{"id":37154,"date":"2020-08-13T08:24:42","date_gmt":"2020-08-13T08:24:42","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=37154"},"modified":"2020-08-13T08:24:42","modified_gmt":"2020-08-13T08:24:42","slug":"plani-per-eliminimin-e-kadarese-ilir-demalia-reagon-ndaj-qemal-lames-instrument-i-paranojave-te-enver-hoxhes-pse-ish-kryehetuesi-eshte-falsifikator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/plani-per-eliminimin-e-kadarese-ilir-demalia-reagon-ndaj-qemal-lames-instrument-i-paranojave-te-enver-hoxhes-pse-ish-kryehetuesi-eshte-falsifikator\/","title":{"rendered":"Plani p\u00ebr eliminimin e Kadares\u00eb\/ Ilir Demalia reagon ndaj Qemal Lames: Instrument i paranojave t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Pse ish-kryehetuesi \u00ebsht\u00eb falsifikator"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"37155\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/plani-per-eliminimin-e-kadarese-ilir-demalia-reagon-ndaj-qemal-lames-instrument-i-paranojave-te-enver-hoxhes-pse-ish-kryehetuesi-eshte-falsifikator\/ilir-demaliaj-shba\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?fit=573%2C322&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"573,322\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Ilir-Demaliaj-SHBA\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?fit=573%2C322&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-37155\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?resize=490%2C276&#038;ssl=1\" width=\"490\" height=\"276\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?resize=450%2C253&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?w=573&amp;ssl=1 573w\" sizes=\"auto, (max-width: 490px) 100vw, 490px\" \/><\/p>\n<p>Plani p\u00ebr eliminimin e Kadares\u00eb\/ Ilir Demalia reagon ndaj Qemal Lames: Instrument i paranojave t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Pse ish-kryehetuesi \u00ebsht\u00eb falsifikator<\/p>\n<p><em>12 gusht \u00a02020<\/em><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Ilir Demalia\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Prej tre dit\u00ebsh lexoj n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d pjes\u00eb nga libri \u201cDrit\u00eb hijet e koh\u00ebs\u201d me autor ish Kryetarin e Hetuesis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga viti 1982-1992 Qemal Lame, n\u00eb lidhje me \u201celiminimin e Ismail Kadares\u00eb, jo vet\u00ebm fizikisht por edhe me zhdukje t\u00eb varrit t\u00eb tij\u201d me urdh\u00ebr t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb do t\u00eb kem reagim. E ndjej p\u00ebr detyr\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe kultur\u00ebn e manipulim-simulimit me g\u00ebnjeshtra fantazmagorike q\u00eb instalohen si t\u00eb v\u00ebrteta, jo vet\u00ebm nga institucionet shtet\u00ebrore, por edhe pranohen dhe amplifikohen nga elitat kulturore, artistike, letrare, gazetareske edhe t\u00eb nj\u00eb brezi t\u00eb ri, si vazhdim\u00ebsi e elitave t\u00eb djeshme t\u00eb regjimit komunist ku na \u00e7irren si kukuvajka antikomuniste dhe b\u00ebhen bashk\u00eb me krye hetuesin e diktatur\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot po sjell nj\u00eb pjes\u00eb nga libri \u201cGuri fundit i dominos\u00eb\u201d kapitullin p\u00ebr Qemal Lamen, k\u00ebtij falsifikatori dhe kryehetuesi, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb ishte para drejt\u00ebsis\u00eb si instrument i paranojave t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebr montimet e gjyqeve politike n\u00ebp\u00ebrmjet torturave \u00e7njer\u00ebzore dhe dhun\u00ebs fizike dhe psikike mbi t\u00eb pandehurit q\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb pushkatim, varje, apo vite burgu pambarim, ky njeri na paraqet n\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00ebn njeriun m\u00eb t\u00eb ledhatuar t\u00eb regjimit n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb libri qe t\u00eb kujton t\u00eb fantazin\u00eb e t\u00eb murit psiqik DH.T, pa logjik\u00eb dhe pa fakte, por vet\u00ebm si porosi apo autorsi e kandidatit p\u00ebr \u201cNobel\u201d Is\u00ebs.<\/p>\n<p>Guri fundit i dominos\u00eb<\/p>\n<p>Rruga me\u0308 efektive pe\u0308r te\u0308 shkate\u0308rruar nje\u0308 popull e\u0308shte\u0308 t\u2019i ndalosh dhe t\u2019i zhduke\u0308sh te\u0308 kuptuarit e historise\u0308 pe\u0308r c\u0327fare\u0308 ka ndodhur me historine\u0308 e tyre.<br \/>\n\u2013 George Orwell<\/p>\n<p>Qemal Lame, Dom Simon Jubani , At Zef Pllumi, Zef Hardhia ja si e pe\u0308rshkruan Dom Simon jubani, arrestimin e tij te\u0308 fundit me\u0308 16 janar 1990:<\/p>\n<p>\u201cPo a mund te\u0308 kuptojshin ke\u0308ta sambistat, edukue e ste\u0308rvite\u0308 ne\u0308 pe\u0308rgjasim te\u0308 shtaze\u0308s me fytyre\u0308 njeriu? Tre prej tyne hyne\u0308 me turr ne\u0308 harin ku po punojshe me fe\u0308mije\u0308t, qe\u0308 kishin ndie thirrjen e Zotit pe\u0308r rruge\u0308n e meshtarise\u0308.<\/p>\n<p>Me\u0308 pe\u0308rse\u0308rite\u0308n me ke\u0308rcenim ate\u0308 shprehje qe\u0308 e kisha ndie aq here\u0308:\u00a0\u201cNe\u0308 eme\u0308n te\u0308 popullit je i arrestuem!\u201d. Ne\u0308 eme\u0308n te\u0308 popullit te\u0308 ngrate\u0308 qe\u0308 strukej prej tmerrit te\u0308 ke\u0308tyne njere\u0308zve nde\u0308r skutat ma te\u0308 mshehta te\u0308 vetvedit. Ne\u0308 eme\u0308n te\u0308 popullit, qe s\u2019kishte eme\u0308n! Fe\u0308mije\u0308t e shkrete\u0308, qe\u0308 me\u0308 rrethojshin, pa llogarite\u0308 ke\u0308tu familjare\u0308t, u shtange\u0308n. Pate\u0308n kujtue, rrezikzite\u0308, se terrori kishte marre\u0308 fund\u2026 Po mue s\u2019me\u0308 luejti qerpiku. Isha me\u0308sue ka here e mot me ke\u0308ta c\u0327akaj. U dhashe\u0308, pra qete\u0308sisht pe\u0308rgjigjen: \u201cO, jo, une\u0308 e kam krye ka mot detyre\u0308n e te\u0308 burgosunit tash e ka radhe\u0308n Ramiz Alia juej\u2026\u201d<\/p>\n<p>Mu hodhe\u0308n ne\u0308 fyt si dikur, e ma keq se dikur, se tashti ishin kthye ne\u0308 forca moderne dhune. Ishin kriminele\u0308 me shkolle\u0308. M\u2019lidhe\u0308n duert mbrapa, ndjeva shijen e zehrit, te\u0308 nje\u0308jte\u0308n shije qe\u0308 pat ndie Krishti ne\u0308 kryq, kur pat et e ia shuen ne\u0308 tamth.<\/p>\n<p>Me\u0308 ngrehe\u0308n rreshane\u0308 deri te autobusi, tue me\u0308 mbylle\u0308 goje\u0308n me duert e tyne te\u0308 fe\u0308lliqta, sepse sa here u mujshe me e c\u0327ile\u0308 goje\u0308n teme te\u0308 shkrete\u0308 pa dhambe\u0308, be\u0308rtitshe ne\u0308 kup te\u0308 qielle\u0308s: \u201cPjella te\u0308 ndyeta te\u0308 Enver Hoxhe\u0308s, e keni radhe\u0308n ju pe\u0308r pranga!\u201d<\/p>\n<p>Nuk e mohoj se ndoshta gabova se nuk mujta me i pe\u0308rgja fare Krishtit ne\u0308 kryq, ndone\u0308se po re\u0308shahesha si bir besnik i Krygje\u0308s. Nuk mujta, pra, me u thane\u0308 butsisht, sic\u0327 ma lypte rangu e petku: \u201cFali, o Zot, se s\u2019dijne\u0308 c\u0327ka bajne\u0308!\u201d. Ndoshta edhe pse mu duk mirfilli se e dijshin c\u0327ka po bajshin. Me\u0308kat tjete\u0308r ky, pe\u0308r te\u0308 cilin Zoti me\u0308 ka nde\u0308shkue me te\u0308 drejte\u0308, tue mos ma plote\u0308sue de\u0308shirin me dek martir\u201d.4<\/p>\n<p>Qemal Lame, i cili e\u0308shte\u0308 pe\u0308rgjegje\u0308s ne\u0308 pe\u0308rdorimin e dhune\u0308s dhe torturave ne\u0308 Hetuesi, si kryetar i saj nga viti 1982-1991, pasi ishin larguar nga kjo jete\u0308 tre klerike\u0308t e persekutuar nga regjimi komunist, Dom Simon jubani, Zef Hardhia dhe at Zef Pllumi, shkruan, se ke\u0308ta te\u0308 tre e kane\u0308 falenderuar pe\u0308r sjelljen e tij kur ke\u0308ta ishin arrestuar pe\u0308r demonstrate\u0308n e janarit 1990 ne\u0308 Shkode\u0308r.<\/p>\n<p>Falenderuan Qemal Lamen pe\u0308r mendimet e tij pe\u0308r klerin dhe \u201clufte\u0308n\u201d e tij pe\u0308r demokratizimin e vendit, dhe me\u0308 e re\u0308nda: Dom Jubani i paska ke\u0308rkuar bashke\u0308punim! At Zef Pllumi i ka shkuar nje\u0308 dite\u0308 me\u0308 pas ne\u0308 zyre\u0308 pe\u0308r ta falenderuar dhe i ka ofruar bashke\u0308punim! Te\u0308 nje\u0308jte\u0308n gje\u0308 thote\u0308 edhe pe\u0308r Zef Hardhine\u0308.<br \/>\n4. Simon jubani, \u201cBurgjet e mija\u201d, botimi \u201cUdetti\u201d, Rome\u0308 2001, f. 171-172.<\/p>\n<p><strong>Zef Hardhia:<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi po bahet ndryshe, zotni. Edhe ke\u0308tu ne\u0308 burg, po shoh ndryshime\u2026 Po te\u0308 doni ju si shtet, neve ju ndihmojme\u0308. Feja ndihmon shtetin dhe bashke\u0308punon me te\u0308.<br \/>\nDom Simon jubani:<br \/>\nJam de\u0308nuar pe\u0308r bindjet fetare, mor zotni. Nuk ma merr pe\u0308r keq qe\u0308 te\u0308 them zotni.<br \/>\nQemal Lame:<\/p>\n<p>\u2013 Jo. Mire\u0308 e ke. Ndoshta e\u0308shte\u0308 me\u0308 mire\u0308 te\u0308 themi zotni ne\u0308 te\u0308 ardhmen, si dhe me\u0308 pare\u0308. Fjala \u201cshoku\u201d nuk ju pe\u0308lqen te\u0308 gjithe\u0308ve. Dom Simon Jubani: \u2013 Une\u0308 jam prift. Nuk dal ne\u0308 demonstrate\u0308. Nuk jam pe\u0308r dhune\u0308. Feja e ndalon dhune\u0308n. Une\u0308 nuk dal te\u0308 bashkohem me do persona si kasnece\u0308t. Ne dona me i zgjidhe\u0308 problemet ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 paqe\u0308sore. Po te\u0308 doni ju si shtet, ne ju ndihmojme\u0308, duke bashke\u0308punuar pe\u0308r te\u0308 mire\u0308n e vendit, por te\u0308 lihet feja e lire\u0308.<\/p>\n<p><strong>Zef Pllumi:<\/strong><\/p>\n<p>Ne\u0308 opinionin e njere\u0308zve me te\u0308 cile\u0308t kam pasur rastin te\u0308 bisedoj, vlere\u0308sohesh se zbaton drejt ligjin dhe te\u0308 jep te\u0308 drejte\u0308 kur meriton. Me te\u0308 burgosurit qe\u0308 njoh, ka qene\u0308 mendimi, se: \u201cpo pate ndonje\u0308 problem, shkruaji kryehetuesit Qemal Lame, se do te\u0308 gjesh mire\u0308kuptim dhe drejte\u0308si\u201d. Nuk po ju marr shume\u0308 kohe\u0308. Juve keni shume\u0308 pune\u0308 dhe me\u0308 dhate\u0308 edhe mua kohe\u0308 pe\u0308r te\u0308 me\u0308 pritur dhe biseduar miqe\u0308sisht.<\/p>\n<p>Jam shume\u0308 i prekur me qe\u0308ndrimin, mendimet dhe dashamire\u0308sine\u0308 Tuaj.\u00a0U ngrit. Me\u0308 pe\u0308rshendeti duke me\u0308 falenderuar dhe me\u0308 tha: \u201cZoti ju ruajte\u0308!\u201d.5<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li>Qemal Lame, \u201cKur she\u0308mbeshin themelet\u201d, botimi \u201cOnufri\u201d, Tirane\u0308 2014, fq 50, 52, 55.<\/li>\n<\/ol>\n<p>Ne\u0308 dy libra qe\u0308 kemi nga Dom Simon jubani \u201cBurgjet e mija\u201d, dhe nga at Zef Pllumi \u201cRrno vete\u0308m pe\u0308r me tregue\u201d, nuk shkruajne\u0308 as nje\u0308 ge\u0308rme\u0308 dhe as pe\u0308rmendin nje\u0308 takim te\u0308 tille\u0308 e as emrin e Qemal Lames. Pe\u0308rse kryehetuesi i Shqipe\u0308rise\u0308 priti largimin nga jeta te\u0308 ke\u0308tyre tre klerike\u0308ve qe\u0308 vuajte\u0308n kalvarin e hetuesive te\u0308 Qemal Lames, burgjet, torturat, nuk na e dha ke\u0308te\u0308 fakt me\u0308 pe\u0308rpara kur ata ishin gjalle\u0308?<\/p>\n<p>Pe\u0308rpos shkate\u0308rrimit te\u0308 jete\u0308s se\u0308 tyre pe\u0308r se\u0308 gjalli, armata e falsi- fikatore\u0308ve dhe manipulatore\u0308ve te\u0308 njere\u0308zve si Qemal Lame, mba- si nuk i thyen dot pe\u0308r se\u0308 gjalli dinjitetin e tyre, besimin, i vrasin pe\u0308r se\u0308 vdekuri duke i ngarkuar moralisht ne\u0308pe\u0308rmjet shpifjeve dhe te\u0308 pave\u0308rtetave. Qemal Lame i kishte 15-18 vjet gjalle\u0308 ke\u0308ta klerike, nuk foli.<\/p>\n<p>Modelet Lame, gjejne\u0308 gjithnje\u0308 e me\u0308 shume\u0308 hape\u0308sire\u0308 ne\u0308 faqet e gazetave si njere\u0308z qe\u0308 kane\u0308 \u201cdemokratizuar\u201d vendin nga diktatura se\u0308 cile\u0308s i she\u0308rbyen me dekada. Mosreagimi i elitave intelektuale, mediatike, shkrimtare\u0308ve ndaj ke\u0308tyre tregon edhe komprementimin e ke\u0308tyre elitave si konformim me te\u0308 keqen dhe modelin qe\u0308 i japin ata shoqe\u0308rise\u0308.<br \/>\nDjemte\u0308 e Shkodre\u0308s qe\u0308 u torturuan ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 c\u0327njere\u0308zore se\u0308 bashku me Dom Simon jubanin dhe nje\u0308 prej tyre Rin Monajka pe\u0308soi vdekjen me\u0308 vone\u0308 prej plage\u0308ve te\u0308 marra nga frakturat ne\u0308 kafke\u0308. Mos valle\u0308 edhe ke\u0308ta i kishte organizuar Sigurimi apo agjenturat e huaja sipas ish pushtetare\u0308ve e intelektuale\u0308ve analiste\u0308 te\u0308 djeshe\u0308m dhe te\u0308 sotshe\u0308m me teorite\u0308 konspirative?!<br \/>\nRin Monajka e\u0308shte\u0308 i shkuar nga kjo jete\u0308 nga plage\u0308t e marra ne\u0308 hetuesine\u0308 e Qemal Lames. Askush nuk ka marre\u0308 pe\u0308rgjegje\u0308si dhe nde\u0308shkim si pe\u0308r Monajke\u0308n edhe pe\u0308r te\u0308 tjere\u0308t qe\u0308 u torturuan! Askush nuk na ka sjelle\u0308 nje\u0308 fakt pe\u0308r lidhjet e tyre\u0308 me agjenturat e huaja edhe pse kane\u0308 kaluar 25 vjet.<\/p>\n<p>Pak mbasi kishte ndodhur demonstrata ne\u0308 Shkode\u0308r, Ramiz Alia be\u0308ri nje\u0308 takim me qytetare\u0308t rreth situatave te\u0308 krijuara, ku si gjithmone\u0308 pe\u0308rse\u0308riste se ngjarjet ne\u0308 Europe\u0308n Lindore nuk kane\u0308 te\u0308 be\u0308jne\u0308 me Shqipe\u0308rine\u0308 dhe se Shqipe\u0308ria nuk e\u0308shte\u0308 as Lindje dhe as Pere\u0308ndim. Ne\u0308 ke\u0308te\u0308 takim ndryshe nga me\u0308 pare, ku theksi ishte partia dhe vete\u0308m partia pe\u0308r gjithc\u0327ka, ai theksoi, se intelektuale\u0308t, ndryshe nga deri dje, ku intelektuale\u0308t, shkrimtare\u0308t dhe artiste\u0308t ishin ndihme\u0308s te\u0308 partise\u0308, tani e mbrapa do te\u0308 ishin ata qe\u0308 do te\u0308 kryenin demokratizimin e partise\u0308 dhe te\u0308 vendit.<\/p>\n<p>\u201cJemi te\u0308 lire\u0308 e te\u0308 pavarur, ke\u0308shtu duam e ke\u0308shtu do te\u0308 mbetemi gjithnje\u0308\u201d6, u shpreh Ramiz Alia ne\u0308 ke\u0308te\u0308 takim. Ne\u0308 fjale\u0308n e tij ai pe\u0308rse\u0308rit \u201cvendosme\u0308rine\u0308\u201d pe\u0308r te\u0308 demokratizuar partine\u0308 dhe pe\u0308r ke\u0308te\u0308, sipas tij, do t\u2019i vinin ne\u0308 ndihme\u0308 intelektuale\u0308t.<br \/>\nProfesori i historise\u0308 Arben Puto, i cili pas 11 muajsh kur u lejua pluralizmi politik u c\u0327faq si Kryetar i Forumit te\u0308 te\u0308 Drejtave te\u0308 Njeriut, ne\u0308 ato dite\u0308 shkruante:<\/p>\n<p>\u201cNe zgjodhe\u0308m socializmin dhe ate\u0308 do ta nde\u0308rtojme\u0308 dhe do ta mbrojme\u0308 vete\u0308. Ne kemi zgjedhur vete\u0308 rruge\u0308n tone\u0308, socializmin. Sesa e drejte\u0308 ka qene\u0308 kjo rruge\u0308, duket nga fitoret e pashembullta qe\u0308 kemi arritur, qe\u0308 ia kane\u0308 ndryshuar pamjen mbare\u0308 vendit. Prandaj dhe jemi te\u0308 vendosur te\u0308 vazhdojme\u0308 ne\u0308 ke\u0308te\u0308 rruge\u0308\u201d.7<br \/>\nPrandaj dhe jemi vendosur te\u0308 vazhdojme\u0308 ne\u0308 ke\u0308te\u0308 rruge\u0308!?<br \/>\nArben Puto ishte njeri i nomenklature\u0308s, i lidhur me kupole\u0308n komuniste me detyra dhe lidhje krushqie e farefisnie. Puto, ka kurajon edhe sot te\u0308 vazhdoje\u0308 te\u0308 thote\u0308 te\u0308 pave\u0308rteta historike dhe te\u0308 merret si reference\u0308 nga media, te\u0308 cile\u0308t, me\u0308 te\u0308 bashkuar se kurre\u0308, sot mbrojne\u0308 te\u0308 pave\u0308rtete\u0308n pe\u0308r te\u0308 mbajtur titujt shkencore\u0308 te\u0308 se\u0308 pave\u0308rtete\u0308s. Kjo funksionon ne\u0308 Shqipe\u0308ri dhe pas 25 vjete\u0308sh, pasi Putonizmi e\u0308shte\u0308 jo rast, por kulture\u0308 manipulim-simulimi dhe falsifikimi ne\u0308 Shqipe\u0308ri.<\/p>\n<p>Tashme\u0308 Alia po kuptonte ze\u0308me\u0308rimin ne\u0308 rritje te\u0308 qytetare\u0308ve nga gje\u0308ndja e re\u0308nde\u0308, pa rruge\u0308dalje ekonomike dhe nga mungesa e lirive themelore te\u0308 te\u0308 drejtave te\u0308 njeriut, gje\u0308 qe\u0308 mund te\u0308 sillte nje\u0308 pe\u0308rplasje\u2026<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li>Gazeta \u201cZe\u0308ri i Popullit\u201d, 16 janar 1990.<br \/>\n7. Arben Puto, Gazeta \u201cBashkimi\u201d, 18 janar 1990.<\/li>\n<\/ol>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Plani p\u00ebr eliminimin e Kadares\u00eb\/ Ilir Demalia reagon ndaj Qemal Lames: Instrument i paranojave t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Pse ish-kryehetuesi \u00ebsht\u00eb falsifikator 12 gusht \u00a02020\u00a0 Ilir Demalia\u00a0 Prej tre dit\u00ebsh lexoj n\u00eb gazet\u00ebn \u201cPanorama\u201d pjes\u00eb nga libri \u201cDrit\u00eb hijet e koh\u00ebs\u201d me autor ish Kryetarin e Hetuesis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga viti 1982-1992 Qemal [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":37155,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,2,35],"tags":[],"class_list":["post-37154","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-politika","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demaliaj-SHBA.png?fit=573%2C322&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-9Fg","jetpack-related-posts":[{"id":45309,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ilir-demalia-pse-dalldise-ne-pleqeri-luljete-shqiptaret-mos-habiten-nje-dite-ne-parlament-do-te-shikojne-dhe\/","url_meta":{"origin":37154,"position":0},"title":"Ilir Demalia: &#8211; Pse dalldise n\u00eb pleq\u00ebri Luljet\u00eb? Shqiptar\u00ebt mos habiten, nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Parlament do t\u00eb shikojn\u00eb dhe\u2026","author":"Kurt Farka","date":"March 15, 2021","format":false,"excerpt":"Ilir Demalia: - Pse dalldise n\u00eb pleq\u00ebri Luljet\u00eb? Shqiptar\u00ebt mos habiten, nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Parlament do t\u00eb shikojn\u00eb dhe\u2026 15 mars 2021 Ilir Demalia ka reaguar pas deklarat\u00ebs q\u00eb ka ndezur debatin n\u00eb opinionin publik, nga kryesuesja e list\u00ebs s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb p\u00ebr qarkun e Tiran\u00ebs, Luljeta Bozo. Inxhinierja\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Luljeta-Bozo.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Luljeta-Bozo.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Luljeta-Bozo.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Luljeta-Bozo.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Luljeta-Bozo.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":53958,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/desh-me-mori-ne-qafe-intervista-e-rralle-e-ismail-kadarese-per-motren-e-ndjere-thashethemi-per-jeten-intime-te-enver-hoxhes-kishte-pasoja-te-renda-por\/","url_meta":{"origin":37154,"position":1},"title":"\u201cDesh m\u00eb mori n\u00eb qaf\u00eb\u201d! Intervista e rrall\u00eb e Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn e ndjer\u00eb: &#8211; Thashethemi p\u00ebr jet\u00ebn intime t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kishte pasoja t\u00eb r\u00ebnda, por\u2026","author":"Kurt Farka","date":"February 14, 2022","format":false,"excerpt":"\u201cDesh m\u00eb mori n\u00eb qaf\u00eb\u201d! Intervista e rrall\u00eb e Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr motr\u00ebn e ndjer\u00eb: - Thashethemi p\u00ebr jet\u00ebn intime t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs kishte pasoja t\u00eb r\u00ebnda, por\u2026 11 Shkurt 2022 Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, humbi mbr\u00ebmjen e kaluar (10 shkurt 2022) motr\u00ebn e tij, Kadrie Kadare, e cila\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Ismail-Kadare.jpg?fit=675%2C417&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Ismail-Kadare.jpg?fit=675%2C417&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/Ismail-Kadare.jpg?fit=675%2C417&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":36965,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/demalia-i-papranueshem-sulmi-banal-i-ish-spiunit-te-sigurimit-ndaj-gazetares-meco\/","url_meta":{"origin":37154,"position":2},"title":"Demalia: &#8211; I papranuesh\u00ebm sulmi banal i ish-spiunit t\u00eb Sigurimit ndaj gazetares Me\u00e7o","author":"Kurt Farka","date":"August 7, 2020","format":false,"excerpt":"Demalia: - I papranuesh\u00ebm sulmi banal i ish-spiunit t\u00eb Sigurimit ndaj gazetares Me\u00e7o \u00a006.08.2020 \u00a0 Publicisti, Ilir Demalia, e ka cil\u00ebsuar nj\u00eb sulm t\u00eb ul\u00ebt shkrimin e Frrok \u00c7upit ndaj gazetares Sonila Me\u00e7o. P\u00ebr analistin \u00ebsht\u00eb e papranueshme t\u00eb sulmohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq banale nj\u00eb kolege gazetare. Demalia: \u00cbsht\u00eb fatkeq\u00ebsi,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demalija.jpg?fit=558%2C300&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demalija.jpg?fit=558%2C300&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/08\/Ilir-Demalija.jpg?fit=558%2C300&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":4422,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/dedikimi-rralle-ismail-kadarese-per-enver-hoxhen-1971\/","url_meta":{"origin":37154,"position":3},"title":"Dedikimi i rrall\u00eb i Ismail Kadares\u00eb p\u00ebr Enver Hoxh\u00ebn: 1971. \u2013","author":"Kurt Farka","date":"March 7, 2018","format":false,"excerpt":"\u00a0 Nga: Elona Gjylmi. K\u00ebrkimet p\u00ebr eshtrat e ushtar\u00ebve grek\u00eb ne jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shum\u00eb kujt i ka sjell\u00eb n\u00eb mendje historin\u00eb e famshme t\u00eb Ismail Kadarese, te \u201cGjenerali i ushtris\u00eb s\u00eb vdekur\u201d. Jo pak i jan\u00eb rikthyer k\u00ebtij romani, teksa ironikisht p\u00ebrs\u00ebritet skenari i ngat\u00ebrrimit t\u00eb etnis\u00eb s\u00eb ushtar\u00ebve\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/gazetarja.jpg?fit=523%2C414&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200},"classes":[]},{"id":96317,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ilir-demalia-zbulon-prapaskenat-kryeministri-pritet-ta-shkarkoje-belinda-ballukun\/","url_meta":{"origin":37154,"position":4},"title":"Ilir Demalia zbulon prapaskenat: &#8211; Kryeministri pritet ta shkarkoj\u00eb Belinda Ballukun","author":"Kurt Farka","date":"January 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Janar 2026 Ilir Demalia i ftuar n\u00eb nj\u00eb studio televziive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkoj\u00eb Belinda Ballukun nga posti i z\u00ebvend\u00ebskryeministres dhe ta l\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me drejt\u00ebsin\u00eb. \u201cRama duhet ta shkarkoj\u00eb Belinda Ballukun. Korrupsioni nuk diskutohet, k\u00ebt\u00eb e pranon edhe vet\u00eb kryeministri. Por akuzat\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Ilir-Demaliaj-e1589989903379.jpg?fit=1000%2C707&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Ilir-Demaliaj-e1589989903379.jpg?fit=1000%2C707&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Ilir-Demaliaj-e1589989903379.jpg?fit=1000%2C707&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/01\/Ilir-Demaliaj-e1589989903379.jpg?fit=1000%2C707&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":65867,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/vucic-avokat-i-rames-kurti-enderron-te-jete-enver-hoxha-prandaj-nuk-e-duron-dot-ramen\/","url_meta":{"origin":37154,"position":5},"title":"Vu\u00e7i\u00e7 \u201cavokat\u2019 i Ram\u00ebs: &#8211; Kurti \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb jet\u00eb Enver Hoxha, prandaj nuk e duron dot Ram\u00ebn","author":"Kurt Farka","date":"December 30, 2022","format":false,"excerpt":"- 30 Dhjetor 2022 Nga OraNews Presidenti i Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7, ka th\u00ebn\u00eb sot se kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e ideologjis\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, Nazi Xhafer Dev\u00ebs dhe Lidhjes s\u00eb Prizrenit. \u201cT\u00eb gjitha planet dhe programet e tyre bazohen n\u00eb Lidhjen e par\u00eb t\u00eb Prizrenit nga viti\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/rama-vucic.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/rama-vucic.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/rama-vucic.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/rama-vucic.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/rama-vucic.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37154","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=37154"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37154\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":37156,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/37154\/revisions\/37156"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/37155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=37154"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=37154"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=37154"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}