{"id":4780,"date":"2018-03-13T17:40:11","date_gmt":"2018-03-13T17:40:11","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=4780"},"modified":"2018-03-13T17:43:50","modified_gmt":"2018-03-13T17:43:50","slug":"pjesa-e-ii-ramadan-sokoli-jeta-tragjike-e-nje-prej-te-medhenjve-studiues-te-muzikes-ngadhnjimi-nje-vullnese-sfidash-sakrifikuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pjesa-e-ii-ramadan-sokoli-jeta-tragjike-e-nje-prej-te-medhenjve-studiues-te-muzikes-ngadhnjimi-nje-vullnese-sfidash-sakrifikuese\/","title":{"rendered":"(Pjesa e II) -Ramadan Sokoli, jeta tragjike e nj\u00eb prej m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve studiues t\u00eb muzik\u00ebs. Ngadhnjimi i nj\u00eb vullnese sfidash sakrifikuese"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"4781\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pjesa-e-ii-ramadan-sokoli-jeta-tragjike-e-nje-prej-te-medhenjve-studiues-te-muzikes-ngadhnjimi-nje-vullnese-sfidash-sakrifikuese\/etnomuzikologu-ramadan-sokoli-2\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?fit=752%2C440&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"752,440\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?fit=300%2C176&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?fit=752%2C440&amp;ssl=1\" class=\"alignnone size-medium wp-image-4781\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1-300x176.jpg?resize=300%2C176\" width=\"300\" height=\"176\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?resize=300%2C176&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?w=752&amp;ssl=1 752w\" sizes=\"auto, (max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>Jusufi e tre djemt\u00eb, n\u00eb burgjet e regjimit komunist<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, babai i Ramadanit, Jusufi, do t\u00eb zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve n\u00eb fillimet e para t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos n\u00eb Bosnj\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb vitin 1913, Jusufi u martua me nj\u00eb vajz\u00eb nga familja e njohur e Jukajve n\u00eb Shkod\u00ebr, e cila quhej Aishe. Nga kjo martes\u00eb atyre u lind\u00ebn 9 f\u00ebmij\u00eb; tre djem e gjasht\u00eb vajza. N\u00eb periudh\u00ebn e pushtimit italian, (1939-1942), p\u00ebr bindjet dhe aktivitetin e tij antifashist, Jusuf Sokoli u internua dy her\u00eb n\u00eb gadishullin Apenin. Gjat\u00eb asaj kohe, Ramadani (i dyti i v\u00ebllez\u00ebrve), i cili n\u00eb ato vite studionte n\u00eb Konservatorin e Firences, shkonte her\u00eb pas here p\u00ebr ta par\u00eb t\u00eb atin n\u00eb vendin e internimit. K\u00ebt\u00eb fat kishte p\u00ebsuar edhe Aishja n\u00eb Luft\u00ebn e Par\u00eb Bot\u00ebrore, e cila n\u00eb koh\u00ebn e gjurulldirave q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb Shkodr\u00ebn, u burgos dy her\u00eb nga austriak\u00ebt. Pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, Jusufi u arrestua p\u00ebrs\u00ebri nga regjimi komunist dhe u burgos p\u00ebr dy vjet me radh\u00eb n\u00eb 1946-\u201948 n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. D\u00ebnimi i Jusuf Sokolit, erdhi pas akuzave q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb kryengritjen antikomuniste t\u00eb Postrib\u00ebs. Po k\u00ebshtu, fare pak koh\u00eb pas mbarimit t\u00eb luft\u00ebs, u arrestua edhe djali i par\u00eb i Jusufit, Ibrahimi, i cili ishte diplomuar p\u00ebr Drejt\u00ebsi n\u00eb Beograd n\u00eb fund t\u00eb viteve \u201930-t\u00eb. Ibrahimi asokohe njihej nd\u00ebr ajk\u00ebn e intelektual\u00ebve t\u00eb rinj t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs dhe n\u00eb periudh\u00ebn e pushtimit fashist kishte aderuar n\u00eb L\u00ebvizjen e Legalitetit. Ibrahimi pati nj\u00eb fat tejet tragjik, pasi atij i kaloi pothuajse e gjith\u00eb jeta n\u00eb burgje e internime, duke b\u00ebr\u00eb plot 27 vjet burg, s\u00eb bashku me gruan e tij, Shano Hasan Dostin, dhe kjo e burgosur p\u00ebr faje politike. Pas Jusufit e Ibrahimit, po n\u00eb vitin 1946, u arrestua dhe u d\u00ebnua me 5 vjet burg politik, edhe vet\u00eb Ramadani, duke u akuzuar p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb dhe si pjes\u00ebmarr\u00ebs i kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs. I cil\u00ebsuar si armik i popullit, Ramadani e vuajti t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebnimin dhe u lirua nga burgu n\u00eb vitin 1950, pasi kishte punuar n\u00eb kanalet e k\u00ebnetat e Bedenit t\u00eb Kavaj\u00ebs. Si p\u00ebr ta plot\u00ebsuar deri n\u00eb fund regjistrin e d\u00ebnimeve t\u00eb familjes Sokoli, n\u00eb vitin 1960, u arrestua dhe u d\u00ebnua me 25 vjet burg politik dhe v\u00ebllai i tret\u00eb i asaj familjeje (m\u00eb i vogli nga tre v\u00ebllez\u00ebrit) Hodua, i cili u rid\u00ebnua n\u00eb burg me kryengritjen e Spa\u00e7it. Hodua mundi t\u00eb lirohet nga burgu vet\u00ebm n\u00eb fundin e vitit 1990, pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Ismail Kadares\u00eb, i cili ishte mik i ngusht\u00eb i Ramadanit. Nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit Sokoli vuanin n\u00eb burgjet e regjimit komunist, dy prind\u00ebrit e tyre, Jusufi me Aishen, u ndan\u00eb nga jeta n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr nga nj\u00ebri-tjetri, aty nga viti 1957.<\/p>\n<p><strong>Ramadani nga konservator i Firences n\u00eb burgun politik<\/strong><\/p>\n<p>Ramadani, i mesmi nga tre v\u00ebllez\u00ebrit Sokoli, lindi n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 1920. Shkoll\u00ebn fillore ai e kreu n\u00eb vendlindje n\u00eb vitet 1927-\u201831 dhe q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e dyt\u00eb ai m\u00ebsoi notat e muzik\u00ebs duke luajtur n\u00eb disa vegla muzikore. Shkoll\u00ebn e mesme ai e mbaroi n\u00eb gjimnazin e shtetit n\u00eb vitet 1931-\u201839 po n\u00eb at\u00eb qytet. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate t\u00eb larta, ai fitoi nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb studimi p\u00ebr t\u00eb ndjekur Konservatorin e Firences n\u00eb Itali p\u00ebr Flaut e Kompozicion. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb studimit n\u00eb at\u00eb konservator, Ramadani kishte nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb madhe me Qemal Staf\u00ebn, Kristaq Tutulanin, Qemal Dracinin, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs ai ruajti kujtimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb asaj kohe t\u00eb shkuar. P\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb vitin 1944, Ramadani i nd\u00ebrpreu studimet n\u00eb at\u00eb konservator dhe u kthye n\u00eb qytetin e tij t\u00eb lindjes, n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai u p\u00ebrla nga vorbulla fam\u00ebkeqe e luft\u00ebs s\u00eb klasave, e cila e p\u00ebrplasi birucave t\u00eb improvizuara t\u00eb burgjeve t\u00eb Shkodr\u00ebs e k\u00ebnetave t\u00eb Bedenit n\u00eb rrethin e Kavaj\u00ebs. N\u00eb k\u00ebto ambiente, Ramadani, do t\u00eb fillonte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb njohjen me ajk\u00ebn e inteligjenc\u00ebs shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij do t\u00eb b\u00ebheshin profesor\u00ebt e nj\u00eb universiteti tjet\u00ebr. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, ai shprehej: \u201cBash n\u00eb rrethana t\u00eb tilla, kur isha i burgosur politik, kam filluar t\u00eb merrem me folklorin. Meq\u00eb disa nga bashk\u00ebvuajt\u00ebsit q\u00eb ndodheshin aty ishin bart\u00ebs t\u00eb zgjedhur t\u00eb folklorit, p\u00ebrfitova nga rasti p\u00ebr t\u00eb vjel\u00eb prej tyre l\u00ebnd\u00eb t\u00eb vyer. M\u2019u aty, duke hulumtuar visarin ton\u00eb komb\u00ebtar, t\u00eb trash\u00ebguar gojarisht brez pas brezi, u binda se atdheu yn\u00eb \u00ebsht\u00eb vend i zgjedhur p\u00ebr gjurmuesit e folklorit\u201d, shprehej profesori i famsh\u00ebm p\u00ebr zanafill\u00ebn e profesionit t\u00eb tij t\u00eb ardhsh\u00ebm. Pas daljes nga burgu, n\u00eb vitin 1951, ai u vendos n\u00eb qytetin e Tiran\u00ebs, si p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar disi kthetrave t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave.<\/p>\n<p><strong>Peripecit\u00eb pas daljes nga burgu<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb burgut, Ramadani mundi t\u00eb vilte prej shum\u00eb \u201ckoleg\u00ebve\u201d t\u00eb tij t\u00eb qelive, nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb fushat e folklorit e muzikologjis\u00eb, t\u00eb cilat i sh\u00ebrbyen si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb n\u00eb hartimin e p\u00ebrpilimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb dy teksteve shkollore q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin \u201cpatenta\u201d e tij n\u00eb rrug\u00ebn e saponisur t\u00eb etnomuzikologjis\u00eb. Pas vendosjes n\u00eb Tiran\u00eb, i vet\u00ebm dhe pa asnj\u00eb lloj p\u00ebrkrahjeje, duke shtr\u00ebnguar fort n\u00ebn sqetull dy librat e sapop\u00ebrfunduar, ai trokiti n\u00ebp\u00ebr dyert e administrat\u00ebs shtet\u00ebrore, duke k\u00ebrkuar ndonj\u00eb pun\u00eb q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me muzik\u00ebn. Nga mungesat e m\u00ebdha t\u00eb kuadrit m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, kryesisht t\u00eb atyre t\u00eb muzik\u00ebs, ai arriti t\u00eb pun\u00ebsohet n\u00eb Filarmonin\u00eb Shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb ai sh\u00ebrbeu p\u00ebr pak koh\u00eb deri se u mor vesh biografia e tij si \u201carmik i klas\u00ebs\u201d dhe u pushua shpejt. Pas k\u00ebsaj, mbas disa nd\u00ebrhyrjesh ai mundi t\u00eb rifilloj\u00eb pun\u00eb n\u00eb kryeqytet si drejtues muzike n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Kultur\u00ebs nga viti 1952 deri n\u00eb 1954 kur u pushua p\u00ebrs\u00ebri. Me mundime t\u00eb m\u00ebdha ngaq\u00eb kishte shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kuadrin m\u00ebsimor t\u00eb muzik\u00ebs, ai u rregullua si m\u00ebsues n\u00eb Liceun Artistik n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb Ramadani punoi pa nd\u00ebrprerje n\u00eb mes peripecish t\u00eb shumta derisa doli n\u00eb pension n\u00eb vitin 1980. Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve Ramadani u mor pa nd\u00ebrprerje me studime n\u00eb l\u00ebmin e muzikologjis\u00eb dhe folklorit, duke arritur t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga personalitetet kryesore dhe t\u00eb vetmit n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. N\u00eb Liceun Artistik, Ramadani ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb l\u00ebnd\u00ebsh t\u00eb ndryshme si flaut, folklor muzikor\u00eb, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzik\u00eb dhome etj. Me nism\u00ebn e tij u p\u00ebrfshi n\u00eb programin m\u00ebsimor t\u00eb shkollave t\u00eb mesme dhe l\u00ebnda e folklorit muzikor p\u00ebr t\u00eb cilat ai hartoi tekstet p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat studiohen akoma dhe sot. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb, ai ka dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim dhe n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve p\u00ebr 10 vjet me radh\u00eb duke p\u00ebrgatitur dhe laborator\u00eb p\u00ebrkat\u00ebs tep\u00ebr t\u00eb pasur me instrumente t\u00eb larmishme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jusufi e tre djemt\u00eb, n\u00eb burgjet e regjimit komunist P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, babai i Ramadanit, Jusufi, do t\u00eb zbohej nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, prej turqve n\u00eb fillimet e para t\u00eb k\u00ebtij shekulli. Pas largimit nga Shkodra, ai u vendos n\u00eb Bosnj\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. N\u00eb vitin 1913, Jusufi u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":4781,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85],"tags":[],"class_list":["post-4780","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Etnomuzikologu-Ramadan-Sokoli-1.jpg?fit=752%2C440&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-1f6","jetpack-related-posts":[{"id":104477,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/toka-e-kushnerit-me-dokumente-false-gazeta-zvicerane-shkruan-per-te-hetuarin-e-droges-ramen-dhe-sazan-zvernecin\/","url_meta":{"origin":4780,"position":0},"title":"\u201cToka e Kushnerit\u201d, me dokumente false: &#8211; Gazeta zvicerane shkruan p\u00ebr t\u00eb hetuarin e drog\u00ebs, Ram\u00ebn dhe Sazan-Zv\u00ebrnecin","author":"Kurt Farka","date":"August 15, 2026","format":false,"excerpt":"15 Gusht 2026 Edhe gazeta zvicerane Tages-Anzeiger ka shkruar mbi prapaskenat e nj\u00eb prej projekteve t\u00eb luksit n\u00eb bregdetin shqiptar, ku kryq\u00ebzohen miliona dollar\u00eb, emra t\u00eb njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe figura t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krimit. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb shkrimit \u00ebsht\u00eb Artur Shehu \u2014 i k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia dhe i akuzuar p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zvernec-Beach-1-2-1.jpg?fit=1024%2C723&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zvernec-Beach-1-2-1.jpg?fit=1024%2C723&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zvernec-Beach-1-2-1.jpg?fit=1024%2C723&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Zvernec-Beach-1-2-1.jpg?fit=1024%2C723&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100738,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kush-fshihet-pas-resortit-te-familjes-trump-ne-shqiperi\/","url_meta":{"origin":4780,"position":1},"title":"Kush fshihet pas resortit t\u00eb familjes Trump n\u00eb Shqip\u00ebri","author":"Kurt Farka","date":"May 30, 2026","format":false,"excerpt":"30 Maji 2026 Dhjet\u00ebra banor\u00eb vendas dhe aktivist\u00eb u mblodh\u00ebn t\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 23 maj, n\u00eb lagun\u00ebn e Nart\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr rrethimit me tela me gjemba t\u00eb plazhit t\u00eb Pish\u00eb Poros \u2013 pjes\u00eb e peizazhit t\u00eb mbrojtur natyror Vjos\u00eb-Nart\u00eb \u2013 nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, e cila ka siguruar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-29-144945.jpg?fit=1200%2C789&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-29-144945.jpg?fit=1200%2C789&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-29-144945.jpg?fit=1200%2C789&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-29-144945.jpg?fit=1200%2C789&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Screenshot-2026-05-29-144945.jpg?fit=1200%2C789&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":105875,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nga-falsifikimet-e-kadastres-te-plumbat-ne-radhime-prapaskena-e-konfliktit-muca-bedinaj-qeveria-dha-leje-ne-pronen-e-mbivendosur\/","url_meta":{"origin":4780,"position":2},"title":"Nga falsifikimet e Kadastr\u00ebs, te plumbat n\u00eb Radhim\u00eb: = Prapaskena e konfliktit Mu\u00e7a-Bedinaj, qeveria dha leje n\u00eb pron\u00ebn e mbivendosur","author":"Kurt Farka","date":"September 3, 2026","format":false,"excerpt":"3 Shtator 2026 Nga Orgen Peci Nj\u00eb p\u00ebrplasje e ashp\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb bregdetin e Palas\u00ebs ka degraduar dit\u00ebn e sotme n\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me arm\u00eb zjarri n\u00eb zon\u00ebn e Radhim\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb. E v\u00ebrteta e p\u00ebrplasjes n\u00eb Vlor\u00eb: Nuk ka gjob\u00ebv\u00ebnie, Bedinaj q\u00eblloi mbi Mu\u00e7\u00ebn. Prona\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Screenshot_20260903_182039_Samsung-Browser.jpg?fit=672%2C485&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Screenshot_20260903_182039_Samsung-Browser.jpg?fit=672%2C485&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/Screenshot_20260903_182039_Samsung-Browser.jpg?fit=672%2C485&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":104548,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ishte-djegur-pothuajse-100-zjarri-ne-hotel-brooklyn-mjeku-rrefen-gjendjen-e-te-lenduarve-nje-vajze-rrezikon-jeten-tre-paciente-me-djegie-ne-qsut-dy-te-traum\/","url_meta":{"origin":4780,"position":3},"title":"\u201cIshte djegur pothuajse 100%!\u201d- Zjarri n\u00eb hotel \u201cBrooklyn\u201d, mjeku rr\u00ebfen gjendjen e t\u00eb l\u00ebnduarve: &#8211; Nj\u00eb vajz\u00eb rrezikon jet\u00ebn! Tre pacient\u00eb me djegie n\u00eb QSUT, dy te Trauma","author":"Kurt Farka","date":"August 16, 2026","format":false,"excerpt":"16 Gusht 2026 Shefi i Reanimacionit n\u00eb Spitalin Rajonal t\u00eb Vlor\u00ebs, Edmond Breshanaj, ka dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr gjendjen e personave t\u00eb plagosur nga zjarri q\u00eb p\u00ebrfshiu hotel \u201cBrooklyn\u201d n\u00eb Lungomare, gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb para t\u00eb m\u00ebngjesit. Breshanaj tha se situata ka qen\u00eb emergjente, nd\u00ebrsa n\u00eb spital jan\u00eb paraqitur gjasht\u00eb pacient\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/mjeku-Edmond-Breshanaj.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/mjeku-Edmond-Breshanaj.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/mjeku-Edmond-Breshanaj.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/mjeku-Edmond-Breshanaj.jpg?fit=780%2C440&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":102272,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/the-albanian-files-edi-rama-tirana-eshte-kthyer-ne-nje-laborator-agresiv-ndertimi\/","url_meta":{"origin":4780,"position":4},"title":"\u201cThe Albanian Files\u201d, Edi Rama &#8211; Tirana \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb laborator agresiv nd\u00ebrtimi","author":"Kurt Farka","date":"July 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Korrik 2026 I prezantuar si nj\u00eb album i transformimit arkitekturor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, libri \u201cThe Albanian Files\u201d hedh drit\u00eb mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vart\u00ebsve t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e arkitekt\u00ebve me fam\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr projektet private t\u00eb kullave n\u00eb Tiran\u00eb dhe resorteve n\u00eb bregdet. N\u00eb or\u00ebn 10\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-1140x570-1.jpeg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":105550,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/si-dukej-burri-qe-i-mbijetoi-pushtimit-norman-ekspertet-rindertojne-fytyren-e-tij-pas-1000-vitesh\/","url_meta":{"origin":4780,"position":5},"title":"Si dukej burri q\u00eb i mbijetoi Pushtimit Norman? Ekspert\u00ebt rind\u00ebrtojn\u00eb fytyr\u00ebn e tij pas 1,000 vitesh","author":"Kurt Farka","date":"August 31, 2026","format":false,"excerpt":"31 Gusht 2026 Hulumtimet e reja kan\u00eb zbuluar se si mund t\u00eb ket\u00eb dukur nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb jetoi gjat\u00eb pushtimit norman t\u00eb Britanis\u00eb, duke nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb detaje t\u00eb reja p\u00ebr jet\u00ebn e tij m\u00eb shum\u00eb se 1,000 vjet m\u00eb par\u00eb. I njohur si \u201cBurri i Pushtimit\u201d, mbetjet e tij\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/auto_11788086742.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/auto_11788086742.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/auto_11788086742.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/auto_11788086742.jpeg?fit=900%2C506&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4780","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4780"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4780\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4782,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4780\/revisions\/4782"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4781"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4780"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4780"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4780"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}