{"id":4133,"date":"2018-03-01T14:23:09","date_gmt":"2018-03-01T14:23:09","guid":{"rendered":"http:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=4133"},"modified":"2023-09-12T21:34:45","modified_gmt":"2023-09-12T21:34:45","slug":"4133-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/4133-2\/","title":{"rendered":"Shtjefen Gjecov Kryeziu:  Per Shtetin e Ri Shqiptar-1921. (studim aktual edhe per Ditet Tona). &#8211;"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"4134\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/4133-2\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?fit=712%2C791&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"712,791\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"12 2751619_1596690787220885_523339532_n\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?fit=270%2C300&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?fit=712%2C791&amp;ssl=1\" class=\"alignnone size-medium wp-image-4134\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n-270x300.jpg?resize=270%2C300\" width=\"270\" height=\"300\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?resize=270%2C300&amp;ssl=1 270w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?w=712&amp;ssl=1 712w\" sizes=\"auto, (max-width: 270px) 100vw, 270px\" \/><\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti: Jaho Brahaj.<\/p>\n<p>Shtjefen Gjecov Kryeziu: Per Shtetin e Ri Shqiptar-1921. (studim aktual edhe per Ditet Tona). &#8211;<\/p>\n<p>\u201c \u2026Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula\u2026 \u201c<\/p>\n<p>Mendimet e Rilindasit te fundit per organizimin dhe detyrimet e nenshtetasve per Shtetin e Ri Shqiptar. Po publikojme nje Studime te Shtjefen Gjecov Kryeziut te botuar ne vitin 1921, Mbi detyrat e shtetasve\u00a0 dhe deturimin e Nepunsave. Studimi eshte shume aktual edhe sot. Ne ato vite ende nuk ishte saktesuar terminologjia per \u201cdetyrimet\u201d dhe autori qe njihej qe ishte purist ne permbajtjen e termave , per \u201cDetyrimet\u201d perdor termin Telozna, term i njohur edhe ne gjuhen popullore te asaj periudhe, por sot nuk ka perdorim dhe eshte harruar.<\/p>\n<p>Studimi eshte ne gegnishte, dhe ne po e publikojme pa ndryshime edhe per ruajtjen e dialektit te autorit ne kohe. E shkeputem nga Vellimi: Shtjefen Gjecov Kryeziu; Shtyllat e Kombit\/ Publicistike, pergatitur per botim nga Jaho Brahaj, botuar ne vitin 2009.<\/p>\n<p><strong>Telozna<\/strong><\/p>\n<p><em>Hyjnis\u00eb t\u00eb Hyjnis\u00eb, Mbretit t\u00eb Mbretit<\/em><\/p>\n<p>Natyra na m\u00ebson, e nuk \u00ebsht\u00eb nevoja e sterhollimeve, se detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht me vendos mendjen e synin\u00a0 mbarvajtjes se shpis\u00eb; me punue me sa duar q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00ebn kulm, tuj hedh\u00eb bim\u00eb e t\u00eb tjera sende ushqimore q\u00eb do ti duhen p\u00ebr nevoj\u00eb t\u00eb shpis\u00eb e t\u00eb gjas\u00eb s\u00eb gjall\u00eb rrotull vitit. Detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht t\u00eb mbajtunit n\u00eb fre, q\u00eb t\u00eb mos i turren n\u00eb qaf\u00eb kuej, mos ti bajn dame kuej e t\u00eb mos i sjellin ngat\u00ebrresa shpis\u00eb. Shkurt: Detyra e t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb asht q\u00eb t\u00eb perpiqet p\u00ebr fatlum\u00ebsi t\u00eb shpis\u00eb e t\u00eb shpijave.<\/p>\n<p>Ma e madhja detyr\u00eb asht p\u00ebr nji zot shpije, nen kulmin e s\u00eb cil\u00ebs l\u00ebvrojn\u00eb njer\u00ebz e bag\u00ebti, t\u00eb mir e t\u00eb kqinj\u00eb, i cili do ti hapi syt e kujdesit jo ve\u00e7 p\u00ebr n\u00eb shpi e rrethin e saj\u00eb, por do t\u00eb permbledhin n\u00eb gjan\u00ebsin e pamjes s\u00eb vet, nj\u00eb rreth shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hap\u00ebt mbrenda t\u00eb cilit p\u00ebrfshihen: njer\u00ebz, bag\u00ebti, ar\u00eb e livadhe mezhda e kullosa, si n\u00eb v\u00ebrri e n\u00eb mal, e k\u00ebto do ti mbaj\u00eb t\u00eb thuruna ver\u00eb e dim\u00ebn, nat\u00eb e dit\u00eb qi t\u00eb mos ngat\u00ebrrohen njerzia: me i mbajt\u00eb n\u00eb fre njerzit e vet q\u00eb mos tu versulet kush p\u00ebr me ju a penguar lirin\u00eb e me i marr\u00eb nep\u00ebr kamb\u00eb.<\/p>\n<p>Ky zot shpije i k\u00ebsaj shpie t\u00eb madhe e i ketij rrethi kaq t\u00eb hap\u00ebt, asht Mbreti, e shpija e madhe asht Mbret\u00ebnia. F\u00ebmija i tij jan\u00eb bag\u00ebtit e pasunija \u201cn\u00eb mal e n\u00eb fush\u00eb\u201d me bjeshk\u00eb e v\u00ebrri e deri ku shtrihet sundimi i mbretit, jan\u00eb t\u00eb tijat. &#8211; Mbreti asht shtati, gjymtyr\u00ebt e t\u00eb cilit jan\u00eb n\u00ebnshtetasit.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb p\u00ebrparoj nga e mbara shpija e vog\u00ebl, kerkon kujdesin e t\u00eb zot, dhe ndihm\u00ebn e krahve e t\u00eb njerzve qi banojn\u00eb nen kulm t\u00eb saj\u00eb; k\u00ebt\u00eb ndihm\u00eb k\u00ebrkon edhe mbretnija prej njerzve q\u00eb e perbajn\u00eb. Ashtu si ka nevoj\u00eb per roje e qet\u00ebsi shpija e vog\u00ebl, ma shum\u00eb e k\u00ebrkon shpija e madhe, e cila ka nevoj\u00eb p\u00ebr roje e qet\u00ebsi t\u00eb brendshme, p\u00ebr administrim e perparim, p\u00ebr rregullim e mbrojtje nga \u00e7do k\u00ebrcnim nga jasht, e k\u00ebto e kujdese i ka mbi krye Shtati, Mbreti e qeverija e tij.<\/p>\n<p>Ligji i natyr\u00ebs, ligji i Perendis\u00eb u ve detyr\u00eb njerzve q\u00eb ti pergjigjen me detyrime t\u00eb zot t\u00eb shpis\u00eb e ti gjinden me ndihm\u00eb me krah e me djersen e ballit. Njato detyrime u caktohen edhe gjymtyr\u00ebve t\u00eb mbretnis\u00eb: me i dhan\u00eb ndihm\u00eb e krah Shtatit t\u00eb vet, Mbretit t\u00eb vet, e me ndej me respekt e me ndigjes\u00eb, e me nda kafshat\u00ebn e goj\u00ebs me te, q\u00eb t\u00eb mundet ku me sy t\u00eb vet e ku nepermjet zevendesave t\u00eb vet me qeveris popullin e vet.<\/p>\n<p>Qeverisja, rregullimi, ruajtja dhe qet\u00ebsia nuk munden me qendrua n\u00eb kamb\u00eb, e nuk ka mund\u00ebsi me u prit k\u00ebrcnime e rreziqe t\u00eb tmerrshme as ato nga jasht, kur populli e rrudh doren e zemren; se tu i rrudhun k\u00ebto ai kishte me u diftue teper i poshter, e kishte me d\u00ebshmue se nuk don mbret, nuk don emen e za t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mbreti asht ati i popullit, asht Kreu i tij, asht Prij\u00ebsi e Kujdestari i tij; e populli asht biri i k\u00ebtij Atit, asht \u201cn\u00ebnshtetasi\u201d i k\u00ebtij. Kreu, asht ndjek\u00ebsi i k\u00ebtij Prij\u00ebsi, asht \u201cp\u00ebrkrah\u00ebsi\u201d i k\u00ebtij Kujdestari. Rregullin e dashunin ja detyron. Si nuk mund t\u00eb mendohet nji Mbret pa popull, pa qeveri e ushtri; ashtu nuk mund t\u00eb mendohet se kishte me muejt me drejtue Mbreti, po nuk ju perkrah populli me djemt e djerset e veta.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>Tham\u00eb se Mbreti asht ati, kreu, prisi e kujdestari i popullit; por p\u00ebr fat t\u00eb keq popullit &#8211; sideomos tonit &#8211; nuk i hyjn n\u00eb krye aq lehtas k\u00ebto perthanje t\u00eb madhnueshme e t\u00eb ambla q\u00eb i bashkanjiten mbretit t\u00eb nj\u00eb kombi; t\u00eb shumten e her\u00ebs\u00a0 emni i mbretit i bahet gjak nder sy popullit. Ja arsyeja: Populli mendon se \u00e7do pun\u00eb q\u00eb bajn zevend\u00ebsat e Mbretit rrjedhin prej rraje, prej mbretit; \u00e7do zyrtar a taksidar q\u00eb t\u00eb dal\u00eb n\u00ebp\u00ebr katunde me mbledh, hir a pa hir; \u00e7do pul\u00eb apo pat\u00eb q\u00eb i k\u00ebrkohet popullit e \u00e7do dhunim q\u00eb ti bahet, mbretit ja lan\u00eb. Mbreti i ka dergua, mbreti lyp\u00eb, mbreti k\u00ebrkon, mbreti n\u00eb ven kamben. K\u00ebto keqkuptime si duhen shkrue ne faj popullit, por zyrtarve e taksidarve.<\/p>\n<p>Historija e \u00e7do shekulli na deshmon se nder shka\u00e7et q\u00eb kan\u00eb mbrri me trondit deri fronet e t\u00eb m\u00ebdhajve t\u00eb bot\u00ebs e me i ba t\u00eb vendosin gishtin mbi ball, kan\u00eb qen\u00eb detyrimet, taksat e t\u00eb lamet, si kur kan\u00eb qen\u00eb prodhime bim\u00ebsh a bag\u00ebtish e t\u00eb tjera. Emni i t\u00eb lameve (pagesave) gjithmon\u00eb ka pas\u00eb shkaktue n\u00eb popull vaj e ankesa, nam\u00eb e thirrje, e sa her\u00eb ka ndodh\u00eb q\u00eb ka pas\u00eb hy kryengritja n\u00eb popullsi\u00a0 rezultat i s\u00ebcil\u00ebs kan perfundue t\u00eb lam\u00eb me gjak, p\u00ebr tmerr, si njerzit e popullit si ata t\u00eb qeveris\u00eb, me dam t\u00eb at\u00ebdheut e t\u00eb mbretnis\u00eb. Rrjedha e k\u00ebtyne t\u00eb zezave nuk mund ti ngarkohen popullit, por njerzve t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr arsye se k\u00ebta t\u00eb shtym\u00eb prej fitimesh t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebrhapeshin neper popull jo si vllaznit e popullit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ujqve t\u00eb uritur; jo me mbledh popullin e me i than\u00eb ndonji shpjegim se per \u00e7far\u00eb qellimi i japin ato pagesa, por p\u00ebrkundra me sjelljet mizore t\u00eb tyne, i jepshin malin popullit e tuj nxierr shkak t\u00eb pabindjen e tij, v\u00ebshin dor\u00eb me rrenim ku me pula e pata, pernjimend, ku me d\u00ebmtime, me t\u00eb shituna e me t\u00eb bleme si dojshin vet\u00eb. K\u00ebshtu e dhjeta vete ne p\u00ebs\u00ebshe e ndonj\u00eb rast per m\u00ebshir n\u00eb shtat\u00ebsh\u00eb e tet\u00ebshe; Domethan\u00eb se njerzit e popullit do ta ndajshin p\u00ebr gjys\u00ebm me taksidar\u00ebt mundin e djers\u00ebn e vet\u00eb, e prej k\u00ebtyne t\u00eb marrunave t\u00eb shumten e ndalshin p\u00ebr vete zyrtar\u00ebt e taksidar\u00ebt, e qeveris\u00eb i jepnin ve\u00e7se tepric\u00ebn. K\u00ebto pun\u00eb pra e ftohin popullin dhe u hyn\u00eb n\u00eb palc\u00eb urrejtja ndaj mbretit e qeveris\u00eb, se u shkon mendja se mbreti e qeveria urdhnojn\u00eb, q\u00eb ti vihet kamba popullit e ta vorfnojn\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Kujtoi se nuk gaboi n\u00ebqoft\u00ebse them, se vaji, brima e ankimi i popullit t\u00eb shumten e her\u00ebs asht i arsyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>T\u00eb regjurve nd\u00ebr mjerime do tu besohet; atyre q\u00eb dhe dreka dhe darka u p\u00ebrbahet prej le\u00e7enikut.<\/p>\n<p>Ja disa tregime t\u00eb hershme para se t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb vonat apo tonat.<\/p>\n<p>Se merreshin neperkamb\u00eb popujt e hersh\u00ebm jo vet\u00ebm prej z\u00ebvend\u00ebsave, por edhe prej mbret\u00ebnve t\u00eb tyre, historit\u00eb na bajn\u00eb d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Se \u00ebsht\u00eb fillue jeta nuk gjejm\u00eb nji komb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb ka mb\u00ebrrit me i mohue detyrimet q\u00eb ka ndaj kryetarit, e si jan\u00eb gjet\u00eb asi kryetar\u00ebsh q\u00eb e largoishin popullin nga vetja me dhunime e mizorit e veta, ashtu ka patur asish q\u00eb jan\u00eb mundue me e afrue popullin e me e futun n\u00ebn sjetull t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Teprija e t\u00eb lameve nuk asht tjet\u00ebr por \u201c<em>rrenimi\u201d<\/em> i Shtatit sepse k\u00ebto kan\u00eb q\u00ebllime t\u00eb ve\u00e7anta e jo t\u00eb p\u00ebrgjithshme; kan\u00eb q\u00ebllim madh\u00ebshtit e t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebve, e jo t\u00eb mir\u00ebn e p\u00ebrparimin e popullit e t\u00eb mbretnis\u00eb. Teprija e pagesave e \u00e7on popullin e mbretnin\u00eb kah rrenimi e jo kah jeta. Si t\u00eb shikoj\u00eb rrenimin e vet\u00eb popullit i jepet shkaku ose me u ngrit\u00eb forc\u00ebrisht kundra Shtatit t\u00eb vet\u00eb ose do ngelet si nji gjarpen i k\u00ebputur n\u00eb kryq tu u sjell nep\u00ebr pluhun deri sa ti dal fryma, e kjo sepse Shtati mizor asht mbajtun prej fuqive mizore, i mbajtun prej fuqije t\u00eb n\u00ebpunsave, nuk e lejon me ngrit\u00eb ballin kundra t\u00eb paudhave q\u00eb i bahen.<\/p>\n<p>Horodoti na kallxon se Athinasit e pangopun paten arrit me lyp detyrime prej banorve t\u00eb bregut t\u00eb Andros, jo n\u00eb em\u00ebn t\u00eb sunduesit &#8211; i cili do e ket marr\u00eb e teprue &#8211;\u00a0 por n\u00eb emen t\u00eb dy hyjneshave q\u00eb quheshin: Mbushamende (Dea Peersuasio) e Nevoja (Dea Necessitas). Banor\u00ebt e Andros t\u00eb lodhun prej nep\u00ebrkambjeve u pergjegj\u00ebn Athinasve n\u00eb em\u00ebn t\u00eb dy hyjneshave t\u00eb qujtuna: Mosmundja (Dea Impossibilitas) e Vobeksija (Dea Paupertas), e ashtu i hoqen qafet.\u00a0 Si t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb popull hyjnesha\u00a0 Mosmundja e Vobeksija\u00a0 hec e sille ne mend! E \u00e7far\u00eb fitimi e \u00e7\u2019nder e \u00e7\u2019em\u00ebn i mbetet mbretit e mbretnis\u00eb si ti fiket populli kur e leshon n\u00eb dor\u00eb t\u00eb zyrtarve mizor? Ashtu si ka detyrim populli me ja dhan\u00eb shtatit \u00e7ka i detyrohet, ashtu asht detyra e shtatit me ja largue frigen popullit.<\/p>\n<p>Lekedemon\u00ebt mbas deshtimit t\u00eb Plutarkut, ishin zotnues t\u00eb Greqis\u00eb. Pra pok\u00ebshtu dhe gjith\u00eb grek\u00ebt do lanin detyrimin duke d\u00ebshirue q\u00eb t\u00eb vendoste detyrime n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pasunive e t\u00eb tokave P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Athinasit u paraqit\u00ebn para Lakademonasve me Aristidhin. Doli Aristidhi i varf\u00ebr dhe i ndau detyrimet simbas pasunije dhe mbet\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqun. Aristidhi e caktoi deturimin 160 talenta. Kur erdhi e hypi n\u00eb pushtet Perikliu e ngriti detyrimin n\u00eb 600 talenta. E mbrapa k\u00ebtij vazhdoi t\u00eb ngrihet deri sa hypi n\u00eb 1300 talenta. &#8211; Gjithnji si tasidar\u00ebt e Shqipnis\u00eb son\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sulltanave. K\u00ebto ngritje nuk u ban\u00eb se kishte mbetun shtati mangut p\u00ebr hargjimet e detyrueme, por sepse prishej djersa e mundi i popullit nder kremtime t\u00eb sterm\u00ebdha e nder ndertesa t\u00eb stermadh\u00ebnueshme.<\/p>\n<p>Nder Perandoret e Rrom\u00ebs, sundimi i t\u00eb cilve p\u00ebrfshinte mbar\u00eb boten e at\u2019hershme, po permendim disa nder njiqind q\u00eb kan\u00eb pas luejt mendsh hapur,\u00a0 t\u00eb cilet pa far\u00eb m\u00ebshiret rjepshin popullin, i pinin gjakun, e i bllokonin frym\u00ebn popujve t\u00eb pushtuar.<\/p>\n<p>Galba porsa hypi naltsin\u00eb e sundimit, simas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Svetonit, aq i randoj popujt me detyrime pagesash e n\u00eb grumbullimin e visareve, sa mbrrini me hyp n\u00eb zyre ma t\u00eb nalta t\u00eb mbretnis\u00eb njerzit ma t\u00eb posht\u00ebm me cuba e pla\u00e7kit\u00ebs, tuj i ba zavend\u00ebsa n\u00ebper t\u00eb kater an\u00ebt e mbretnis\u00eb me porosi q\u00eb ti pinin gjakun popujve me taksa.\u00a0 K\u00ebto mbasi e venin popullin nen shkop, me visare t\u00eb grumbullueme ktheheshin nd\u00ebr shpija per me kalue jet\u00ebn mbeshtet, e nder arg\u00ebtime e marri, e menjiher\u00eb prap i thirrte zoti Galba i cili pa e tjerr\u00eb punen gjat\u00eb me nj\u00eb pages tre grosh\u00ebsh i percillte p\u00ebr atje nga nuk do ktheheshin ma, e pasunit e tyne t\u00eb vjedhuna popullit, Galba i st\u00ebrvidhte e i bante t\u00eb vetat.<\/p>\n<p>Gaji Qezar i qujtun Kaligula, aq ka q\u00ebn\u00eb i dhan\u00eb mbas mizorish e mbas pun\u00ebsh t\u00eb ndyeta, aq i ishte rrit\u00eb mendja, sa nder marr\u00ebzit t\u00eb panjehyna kallzohet edhe kjo e cila e tregon si mik bag\u00ebtish e jo t\u00eb njerzimit. -Ky kishte\u00a0 nj\u00eb kal q\u00eb nuk e nd\u00ebrronte me Rromen e me rroman\u00ebt. I jepte me hanger elb t\u00eb zgjedhun t\u00eb hedhun nder kupa t\u00eb arta e i jepte me pi ven\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ujit. Selenikat, e mbulojen ja kishte premun me stofra t\u00eb perpurta e me gjithfar qendisjesh e lajlesh. Stalla e kalit ishte me shtroje e mbuloj\u00eb t\u00eb mermert\u00eb, e grazhdi prej dhambesh prej eshtnave t\u00eb dhambeve t\u00eb elefantit. Qaforja e kalit ishte prej margaritar\u00ebsh. Pos\u00eb stalles Kaligula i pati falun kalit t\u00eb vet\u00eb nj\u00eb shpi tjet\u00ebr t\u00eb hij\u00ebshme e t\u00eb stolisun permbrenda madh\u00ebnisht, q\u00eb ti gjendej gati kur ti mbushej koha (kalit) me prit\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb thirrte me darkue me te. S\u00eb mbramit kje p\u00ebrbetue me e ba Konsull (si t\u00eb mos kishte Roma kurrnji njeri p\u00ebr ket titull). Aq per zemer(!) e kishte popullin e vet Kaligula sa pati mbrri me than\u00eb: \u201cUtiman populus Romanus unam heberet cervicemi\u201d d. m. th. Kalikula ishte i mjeruar pse krenat e popullit Rroman nuk ishin mbi nj\u00eb arr\u00e7 t\u00eb nj\u00eb qafe q\u00eb ta kishte m\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorshme me ja shkurtue qafen t\u00eb gjithve pernjiher me nji t\u00eb q\u00eblluare shpate. Ve\u00e7 mizorish e dhunimesh q\u00eb i njihen k\u00ebtij p\u00ebrbind\u00ebshi, pati mb\u00ebrritun me shterr thesarin e Shtatit tuj prish disa miljona pa u mbush vjeti, nder lojna e kremtime perurime ndertesash e arg\u00ebtime t\u00eb papuna.<\/p>\n<p><em>Nji oroe!<\/em> K\u00ebtu dallon hapun, se popujt e hershem ishin shum\u00eb ma t\u00eb perulun e t\u00eb ndigjueshem se popujt e kohve t\u00eb vona; Arsyeja asht se ato kan\u00eb pas\u00eb nji bindje e druajtje t\u00eb madhe ndaj mbretit e zevend\u00ebsave, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt u sh\u00ebmb\u00ebllehej hija e hyjnive. E dyta arsye pse u vinte p\u00ebrshtat mbret\u00ebnve t\u00eb atyne kohnave me shtyp e me ndrydh nenshtet\u00ebsat e kombet e pushtueme, sepse kishin n\u00eb dor\u00eb palc\u00ebn e fuqis ushtarake, e cila p\u00ebrbahej prej gjithfar\u00ebsh, dhe ishte e mbajtun mir\u00eb. Vet\u00ebm kur fillojshin me perbuz ushtrin\u00eb, tu pervishej kjo, mbretenve t\u00eb Rom\u00ebs u k\u00ebndonte qyqja mbi krye e mbi thesare t\u00eb grumbullume n\u00eb shpin\u00eb t\u00eb popujve, e e mbarojshin jet\u00ebn t\u00eb p\u00ebrshkuem prej patershanash e kurtjelash.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb thomi pa gabue pra, se rrenimi i popullit por edhe i mbretnis\u00eb, rrjedh prej t\u00eb qeverisunit t\u00eb mbrapsht, e k\u00ebt\u00eb rrezik kan\u00eb mb\u00ebrri me e pa mbretnit e hersh\u00ebm e besa nuk kan pas ndej me duar ne ije, e tuj sodit me bisht t\u00eb synit sjelljet mizore t\u00eb zavend\u00ebsave e t\u00eb qeverisunit e qeveritarve, t\u00eb zyrtarve e t\u00eb taksidarve t\u00eb pa zemer. Ka pas\u00eb edhe nd\u00ebr mbret\u00ebnt e hershem baballar kujdestar, t\u00eb cil\u00ebt e afronin popullin n\u00ebn sjetull t\u00eb vet\u00eb, dhe ja ndigjonin vajin e ankes\u00ebn, duke ngrit zanin kundra punve t\u00eb liga e kundra paudh\u00ebsive t\u00eb zavend\u00ebsave t\u00eb vet, e kundra qeveritarve t\u00eb krahinave t\u00eb pushtueme q\u00eb merrnin guximin me neperkambun popullin me sjellje t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"4135\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/4133-2\/jaho-brahaj-shtyllat-e-kombit-publicistike\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike.jpg?fit=682%2C960&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"682,960\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Jaho Brahaj Shtyllat e Kombit -Publicistike\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike.jpg?fit=213%2C300&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike.jpg?fit=682%2C960&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-4135\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike-213x300.jpg?resize=352%2C496\" width=\"352\" height=\"496\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike.jpg?resize=213%2C300&amp;ssl=1 213w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Jaho-Brahaj-Shtyllat-e-Kombit-Publicistike.jpg?w=682&amp;ssl=1 682w\" sizes=\"auto, (max-width: 352px) 100vw, 352px\" \/><\/p>\n<ul>\n<li>\u00a0 \u00a0 *\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 *\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0*<\/li>\n<\/ul>\n<p>\u00e7do mbret\u00a0 e sundues ja fiton zembren popullit kur\u00a0 k\u00ebta ti mbajn syt mbi te, e kur mos t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb nep\u00ebrkambet e ti punohen paudh\u00ebsi. Kan pas\u00eb mb\u00ebrri me kuptue se kalimi i mas\u00ebs e ndez popullin n\u00eb urrejtje kundra mbretit, qeveris\u00eb e s\u00eb mbrami prej k\u00ebtyne punve t\u00eb mbrapshta t\u00eb qeverive mbijn\u00eb ngatrresa, mbijn\u00eb rrevolta n\u00eb popull e mundet me perfundue q\u00eb me \u00e7ue dor edhe ndaj atdheut. P\u00ebrkundrazi po arriti populli me u bind se po punohet p\u00ebr t\u00eb mir e fatlumt\u00ebsi t\u00eb tij e se t\u00eb gjitha q\u00ebllimet si t\u00eb mbretit e t\u00eb qeveritar\u00ebve kan synim p\u00ebrparimin e t\u00eb mb\u00ebkamburit e tij, jo vet\u00ebm t\u00eb ndjek populli, por deri kafshat\u00ebn e gojes asht i zoti me e nda me mbretin e vet. Propoganda e grabitja e zavend\u00ebsave t\u00eb cilat e \u00e7ojn\u00eb popullin kah mjerimi, ato\u00a0 edhe e irritojn\u00eb e n\u00eb\u00a0 rrevolt\u00eb e \u00e7ojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ja disa tregime.<\/p>\n<p>Dari, i biri i Istapsit duke e pas\u00eb shtri sundimin e vet\u00eb mbi nji pjes\u00eb t\u00eb madhe e shum\u00eb t\u00eb pasun t\u00eb Greqis\u00eb, p\u00ebrpara se t\u00eb jepte urdhen p\u00ebr me grumbullue detyrimet, t\u00eb gjith\u00eb zavendsat e qeveritar\u00ebt i thirrte para fronit t\u00eb vet, dhe kerkonte prej tyne me i kallzue se mos po randohej populli prej pagesave t\u00eb taksave.\u00a0 -As po ti marrim gjysmen e prodhimit nuk rendohet populli &#8211; i p\u00ebrgjigjeshin k\u00ebta. &#8211; E mir\u00eb, ju a kthente Dari &#8211; edhe at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb merrni ta p\u00ebrgjysmoni, vetem mos ti randohet taksa popullit.<\/p>\n<p>Tiberi Qezar, Perandor i Rom\u00ebs sado q\u00eb ishte nji njeri mizor, koprac e i ndyt, teprimin e taksave e urrente. Sa e sa her\u00eb i akuzonte konsujt q\u00eb i dergonte n\u00eb krye t\u00eb ushtrive t\u00eb krahinave t\u00eb pushtueme, sepse nuk tregoheshin ma realist p\u00ebr relacionet e ngjarjeve\u00a0 e nuk e njoftonin Pleqnin (Senatin) e Rom\u00ebs mbi gjendjen e atyne krahinave, q\u00eb ta dinte me koh\u00eb me marr\u00eb masa p\u00ebr \u00e7do rast. E gjithmon, kur me shkresa e kur me fjal\u00eb t\u00eb rrebta hidhej kundra qeveritarve kur rendonin popujt me pagesa t\u00eb teprume, tu i k\u00ebshillue: \u201cBoni pastoris esse tondere pecus, non deglubere\u201d.<\/p>\n<p><em>Detyra e bariut t\u00eb mir\u00eb asht me qeth dhent e jo me i rrjep<\/em>. &#8211; Fjal\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb me u vendos ne ball t\u00eb \u00e7do zyre financiare e me ja var n\u00eb qaf\u00eb taksambledh\u00ebsve, q\u00eb ti ken\u00eb parasysh gjithmon kur dalin neper popull per k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Nder nj\u00ebmij\u00eb e pesqind t\u00eb zeza q\u00eb pat ba Neroni nji nder e vetme i k\u00ebndohet q\u00eb i bani njerzimit, e jo p\u00ebr tjet\u00ebr, por se u merzit prej ankimeve t\u00eb vazhdushme si na e d\u00ebshmon Dionis Kasi. Ky perandor arriti me i heq fare taksat tue lirue popullin prej tyne.\u00a0 Pleqsija e Rom\u00ebs e lavdroj fisnikrin\u00eb e tij, po e njoftoi se mbretnija do shkonte n\u00eb shkatrrim e n\u00eb rrenim t\u00eb plot\u00eb, po nuk pati mjete p\u00ebr shpenzime q\u00eb i duhen, e me t\u00eb cilat mund t\u00eb mbahet n\u00eb kamb\u00eb. E mbrrini me ja mbush mendjen Neronit, q\u00eb t\u00eb merrej taksa, ne mos n\u00eb ndonji m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn si n\u00eb kohen e Konsujve t\u00eb hershem; porse t\u00eb shpallte urdhna t\u00eb rreb\u00ebta kundra taksambledh\u00ebsve q\u00eb t\u00eb mos shtyhen n\u00eb teprime se ato bahen shkaku i urrejtjes e t\u00eb revoltave t\u00eb popullit. &#8211;<\/p>\n<p>Jul Kapittolini tregon nj\u00eb tregim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr perandorin Mark Aureli. Meqense pati hargjue t\u00eb ardhurat e thesarit mbretnor, n\u00eb luft\u00eb kundra Markomanve, e duke pa se lufta vazhdonte, e thesari u mbarue, nuk ju duk pun\u00eb e ndershme q\u00eb ta rendonte popullin me pagesa t\u00eb reja t\u00eb jasht-kohshme por la peng madhnin e stolive t\u00eb mbretnis\u00eb s\u00eb vet; pasunit e veta, sende e en\u00eb t\u00eb arta, pa i kursye deri stolit e arta e t\u00eb pa\u00e7mueshme t\u00eb Perandoresh\u00ebs. Dy muaj zgjati ky peng deri sa mblodhi t\u00eb hollat q\u00eb i nevoiteshin per shpenzimet e ushtris\u00eb. Mbasi i n\u00ebnshtroi Markomen\u00ebt, shpalli qe kush t\u00eb d\u00ebshironte me ja kthye sendet e bleme\u00a0 do merrte t\u00eb hollat e veta. Kush ja ktheu i mori t\u00eb hollat , e kush nuk ja kthej, as pak se trazoj.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>Palca\u00a0 e k\u00ebtij artikulli asht: Mbreti mb\u00ebshtetet n\u00eb popull e populli n\u00eb mbretin. Pra as mbreti as qeveritar\u00ebt nuk ran\u00eb nga qielli, por u perftuan n\u00ebn zem\u00ebr t\u00eb nanes si t\u00eb gjith\u00eb njerzit q\u00eb jetojn\u00eb mbi fytyr\u00eb t\u00eb tok\u00ebs. Porse ligji i natyr\u00ebs e ligji i Fuqiplotit na urdhnon q\u00eb t\u00eb respektojm\u00eb mbretin, se at\u00eb fuqi e ka prej s\u00eb nalti, sa t\u00eb marr skeptrin e sundimit n\u00eb dor\u00eb, ai merr t\u00eb drejta atnije mbi kombin mbar\u00eb e poashtu do t\u00eb njihet si ati i kombit, e si \u00e7do njeri q\u00eb ka nji at n\u00eb bot\u00eb, at t\u00eb ligjshem, ashtu mbreti asht ati i ligjshem i kombit e nuk mund t\u00eb jet\u00eb ma shum se nji.<\/p>\n<p>Po gjymtyr\u00ebt q\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb qeverin\u00eb? Sot jan\u00eb disa e neser t\u00eb tjer\u00eb, e kjo nder\u00eb asht shum rrug\u00eb e mbar\u00eb, mund ti ngarkohet \u00e7do njeri pjestar t\u00eb kombit, mjaft q\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsit q\u00eb lypen p\u00ebr t\u00eb kryer detyrimet e zyres.<\/p>\n<p>M\u00eb \u00e7\u2019far\u00eb shpirti pra, e me \u00e7\u2019far\u00eb ftyre mundemi me sigurue at vend ku peshohen fatet e nj\u00eb kombi, e kush? ne q\u00eb deri dje perballuem urdhnin e Mbretit ton\u00eb p\u00ebr pagimin e taksave e n\u00eb nisjen e djemve ton\u00eb n\u00eb ushtrin\u00eb komb\u00ebtare? &#8211; Duhet t\u00eb na mbushet koka se q\u00eb t\u00eb mundim t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb kamb\u00eb mbretnija, e t\u00eb mundet t\u00eb vijoj per p\u00ebrparimin e kombit, pagesat e ushtrija jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Pam\u00eb pra se mbreti asht ati i kombit, qeveritar\u00ebt jan\u00eb vllaznit e kombit, po ushtrija prej \u00e7\u2019far\u00eb djemsh perbahet? Edhe kjo p\u00ebrbahet prej zemr\u00ebs s\u00eb kombit.<\/p>\n<p>Pra detyrimet e taksat q\u00eb jep kombi nuk ja jep t\u00eb huajit, por atit t\u00eb vet, vllazn\u00ebve t\u00eb vet e djemve t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Tashi dua t\u00eb hy n\u00eb zemb\u00ebr t\u00eb kombit tim!<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se Shqiptari e ka gjak nder sy taks\u00ebn; nji pjes\u00eb e banorve jan\u00eb q\u00eb nuk kishin dasht me hy n\u00ebn k\u00ebt \u00e7atel kurr e p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb, e disa t\u00eb tjer\u00eb edhe pse kan hy n\u00eb ket\u00eb rabush, kurr si pam\u00eb tue qesh\u00eb e as i ndigjuem tue k\u00ebndue.<\/p>\n<p>Shqiptari i fushave ka pague taksat pse ka qen\u00eb i shkelun, e ai i maleve nuk e ka pague pse ka ken mbret me pushk\u00eb n\u00eb krah. P\u00ebrpara malet e mandej pushka, e kan pas\u00eb pshtue Shqiptarin e maleve pa pague taksa e jo pse nuk e lejon Kanuja e Lek\u00ebs! Malet po, kan qen\u00eb q\u00eb ja shtijshin tmerrin ushtris\u00eb turke, e prandaj ka pshtue malsor\u00ebt ton\u00eb pa pague taksa. \u201cNuk lufton Kelmendi, por vendi\u201d asht fjala e vjeter. &#8211; Pa rrug\u00eb, pra i mbeshtetet kanunit Shqiptari i maleve tue than\u00eb se \u201cKanuni nuk ban\u00eb bidat (doke t\u00eb reja). Fjala bidat &#8211; doke- asht aq i vjeter, sa asht i vjeter vet\u00eb shqiptari, si i malit si i fush\u00ebs. E doket nuk i ka mali po i ka edhe fusha. &#8211; Hej, sa gjethi shperthen e bjen, sa lule \u00e7ilen e thahen, ashtu mund t\u00eb themi edhe p\u00ebr doke &#8211; bidate, jan\u00eb gjeth e lule.<\/p>\n<p>Fjala e art\u00eb e Kanunit t\u00eb Lek\u00ebs, e cila e ka pas\u00eb p\u00ebr zemer t\u00eb mir\u00ebn e popullit thot\u00eb: \u201cKu t\u00eb jet\u00eb gjasa (koha), vihet pem\u00eb e re\u201d. Pra Kanuni jep leje me mbjell pem\u00eb t\u00eb reja, ose doke t\u00eb reja, kur e lyp nevoja. A thue kena ndonji moter? Bukur shum kena k\u00ebsi motrash. e ja nja dy nder sa e sa:<\/p>\n<p>Shqiptari i hershem i maleve t\u00eb egra t\u00eb Shqipnis\u00eb son\u00eb me gjahik e tirq, petka t\u00eb leshta dhe t\u00eb trasha, nuk ka dit\u00eb \u00e7ka jan\u00eb petkat e lita, p\u00ebr sumbulla e mberthecka p\u00ebrdorte ferra, e per n\u00eb ngjeshme rrypina lekur\u00eb blini e vidhi. E sod Shqiptar\u00ebt e maleve t\u00eb Kanunit jua kan\u00eb kalue fushave e qyteteve me veshje\u00a0 e me gjithfar\u00eb lajlesh e stolish. &#8211; Shqiptari i hersh\u00ebm i Maleve t\u00eb Kanunit ska pas zakon me u shkrue zapti i sulltanit e me marr\u00eb pag\u00ebn e tij, porse nipat e tyne ngitshin pas zaptillekut posi miza pas trush. Mjaft jan\u00eb keto dy tregime nen t\u00eb cilat p\u00ebrmblidhen shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kanuni don, pra q\u00eb t\u00eb mbillet nji pem\u00eb e re, kur ta k\u00ebrkoj nevoja. &#8211; Koha e sotme ka dy sy e nuk asht ma me nj\u00eb sy si Katallani i Homerit. Dy sy k\u00ebrkojn\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjana; k\u00ebrkojn t\u00eb punojn\u00eb, kerkojn ujnat e rrudhuna n\u00eb burime e urat mbi to; kerkojn q\u00eb t\u00eb punohet ma me zanat toka e buk\u00ebs; kerkojn m\u00ebsonj\u00ebtore, kerkojn q\u00eb t\u00eb futen n\u00eb pun\u00eb djelmnija, e mos t\u00eb enden si miza pa krye, me at\u00eb hu pushket n\u00eb krah, tuj jetue me djers t\u00eb huaja, me mall t\u00eb huaj, kerkojn lirin\u00eb e vet\u00eb n\u00eb mal e n\u00eb fush\u00eb; kerkojn qeverisjen e kso t\u00eb tjerash. &#8211; E per ti vu per fije t\u00eb mbar\u00eb k\u00ebto pun\u00eb, Zoti i qiellit e bota mbar\u00eb ja kan\u00eb lan\u00eb n\u00eb dor\u00eb mbretit e qeveris\u00eb komb\u00ebtare; e k\u00ebta skan\u00eb si ja dalin n\u00eb krye k\u00ebtyne punve po nuk u p\u00ebrkrahen prej ndihm\u00ebs s\u00eb Kombit. Ndihma e kombit asht taksa e ushtrija. Me taksat e ushtrin\u00eb, kombit i zvoglohen kujdeset; Dita i kalon n\u00eb pun\u00eb, e nata n\u00eb gjum ta amb\u00ebl, e nuk ka nevoj\u00eb me tret gjumin, se djemt e mbretit &#8211; Ushtrija &#8211; rrin \u00e7uet n\u00eb roje e nuk lejon q\u00eb t\u00eb afrohet bakeqi p\u00ebr me e rrezikue. &#8211; Me taksa i hapen rrug\u00eb ka perparimi nepermjet m\u00ebsimit, nepermjet rrug\u00ebve, nepermjet urave, e hyn n\u00eb takime me shok e vllazen e me boten e qytetnueme.<\/p>\n<p>Mos t\u00eb dhimset o v\u00eblla Shqiptar, ato tri barr\u00eb drith q\u00eb do ja japish mbretit tand, se p\u00ebr djal tand je tu i dhan\u00eb. Me t\u00eb ndej t\u00eb shpija me kamb\u00eb ne hi djali t\u00eb kerkon melmesen, t\u00eb k\u00ebrkon pushk\u00eb, fishek\u00eb, alltija, rretth fishek\u00ebsh e kso tjerash. Mos thuaj se me t\u00eb pas\u00eb ndej djali t\u00eb shpija, ta kishte sjell fitimin me djers\u00eb e mund t\u00eb krahve; por mendo se kishte mujt me ta sjell rrenimin me ndonj\u00eb vrasje ose me ndonj\u00eb faqe t\u00eb zez\u00eb tjet\u00ebr. Masandej sa t\u00eb jet\u00eb djali n\u00eb ushtri, prindi e shtpija skan\u00eb nevoj\u00eb me mendue p\u00ebr t\u00eb, as per veshje, as p\u00ebr mbathje, as p\u00ebr kurrnji pun\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto e t\u00eb tjera do t\u00eb mendoj Ati i kombit, e Qeveria.<\/p>\n<p>*<\/p>\n<p>*\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>\u201cDetyra e bariut t\u00eb mir\u00eb &#8211; pra asht me qeth dhent, por jo me i rjep\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqipnin ton\u00eb &#8211; flas p\u00ebr ato krahina q\u00eb kan\u00eb pas pague taksat -, zyrtar\u00ebt e taksidar\u00ebt, jo q\u00eb kan qeth\u00eb, por rrjep e deri mishin e shtatit jan\u00eb mundue me ja shkye popullit ton\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb Sulltanve, prandaj nuk i pat\u00ebm shikue tu qeshe e as i patme ndigjue tuj k\u00ebndue.<\/p>\n<p>Populli i ngrat\u00eb jepte, e gjysma e t\u00eb keqes kishte qen\u00eb me i pa hargjue Sulltani ato t\u00eb marrunat tona per rrafshimin e ndoj suke, a n\u00eb mbledhjen n\u00eb shtrat t\u00eb ndoj Drinit e Matit; por perkundra Sulltani prish n\u00eb Kostandipoj (Si Neroni e Kaligula ne Rrom\u00eb)\u00a0 e mandej, per me pague detyrimet e veta v\u00ebnte peng thesaret e tok\u00ebs Shqiptare, si skelat e kryp\u00ebs s\u00eb detit ton\u00eb, si gropat e ser\u00ebs s\u00eb Selenic\u00ebs e tjera.<\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0 qoft\u00ebse inatoset shqiptari kur ti permenden taksat, nuk do ja shkruajm n\u00eb faj, se plag\u00ebt e vjetra, t\u00eb cilat si jan\u00eb shendosh\u00eb ende, vrasin. -Un\u00eb besoj se kur t\u00eb mbrrij\u00eb Shqiptari me pa se djersa e tij e kashta e tij po ja sjell fatlumsin\u00eb e ja ndal bakeqin, e ja hap rrug\u00ebt e marrdhanies, ka me i ndihmue mbretin e qeverin, e ka me urue q\u00eb t\u00eb ket\u00eb per me dhan\u00eb edhe ma.<\/p>\n<p>Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula.<\/p>\n<p><em>Rrubik 13.VI.1921.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti: Jaho Brahaj. Shtjefen Gjecov Kryeziu: Per Shtetin e Ri Shqiptar-1921. (studim aktual edhe per Ditet Tona). &#8211; \u201c \u2026Por edhe prej an\u00ebs s\u00eb Sundimtarve duhen Aristida, duhen Mark Aurela, e duhen kujtue hyjneshat \u201dMosmujtja\u201d e \u201cVobeksija\u201d, sa p\u00ebr zyrtar e taksidar q\u00eb neperkambin kombin, q\u00eb mundohen p\u00ebr shkatrrimin e kombit duhen Nerona e Kalikula\u2026 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":4134,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85,2],"tags":[],"class_list":["post-4133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-politika"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/12-2751619_1596690787220885_523339532_n.jpg?fit=712%2C791&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-14F","jetpack-related-posts":[{"id":100364,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ish-ministri-socialist-kritika-te-forta-ndaj-kryeministrit-eshte-viktime-e-perbindeshave-te-rama-nuk-e-njeh-shtetin\/","url_meta":{"origin":4133,"position":0},"title":"Ish-ministri socialist kritika t\u00eb forta ndaj kryeministrit:- \u00cbsht\u00eb viktim\u00eb e p\u00ebrbind\u00ebshave t\u00eb.. \u201cRama nuk e njeh shtetin\u201d.","author":"Kurt Farka","date":"May 17, 2026","format":false,"excerpt":"17 Maji 2026 Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, n\u00eb qeverin\u00eb socialiste kur kryeminist\u00ebr ishte Fatos Nano, ka folur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Euronews Albania lidhur me jet\u00ebn e tij politike dhe partiake.Malaj \u00ebsht\u00eb ndalur edhe te mendimi i tij p\u00ebr kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, Rama nuk ka dije shtetformuese\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/1200-630-Rama-Malaj-900x600-1-900x570-1.jpg?fit=900%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100101,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/nje-qytetari-shqiptar-i-duhen-270-dite-ne-shkalle-te-pare-2318-dite-mbi-6-vite-ne-apel-dhe-1762-dite-rreth-5-vjet-ne-gjykaten-e-larte\/","url_meta":{"origin":4133,"position":1},"title":"Nj\u00eb qytetari shqiptar i duhen 270 dit\u00eb n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, 2318 dit\u00eb (mbi 6 vite) n\u00eb Apel dhe 1762 dit\u00eb (rreth 5 vjet) n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 11, 2026","format":false,"excerpt":"11 Maji 2026 Nga: Gazeta Dita N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gjykatat e vendit, viti 2025 u mbyll me rreth 150 mij\u00eb dosje q\u00eb presin t\u00eb shqyrtohen n\u00eb t\u00eb trija shkall\u00ebt e gjykimit. Shifrat q\u00eb K\u00ebshilli i Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor i ka paraqitur n\u00eb raportin dor\u00ebzuar parlamentit, tregojn\u00eb situat\u00ebn e r\u00ebnduar, ku m\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama-drejtesia-statuja.jpg?fit=1024%2C603&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100084,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/negociatat-ne-2028-rama-terhiqet-nga-premtimi-kryesor-i-mandatit-te-katert\/","url_meta":{"origin":4133,"position":2},"title":"&#8216;Negociatat n\u00eb 2028&#8217;\/ Rama t\u00ebrhiqet nga premtimi kryesor i mandatit t\u00eb kat\u00ebrt","author":"Kurt Farka","date":"May 10, 2026","format":false,"excerpt":"10 Maji 2026 Pasi e p\u00ebrdori integrimin europian si premtimin kryesor t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt, Edi Rama u detyrua t\u00eb pranoj\u00eb shtyrjen e afateve p\u00ebr mbylljen e negociatave, nd\u00ebrsa m\u00eb par\u00eb kishte p\u00ebrg\u00ebnjeshtruar kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb. N\u00eb procesin e mundimsh\u00ebm t\u00eb negociatave me Bashkimin Europian, ka nj\u00eb moment kur\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Edi-Rama.jpg?fit=900%2C448&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100239,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/edi-rama-gjen-kazan-dhe-tengjere-tek-partia-e-vet-spropali-brace-dhe-ogerta\/","url_meta":{"origin":4133,"position":3},"title":"Edi Rama gjen &#8220;kazan dhe tengjere&#8221; tek Partia e vet: Spropali, Brace dhe Ogerta &#8230;","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 P\u00ebrplasjet me Spiropalin\/ Rama: Dy her\u00eb e fala, t\u00eb tret\u00ebn jo m\u00eb .. Edi Rama ka komentuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb debatet e fundit t\u00eb brendshme n\u00eb Partin\u00eb Socialiste, duke u ndalur edhe te komentet dhe q\u00ebndrimet e Elisa Spiropalit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u pyet drejtp\u00ebrdrejt gjat\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/640-0-1709129359xedi-rama-625-2.jpg?fit=640%2C486&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100042,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/opsionet-qe-duhen-hedhur-ne-tryeze-jane-zgjedhjet-e-parakohshme\/","url_meta":{"origin":4133,"position":4},"title":"Opsionet qe duhen hedhur n\u00eb tryez\u00eb jan\u00eb: &#8211; Zgjedhjet e parakohshme","author":"Kurt Farka","date":"May 9, 2026","format":false,"excerpt":"9 Maji 2026 Analisti Genc Burimi argumenton se protestat e vazhdueshme t\u00eb opozit\u00ebs nuk jan\u00eb thjesht nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e brendshme, por nj\u00eb mesazh i qart\u00eb drejtuar partner\u00ebve europian\u00eb mbi kriz\u00ebn e thell\u00eb politike n\u00eb vend. Sipas tij, partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e shohin si t\u00eb pamundur q\u00eb klima aktuale politike, e karakterizuar\u2026","rel":"","context":"In &quot;Politika&quot;","block_context":{"text":"Politika","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/politika\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Genc-Burimi.jpg?fit=662%2C411&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":100161,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/agjencia-telegrafike-me-ekspozite-shpalos-historine-e-lajmit-shqiptar\/","url_meta":{"origin":4133,"position":5},"title":"Agjencia Telegrafike me ekspozit\u00eb shpalos historin\u00eb e lajmit shqiptar","author":"Kurt Farka","date":"May 12, 2026","format":false,"excerpt":"12 Maji 2026 Ekspozita e Agjencis\u00eb Telegrafike duket se po zgjon kureshtje jo t\u00eb vog\u00ebl. Agjencia raporton se qindra turist\u00eb t\u00eb huaj jan\u00eb ndalur t\u00eb vizitojn\u00eb me k\u00ebrsh\u00ebri ekspozit\u00ebn e \u00e7elur n\u00eb Kalan\u00eb e Tiran\u00ebs nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, me tem\u00eb \u201cATSH \u2013 Nj\u00eb rrug\u00ebtim n\u00eb historin\u00eb e lajmit shqiptar\u201d.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/0dac2990-5481-4e1a-bc5f-856643659817.jpg?fit=870%2C519&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4133"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74189,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4133\/revisions\/74189"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4134"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}