{"id":31873,"date":"2020-02-28T14:13:35","date_gmt":"2020-02-28T14:13:35","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=31873"},"modified":"2020-02-28T14:13:57","modified_gmt":"2020-02-28T14:13:57","slug":"sabiha-kasimati-zeri-qe-u-shua-ne-mesnate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sabiha-kasimati-zeri-qe-u-shua-ne-mesnate\/","title":{"rendered":"Sabiha Kasimati Z\u00ebri q\u00eb u shua n\u00eb mesnat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"31874\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sabiha-kasimati-zeri-qe-u-shua-ne-mesnate\/sabiha\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?fit=884%2C530&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"884,530\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"sabiha Kasimati\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?fit=300%2C180&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?fit=884%2C530&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-31874\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=527%2C316&#038;ssl=1\" width=\"527\" height=\"316\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=300%2C180&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=768%2C460&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=450%2C270&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=600%2C360&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?resize=400%2C240&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?w=884&amp;ssl=1 884w\" sizes=\"auto, (max-width: 527px) 100vw, 527px\" \/><\/p>\n<p><strong>Sabiha Kasimati Z\u00ebri q\u00eb u shua n\u00eb mesnat\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>15:30 &#8211; 08.03.19<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/gazetashqiptare.al\/2019\/03\/08\/sabiha-kasimati-zeri-qe-u-shua-ne-mesnate\/?fbclid=IwAR2D0lyVrD9VwTpc7jecSjXaBCM1m1lL2pM-HpKO3JI48l-UlTxbN5Kt5g4\">Gazeta Shqiptare<\/a><\/p>\n<p><strong>Fatmira Nikolli \u2013<\/strong>\u00a0Kur m\u00eb 1927, n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, Sabiha Kasimati vinte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb atdhe, nuk e dinte se ky udh\u00ebtim do ta sh\u00ebnjonte p\u00ebrgjithnj\u00eb jet\u00ebn dhe vet\u00eb fundin tragjik t\u00eb saj. Rruga e p\u00ebrshkuar me karvan\u00ebt e koh\u00ebs, tronditjet a frika e sulmeve, sot, duket se i paracaktoi fatin n\u00eb dy dekadat e ardhshme, me gjurm\u00ebt q\u00eb la, e gjurm\u00ebt q\u00eb ju fshin\u00eb n\u00eb vendin prej ku kishte rr\u00ebnj\u00ebt.Ende adoleshente, e rritur n\u00eb Adrianopoj\u00eb (Turqi) ku kishte lindur n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Shqip\u00ebria shpallte pavar\u00ebsin\u00eb prej Perandoris\u00eb Osmane, asgj\u00eb prej saj, nuk t\u00eb fliste p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb Orientit. I ati, Abdurrahmani, ishte mjek n\u00eb z\u00eb, me lidhje t\u00eb thella me elit\u00ebn intelektuale e politike t\u00eb shtetit shqiptar q\u00eb rrekej t\u00eb modernizohej.<\/p>\n<p>Kasimat\u00ebt u vendos\u00ebn n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Sabihaja, si i v\u00ebllai, filloi Liceun Komb\u00ebtar.\u00a0 N\u00eb shkoll\u00ebn e njohur si Liceu Francez ajo mori m\u00ebsime nga nj\u00eb staf i ardhur nga per\u00ebndimi, me m\u00ebsues shqiptar\u00eb e fr\u00ebng\u00eb, q\u00eb p\u00ebrtej programit m\u00ebsimor baz\u00eb me l\u00ebnd\u00eb t\u00eb shkencave ekzakte e shoq\u00ebrore, orientonin edhe bazat e formimit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve si qytetar\u00eb. Niste q\u00eb n\u00eb at\u00eb mosh\u00eb p\u00ebr Sabihan\u00eb, ndjekja e jet\u00ebs kulturore dhe nj\u00ebher\u00ebsh njohja me lirin\u00eb e mendimit e veprimit.<\/p>\n<p>E ardhur nga nj\u00eb familje e mir\u00eb, njoh\u00ebse e disa gjuh\u00ebve t\u00eb huaja, mes t\u00eb cilave fliste rrjedhsh\u00ebm fr\u00ebngjishten, me bukurin\u00eb dhe \u00ebmb\u00eblsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrcillte portreti i saj, vajza e vetme e shkoll\u00ebs ishte e \u00e7lir\u00ebt, \u00e7apk\u00ebne, e zgjuar dhe me rezultate t\u00eb larta n\u00eb m\u00ebsime. Duke qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt institucione arsimore t\u00eb koh\u00ebs, mendohet se Sabihaja mund t\u00eb jet\u00eb njohur aty, edhe me Enver Hoxh\u00ebn q\u00eb ka kryer t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shkoll\u00eb e q\u00eb vite m\u00eb pas do t\u00eb instalonte regjimin komunist n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Pasi mbaroi Liceun, ajo filloi pun\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn Amerikane t\u00eb Kavaj\u00ebs m\u00eb 1932, m\u00eb pas u rikthye n\u00eb Lice si m\u00ebsuese e klasave t\u00eb ulta, por p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore e la shpejt dhe u pun\u00ebsua si m\u00ebsuese e fr\u00ebngjishtes n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb Institutin Fem\u00ebror \u201cNana Mbretnesh\u00eb\u201d. M\u00eb 1936 Sabihan\u00eb e gjejm\u00eb n\u00eb Torino t\u00eb Italis\u00eb, ku ka nisur studimet e larta n\u00eb Fakultetin e Shkencave t\u00eb Biologjis\u00eb, me burs\u00eb nga shteti shqiptar. Natyra e saj dhe guximi p\u00ebr t\u00eb ngritur z\u00ebrin del her\u00ebt n\u00eb pah, kur si studente n\u00ebnshkruante nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar Ministris\u00eb shqiptare t\u00eb Arsimit q\u00eb t\u2019u jepte mund\u00ebsin\u00eb n\u00ebnshtetasve t\u00eb saj, t\u00eb jepnin provime edhe n\u00eb sezonin e vjesht\u00ebs, duke pasur parasysh problemet me gjuh\u00ebn italiane e munges\u00ebn e teksteve. Pun\u00ebn e saj t\u00eb par\u00eb shkencore, n\u00ebse mund ta llogarisim t\u00eb till\u00eb tez\u00ebn e diplom\u00ebs, ia kushton vendit t\u00eb origjin\u00ebs, n\u00ebn titullin \u201cFauna Iktiologjike e uj\u00ebrave t\u00eb \u00ebmbla t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Shqip\u00ebria e pushtuar nga fashist\u00ebt gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ajo ishte n\u00eb Torino vijon t\u00eb jet\u00eb n\u00ebn pushtim, kur Sabihaja kthehet nga studimet. M\u00eb 1941, \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuese e shkencave, kimis\u00eb dhe higjien\u00ebs n\u00eb Shkoll\u00ebn Normale Fem\u00ebrore \u201cNana e Sk\u00ebnderbeut\u201d. Dy vite m\u00eb pas detyrohet t\u00eb shk\u00ebputet p\u00ebr shkak t\u00eb tuberkulozit dhe nis kurimin n\u00eb Itali<\/p>\n<p>Por, para se t\u00eb ikte, kishte hedhur hapin e par\u00eb, n\u00eb form\u00ebsimin e nj\u00ebr\u00ebs prej ideve m\u00eb t\u00eb qen\u00ebsishme si grua e shkenc\u00ebs. Ishte ftoht\u00eb n\u00eb 12 janarin e 1943-it, kur m\u00ebsuese Sabihaja takonte kryetarin e Institutit Mbretnuer t\u00eb Studimeve Shqiptare, Ernest Koliqin, me t\u00eb cilin njihej prej kur ajo ishte studente e ai minist\u00ebr i Arsimit. I thoshte n\u00eb vija t\u00eb p\u00ebrgjithshme at\u00eb q\u00eb m\u00eb pas ia paraqiste p\u00ebrmes nj\u00eb projekti t\u00eb detajuar n\u00eb let\u00ebr. Ajo propozonte krijimin e \u201cnj\u00eb koleksioni zoologjik, tue filluar nga Dega e Iktiologjis\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kishte mbrojtur diplom\u00ebn; p\u00ebrgatitjen e \u201cnj\u00eb \u2018erbario\u201d mbasi flora shqiptare, ka provuar interesimin e botanist\u00ebve m\u00eb t\u00eb shquar, sidomos gjerman dhe t\u2019Europ\u00ebs p\u00ebrgjith\u00ebsisht\u201d si edhe mbledhjen \u201cn\u00eb bashk\u00ebpunim me Drejtorin\u00eb e Minjereve pran\u00eb Ministris\u00eb s\u2019Ekonomis\u00eb, e llojeve t\u00eb ndryshme t\u00eb mineraleve dhe t\u00eb fosileve q\u00eb gjinden n\u00eb shtresat e tok\u00ebs n\u00eb Shqipni\u201d. Sabihaja i thoshte Koliqit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej nj\u00eb bibliotek\u00eb me vepra shkencore, bibliografin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs e kish b\u00ebr\u00eb gati dhe se duhej ngritur edhe nj\u00eb laborator studimesh mikroskopike p\u00ebr k\u00ebrkime shkencore. Duke kuptuar mang\u00ebsit\u00eb shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb lami, v\u00ebrente se \u201c<em>do t\u00eb kishin nj\u00eb rand\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb nga pik\u00ebpamja gjuh\u00ebsore\u2026 t\u00eb caktoheshin nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb n\u00eb rast se nuk ekzistojn\u00eb emrat dhe termat teknik\u00eb shqipe, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb pasuronte mjaft gjuh\u00ebn t\u2019on\u00eb komb\u00ebtare<\/em>\u201d. Po nd\u00ebrtonte nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Dhe e dinte. At\u00ebkoh\u00eb ishte ve\u00e7se 31 vje\u00e7e, e re, e bukur, e zgjuar, elegante, e veshur me sqim\u00eb, e shkolluar, e formuar, ishte e bija e nj\u00eb mjeku, e ishte edhe motra e nj\u00eb mjeku, e nj\u00eb inxhinieri dhe nj\u00eb juristi. Ishte nj\u00eb grua e lir\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb rrekej t\u00eb linte pas fashist\u00ebt, e t\u00eb m\u00ebsohej me nazist\u00ebt. Por teksa n\u00eb Tiran\u00eb gj\u00ebmonin arm\u00ebt, vizioni i saj shkencor e injoronte, a mbase m\u00eb mir\u00eb e sfidonte luft\u00ebn. Nj\u00eb muaj pas propozimit t\u00eb saj, n\u00eb messhkurtin e t\u00eb nj\u00ebjtit dim\u00ebr, Instituti Mbretnuer i Studimeve vendos t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb muze t\u00eb shkencave dhe ngarkon Sabihan\u00eb t\u00eb merret me t\u00eb. Ajo e nis pun\u00ebn me p\u00ebrshkrimin e materialeve q\u00eb duheshin dhe librave p\u00ebr bibliotek\u00ebn e muzeut. Ikja e pushtuesve, \u00e7lirimi i vendit dhe instalimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri politik nga fitimtar\u00ebt e gjen at\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor. \u00cbsht\u00eb n\u00eb Institutin e Studimeve Shqiptare dhe m\u00eb 1946 bashk\u00eb me Gjergj Komninon dhe grupin e drejtuar nga Eqrem \u00c7abej, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me skedat n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr termat e shkencave t\u00eb natyr\u00ebs. \u00cbsht\u00eb ende aty kur qeveria e re e riorganizon Institutin m\u00eb 1947 dhe v\u00eb n\u00eb themel t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij ideologjin\u00eb marksiste- leniniste. Dokumentet shteruese q\u00eb kan\u00eb shqyrtuar studiueset Ledia Dushku dhe Doris Pasha p\u00ebr studimin mbi t\u00eb cilin bazohet ky artikull, nuk japin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr raportet q\u00eb ka pasur Kasimati me Institutin e Studimeve gjat\u00eb regjimit komunist. Prej tyre, kuptohet vet\u00ebm se nga qeveria e ardhur pas \u00e7lirimit nuk shiheshin me sy t\u00eb mir\u00eb shtresat e intelektual\u00ebve t\u00eb pasqaruar mbi pozicionin e tyre gjat\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb shkolluarit n\u00eb per\u00ebndim, ata q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur pushtuesin ose ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb indiferent\u00eb, si\u00e7 kishte qen\u00eb biologia Kasimati. Por nevoja p\u00ebr zhvillim ekonomik i jepte r\u00ebnd\u00ebsi shkencave t\u00eb natyr\u00ebs dhe Kasimati si e para iktiologe boton n\u00eb \u201cBuletinin e Shkencave\u201d m\u00eb 1948 artikullin \u201cProbleme t\u00eb peshkut dhe t\u00eb peshkimit n\u00eb vendin ton\u00eb\u201d. Pasi jepte shum\u00ebllojshm\u00ebrin\u00eb e peshqve, cil\u00ebsit\u00eb e uj\u00ebrave dhe mund\u00ebsit\u00eb prodhuese t\u00eb tyre, num\u00ebronte pa droj\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn edhe mang\u00ebsit\u00eb e shumta, q\u00eb nga varkat, transporti e konservimi. Ve\u00e7 an\u00ebs kritike, studimi i Sabihas\u00eb ofronte edhe zgjidhje t\u00eb mundshme duke propozuar q\u00eb nga organizimi i peshkimit deri te p\u00ebrdorimi i mjeteve moderne a citimi i ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jan\u00eb t\u00eb guximshme kritikat e saj t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta, n\u00ebse kemi parasysh se regjimi i koh\u00ebs, n\u00eb vitet 1946-1947 e kishte treguar tashm\u00eb natyr\u00ebn e tij hakmarr\u00ebse ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve, madje vet\u00eb Sabihaja kishte njohur tronditjen e humbjes s\u00eb miqve t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb er\u00ebn e frik\u00ebs q\u00eb ndjehej mes intelektual\u00ebve, ajo vijoi pun\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e monografis\u00eb \u201cPeshqit e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d si\u00e7 m\u00ebsohet nga plani i pun\u00ebs s\u00eb Institutit t\u00eb Shkencave. M\u00eb 1948 botimi i vepr\u00ebs u shty dhe Sabihaja vijoi ekspeditat p\u00ebr peshqit e uj\u00ebrave t\u00eb kripur n\u00eb Shqip\u00ebri m\u00eb 1949. Studimi u p\u00ebrfundua dhe u botua m\u00eb 1950, si\u00e7 del n\u00eb drit\u00eb n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e Institutit t\u00eb Shkencave dhe dokumentet e Sigurimit t\u00eb Shtetit, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme, n\u00eb dit\u00ebt tona nuk ka mb\u00ebrritur asnj\u00eb kopje e tij. N\u00eb raportin e bashk\u00ebpun\u00ebtores s\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit me pseudonimin \u201cPrur\u00ebsja\u201d, m\u00eb 27 prill 1950, del q\u00eb Kasimati i ka rr\u00ebfyer se \u201c\u2026Tash kemi shp\u00ebn\u00eb n\u00eb shtypshkronj\u00eb nj\u00eb broshur\u00eb p\u00ebr t\u2019u botuar; \u00ebsht\u00eb vepra ime, pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe m\u00eb ka ndihmuar dhe \u00c7abeu. Sot k\u00ebt\u00eb broshur\u00eb vajta dhe e mora nga shtypshkronja. Ju thash\u00eb atyre se e k\u00ebrkon Komisioni i Kontrollit\u2026\u201d Ndon\u00ebse ishte procedur\u00eb q\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve nga regjimi ju ndalohej dhe ju b\u00ebhej vepra karton, p\u00ebr librin e m\u00ebsip\u00ebrm, nuk ka asnj\u00eb gjurm\u00eb as n\u00eb skedat dhe dokumentacionin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare. Hipotez\u00ebn e p\u00ebrhapur se studimi i Sabiha Kasimatit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe \u00ebsht\u00eb botuar m\u00eb 1958, me t\u00eb nj\u00ebjtin titull n\u00ebn autor\u00ebsin\u00eb e tre emrave t\u00eb tjer\u00eb, studiueset Ledia Dushku dhe Doris Pasha e kan\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta provojn\u00eb.<\/p>\n<p>Shkollimi n\u00eb Per\u00ebndim, origjina familjare, formimi liberal, natyra e guximshme dhe e \u00e7lir\u00ebt p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb hapur mendimin e saj kritik qoft\u00eb ky n\u00eb kund\u00ebrshtim me propagand\u00ebn e shtuar t\u00eb regjimit, rrethi i njer\u00ebzve me t\u00eb cil\u00ebt shoq\u00ebrohej disa prej t\u00eb cil\u00ebve me t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb burgje, besohet se ishin arsyet q\u00eb e vendos\u00ebn Sabiha Kasimatin n\u00eb v\u00ebzhgimin e Sigurimit t\u00eb Shtetit. Por sa i takon koh\u00ebs q\u00eb filloi p\u00ebrndjekja, sa zgjati dhe \u00e7far\u00eb e p\u00ebrcaktoi vendimin p\u00ebr t\u00eb, ka shum\u00eb pik\u00ebpyetje. Drit\u00ebhijet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha duke qen\u00eb se n\u00eb Arkivin e Sigurimit nuk \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb dosje me emrin e saj dhe t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr Sabihan\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga dosjet e atyre me t\u00eb cil\u00ebt ajo shoq\u00ebrohej. N\u00eb raportet e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Sigurimit, ajo shfaqej kritike ndaj reformave t\u00eb qeveris\u00eb, politikave t\u00eb ndjekura, varf\u00ebris\u00eb dhe e shprehte hapur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj pushtetit, medias s\u00eb kontrolluar prej tij madje edhe fjalimeve t\u00eb mbajtura nga nj\u00eb njeri i pushtetsh\u00ebm si gjeneral Mehmet Shehu mbi moralin e t\u00eb rinjve.\u00a0<em>\u201cShtypi dhe radjo thon\u00eb se amerikan\u00ebt i ushqejn\u00eb t\u2019arratisunit me mish kali, por ky i k\u00ebtyre kutive k\u00ebtej \u00e7a \u00ebsht\u00eb vall\u00eb? Se neve nuk i kemi as k\u00ebto. Rrall\u00eb na bie t\u2019i kemi, edhe k\u00ebto me nd\u00ebrmjet\u00ebsin\u00eb e miqvet ton\u00eb\u201d<\/em>, shprehej ajo sipas raportit t\u00eb spiunes. Sabihaja e kritikonte regjimin m\u00eb 1950 me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb dikush sot n\u00eb liri, kur thoshte \u201c<em>udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb kur duan\u00eb t\u00eb ven\u00eb ndonj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb Komitetin Q\u00ebndror q\u00eb e kan\u00eb m\u00eb t\u00eb besimit, heqin ndonji q\u00eb e kan\u00eb pasur\u2026 I ven\u00eb ca akuza t\u00eb kota, n\u00eb qoft\u00eb se ay i ka zbatuar, prap\u00eb me urdh\u00ebrin e tyre i ka zbatuar<\/em>\u201d. Jan\u00eb t\u00eb guximshme p\u00ebr koh\u00ebn sa mendimet edhe q\u00ebndrimet e saj, kur rezulton se Kasimati ishte n\u00eb dijeni t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si pushteti vepronte me qytetar\u00ebt. \u201cPrur\u00ebsja\u201d e zgjedhur nga Sigurimi ta ndiqte raportonte se Kasimati \u201ctakohet me kaptera dhe gra t\u00eb cilat kan\u00eb burrat kriminel\u00eb me damk\u00eb\u201d. N\u00eb raportin zyrtar p\u00ebr Institutin e Shkencave n\u00eb 3 shtatorin e 1950-\u00ebs, Sabiha Kasimati p\u00ebrshkruhej se \u201cas politikisht as ideologjikisht\u201d nuk kishte gj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me sistemin dhe madje shihej se as q\u00eb mund t\u00eb korrigjohej. Ishte koha q\u00eb iluminist\u00ebt francez\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoheshin me Marksin.<\/p>\n<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"31875\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/sabiha-kasimati-zeri-qe-u-shua-ne-mesnate\/fatmira-3-770x433\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"770,433\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"fatmira-3-770&#215;433\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?fit=770%2C433&amp;ssl=1\" class=\"alignnone wp-image-31875\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=743%2C419&#038;ssl=1\" width=\"743\" height=\"419\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=768%2C432&amp;ssl=1 768w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=450%2C253&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=600%2C337&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/fatmira-3-770x433-1.jpg?w=770&amp;ssl=1 770w\" sizes=\"auto, (max-width: 743px) 100vw, 743px\" \/><\/p>\n<p>Por vrojtimit disavje\u00e7ar i vjen fundi. M\u00eb 20 shkurt 1951, pas v\u00ebnies s\u00eb bomb\u00ebs n\u00eb Legat\u00ebn Sovjetike, Sabihaja do t\u00eb arrestohej bashk\u00eb me 21 intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr sulm terrorist. Dosja hetimore i num\u00ebronte disa \u2018m\u00ebkate\u2019: \u201cgjat\u00eb okupacionit ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie me element\u00eb fashist\u00eb, shqiptar\u00eb e italian\u00eb. Mban q\u00ebndrim armiq\u00ebsor ndaj pushtetit, flet kund\u00ebr reformave dhe mban kontakte me element\u00eb armiq\u2026. Ka pasur kontakt me deputetin anglez Lester Hutchiston. Ka mbajtur kontakte me njer\u00ebz t\u00eb misionit anglez\u2026 dhe me J.S.Payne me t\u00eb cilin ka pasur lidhje t\u00eb ngushta. Armike e betuar e pushtetit t\u00eb sot\u00ebm. Ka urrejtje karshi tij dhe sidomos karshi komunist\u00ebve, kritikon moralin komunist etj\u201d.<\/p>\n<p>Procesverbali i mbajtur nga Gjykata Ushtarake, pretendon se Kasimati e ka pranuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb akuzave dhe ajo citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cKam qen\u00eb kundra pushtetit popullor sepse nuk p\u00ebrputhet me ideologjin\u00eb time. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb kurr\u00eb e mendimit, q\u00eb me akte revolucionare t\u00eb arrihet n\u00eb komuniz\u00ebm, jam lidhur me nj\u00eb grup shok\u00ebsh te cil\u00ebt edhe ata kan\u00eb qen\u00eb armiq t\u00eb partis\u00eb Komuniste. Nd\u00ebr shok\u00ebt e grupit tim ka pasur edhe njer\u00ebz q\u00eb mendonin se duhet t\u00eb hidheshin n\u00eb aksione kund\u00ebr pushtetit. Un\u00eb vet\u00eb nuk kam kryer ndonj\u00eb atentat dhe as q\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb mbledhje, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr akte terroriste. Ka b\u00ebr\u00eb vaki q\u00eb t\u00eb kem folur se nj\u00eb luft\u00eb e re \u00ebsht\u00eb e paevitueshme dhe se kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb popullit shqiptar\u201d. Nj\u00eb jav\u00eb pas arrestimit, Sabihaja dhe 21 intelektual\u00ebt e tjer\u00eb ekzekutohen, pa ju dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin. Studiuesit e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim procesin hetimor dhe kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se jan\u00eb falsifikuar procesverbalet nga Gjykata Ushtarake, pas ekzekutimit pa gjyq t\u00eb 22 pafajshm\u00ebve, mes t\u00eb cil\u00ebve edhe Sabihaja.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb e p\u00ebrcolli nga jeta n\u00eb liri drejt vdekjes. Ajo ende nuk i kishte mbushur 39 vje\u00e7e, kur ia pren\u00eb jet\u00ebn n\u00eb mes. Familjar\u00ebt besojn\u00eb se u vra ngaq\u00eb n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar Enver Hoxh\u00ebs, ose n\u00eb nj\u00eb takim me t\u00eb, e ka kritikuar p\u00ebr qeverisjen dhe se qe pik\u00ebrisht ai q\u00eb ia vuri emrin n\u00eb list\u00ebn e atyre q\u00eb duheshin ekzekutuar. Megjith\u00ebse jan\u00eb konsultuar me t\u00eb gjitha arkivat e vendit, Ledia Dushku dhe Doris Pasha, mbi studimin e t\u00eb cilave bazohet ky artikull, nuk kan\u00eb gjetur nj\u00eb dokument q\u00eb v\u00ebrteton nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Familjar\u00ebt kan\u00eb rr\u00ebfyer edhe se nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb komunist, mik i saj, e kish ftuar n\u00eb kafe p\u00ebr ta k\u00ebshilluar \u201cduhet t\u00eb mbyll\u00ebsh goj\u00ebn jo me karfic\u00eb, por me babushk\u00eb\u2026\u201d\u00a0\u00a0 Rr\u00ebfimet nuk mjaftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb ka menduar, \u00e7far\u00eb ka dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb, sa i ka dhembur dhe si e ka luftuar koh\u00ebn. N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb studimi q\u00eb ka shfryt\u00ebzuar disa burime, e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb thuhet, \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria komuniste nuk kishte vend p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb lir\u00eb, q\u00eb kishte qen\u00eb indiferente gjat\u00eb luft\u00ebs e q\u00eb ishte kritike pas luft\u00ebs, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebhej atdheu i saj. Vajza q\u00eb dikur kishte l\u00ebn\u00eb Turqin\u00eb e mandej Italin\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb muze shkencash e studime shkencore, qe tep\u00ebr e lir\u00eb p\u00ebr ta lejuar t\u00eb jepte shembullin e saj n\u00eb Tiran\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb tjet\u00ebr model t\u00eb gruas komuniste. Vajza e re q\u00eb erdhi e strukur n\u00eb krah\u00ebt e t\u00eb atit, nuk u la t\u00eb thinjej. Mbeti p\u00ebrjet\u00ebsisht e re me pengjet e atyre q\u00eb nuk e lan\u00eb t\u2019i b\u00ebnte. 40 vite pas vdekjes, kur regjimi po shk\u00ebrmoqej, nj\u00eb vendim i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb e shpalli t\u00eb pafajshme. Sot, \u201cNder i Kombit\u201d, 67 vite pas nat\u00ebs kur z\u00ebri u saj u shua p\u00ebrgjithnj\u00eb duke l\u00ebn\u00eb pas heshtje, pik\u00ebpyetje e barr\u00ebn e dhimbjes, nj\u00eb godin\u00eb e gjelb\u00ebr n\u00eb rrug\u00ebn e Tregut Elektrik n\u00eb kryeqytet, mban n\u00eb ballin\u00eb emrin e saj. N\u00eb krah t\u00eb majt\u00eb t\u00eb der\u00ebs, nj\u00eb k\u00ebnd kujtese shfaq portretin e saj me nj\u00eb buz\u00ebqeshje t\u00eb ndalur n\u00eb koh\u00eb. Duket sikur amaneti i Sabihas\u00eb ka marr\u00eb jet\u00eb, por tanim\u00eb duke i njohur merit\u00ebn. P\u00ebr t\u00eb \u201cevolucioni \u00ebsht\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn e gj\u00ebrave\u201d dhe koha provoi se kishte t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sabiha Kasimati Z\u00ebri q\u00eb u shua n\u00eb mesnat\u00eb 15:30 &#8211; 08.03.19 Gazeta Shqiptare Fatmira Nikolli \u2013\u00a0Kur m\u00eb 1927, n\u00eb mosh\u00ebn 15-vje\u00e7are, Sabiha Kasimati vinte p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb atdhe, nuk e dinte se ky udh\u00ebtim do ta sh\u00ebnjonte p\u00ebrgjithnj\u00eb jet\u00ebn dhe vet\u00eb fundin tragjik t\u00eb saj. Rruga e p\u00ebrshkuar me karvan\u00ebt e koh\u00ebs, tronditjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":31874,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,85,35],"tags":[],"class_list":["post-31873","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-histori","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2020\/02\/sabiha.jpg?fit=884%2C530&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-8i5","jetpack-related-posts":[{"id":101492,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/diaspora-vijon-te-bashkohet-ne-proteste-sot-thirrje-per-tu-mbledhur-ne-shesh-ne-torino-pisa-e-parma\/","url_meta":{"origin":31873,"position":0},"title":"Diaspora vijon t\u00eb bashkohet n\u00eb protest\u00eb, sot thirrje p\u00ebr tu mbledhur n\u00eb shesh n\u00eb Torino, Pisa e Parma","author":"Kurt Farka","date":"June 14, 2026","format":false,"excerpt":"Nga Alba Kepi Novara, Fermo, Torino, Pistoia, Pisa, Padova, Parma, Milano, Nettuno, Roma. Jan\u00eb me dhjet\u00ebra sheshe italiane ku emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb po shprehin solidaritetin dhe zem\u00ebrimin e tyre ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, duke iu bashkuar protestave q\u00eb prej dit\u00ebsh kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb nisi vala e reagimeve\u2026","rel":"","context":"In &quot;Kultura&quot;","block_context":{"text":"Kultura","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/kultura\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_93091a9e-06c5-4a5d-a348-76d2c53d80261781418265.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_93091a9e-06c5-4a5d-a348-76d2c53d80261781418265.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_93091a9e-06c5-4a5d-a348-76d2c53d80261781418265.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/auto_93091a9e-06c5-4a5d-a348-76d2c53d80261781418265.jpg?fit=900%2C600&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":101206,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/protestuesit-ne-kor-rama-jepe-doreheqjen-edhe-studentet-e-diaspores-do-i-kesh-ketu\/","url_meta":{"origin":31873,"position":1},"title":"Protestuesit n\u00eb kor: Rama jepe dor\u00ebheqjen! &#8211; Edhe student\u00ebt e diaspor\u00ebs do i kesh k\u00ebtu","author":"Kurt Farka","date":"June 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Qershor 2026 Rama jepe dor\u00ebheqjen, Rama jep dor\u00ebheqjen! Rama jep dor\u00ebheqjen!\u2019 Ishte thirrja me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb e protestuesve mbr\u00ebmjen e sotme para kryeministris\u00eb. Protesta e nisur n\u00eb or\u00ebn 18:00 vijon ende edhe tani n\u00eb or\u00ebn 21:40 minuta. Nj\u00eb student duke marr\u00eb fjal\u00ebn n\u00eb podiumin e improvizuar para kryeministris\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/800-0-1780775936xcapturepng-938.png?fit=800%2C507&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/800-0-1780775936xcapturepng-938.png?fit=800%2C507&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/800-0-1780775936xcapturepng-938.png?fit=800%2C507&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/800-0-1780775936xcapturepng-938.png?fit=800%2C507&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100494,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/zbulohen-gjurmet-e-nje-galaktike-te-lashte\/","url_meta":{"origin":31873,"position":2},"title":"Zbulohen gjurm\u00ebt e nj\u00eb galaktike t\u00eb lasht\u00eb","author":"Kurt Farka","date":"May 20, 2026","format":false,"excerpt":"20 Maji 2026 Vrojtohen ajo \u00e7ka ngelur nga nj\u00eb galaktik\u00eb e antike e g\u00eblltitur nga Rruga e Qum\u00ebshtit, galaktika pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs jemi ne. Ngjarja kozmike \u00ebsht\u00eb verfikiuar 10 miliard vite m\u00eb par\u00eb, kur universi ishte ende i ri, n\u00eb rreth 4 mld vitet e para t\u00eb jet\u00ebs. Galaktika\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/galaksia-loki-1024x683-1.jpg?fit=1024%2C683&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/galaksia-loki-1024x683-1.jpg?fit=1024%2C683&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/galaksia-loki-1024x683-1.jpg?fit=1024%2C683&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/galaksia-loki-1024x683-1.jpg?fit=1024%2C683&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":100850,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kompania-e-dhunes-ne-zvernec-e-akuzuar-ne-te-shkuaren-per-pengmarrje\/","url_meta":{"origin":31873,"position":3},"title":"Kompania e dhun\u00ebs n\u00eb Zv\u00ebrnec, e akuzuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn p\u00ebr pengmarrje","author":"Kurt Farka","date":"June 1, 2026","format":false,"excerpt":"1 Qershor 2026 N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, \u201cMyrto Security\u201d sh.p.k shfaqet n\u00eb regjistrat e shtetit si nj\u00eb histori suksesi korporativ: nj\u00eb kompani sigurie fizike q\u00eb absorbom miliarda lek\u00eb nga buxheti i shtetit, duke fituar kontrata ekskluzive p\u00ebr ruajtjen e spitaleve, nd\u00ebrmarrjeve publike dhe operator\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb energjis\u00eb si OSSH. Por\u2026","rel":"","context":"In &quot;Histori&quot;","block_context":{"text":"Histori","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/histori\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/640-0-0346123bd12eca35a02491de0ac0f2b3.jpg?fit=640%2C480&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/640-0-0346123bd12eca35a02491de0ac0f2b3.jpg?fit=640%2C480&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/640-0-0346123bd12eca35a02491de0ac0f2b3.jpg?fit=640%2C480&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":101153,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/mevlan-shanaj-i-kujton-rames-90-te-besuam-se-kishe-frike-nga-pushteti-jo-etje-per-te-perse-na-zhgenjeve\/","url_meta":{"origin":31873,"position":4},"title":"Mevlan Shanaj i kujton Ram\u00ebs \u201990: &#8211; T\u00eb besuam se kishe frik\u00eb nga pushteti, jo etje p\u00ebr t\u00eb! &#8211; P\u00ebrse na zhg\u00ebnjeve?","author":"Kurt Farka","date":"June 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Qershor 2026 Edhe personazhe nga bota e artit i jan\u00eb bashkuar protest\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb Zv\u00ebrnecit, protest\u00eb q\u00eb ka kaluar tashm\u00eb kufijt\u00eb e q\u00ebllimit fillestar, pasi qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. Aktori Mevlan Shanaj, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":100192,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ganimete-cuka-bukuroshja-e-tiranes-qe-diktatura-e-coi-ne-vetevarje-letra-qe-la-varja-ne-litar-me-nenen-me-1967\/","url_meta":{"origin":31873,"position":5},"title":"Ganimete Cuka, bukuroshja e Tiran\u00ebs q\u00eb diktatura e \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvarje, letra q\u00eb la! &#8211; Varja n\u00eb litar me n\u00ebn\u00ebn m\u00eb 1967","author":"Kurt Farka","date":"May 13, 2026","format":false,"excerpt":"13 Maji 2026 Ka histori q\u00eb nuk mbeten vet\u00ebm kujtime t\u00eb err\u00ebta t\u00eb komunizmit shqiptar, por kthehen n\u00eb plag\u00eb kolektive t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ende nuk ka arritur t\u00eb p\u00ebrballet plot\u00ebsisht me t\u00eb shkuar\u00ebn e saj. Historia e Ganimete Cuk\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej tyre. Nj\u00eb histori e dhimbshme, trondit\u00ebse, ku\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/05\/Ganimete-Cuka.jpg?fit=809%2C539&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31873","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=31873"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31873\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":31876,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/31873\/revisions\/31876"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31874"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=31873"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=31873"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=31873"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}