{"id":491,"date":"2018-01-06T13:48:44","date_gmt":"2018-01-06T13:48:44","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=491"},"modified":"2018-01-06T13:48:44","modified_gmt":"2018-01-06T13:48:44","slug":"shteti-arbrit-u-ngrit-ne-mirditen-e-sotme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shteti-arbrit-u-ngrit-ne-mirditen-e-sotme\/","title":{"rendered":"Shteti i Arbrit u ngrit n\u00eb Mirdit\u00ebn e sotme"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"492\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shteti-arbrit-u-ngrit-ne-mirditen-e-sotme\/aleksander-meksi\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?fit=520%2C370&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"520,370\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Aleksander-Meksi\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?fit=300%2C213&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?fit=520%2C370&amp;ssl=1\" class=\"alignnone size-medium wp-image-492\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi-300x213.jpg?resize=300%2C213\" width=\"300\" height=\"213\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?resize=300%2C213&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?w=520&amp;ssl=1 520w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p>Nga Aleksander Meksi.<\/p>\n<p>Konsulli austriak n\u00eb Janin\u00eb George von Hahn shkruan se: \u201cShqipen ia m\u00ebsoi Apostol Meksi q\u00eb kishte mbiemrin m\u00eb t\u00eb von\u00eb Panajoti dhe q\u00eb fisi i Meksajve mbiemrin e par\u00eb t\u00eb fisit e kishte Doda. Shum\u00eb prej tyre transmetojn\u00eb p\u00ebrmes tradit\u00ebs gojore se jan\u00eb t\u00eb ardhur prej Mirdite, diku nga shekulli i 17-t\u00eb dhe se kur n\u00eb mesin e shekullit t\u00eb 19-t\u00eb mirditor\u00ebt me n\u00eb krye Lleshin e Zi zbriten posht\u00eb p\u00ebr n\u00eb Greqi than\u00eb: Mos i prekni, se jan\u00eb tan\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Mirdita \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga krahinat me histori p\u00ebr shqiptariz\u00ebm, q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb i b\u00ebn banor\u00ebt e saj t\u00eb krenohen me t\u00eb shkuar\u00ebn e vendit t\u00eb tyre. P\u00ebr historin\u00eb e saj ka burime t\u00eb shumta historike ashtu si\u00e7 ka dhe periudha q\u00eb mbeten p\u00ebr t\u2019u ndri\u00e7uar. Ne do t\u00eb flasim k\u00ebtu p\u00ebr dy ngjarje me r\u00ebnd\u00ebsi nga historia e Mirdit\u00ebs dhe jo vet\u00ebm e saj. P\u00ebr peshkopat\u00ebn e Arb\u00ebrit dhe Kuvendin e Dukagjinit t\u00eb vitit 1602.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendjen e par\u00eb t\u00eb nj\u00eb peshkopate t\u00eb Arb\u00ebrit \u201c.. Lazaro albanensi\u201d dhe \u201c Lazarus episcopus Arbanensis\u201d e kemi n\u00eb aktin e shugurimit t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Trifonit n\u00eb Kotor n\u00eb vitin 1166, ku krahas Lazarit, i cili shuguron altarin n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb kryesorit, marrin pjes\u00eb dhe \u201cAndreas prior Albanensis\u201d e Georgio abbate sancti Salvatoris Arbanensis (i Rubikut). Kjo peshkopate dhe principata e Arb\u00ebrit q\u00eb lidhet me t\u00eb, jan\u00eb objekt k\u00ebrkimesh t\u00eb shumta shkencore q\u00eb kan\u00eb synuar t\u00eb ndri\u00e7ojn\u00eb an\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb historis\u00eb s\u00eb tyre, shpeshher\u00eb dhe me rezultate t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb (1167) papa Aleksandri III i drejtohet \u201cLazarum episcopum de Arbania\u201d duke e lavd\u00ebruar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb mohoj ritin grek (ortodoks) : ke vullnet ti shmangesh n\u00eb shume raste kur t\u00eb paraqitet mund\u00ebsia ritit grek. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dite, papa n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr, i konfirmon kryepeshkopat\u00ebs s\u00eb Raguz\u00ebs shufragan\u00ebt e saj nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt nuk ishte peshkopata e Arb\u00ebrit , e cila nuk njihet si e till\u00eb edhe n\u00eb mjaft bula t\u00eb tjera papnore t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb konfirmojn\u00eb shufragan\u00ebt e Raguz\u00ebs. N\u00eb t\u00eb tilla rrethana menduam se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb peshkopate t\u00eb krijuar jo prej shum\u00eb koh\u00ebsh, n\u00eb nj\u00eb territor t\u00eb mitropolis\u00eb ortodokse t\u00eb Durr\u00ebsit, pra n\u00ebn sundimin bizantin, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb afirmuar qenien e vet apo dhe p\u00ebr bindjet fetare, lidhet me kryepeshkopat\u00ebn e Raguz\u00ebs (pak m\u00eb von\u00eb Antivarit), q\u00eb deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb nuk p\u00ebrmendej n\u00eb listat e shufragan\u00ebve.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb peshkopate t\u00eb re n\u00eb kushtet e mesjet\u00ebs, duke iu shk\u00ebputur strukturave t\u00eb m\u00ebparshme kishtare me nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohet pa p\u00ebrkrahjen e nj\u00eb fuqie shtet\u00ebrore ose t\u00eb nj\u00eb feudali n\u00eb zot\u00ebrimet e t\u00eb cilit ndodhej dhe i ndihmuar nga rrethana politike dhe fetare . Nga burimet dhe dokumentacioni historik nuk d\u00ebshmohet ndonj\u00eb pushtim i k\u00ebtyre trevave nga sundimtar\u00ebt e Zet\u00ebs apo t\u00eb Rash\u00ebs, ashtu si\u00e7 mendojm\u00eb q\u00eb prapa k\u00ebtij veprimi nuk mund t\u00eb jet\u00eb pushteti bizantin me qend\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs, megjith\u00ebq\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur zhvillohet ceremonia n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb Kotor, n\u00ebn pushtetin bizantin ishte dhe bregdeti Dalmatin \u00e7ka kuptohet dhe nga akti i sip\u00ebrp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Kemi parasysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit d\u00ebshir\u00ebn e sunduesve dhe prelat\u00ebve t\u00eb Arb\u00ebrit (apo arb\u00ebror) q\u00eb t\u00eb lidhen me kish\u00ebn latine, kryepeshkopat\u00ebn e Tivarit. Duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb ve\u00e7 t\u00eb tjerave do t\u00eb ket\u00eb luajtur nj\u00eb rol dhe abacia e Sh\u00ebn Aleksandrit n\u00eb Mal t\u00eb Shenjt, dikur nj\u00eb manastir ortodoks nga vjen dhe emri i vendit Orosh (agjios oros=mali i shenjtit) ,nd\u00ebrkoh\u00eb e lidhur me benediktin\u00ebt ashtu dhe abaci t\u00eb tjera katolike si ajo e Rubikut, kisha e s\u00eb cil\u00ebs d\u00ebshmon qart\u00eb p\u00ebr lidhje arkitekturore me bot\u00ebn katolike.<br \/>\n\u00c7\u00ebshtja tjet\u00ebr q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktojm\u00eb, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e mundur, lidhet me koh\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb krijuar kjo peshkopate.<\/p>\n<p>Nga sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr kuptohet q\u00eb kjo ka ndodhur n\u00eb rrethana t\u00eb ve\u00e7anta politike, nj\u00eb periudh\u00eb dob\u00ebsimi, qoft\u00eb dhe relativ, t\u00eb pushtetit bizantin, ashtu dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr aleanca q\u00eb mund t\u00eb siguronin k\u00ebt\u00eb akt \u201crebelimi\u201d nga ana e nj\u00eb feudali vendas, arhondi apo zotit t\u00eb nj\u00eb krahine, i cili arriti t\u00eb siguroje nga kleri i vet zgjedhjen e nj\u00eb peshkopi n\u00eb personin e Lazarit, pranimi i t\u00eb cilit mund t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm nga kisha katolike, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kryepeshkopata e Raguz\u00ebs. Rrethanat e ve\u00e7anta t\u00eb viteve 60 t\u00eb k\u00ebtij shekulli, kur kemi nj\u00eb afrim nd\u00ebrmjet dy kishave dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb shumta deri n\u00eb miq\u00ebsore nd\u00ebrmjet perandorit Manuel Komneni dhe pap\u00ebs Aleksandri i III, e mund\u00ebsuan nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb..<\/p>\n<p>Duke studiuar ndodhit\u00eb historike shohim se koha nga fushatat ngadh\u00ebnjimtare t\u00eb vitit 1149 t\u00eb perandorit Manuel Komneni n\u00eb Korfuz prej nga n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri kaloi n\u00eb veri , e deri n\u00eb vitet 70, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb ku kemi si afirmimin e pushtetit bizantin. N\u00eb rrethana t\u00eb tilla synimet e zot\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj krahine dhe t\u00eb peshkopat\u00ebs s\u00eb krijuar prej tyre nuk duhet t\u00eb ken\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb shumta afirmimi. Me vdekjen e perandorit n\u00eb vitin 1180 kemi p\u00ebrpjekje t\u00eb reja p\u00ebr pavar\u00ebsi nga Stefan Nemanja edhe nga sundimtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Arbanonit, \u00e7ka pruri p\u00ebr pasoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr zot\u00ebt e krahin\u00ebs ku ishte peshkopata e Arbanense.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon nj\u00eb noticie e Kuries romane e vitit 1188 n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nd\u00ebr shufragan\u00ebt e Raguz\u00ebs p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebrmendet peshkopata e Arb\u00ebrit, q\u00eb tregon se ajo arrin t\u00eb afirmohet plot\u00ebsisht duke d\u00ebshmuar p\u00ebr nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb zot\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj krahine dhe t\u00eb klerit t\u00eb lidhur me Rom\u00ebn. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb tregon dhe pjes\u00ebmarrja e kryepriftit t\u00eb Arb\u00ebrit n\u00eb vitin 1199 n\u00eb nj\u00eb koncil t\u00eb mbajtur n\u00eb Tivar. Q\u00eb nga kjo koh\u00eb nuk mungon, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb mesme, p\u00ebrmendja e peshkopat\u00ebs apo peshkop\u00ebve t\u00eb dioqez\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb kryepeshkopat\u00ebs s\u00eb Tivarit.<\/p>\n<p>N\u00eb literatur\u00ebn shkencore debatohet prej koh\u00ebsh p\u00ebr dy probleme q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me njeri tjetrin: s\u00eb pari cil\u00ebt jan\u00eb territori dhe selia e k\u00ebsaj peshkopate, e s\u00eb dyti a \u00ebsht\u00eb peshkopata e Kruj\u00ebs e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Arbanense? Mendimin se peshkopata e Kruj\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb e pati shprehur fillimisht (viti 1894-5) M.S.Drinov. Me t\u00eb jan\u00eb bashkuar Shuflai, Salavije n\u00eb studimin e tij p\u00ebr epitafin e Konstantin Meles, arqidiak i Arbanonit, t\u00eb cilin e daton rreth kap\u00ebrcyellit t\u00eb shek. XIII, A. Dyselie , nd\u00ebrsa K.Frash\u00ebri thot\u00eb se Kruja ishte qendra e Dioqez\u00ebs s\u00eb Arbanonit, dhe kur peshkopatat e Lisit dhe Stefaniak\u00ebs kaluan n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Rom\u00ebs, ato u shkrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vetme, at\u00eb t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb . N\u00eb kund\u00ebrshtim me ta Dh. Shuteriqi, n\u00eb punimin e tij t\u00eb par\u00eb, i ve\u00e7on k\u00ebto peshkopata deri n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb XIV.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb noticieve t\u00eb patrikan\u00ebs s\u00eb Konstantinopoj\u00ebs p\u00ebr fundin e shekullit t\u00eb XII dhe gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shekullit XIII nj\u00eb tez\u00eb e till\u00eb paraqitet me leht\u00ebsi por, prezenca e nj\u00eb peshkopate ortodokse n\u00eb Kruj\u00eb pas p\u00ebrfshirjes s\u00eb k\u00ebtyre territoreve n\u00ebn sundimtar\u00ebt e Epirit d\u00ebshmohet me sakt\u00ebsi n\u00eb vitin 1216. P\u00ebrsa i p\u00ebrket faktit q\u00eb Kamona ju drejtua Ohrit dhe jo Durr\u00ebsit shpjegimin duhet ta k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb autoritetin e Komatianoit dhe delikates\u00ebn e problemit, zgjidhja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb kontestohej n\u00ebse p\u00ebrgjigja vinte nga metropliti i kontestuar i Durr\u00ebsit, Dokeianos, em\u00ebrimi i t\u00eb cilit p\u00ebr patrikan\u00ebn e Nikes nuk ishte kanonik.<\/p>\n<p>Duke filluar nga Roman Crohensi n\u00eb vitin 1279 74) e deri n\u00eb shekullin e XV kemi gjithnj\u00eb dy radh\u00eb paralele peshkop\u00ebsh katolike n\u00eb Arb\u00ebri e Kruj\u00eb75). Por, nd\u00ebrsa e para si pam\u00eb m\u00eb lart varej nga kryepeshkopata e Tivarit, peshkopata katolike e Kruj\u00ebs varet nga kryepeshkopata e Durr\u00ebsit. M\u00eb shpreh\u00ebse p\u00ebr mendimin q\u00eb peshkopata e Kruj\u00ebs \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ajo e Arb\u00ebris\u00eb, si\u00e7 v\u00ebren dhe Shuteriqi, jan\u00eb letrat e Pap\u00ebs Joani i XXII drejtuar Mihalit t\u00eb Arb\u00ebrit dhe Andreas s\u00eb Kruj\u00ebs me 6 qershor 1318 dhe ajo e Pap\u00ebs Kalikst i III e vitit 1457, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dallohet kisha e Sh\u00ebn M\u00ebris\u00eb s\u00eb Trafandin\u00ebs n\u00eb dioqez\u00eb t\u00eb Arb\u00ebrit nga Sh\u00ebn Veneranda e Kurbinit n\u00eb dioqez\u00eb t\u00eb Kruj\u00ebs. K\u00ebtu duhet t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se kur kemi konvertimin n\u00eb katolike t\u00eb peshkopatave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme, Kryepeshkopata e Durr\u00ebsit kishte po ato q\u00eb kishte pasur m\u00eb par\u00eb mitropolia ortodokse e Durr\u00ebsit, pra kat\u00ebr d.m.th. q\u00eb Kruja nuk u z\u00ebvend\u00ebsua asnj\u00ebher\u00eb nga Arb\u00ebria.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrcaktuar q\u00eb peshkopata e Arb\u00ebris\u00eb ishte e ndryshme nga ajo e Kruj\u00ebs, kemi ve\u00e7uar dhe territoret e tyre. P\u00ebr p\u00ebrcaktimin e territorit t\u00eb peshkopat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb na ndihmon vendndodhja e tre kishave t\u00eb cilat sipas dokumentacionit jan\u00eb n\u00ebn juridiksionin e k\u00ebsaj peshkopate. N\u00eb vitin 1166 n\u00ebn aktin e njohur t\u00eb shugurimit t\u00eb Sh\u00ebn Trifonit n\u00eb Kotor p\u00ebrmendet abati i manastirit t\u00eb Shelbuemit n\u00eb Rubik (Sancti Salvatori Arbanensis). Manastiri i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Orosh apo n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, abacia q\u00eb njihet ne dokumentacion me emrat \u201cSan Alexandri Maior de Albania\u201d e tjera. Nd\u00ebrtimi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb kisha e G\u00ebziqit q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsuar me \u201cSancta Maria di Trafandina in diocesis de Albania\u201d. N\u00eb punimin p\u00ebr mbishkrimin e G\u00ebziqit krahas zb\u00ebrthimit t\u00eb tij, Zamputi trajton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh historike q\u00eb lidhen me t\u00eb 82).<\/p>\n<p>T\u00eb tri k\u00ebto nd\u00ebrtime si\u00e7 ka treguar Shuteriqi p\u00ebr rastin e Geziqit , e p\u00ebrcaktojm\u00eb qart\u00eb shtrirjen e peshkopat\u00ebs katolike t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb n\u00eb krahin\u00ebn e Mirdit\u00ebs, duke e kufizuar n\u00eb per\u00ebndim me mal\u00ebsin\u00eb e Lezh\u00ebs. d.m.th me Peshkopat\u00ebn e Lezh\u00ebs n\u00eb veri me krahin\u00ebn e Pultit dhe peshkopat\u00ebn omonime, n\u00eb jug e lindje me territoret e Peshkopat\u00ebs s\u00eb Stefaniak\u00ebs dhe asaj t\u00eb Kruj\u00ebs. P\u00ebrsa i p\u00ebrket selis\u00eb peshkopale, duke u nisur nga r\u00ebnd\u00ebsia e abacis\u00eb s\u00eb Oroshit n\u00eb k\u00ebt\u00eb trev\u00eb dhe nga fakti q\u00eb ajo disa shekuj m\u00eb von\u00eb p\u00ebrmendet si abaci mitrale ne mendojm\u00eb se selia duhet k\u00ebrkuar pik\u00ebrisht n\u00eb Sh\u00ebn Aleksandrin e Malit t\u00eb Shenjte.<\/p>\n<p>Peshkopata e Arb\u00ebrit duhet t\u00eb jet\u00eb krijuar me territore e kisha t\u00eb Peshkopat\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs dhe gjasisht dhe asaj t\u00eb Stefaniak\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt duhet k\u00ebrkuar rr\u00ebnj\u00ebt e grindjes nd\u00ebrmjet peshkopat\u00ebs s\u00eb Arb\u00ebris\u00eb dhe asaj t\u00eb Lezh\u00ebs p\u00ebr 16 kishat. N\u00eb historiografin\u00eb \u201czyrtare\u201d vazhdon t\u00eb mbetet ende mendimi se Kuvendi i Dukagjinit i viteve 1601-2 u mbajt n\u00eb fshatin me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Matit ku ndodhej dhe abacia e Sh\u00ebn Aleksandrit. K\u00ebt\u00eb tez\u00eb e ka shprehur s\u00eb pari Injac Zamputi, duke hamend\u00ebsuar se kemi nj\u00eb transferim t\u00eb titullit t\u00eb abacis\u00eb s\u00eb Oroshit n\u00eb Dukagjin t\u00eb Matit, rrjedhoj\u00eb e kushteve t\u00eb krijuara me pushtimin e vendit. Edhe m\u00eb von\u00eb, ai e rimerr k\u00ebt\u00eb tez\u00eb, duke u shprehur se \u201c&#8230;kemi bindjen se Kuvendi u mbajt n\u00eb fshatin Dukagjin t\u00eb Matit\u201d .<\/p>\n<p>N\u00eb Kuvendin e Dukagjinit, u mblodh\u00ebn 2565 delegat\u00eb (prij\u00ebsa dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues) nga shum\u00eb vise t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (viset katolike) me synimin p\u00ebr t\u00eb organizuar nj\u00eb kryengritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kuvend u vendos q\u00eb t\u2019i drejtohen Republik\u00ebs s\u00eb Venedikut, me shpres\u00ebn q\u00eb ajo e nxitur dhe nga interesat e veta, do t\u2019i ndihmonte n\u00eb luft\u00ebn me turqit. Njoftimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mbledhje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e gjejm\u00eb n\u00eb letr\u00ebn e ruajtur q\u00eb Kuvendi i d\u00ebrgoi Venedikut 5). N\u00eb t\u00eb Kuvendi i k\u00ebrkon Sinjoris\u00eb ndihma p\u00ebr t\u00eb fituar lirin\u00eb, \u201c..si\u00e7 e pat\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e Gjergj Sk\u00ebnderbeut..\u201d, si dhe q\u00eb t\u00eb pres\u00eb si ambasador\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve ipeshkvin e Sap\u00ebs dhe Sardanj\u00ebs dhe Pal Dukagjinin, t\u00eb cil\u00ebt i ngarkojn\u00eb t\u00eb negociojn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti duke ju blatuar dhe k\u00ebshtjell\u00ebn e Kruj\u00ebs, duke u angazhuar t\u2019i ven\u00eb n\u00eb dispozicion dhe dyzetmij\u00eb luft\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebr m\u00eb trimat, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb bashkohen dhe shqiptar\u00ebt ortodoks, madje dhe sllav\u00ebt dhe q\u00eb s\u00eb bashku mund t\u00eb mblidhen nj\u00ebqindmij\u00eb burra trima me arm\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar barbar\u00ebt.<\/p>\n<p>Letra qart\u00ebsisht firmoset m\u00eb 15 shkurt t\u00eb vitit 1602 n\u00eb Sh\u00ebn Aleksandrin e krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit (Sant\u2019 Alessandro della provintia di Ducagini). N\u00eb letr\u00ebn pasojn\u00eb firm\u00ebtar\u00ebt sipas krahinave: t\u00eb Dukagjinit, t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb Dibr\u00ebs, t\u00eb Shkodr\u00ebs, t\u00eb Sap\u00ebs (Zadrima me Lezh\u00ebn), t\u00eb Matit, t\u00eb Kurbinit, t\u00eb Kruj\u00ebs, t\u00eb Petrel\u00ebs, t\u00eb Elbasanit, t\u00eb Durr\u00ebsit, t\u00eb Myzeqes\u00eb, t\u00eb Padenia-Spaderica(?) .<\/p>\n<p>Letra vazhdon m\u00eb tej q\u00eb Venediku do denjoj\u00eb t\u2019i pranoj\u00eb e mb\u00ebshtes\u00eb si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb besnik\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. S\u00eb pari k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb caktohet nga Senati nj\u00eb Kapiten i P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i qeverisur, ashtu si\u00e7 do ta mendoj\u00eb Venediku. Gjithashtu i k\u00ebrkojn\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb Krer\u00ebt kryesor\u00eb, ata q\u00eb do zgjedh Serenissima, d.m.th Gjenerali i m\u00ebsip\u00ebrm, t\u00eb b\u00ebhen Kolonel\u00eb, Drejtues dhe Kapiten\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb, me at\u00eb rrog\u00eb q\u00eb ajo do ta shoh t\u00eb arsyeshme, t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe vdekur n\u00ebn flamurin e Sh\u00ebn Markut. Po k\u00ebshtu i k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen nga pagesa e disa taksave dhe pranojn\u00eb disa t\u00eb tjera. S\u00eb fundi luten q\u00eb Ajo ti mbroj\u00eb nga \u00e7do armik e t\u2019i konsideroj\u00eb p\u00ebr gjith\u00e7ka si qytetar\u00eb t\u00eb saj. Firm\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs v\u00ebrtetojn\u00eb me vul\u00ebn e tyre sa m\u00eb sip\u00ebr, jan\u00eb ipeshkvi i Stefaniak\u00ebs dhe vizitator Apostolik p\u00ebr gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb Nikoll\u00eb Mekajshi dhe ipeshkvi i Sap\u00ebs dhe i Sard\u00ebs Nikoll\u00eb Bardhi . Letra p\u00ebrmbyllet me firm\u00ebn e abatit t\u00eb Sh\u00ebn Aleksandrit fra Bernard La\u00e7it i cili e shkroi letr\u00ebn \u201cme urdhrin dhe konsensusin e krer\u00ebve dhe prij\u00ebsve t\u00eb m\u00eb sip\u00ebrm t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d7).<\/p>\n<p>Nga parashtrimi i letr\u00ebs dhe renditjes sipas krahinave t\u00eb firm\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj, del qart\u00eb p\u00ebr ne se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebn Aleksandrin n\u00eb krahin\u00ebn e Dukagjinit. Krahas Dukagjinit, por rreshtuar mbas Serbis\u00eb, Dibr\u00ebs, Shkodr\u00ebs dhe Lezh\u00ebs me Sap\u00ebn, vjen krahina e Matit dhe ajo me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e saj. Pra Mati nuk b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Dukagjin n\u00eb at\u00eb njehsim, si\u00e7 nuk ka qen\u00eb kur pjes\u00eb e Dukagjinit. Por \u00e7far\u00eb kuptojm\u00eb n\u00eb ato shekuj me em\u00ebrtimin gjeografik Dukagjin?<\/p>\n<p>Nd\u00ebr dokumentet m\u00eb me vler\u00eb \u00ebsht\u00eb relacioni i Mark Skur\u00ebs prej Kruje, arqipeshkv i Durr\u00ebsit, i cili n\u00eb Relacionin q\u00eb i d\u00ebrgon Kongregacionit t\u00eb Propagand\u00ebs Fide n\u00eb Selin\u00eb e Shenjt\u00eb n\u00eb vitin 1641, shprehet qart\u00eb se\u201c&#8230;Lisi gjendet nd\u00ebrmjet maleve t\u00eb Kruj\u00ebs dhe Dukagjinit..Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kufi t\u00eb Matit dhe t\u00eb Dukagjinit. Mati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lugin\u00eb e madhe nd\u00ebrmjet dy maleve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna&#8230;.Dukagjinasit jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb lir\u00eb nga hara\u00e7i turk.\u201d Nd\u00ebrsa letra e m\u00eb sip\u00ebrme drejtuar Venedikut e cil\u00ebson abacin\u00eb ku u mbajt Kuvendi si t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj abacia e Sh\u00ebn Llezhdrit n\u00eb Orosh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb abaci e shquar, e mbajtur p\u00ebr shum\u00eb e vjet\u00ebr, madje dhe abaci mitrale d.m.th abat\u00ebt e saj kan\u00eb pas qen\u00eb ipeshk\u00ebv t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb (episcopus Arbanensis).<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebna t\u00eb nj\u00ebjta gjejm\u00eb dhe n\u00eb Relacionin e ipeshkvit t\u00eb Sap\u00ebs dhe Sard\u00ebs Pjet\u00ebr Budi d\u00ebrguar m\u00eb 15 shtator 1621 kardinalit Gozzadino. Sipas tij n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Kruj\u00ebs jan\u00eb dukagjinasit q\u00eb kan\u00eb ngrit\u00eb krye para 30 vitesh dhe q\u00eb kan\u00eb 6000 luft\u00ebtar\u00eb. Ata banojn\u00eb, sipas Budit, n\u00eb mal\u00ebsi mbi Lezh\u00eb nd\u00ebrmjet Kruj\u00ebs dhe Shkodr\u00ebs , nd\u00ebrsa m\u00eb tej \u00ebsht\u00eb krahina e Matit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin relacion kur flitet p\u00ebr popujt e krahin\u00ebs s\u00eb Dukagjinit dhe shtrirjen e tyre p\u00ebrfshihen nd\u00ebr t\u00eb tjera Iballa, Fandi i Vog\u00ebl, Fandi i Madh e Mirdita.<\/p>\n<p>Argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme dhe te tjer\u00eb paraqitur n\u00eb nj\u00eb studim tonin mendoj se jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme dhe v\u00ebrtetojn\u00eb se abacia e Sh\u00ebn Aleksandrit n\u00eb Malin e Shenjtit \u00ebsht\u00eb vendi ku u mbajt Kuvendi i Dukagjinit . Vet\u00eb shqyrtimi i renditjes s\u00eb krahinave n\u00eb letr\u00ebn drejtuar Venedikut, duke p\u00ebrmendur t\u00eb par\u00eb si krahin\u00eb Dukagjinin dhe vazhduar me ato rreth dhe pran\u00eb tij dhe si krahin\u00eb m\u00eb vete Matin, tregon se abacia e jon\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb Mat, edhe pse n\u00eb fshatin Dukagjin t\u00eb Matit, ku p\u00ebr koincidenc\u00eb ka nj\u00eb abaci me t\u00eb nj\u00ebjtin pajtor. Historia e Mirdit\u00ebs ka nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkime t\u00eb gjithanshme e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe studiuesit mirditor\u00eb mund t\u00eb japin kontributin e tyre q\u00eb n\u00eb disa aspekte \u00ebsht\u00eb i pa z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Tiran\u00eb 25 dhjetor 2013<\/strong><\/p>\n<p><em>Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) n\u00eb gazet\u00ebn Shqiptarja.com (print)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aleksander Meksi. Konsulli austriak n\u00eb Janin\u00eb George von Hahn shkruan se: \u201cShqipen ia m\u00ebsoi Apostol Meksi q\u00eb kishte mbiemrin m\u00eb t\u00eb von\u00eb Panajoti dhe q\u00eb fisi i Meksajve mbiemrin e par\u00eb t\u00eb fisit e kishte Doda. Shum\u00eb prej tyre transmetojn\u00eb p\u00ebrmes tradit\u00ebs gojore se jan\u00eb t\u00eb ardhur prej Mirdite, diku nga shekulli i 17-t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":492,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-491","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-njoftime-shtypi"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Aleksander-Meksi.jpg?fit=520%2C370&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-7V","jetpack-related-posts":[{"id":55348,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/gjykata-i-konsideron-te-paligjshme-arrestimet-e-qytetareve-qe-protestuan-kunder-rritjes-se-cmimeve-lirohen-disa-prej-tyre\/","url_meta":{"origin":491,"position":0},"title":"Gjykata i konsideron t\u00eb paligjshme arrestimet e qytetar\u00ebve q\u00eb protestuan kund\u00ebr rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, lirohen disa prej tyre","author":"Kurt Farka","date":"March 13, 2022","format":false,"excerpt":"Gjykata i konsideron t\u00eb paligjshme arrestimet e qytetar\u00ebve q\u00eb protestuan kund\u00ebr rritjes s\u00eb \u00e7mimeve, lirohen disa prej tyre 12 Mars 2022 Mesohet se gjykata cil\u00ebsoi si t\u00eb paligjshme arrestimet mbi akuzat \u201cgrumbullim i paligjsh\u00ebm\u201d dhe \u201ckund\u00ebrshtim i forcave t\u00eb policis\u00eb\u201d, por caktoi masa sigurimi detyrim paraqitje p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cbllokimit\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/arrestime-gjate-protestave.jpg?fit=777%2C491&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/arrestime-gjate-protestave.jpg?fit=777%2C491&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/arrestime-gjate-protestave.jpg?fit=777%2C491&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/arrestime-gjate-protestave.jpg?fit=777%2C491&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":10026,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shenime-dhe-konsiderata-rreth-kishes-se-kurjanit\/","url_meta":{"origin":491,"position":1},"title":"Sh\u00ebnime dhe konsiderata rreth kish\u00ebs s\u00eb Kurjanit.-","author":"Kurt Farka","date":"July 21, 2018","format":false,"excerpt":"Sh\u00ebnime dhe konsiderata rreth kish\u00ebs s\u00eb Kurjanit - Nga Ilirjan Gjika N\u00eb territorin e bashkis\u00eb s\u00eb Roskovecit gjenden dy kisha ortodokse t\u00eb cilat g\u00ebzojn\u00eb statusin e monumenteve t\u00eb kultur\u00ebs. T\u00eb tilla jan\u00eb kisha bizantine e Sh\u00ebn Nikoll\u00ebs n\u00eb Kurjan dhe kisha post bizantine e Sh\u00ebn Gjergjit n\u00eb Strum. T\u00eb dyja\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kisha-e-Kurjanit-Copy.jpg?fit=655%2C395&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kisha-e-Kurjanit-Copy.jpg?fit=655%2C395&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Kisha-e-Kurjanit-Copy.jpg?fit=655%2C395&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":50842,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/1500-euro-me-ka-ofruar-45-vjecarja-shet-mbiemrin-tek-djemte-me-klecka-qe-kane-probleme-me-ligjin-ne-shqiperi\/","url_meta":{"origin":491,"position":2},"title":"\u201c1500 euro m\u00eb ka ofruar\u201d! &#8211; 45-vje\u00e7arja shet mbiemrin tek djemt\u00eb me \u2018kle\u00e7ka\u2019 q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin ne Shqip\u00ebri","author":"Kurt Farka","date":"October 24, 2021","format":false,"excerpt":"\u201c1500 euro m\u00eb ka ofruar\u201d! - 45-vje\u00e7arja shet mbiemrin tek djemt\u00eb me \u2018kle\u00e7ka\u2019 q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin ne Shqip\u00ebri 23 tetor 2021 \"\u00cbsht\u00eb martuar p\u00ebr letra\" \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje q\u00eb e kemi d\u00ebgjuar prej disa vitesh tashm\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb martohen jasht\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb letrat\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/640-0-39ffd0a42bfbf6e4f5938775a802c680.jpeg?fit=640%2C361&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/640-0-39ffd0a42bfbf6e4f5938775a802c680.jpeg?fit=640%2C361&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/640-0-39ffd0a42bfbf6e4f5938775a802c680.jpeg?fit=640%2C361&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":96109,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/hapja-e-ekspozites-se-grupit-muri-galeria-e-arteve-ne-vlore-terheq-artiste-dhe-vizitore-te-shumte\/","url_meta":{"origin":491,"position":3},"title":"Hapja e ekspozit\u00ebs s\u00eb Grupit \u201cMuri\u201d\/ Galeria e Arteve n\u00eb Vlor\u00eb t\u00ebrheq artist\u00eb dhe vizitor\u00eb t\u00eb shumt\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"December 27, 2025","format":false,"excerpt":"27 Dhjetor 2025 Prej 20 dhjetorit ne Galerin\u00eb e Arteve pran\u00eb Pallatit t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, q\u00ebndron e hapur Ekspozita e Grupit \u201cMuri\u201d. Jan\u00eb 2 artist\u00eb- piktor\u00eb, karikaturist\u00eb, skulptor\u00eb dhe qeramist\u00eb q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb vepra t\u00eb ndryshme. Ekspozita e tyre q\u00eb n\u00eb fillim t\u00ebrhoqi shum\u00eb vizitor\u00eb mes tyre edhe figura\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/arti_sd-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/arti_sd-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/arti_sd-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/arti_sd-800x450-1.webp?fit=800%2C450&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":11627,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/botimi-i-ri-aleksander-meksi-liber-per-arkitekturen-e-historine-e-xhamive-te-shqiperise\/","url_meta":{"origin":491,"position":4},"title":"Botimi i ri: -Aleksand\u00ebr Meksi, lib\u00ebr p\u00ebr arkitektur\u00ebn e historin\u00eb e xhamive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"September 17, 2018","format":false,"excerpt":"Botimi i ri: - Aleksand\u00ebr Meksi, lib\u00ebr p\u00ebr arkitektur\u00ebn e historin\u00eb e xhamive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij libri, autori thellon pun\u00ebn e tij k\u00ebrkimore shkencore, duke na paraqitur nj\u00eb botim t\u00eb ri m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, p\u00ebr mas\u00ebn e interesuar t\u00eb lexuesve, studiuesve, besimtar\u00ebve, si dhe atyre q\u00eb jan\u00eb t\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/1536904402_LibriiMeksitperxhamite.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/1536904402_LibriiMeksitperxhamite.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/1536904402_LibriiMeksitperxhamite.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/1536904402_LibriiMeksitperxhamite.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":47090,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kullat-e-trieshit-krenari-e-dhimbje-kombetare\/","url_meta":{"origin":491,"position":5},"title":"Kullat e Trieshit, krenari e dhimbje komb\u00ebtare","author":"Kurt Farka","date":"April 30, 2021","format":false,"excerpt":"Kullat e Trieshit, krenari e dhimbje komb\u00ebtare NGA:\u00a0GJEK\u00cb GJONAJ\u00a0 - 29 PRILL 2021 Duke shfletuar faqet e historis\u00eb t\u00eb Trieshit , v\u00ebrejm\u00eb se kan\u00eb ekzistuar disa kulla, n\u00eb t\u00eb cilat, jan\u00eb sh\u00ebnuar faqe t\u00eb lavdishme t\u00eb trim\u00ebris\u00eb s\u00eb trieshjan\u00ebve. Historia e nd\u00ebrtimit t\u00eb tyre sipas kujtes\u00ebs popullore e ka zanafill\u00ebn\u2026","rel":"","context":"In &quot;Histori&quot;","block_context":{"text":"Histori","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/histori\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kullat-e-Trieshit-krenari-e-dhimbje-kombetare.jpg?fit=850%2C453&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kullat-e-Trieshit-krenari-e-dhimbje-kombetare.jpg?fit=850%2C453&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kullat-e-Trieshit-krenari-e-dhimbje-kombetare.jpg?fit=850%2C453&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Kullat-e-Trieshit-krenari-e-dhimbje-kombetare.jpg?fit=850%2C453&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=491"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":493,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/491\/revisions\/493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=491"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=491"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=491"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}