e9744fc0c5-1.jpeg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-5f86265b9546d1befb9e98e9744fc0c5-1.jpeg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100161,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/agjencia-telegrafike-me-ekspozite-shpalos-historine-e-lajmit-shqiptar\/","url_meta":{"origin":51171,"position":2},"title":"Agjencia Telegrafike me ekspozit\u00eb shpalos historin\u00eb e lajmit shqiptar","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Ekspozita e Agjencis\u00eb Telegrafike duket se po zgjon kureshtje jo t\u00eb vog\u00ebl. Agjencia raporton se qindra turist\u00eb t\u00eb huaj jan\u00eb ndalur t\u00eb vizitojn\u00eb me k\u00ebrsh\u00ebri ekspozit\u00ebn e \u00e7elur n\u00eb Kalan\u00eb e Tiran\u00ebs nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me tem\u00eb \u201cATSH \u2013 Nj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00eb historin\u00eb e lajmit shqiptar\u201d.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100098,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/tritan-kalo-hantaviruset-jane-prezente-edhe-ne-shqiperi-nuk-ka-vend-per-panik\/","url_meta":{"origin":51171,"position":3},"title":"Tritan Kalo: &#8211; Hantaviruset jan\u00eb prezente edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk ka vend p\u00ebr panik","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"11 Maji 2026 Mjeku i mir\u00ebnjohur Tritan Kalo u pyet nga DITA lidhur me shqet\u00ebsimet p\u00ebr hantaviruset, duke sqaruar se k\u00ebto infeksione jan\u00eb t\u00eb njohura prej koh\u00ebsh dhe jan\u00eb t\u00eb pranishme edhe n\u00eb Shqip\u00ebri, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb kontakteve t\u00eb njer\u00ebzve me minjt\u00eb e arave. Sipas dr.Kalos, situata duhet marr\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/tritan-kalo.jpg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/tritan-kalo.jpg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/tritan-kalo.jpg?fit=640%2C360&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100005,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/frika-per-nje-pandemi-te-radhes-obsh-nuk-ka-ngjashmeri-me-covid-hantaviruset-perhapen-shume-ndryshe\/","url_meta":{"origin":51171,"position":4},"title":"Frika p\u00ebr nj\u00eb pandemi t\u00eb radh\u00ebs, OBSH: &#8211; Nuk ka ngjashm\u00ebri me Covid, hantaviruset p\u00ebrhapen shum\u00eb ndryshe","author":"Kurt Farka","date":"May 7, 2026","format":false,"excerpt":"7 Maji 2026 N\u00eb kushtet kur kujtimet e Covid-19 jan\u00eb ende t\u00eb fresk\u00ebta, p\u00ebrhapja e hantavirusit n\u00eb jav\u00ebt e fundit ka shkaktuar jo pak panik n\u00eb popull dhe k\u00ebt\u00eb e shton edhe mungesa e informacionit n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb. Frika e nj\u00eb pandemie t\u00eb re, p\u00ebrve\u00e7 luft\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb aj\u00ebr,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hanta-viruse.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hanta-viruse.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hanta-viruse.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hanta-viruse.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/hanta-viruse.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100088,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/rrjeti-televiziv-sky-tg24-perleshje-gjate-protestes-kunder-rames-kerkohet-doreheqja-e-kryeministrit\/","url_meta":{"origin":51171,"position":5},"title":"Rrjeti televiziv SKY TG24: P\u00ebrleshje gjat\u00eb protest\u00ebs kund\u00ebr Ram\u00ebs, k\u00ebrkohet dor\u00ebheqja e kryeministrit","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Maji 2026 Rrjeti i njohur televiziv\u00a0SKY TG24 raporton\u00a0gjithashtu p\u00ebr protest\u00ebn e mbr\u00ebmshme n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cShp\u00ebrthejn\u00eb p\u00ebrleshjet n\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb demonstrate kund\u00ebr kryeministrit,\u201d thekson media e njohur. \u201cNj\u00eb nat\u00eb dhune shp\u00ebrtheu n\u00eb Tiran\u00eb, Shqip\u00ebri, gjat\u00eb nj\u00eb demonstrate t\u00eb opozit\u00ebs kund\u00ebr kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e kryeministrit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_9534-900x570-1.jpeg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_9534-900x570-1.jpeg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_9534-900x570-1.jpeg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/IMG_9534-900x570-1.jpeg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51171","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=51171"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51171\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":51173,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/51171\/revisions\/51173"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/51172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=51171"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=51171"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=51171"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}