{"id":29902,"date":"2019-12-31T10:29:53","date_gmt":"2019-12-31T10:29:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=29902"},"modified":"2019-12-31T10:30:20","modified_gmt":"2019-12-31T10:30:20","slug":"si-e-njoha-at-shtjefen-gjecovin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/si-e-njoha-at-shtjefen-gjecovin\/","title":{"rendered":"Si e njoha At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin. &#8211;"},"content":{"rendered":"<div id=\"attachment_29903\" style=\"width: 717px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-29903\" data-attachment-id=\"29903\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/si-e-njoha-at-shtjefen-gjecovin\/prend-e-lazer-radi-ne-prizren-copy\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren.-Copy.jpg?fit=246%2C153&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"246,153\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Prend e Lazer Radi ne Prizren. &#8211; Copy\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"&lt;p&gt;Prend e Lazer Radi ne Prizren.&lt;\/p&gt;\n\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren.-Copy.jpg?fit=246%2C153&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren.-Copy.jpg?fit=246%2C153&amp;ssl=1\" class=\" wp-image-29903\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren.-Copy.jpg?resize=707%2C440&#038;ssl=1\" width=\"707\" height=\"440\" \/><p id=\"caption-attachment-29903\" class=\"wp-caption-text\">Prend e Lazer Radi ne Prizren.<\/p><\/div>\n<p><strong>Si e njoha At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/gazetamapo.al\/si-e-njoha-at-shtjefen-gjecovin\/\"><strong>mapo.al<\/strong><\/a><\/p>\n<p><strong>Nd\u00ebrsa vazhdonin kremtimet e fest\u00ebs s\u00eb Shnapremtes, un\u00eb ndiqja gjithkah figur\u00ebn magjike t\u00eb At Shtjefnit, at mrekulli fjal\u00ebsh q\u00eb derdheshin nga goja e tij e nguleshin si gur\u00eb themeli n\u00eb shpirtin tim\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Nga Laz\u00ebr Radi<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Rrall\u00eb rastis n\u00eb jet\u00eb me ndjek\u00eb n\u00eb kup\u00ebqiell\u00eb t\u00eb nat\u00ebs nji komet\u00eb shk\u00eblqimtare tek p\u00ebrshkon me bishtin e saj nji hark drite n\u00eb hapsin\u00eb. Asht nji pamje e madh\u00ebrishme po edhe e frikshme njiherit. Dhe pse e pamundun q\u00eb fenomene t\u00eb till\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb pa u v\u00ebrejt\u00eb, ajo ngjarje n\u00eb qiell krijon nji shum\u00ebsi mbresash q\u00eb t\u00eb mbeten t\u00eb ngulituna fort n\u00eb kujtes\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Njashtu si nji komet\u00eb q\u00eb i shfaqet rrall\u00eb bot\u00ebs, ishte edhe at Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, t\u00eb cilin ve\u00e7 dy her\u00eb pata rast me e pa nga af\u00ebr! Ma s\u00eb pari n\u2019at korrik t\u00eb vitit 1928, dhe s\u00eb fundi at mbasditen e trisht\u00eb e tragjike t\u00eb 14 tetorit t\u00eb 1929, kur mbas disa or\u00ebsh m\u00ebsuem p\u00ebr vrasjen mbas shpine dhe humbjen e madh t\u00eb nji njeriu t\u00eb nalt\u00eb. Prej asaj dite, n\u2019takimin te oborri i kish\u00ebs s\u00eb Prizrenit, at Gje\u00e7ov s\u2019do t\u00eb shifnim kurr\u00eb ma!!<\/p>\n<p>Edhe mbas kaq vitesh, i kam t\u00eb gjalla kujtimet e atyne dy takimeve, ku pad\u00ebr Shtjefni, si gjithnji, ecte njashtu nxituesh\u00ebm me at hapin e tij t\u00eb shpejt\u00eb e t\u00eb leht\u00eb si era\u2026<\/p>\n<p>Si f\u00ebmij\u00eb, shpesh s\u2019kam mbrrit\u00eb me i kuptue si duhet vlerat dhe as me i \u00e7mue dhe me i kuptue si duhet njer\u00ebzit. Mir\u00ebpo at Gje\u00e7ovi njifesh nga \u201cturq e t\u00eb kshten\u00eb\u201d dhe vler\u00ebsohej prej t\u00eb gjith\u00ebve si njeri i nalt\u00eb, jo thjesht si fetar e si frat. Po ku ta dija un\u00eb sa i zoti ishte ai, sa i dhanun ishte mbas studimit dhe hulumtimit t\u00eb zakoneve shqiptare, si mund t\u00eb zbuloja un\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb dhe atdhetaria e at Shtjefnit, edhe pse ai vazhdimisht na afronte, na donte, na m\u00ebsonte e na k\u00ebshillonte. Edhe pse n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, me at fytyr\u00ebn e zeshkt\u00eb e t\u00eb hajthme, ashtu plot rrudhat t\u00eb thella si brazda, e me ato mustaqe t\u00eb m\u00ebdha si kacadre, t\u00eb krijonte p\u00ebrshtypjen e nji burri t\u00eb rrept\u00eb e t\u00eb vrazhd\u00eb\u2026 po jo; at Gje\u00e7ovi ishte njeri i fort dashtun e komunikues, dhe me at zanin e rrjedhsh\u00ebm si krue, bante p\u00ebr vedi k\u00ebdo q\u00eb bisedonte qoft\u00eb edhe nji her\u00eb t\u00eb vetme me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do fundkorrik, qyteti i Prizrenit organizonte nji eskursion n\u00eb Zym t\u00eb Hasit, ku festohej Zoja e Shnapremtes.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb nji rast t\u00eb till\u00eb, vargani i qerreve grumbullohej te Fusha e Lop\u00ebve, n\u2019or\u00ebn e caktueme dhe merresh rruga drejt Hasit. Mbas nji cop\u00eb here ndeshej lumi i Drinit. Aty n\u00eb v\u00e0, kush n\u00eb kamb\u00eb e kush me qerre, gjithnji pa rrezikue kap\u00ebrcehej lumi dhe vazhdohej rruga.<\/p>\n<p>Drinin e Kosov\u00ebs s\u2019e kisha pa kurr\u00eb. E njihja ve\u00e7 prej gjeografie dhe v\u00ebzhgime nd\u00ebr harta. E dija se buronte prej Bjeshk\u00ebve t\u00eb Namuna, rranz\u00eb malit t\u00eb Ruselis\u00eb, diku af\u00ebr fshatit Redavec, e duke anashkalue Prizrenin kthehej drejt jugper\u00ebndimit, e duke marr\u00eb me vedi edhe Lumbardh\u00ebn futesh n\u00eb Shqipni e n\u00eb Kuk\u00ebs bashkohej me vllan\u00eb e madh: Drinin e Zi.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 kaq dija p\u00ebr Drinin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Tash aty n\u00eb v\u00e0, n\u2019at zallishte t\u00eb gjan\u00eb, ku kalonte vargani yn\u00eb, i zbrita qerres me e prek\u00eb me dor\u00eb rrjedh\u00ebn e lumit t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb bashkonte shqiptar\u00ebt. Zbatha opingat, shp\u00ebrvola pantollat dhe i kapun mbas qerres, e kalova Drinin n\u00eb kamb\u00eb. Po t\u2019ma kish than\u00eb kush tjet\u00ebr at gja s\u2019do ta besoja kurr\u00eb. Ta kaloje Drinin n\u00eb kamb\u00eb, deri at \u00e7ast, m\u00eb qe duk\u00eb di\u00e7ka e pabesueshme, nd\u00ebrsa un\u00eb vet\u00eb po e provoja at kalim pa asnji v\u00ebshtir\u00ebsi. Gjan\u00ebsia e vaut dhe that\u00ebsina e ver\u00ebs e kishin ba krejt t\u00eb cek\u00ebt Drinin, aq sa thell\u00ebsia ma e madhe kalonte diku pak p\u00ebrmbi gju.<\/p>\n<p>Mbas vaut, karvani mori t\u00eb p\u00ebrpjet\u00ebn e but\u00eb drejt Zymit. Fillimisht hym\u00eb n\u00eb shtigje me dushk e shkurre, nd\u00ebrsa ma nalt nis\u00ebn lisat, shkoza e mbretet. Gjelb\u00ebrimi, hijet dhe pluhuni i shumt\u00eb na ndiqnin p\u00ebrgjat gjith\u00eb udh\u00ebtimit. Rruga nuk zgjati ve\u00e7 disa or\u00eb dhe n\u00eb mbramje her\u00ebt, kishim sos\u00eb te kisha e Shnapremtes n\u00eb Zym. Aty s\u2019ishte si n\u00eb Letnic\u00eb, nuk ishte ajo rr\u00ebmuja dhe kremtimi ishte i organizuem mir\u00eb, i aft\u00eb me prit\u00eb e sistemue dhjetra familje edhe n\u00eb koh\u00eb t\u00eb keqe. Ne gjet\u00ebm streh\u00eb te manastiri, nd\u00ebrsa Kisha e Zymit ngrihej mbi nji pllaj\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebt, mbulue me bar, n\u00ebn hijen e lisave t\u00eb nalt\u00eb, ku dukej dora e kujdeshme e njeriut. Qerret u fut\u00ebn n\u00ebn hije, u zbreh\u00ebm qet\u00eb dhe secili nisi me u marr\u00eb me pun\u00ebt e familjes s\u00eb vet.<\/p>\n<p>Krahas mesh\u00ebs dhe kremtimit t\u00eb fest\u00ebs s\u00eb Shnapremtes, bahej sh\u00ebtitje n\u00eb natyr\u00eb, nji kuvend burrash ku flitej p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Si n\u00eb gjith\u00eb kremtimet, edhe aty n\u00eb Zym, nata ishte v\u00ebrtet e bukur. N\u00eb dark\u00eb, i veshun me veladonin karakteristik t\u00eb fran\u00e7eskan\u00ebve, na priti frati i kish\u00ebs. Na takoi nji p\u00ebr nji edhe ne f\u00ebmij\u00ebve. I p\u00ebrsh\u00ebndeti gjith\u00eb t\u00eb ardhunit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsin e karvanit, me t\u00eb cilin njifesh prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Quhej Tadej Vu\u00e7a! Ishte udh\u00ebheq\u00ebsi dhe organizatori yn\u00eb, argjendar prej Prizreni. Njihesh edhe si veprimtar i zellsh\u00ebm n\u00eb \u00e7eshtje t\u00eb shoqnis\u00eb \u201cZoja Ndihm\u00ebtare e Krishtenimit\u201d, pra si n\u00eb kish\u00eb edhe jasht\u00eb saj. Baca, k\u00ebshtu e thirrshim ne f\u00ebmij\u00ebt, ishte nji burr\u00eb hijerande me z\u00e0 t\u00eb thell\u00eb e kumbues. S\u2019ishte as tenor as bariton, ama kur mungonte kori, mjaftonte bac\u00eb Tadeja i vet\u00ebm, me at zanin e plot\u00eb e gjimues, dhe krejt populli, me gra e burra, i shkontenga mbas zanit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si zakonisht n\u2019ato kontakte t\u00eb para, frati m\u2019u duk i rrept\u00eb e i zymt\u00eb, megjith\u00ebse edhe udh\u00ebheqsi i grupit ton\u00eb s\u2019ishte i pak\u00ebt n\u00eb pamje. M\u00eb dukej e \u00e7udit\u00ebshme kur i shifja ata dy burra t\u00eb rrept\u00eb e serioz\u00eb t\u00eb qeshnin me z\u00e0 t\u00eb nalt\u00eb, e p\u00ebrqafeshin si dy vllaz\u00ebn q\u00eb shifeshin mbas shum\u00eb koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>-Tade, \u2013 i thirri frati \u2013 m\u2019i \u00e7o nja dy djelm qi dijn\u00eb me ndihmue n\u2019mesh\u00eb.<\/p>\n<p>Pa e mbarue fjal\u00ebn frati, Baca m\u00eb thirri mue dhe Cinin e na porositi se \u00e7ka duhej me b\u00e0.<\/p>\n<p>-Qe pad\u00ebr Shtjef\u00ebn, tek i ke!<\/p>\n<p>Tadeja na njihte t\u00eb dyve, prandej na rekomandoi pa droje, sepse e dinte q\u00eb ishim nd\u00ebr ma t\u00eb zot\u00ebt, me e ndihmue n\u00eb mesh\u00eb.<\/p>\n<p>Cini dhe un\u00eb shkuem n\u00eb heshtje mbas fratit.<\/p>\n<p>-A dini ju djelm me ndihmue n\u00eb mesh\u00eb a jo? \u2013 na pyeti duke na pa t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>-Po dim\u00eb! \u2013 iu p\u00ebrgjigj\u00ebm njizani.<\/p>\n<p>Ai u fut mes nesh na i vuni duert mbi shpatulla dhe t\u00eb tre bashk\u00eb u nis\u00ebm drejt famullis\u00eb. Famullia ishte pak larg, n\u00eb lagjen tjet\u00ebr. K\u00ebshtu q\u00eb bam\u00eb nji cop\u00eb t\u00eb mir\u00eb rrug\u00eb me pyetje e p\u00ebrgjigje. Kur hym\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb fratit na ra n\u00eb sy tavolina e madhe e pun\u00ebs, mbush\u00eb p\u00ebrplot me fletore t\u00eb shkrueme, me libra t\u00eb hapun e t\u00eb n\u00ebnvizuem dhe nji biblotek\u00eb e madhe. P\u00ebrreth shifje gjithfar\u00eb objektesh si gur\u00eb, hekura t\u00eb ndryshkun, g\u00ebr\u00e7ak\u00eb t\u00eb thyem, en\u00eb balte me forma nga ma t\u00eb \u00e7uditshmet, qeramidhe e plot objekte q\u00eb s\u2019i kisha p\u00e0 as ndesh\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Mbeta i habitun prej pamjes s\u00eb asaj dhome prifti. Ai na thirri dhe na nxorri prej nji arke rrobat q\u00eb duhej t\u00eb vishnim p\u00ebr mesh\u00eb. Un\u00eb ende vazhdoja me ndjek\u00eb sendet e dhom\u00eb s\u00eb pun\u00ebs s\u00eb pad\u00ebr Shtjefnit. Rrobat ishin krejt t\u00eb reja. Ai mori dy \u00e7ar\u00e7af\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, i mb\u00ebshtolli me kujdes dhe na porositi me i ruejt\u00eb mbasi t\u00eb nes\u00ebrmen t\u00eb veshun mir\u00eb do t\u00eb paraqiteshim te kisha e Shnapremtes. Para se me u largue ai na ftoi me u ul\u00eb n\u00eb studion e tij, ku na qirasi me arra e lajthia, e p\u00ebr me na e thye pak droj\u00ebn e mosnjoftjes, na pyeti p\u00ebr shkoll\u00ebn, p\u00ebr librat, p\u00ebr organizimet. Kur m\u00eb pyeti mue p\u00ebr emnin, ndali pak te mbiemni, e p\u00ebrs\u00ebriti at e mandej m\u00eb tha:<\/p>\n<p>-Po Prend Radin \u00e7\u2019ka e ke?<\/p>\n<p>-Bab\u00eb, \u2013 i thash\u00eb, duke u ndje i k\u00ebnaqun nga ajo njoftje e tij.<\/p>\n<p>-A vazhdon Prendi me at lahut\u00ebn e bukur me krye t\u00eb dhis\u00eb gdhend\u00eb n\u00eb bisht?<\/p>\n<p>-Po, \u2013 iu p\u00ebrgjigja, \u2013 e ka, e shpesh rrugicave t\u00eb Prizrenit k\u00ebndon me or\u00eb t\u00eb tana, edhe pse shkjet\u00eb s\u2019po i lan\u00eb derman.<\/p>\n<p>-I di, i di t\u00eb tana. Yt at asht v\u00ebrtet nji rapsod i mrekulluesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u2013 \u2026!? S\u2019e kuptova mir\u00eb at fjal\u00ebn rapsod dhe ngela disi i habitun.<\/p>\n<p>-Rapsod, asht ai q\u00eb i bjen lahut\u00ebs, sharkis\u00eb e veglave t\u00eb tjera tue i shoq\u00ebnue me kang\u00eb.<\/p>\n<p>-Po, po! \u2013 pohova un\u00eb, duke ia kap\u00eb fillin bised\u00ebs \u2013 Baba jo vet\u00ebm q\u00eb di shum\u00eb kang\u00eb t\u00eb vjetra, po p\u00ebrdit\u00eb krijon edhe kang\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>-E di djali em, ai krijon kang\u00eb t\u00eb reja dhe i k\u00ebndon n\u00eb lahut\u00eb. E kam mik Prendin, dhe shum\u00eb shpejt, kam n\u00eb plan me e ftue n\u00eb famulli e me e mbajt\u00eb disa dit\u00eb k\u00ebtu, po pun\u00ebt e shumta s\u2019po m\u2019lan\u00eb me marr\u00eb frym\u00eb. Po ti m\u2019i \u00e7o shum\u00eb t\u00eb fala prej meje, i thuej prej pad\u00ebr Shtjefnit. N\u00eb rastin ma t\u00eb par\u00eb kam me e thirr\u00eb n\u00eb Zym p\u00ebr do pun\u00eb tonat. Mos harro, m\u2019i thuej, dhe pa at lahut\u00ebn e bukur s\u2019ka pse m\u2019vjen n\u00eb Zym! A more vesh a jo? \u2013 m\u00eb foli me at tonin autoritar dhe nji buz\u00ebqeshje t\u00eb amb\u00ebl, q\u00eb ia p\u00ebrndriti mollzat dhe dy krah\u00ebt e mustaqeve.<\/p>\n<p>-Kam me ia than\u00eb t\u00eb gjitha, mos ki merak! \u2013 i thash\u00eb, dhe nji kuq\u00eblim lulkuqi ma veshi krejt fytyr\u00ebn time. Mbeta i habitun! Edhe pse i pashkoll\u00eb, i sakatosun, i s\u00ebmun\u00eb e i kamxhikosun prej jete; s\u2019e kuptoja p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbente baba pad\u00ebr Shtjefnit! Pastaj mendova, pse me aq kamb\u00ebngulje e k\u00ebrkonte te ajo dhom\u00eb e tij mbushun me gjithfar\u00eb objektesh t\u00eb \u00e7uditshme?! Pyesja vedin, e nuk m\u2019u dha me e pyet\u00eb fratin p\u00ebr \u00e7far\u00eb e ftonte bab\u00ebn. Po ai sikur ma lexoi n\u00eb sy dyshimin dhe m\u00eb erdhi af\u00ebr:<\/p>\n<p>-Prend \u00c7upi, asht nji enciklopedi e gjall\u00eb e epik\u00ebs legjendare dhe e ngjarjeve t\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb vjeteve t\u00eb fundit. S\u2019di a do t\u00eb jem i zoti me ia mjel\u00eb at tamb\u00ebl dallndyshash qi msheh n\u00eb shpirt ai burr\u00eb qi jeton n\u00eb heshti, me kang\u00ebt e veta.<\/p>\n<p>Mandej m\u00eb buz\u00ebqeshi dhe ashp\u00ebrsia e tipareve burrnore prej mal\u00ebsori iu zbut n\u00eb krejt pamjen e tij fisnike. Para meje u shfaq nji fytyr\u00eb e \u00e7ilt\u00ebr dhe nji shpirt i kthjell\u00ebt si qielli i mrekulluesh\u00ebm i bjeshk\u00ebve t\u00eb Hasit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vazhdonin kremtimet e fest\u00ebs s\u00eb Shnapremtes, un\u00eb ndiqja gjithkah figur\u00ebn magjike t\u00eb At Shtjefnit, at mrekulli fjal\u00ebsh q\u00eb derdheshin nga goja e tij e nguleshin si gur\u00eb themeli n\u00eb shpirtin tim\u2026<\/p>\n<p>Jo ma larg se nji muej nga festa e Zymit, nji mbasdite na trokiti n\u00eb der\u00eb rrogtari i famullis\u00eb s\u00eb Prizrenit, dhe mbasi piu kafen i thot\u00eb bab\u00ebs:<\/p>\n<p>-Ke selam prej pad\u00ebr Shtjefnit. Nes\u00ebr n\u00eb aksham je mysafir n\u00eb famulli t\u00eb Zymit. M\u2019ka porosit\u00eb mos me harrue lahut\u00ebn!<\/p>\n<p>Baba ishte i p\u00ebrgatitun, pse ia kisha kallzue fill e p\u00ebr pe krejt bised\u00ebn q\u00eb kishim ba me pad\u00ebr Shtjefnin n\u00eb kremtimet e Shnapremtes. Ia kisha p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb disa her\u00eb at fraz\u00ebn lapidare, me t\u00eb cil\u00ebn isha nda me fratin.<\/p>\n<p>T\u00eb nes\u00ebrmen mbasdite baba ishte rrug\u00ebs p\u00ebr Zym.<\/p>\n<p>D\u00ebshira ime me e shoqnue d\u00ebshtoi n\u00eb heshtjen e tij prej guri.<\/p>\n<p>Kur u kthye, n\u00eb heshtjen e tij prej sfinksi, lexohesh si herioglife g\u00ebzimi i mshehun mbas rrudhave e vuejtjeve t\u00eb vjetra. Si gjithnji, ai ishte fjal\u00ebpakt\u00eb. Zakoni i mbylljes n\u00eb vetvedi, m\u00eb kishte krijue bindjen se atij i shijonte vetmia mbi gjith\u00e7ka tjet\u00ebr! Sa d\u00ebshiroja me e zbulue se \u00e7\u2019ka mendonte ai rapsod i lasht\u00eb n\u2019ato \u00e7aste t\u00eb ndrymjes s\u00eb thell\u00eb n\u00eb terrin e vetmis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai plak, q\u00eb ishte im at\u00eb, ndrynte n\u00eb shpirt \u201ctamb\u00ebl dallndyshash\u201d. E nd\u00ebrsa bahej p\u00ebrdit\u00eb e ma i vshtir\u00eb, s\u2019 rrija dot pa e g\u00ebrmue. Doja me dijt\u00eb si kishte shkue takimi me at Shtjefnin. M\u2019u desh me kamb\u00ebngul\u00eb fort, me marr\u00eb vesh di\u00e7ka prej atyne tri net\u00ebve q\u00eb kish kalue bashk\u00eb si mysafir n\u00eb famulli t\u00eb Zymit. Lakonizmi i tij qe lapidar. Krejt pak fjal\u00eb e shum\u00eb heshtje!<\/p>\n<p>-Pad\u00ebr Shtjefni, asht njeri i madh dhe burr\u00eb fort i ditun. Nuk asht thjesht nji frat, po nji mendimtar q\u00eb din gjith\u00e7ka. Asht nji shqiptar i madh qi vuen n\u2019shpirt fatin e vendit t\u00eb vet. Kem ndejt\u00eb tri dit\u00eb e tri net bashk\u00eb e m\u2019jan\u00eb duk ve\u00e7 tri dekika. M\u00eb pveti p\u00ebr kang\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjetra po edhe t\u00eb reja, p\u00ebr shum\u00eb ngjarje. Shum\u00eb prej tyne i shkruejti, por ma t\u00eb shumtat i mbet\u00ebn pa shkruejt\u00eb. Kaq ishte. Kur u ndam\u00eb, m\u2019tha se shpejt ka me m\u00eb thirr\u00eb apet n\u00eb Zym p\u00ebr me kuvendue bashk\u00eb, aty ku e kena lan\u00eb!<\/p>\n<p>Kaq tha lahutari dhe Dryni i P\u00ebrtenes i ra mbi mustaqet e thinjuna dhe ia mbylli buz\u00ebt e holla. U ndry n\u00eb heshtjen e tij, n\u2019at rip\u00ebrtypje t\u00eb ngadalt\u00eb ku naltohej krejt bota e kang\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<div id=\"attachment_29904\" style=\"width: 838px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" aria-describedby=\"caption-attachment-29904\" data-attachment-id=\"29904\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/si-e-njoha-at-shtjefen-gjecovin\/prend-e-lazer-radi-ne-prizren\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren..jpg?fit=246%2C204&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"246,204\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"Prend e Lazer Radi ne Prizren.\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"&lt;p&gt;Prend e Lazer Radi ne Prizren.&lt;\/p&gt;\n\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren..jpg?fit=246%2C204&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren..jpg?fit=246%2C204&amp;ssl=1\" class=\" wp-image-29904\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren..jpg?resize=828%2C687&#038;ssl=1\" width=\"828\" height=\"687\" \/><p id=\"caption-attachment-29904\" class=\"wp-caption-text\">Prend e Lazer Radi ne Prizren.<\/p><\/div>\n<p>Mbasditen e 14 tetorit t\u00eb vitit 1929, isha me do shok\u00eb dhe po luenim futboll n\u00eb oborr t\u00eb kish\u00ebs. Famullia e Prizrenit asht si n\u00eb grop\u00eb. Me u ngjit\u00eb n\u00eb oborrin ku luenim, baheshin nja tridhjet\u00eb kamb\u00eb shkall\u00eb. Ishim n\u00eb kulm t\u00eb loj\u00ebs, kur n\u00eb krye t\u00eb shkall\u00ebve na u shfaq at Shtjefni. Aq ishim hutue mbas loje sa nuk e vum\u00eb re. Ve\u00e7 kur na kaloi, vrik e lam\u00eb\u00eb loj\u00ebn dhe turravrap shkuem drejt tij. Un\u00eb ia putha dor\u00ebn. Eh, me \u00e7far\u00eb g\u00ebzimi ma vuni dor\u00ebn mbi krye, ma t\u00ebrhoqi nga vetja e na p\u00ebrsh\u00ebndeti t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb luenim aty, n\u2019oborr t\u00eb kish\u00ebs.<\/p>\n<p>Ec\u00ebm do hapa bashk\u00eb. Vuna re q\u00eb nxitonte dhe nji hije shqet\u00ebsimi ia p\u00ebrshkonte fytyr\u00ebn. Na pyeti si shkonim me m\u00ebsime, njer\u00ebzit e shpis\u00eb si ishin. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb m\u00eb pyeti p\u00ebr bab\u00ebn.<\/p>\n<p>-M\u2019i ban shum\u00eb t\u00eb fala bac\u00ebs Prend, i thuej se pad\u00ebr Shtjefni i ka pas\u00eb do pun\u00eb t\u00eb gatrrueme e s\u2019ka mujt\u00eb gjithqysh me t\u00eb thirr\u00eb n\u00eb Zym. I thuej t\u00eb mos m\u00ebrzitet, se shpejt kam me ia \u00e7ue njerin m\u2019e marr\u00eb me kal\u00eb. Mos harro! Shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb fala prej meje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb frati u p\u00ebrsh\u00ebndet edhe me shok\u00ebt e mi e t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku e p\u00ebrcoll\u00ebm deri te porta e ipeshkvis\u00eb. E ndoq\u00ebm me sy kur u ngjit shkall\u00ebve dhe u fut n\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb. Mbas disa minutash u rishfaq n\u00eb oborr. E pam\u00eb dhe desh\u00ebm me iu afrue, po ai hecte ngutsh\u00ebm dhe na bani me shenj\u00eb ta vazhdonim loj\u00ebn. Nd\u00ebrsa ikte nxitimthi na p\u00ebrsh\u00ebndeti me dor\u00eb e na tha: \u201cMirupafshim djelm!\u201d.<\/p>\n<p>S\u2019di pse ajo fjala e fundit: \u201cMirupafshim djelm,\u201d m\u2019la nji shije t\u00eb trisht\u00eb. E lash\u00eb loj\u00ebn dhe e ndoqa nga mbas at veladon t\u00eb kaft\u00eb t\u00eb fratit q\u00eb humbte n\u00eb teposht\u00ebn e muzgut dhe rrugicave t\u00eb qytetit. Era e vjesht\u00ebs p\u00ebrplasi nji shkulm gjethesh t\u00eb thata n\u00eb oborrin e kish\u00ebs. Nji parandjenj\u00eb e keqe ma pushtoi shpirtin. Edhe pse shok\u00ebt m\u00eb thirr\u00ebn me vazhdue loj\u00ebn, u thash\u00eb se s\u2019kisha ma asnji d\u00ebshir\u00eb me luejt\u00eb\u2026<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi i s\u00eb nes\u00ebrmes gdhiu n\u00ebn tinguj e p\u00ebrmortsh\u00ebm t\u00eb kamban\u00ebs s\u00eb kish\u00ebs, e cila p\u00ebrhapte me ding-dongun e saj n\u00ebp\u00ebr qytet lajmin e nji vdekjeje. Si ma t\u00eb voglin, nana m\u00eb nisi me marr\u00eb vesh \u00e7\u2019ka kishte ndodh\u00eb. N\u00eb Rrug\u00eb t\u00eb Kujunxhive askush s\u2019dinte gja! Vrapova drejt e n\u00eb kish\u00eb ku gjeta rrogtarin, sakristanin Palok\u00eb dhe e pyeta kush kishte vdek\u00eb at m\u00ebngjes?<\/p>\n<p>-Nuk ka vdek\u00eb kush biri jem, \u2013 tha Paloka me syt\u00eb skuqun prej lot\u00ebve \u2013 mbram\u00eb n\u00eb dark\u00eb, rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Zym, shkjet\u00eb kan\u00eb vra at Shtjefnin. E kan\u00eb vra t\u00eb pabes\u00ebt, mbas shpine e kan\u00eb vra! \u2013 Dhe lot\u00ebt e nxeht\u00eb i rridhnin \u00e7urg faqeve t\u00eb rreshk\u00ebta\u2026<\/p>\n<p>U trondita. S\u2019mund ta besoja at lajm. Mbeta i hutuem e s\u2019dija kah t\u00eb shkoja. P\u00ebr nji \u00e7ast m\u2019u duk sikur e ndjeva at ngroft\u00ebsin\u00eb e dor\u00ebs s\u00eb tij mbi flok\u00eb dhe di\u00e7ka m\u00eb shtr\u00ebngoi n\u00eb gjoks. M\u00eb pushtoi nji ngash\u00ebrim i pap\u00ebrmbajtsh\u00ebm. Si ishte e mundun? Pak or\u00eb ma par\u00eb kishte qen\u00eb aty n\u2019oborr t\u00eb kish\u00ebs me ne. Na kishte p\u00ebrsh\u00ebndet\u00eb, na kish p\u00ebrqafue t\u00eb tan\u00ebve dhe kishte tret\u00eb nxitimthi n\u2019at muzg vjeshte. Mija mendime m\u00eb shkonin vrullsh\u00ebm. Tash si me ia than\u00eb bab\u00ebs, at lajm t\u00eb zi?! Si, mund ta besoja q\u00eb at Shtjefni s\u2019ishte ma mes nesh! Si? Si?<\/p>\n<p>Kan\u00eb vra pad\u00ebr Shtjefnin!<\/p>\n<p>Lajmi u shp\u00ebrnda si vet\u00ebtima. Lagje m\u00eb lagje, rrug\u00eb m\u00eb rrug\u00eb, dyqan m\u00eb dyqan, shpi m\u00eb shpi po futesh lajmi i asaj vrasje t\u00eb ul\u00ebt, ai dush i ftoht\u00eb p\u00ebr gjith\u00eb ne shqiptar\u00ebt. Po kush e vrau? Pse e vran\u00eb? \u00c7\u2019ka u kishte ba at Shtjefni q\u00eb kishin \u00e7ue pushk\u00eb kundra tij? K\u00ebrkujt n\u00eb bot\u00eb s\u2019i kishte ba keq ai njeri. E kush mund ta vriste nji njeri t\u00eb mir\u00eb! Ve\u00e7 nji njeri i keq, nji kriminel. Nji kriminel i mshefun mbas dor\u00ebs s\u00eb shtetit. Ve\u00e7 nji bish\u00eb, mund ta vriste at Shtjefnin, at njeri t\u00eb bekuem t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p>Un\u00eb s\u2019isha n\u00eb gjendje me e kuptue shkakun e v\u00ebrtet\u00eb t\u2019atij krimi dhe s\u2019mund ta vler\u00ebsoja pse ia ndal\u00ebn jet\u00ebn atij njeriu q\u00eb kishte hec\u00eb gjithkah me fjal\u00ebt e Zotit dhe gjuh\u00ebn shqipe. Pse t\u00eb gjith\u00eb e vler\u00ebsonin at Gje\u00e7ovin si njeri t\u00eb madh e t\u00eb ditun! Un\u00eb s\u2019mbrrija me e kuptue pse duhej me vra mbas shpine nji njeri i till\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00eb shpi u ktheva i d\u00ebrrmuem. Kamb\u00ebt s\u2019m\u00eb mbanin e lot\u00ebt m\u00eb rridhnin \u00e7urg. At njeri t\u00eb dashtun, at komet\u00eb t\u00eb qiell\u00ebs shqiptare s\u2019do ta shifnim ma kurr\u00eb\u2026 E p\u00ebrfytyroja at Shtjefnin t\u00eb mbytun n\u00eb pellgun e gjakut, zhigue prej plumbave, rr\u00ebzue p\u00ebrtok\u00eb mes gjetheve dhe balt\u00ebs. Ai m\u00eb shfaqej i p\u00ebrgjakun si trupat e gjymtuem t\u00eb gojanasve trima, dergj\u00eb atje midis sheshit t\u00eb qytetit\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb shpi m\u00eb prisnin me ankth dhe tronditja qe e pap\u00ebrshkrueshme kur mor\u00ebn vesh lajmin e kobsh\u00ebm t\u00eb vrasjes s\u00eb Gje\u00e7ovit.<\/p>\n<p>-Mos bre, \u2013 klithi baba \u2013 e vran\u00eb atdhetarin!? E vran\u00eb mbas shpine shkjet\u00eb e mallkuem! Hej si s\u2019u ngopne njiher\u00eb me gjak shqiptari k\u2019to bisha t\u2019egra? Eh more Shtjef\u00ebn! \u2013 fshani dhimbsh\u00ebm baba e shkoi u mbyll n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb vet, mos t\u2019ia shifte kush lot\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb heshtjen e nji qyteti, u mor vesh kush e kishte vra dhe pse e kishin vra at Gje\u00e7ovin! N\u00eb heshtje, gjithkush u mbyll n\u00eb dyqan t\u00eb vet, iu shmang bisedave e grumbullimeve, t\u00eb cilat n\u00eb k\u00ebsi rastesh ishin mjaft t\u00eb rrezikshme. Agjent\u00ebt e policis\u00eb dhe xhandarm\u00ebnia sa her\u00eb ndodhnin ngjarje t\u00eb tilla shtonin kontrollet, p\u00ebrforconin rrug\u00ebt, banin raprezalje n\u00ebp\u00ebr familjet q\u00eb shpreheshin kund\u00ebr regjimit. I gjith\u00eb Prizreni futesh n\u00ebn terror ushtarak\u2026<\/p>\n<p>Vrasja e at Shtjefnit e rr\u00ebnoi bab\u00ebn. Ai u mbyll edhe ma tep\u00ebr n\u00eb vetmin\u00eb e tij. Hante vedin me dhamb\u00eb prej dhimbjes. Kurr\u00eb n\u00eb heshtjen e tij s\u2019e kisha pa aq t\u00eb tronditun. Tri dit\u00eb e tri net nuk doli prej dhom\u00ebs s\u00eb vet. As hangri, as piu. Mbyll\u00eb n\u00eb dhom\u00eb i binte lahut\u00ebs, sikur shkulte nga shpirti i asaj vegle t\u00eb \u00e7uditshme ve\u00e7 dhimbje, dhe ngash\u00ebrim\u00ebn e nji vaji t\u00eb kobsh\u00ebm. Ku vall\u00eb ishin msheh\u00eb ata tinguj t\u00eb p\u00ebrvajsh\u00ebm, q\u00eb tash mbushnin ajrin varg e vist\u00ebr. T\u00eb mos e dija se n\u00eb dhom\u00eb ishte im at\u00eb q\u00eb i binte lahut\u00ebs, do t\u00eb pyesja: \u201c\u00c7\u2019jan\u00eb ato gra q\u00eb qajn\u00eb aq dhimbsh\u00ebm? K\u00eb vajtojn\u00eb?\u201d Asnji dallim s\u2019kishin ata tinguj lahute nga vaji i grave n\u00eb mort\u2026 Hera her\u00ebs ndigjoja q\u00eb n\u00ebn za p\u00ebrpiqesh me e p\u00ebrcjell\u00eb lahut\u00ebn me fjal\u00eb q\u00eb s\u2019merreshin vesh, mbasi k\u00ebndonte shum\u00eb ul\u00ebt e me zanin q\u00eb e merrte zvarr\u00eb, q\u00eb askush ve\u00e7 tij, t\u2019mos e merrte vesh \u00e7ka thuhesh. Vargjet i k\u00ebrcisnin si ran\u00eb nd\u00ebr dhamb\u00eb, e ai r\u00ebnkim fjal\u00ebsh rr\u00ebzohej n\u2019rrokullim\u00eb si gur\u00ebt prej malit.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e tij plot travaje, ai qe i regj\u00eb me k\u00ebsi ngjarje t\u00eb kobshme e tragjike. E dinte se ajo m\u00ebni e p\u00ebrjetshme midis dy fiseve dhe dy popujve t\u00eb lindun n\u00eb anmiqsi, vet\u00ebm vdekje dhe vrasje mund t\u00eb kishte si trash\u00ebgim. Po deri kur, deri kur?! Sepse gjith\u00e7ka ka nji kufi. Baba ishte aq i tronditun dhe aq i p\u00ebrpim\u00eb mbas lahut\u00ebs e vajit t\u00eb saj, sa s\u2019e kish vu re pranin\u00eb time, q\u00eb tinza isha fut\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tij, e po ndigjoja me v\u00ebmendje kang\u00ebn, duke u p\u00ebrpjek\u00eb me i kap\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb i zvarriteshin buz\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet mir\u00eb ai fillim kange:<\/p>\n<p><em>\u201cTy o zot t\u00eb kjofshim fal\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>n\u2019qat Janjev\u00eb t\u2019pat le nji djal\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>t\u2019leu nji djal\u00eb posi hyll drite<\/em><\/p>\n<p><em>qi n\u2019kto troje rreze qitte<\/em><\/p>\n<p><em>me goj\u00eb t\u2019amb\u00ebl e fjal\u00eb zjarri<\/em><\/p>\n<p><em>\u00e7otte pesh\u00eb njaj atdhetari\u2026\u201d<\/em><\/p>\n<p>Kanga ishte e gjat\u00eb. Ai e k\u00ebndonte dhe e rik\u00ebndonte papushim. Ishte zakon i tij q\u00eb kang\u00ebn e re ta p\u00ebrs\u00ebriste aq shum\u00eb her\u00eb sa i bahej e natyrshme. Mbas \u00e7do p\u00ebrs\u00ebritje ndryshonte di\u00e7ka. O i shtonte, o i hiqte derisa t\u2019i p\u00eblqente e t\u2019i k\u00ebnaqej jo ve\u00e7 veshi, po edhe shpirti i tij. N\u00ebse krahasoje variantin e par\u00eb, me t\u00eb dytin ose t\u00eb tretin, v\u00ebreje ndryshime mes tyne. Sepse ai kurr\u00eb s\u2019k\u00ebnaqej prej kang\u00ebve t\u00eb veta; gjithnji mendonte me i p\u00ebrsos\u00eb ato. Njashtu po ndodhte edhe me elegjin\u00eb kushtue mikut t\u00eb tij t\u00eb shtrenjt\u00eb, at Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit.<\/p>\n<p>At Shtjefnin e vran\u00eb!<\/p>\n<p>Ai s\u2019ishte ma mes nesh. Urrejtja dhe t\u00ebrbimi p\u00ebr gjith\u00e7ka shqiptare, p\u00ebr \u00e7do vler\u00eb q\u00eb me mundim kishte ngrit\u00eb ky popull, e kishte ndal\u00eb s\u00eb rrahuni edhe at zemr\u00ebn e madhe t\u2019nji atdhetari. Ai tashma jetonte nd\u00ebr kang\u00eb dhe shpirtin e krejt atyne q\u00eb e njifnin dhe e vler\u00ebsonin vepr\u00ebn e tij e q\u00eb po shpalosej edhe ma madh\u00ebshtore mbas asaj vrasjeje n\u00eb pusi.<\/p>\n<p>Vras\u00ebsit q\u00eb dikur i frikeshin jet\u00ebs s\u00eb tij, tash duhej me iu frik\u00eb edhe vdekjes s\u00eb tij. I frikeshin asaj urrejtje q\u00eb kishte zgjue n\u00eb popull ai krim i p\u00ebrbindsh\u00ebm.<\/p>\n<p>At Shtjefni u varros n\u00eb heshtje, pa nderimet q\u00eb meritonte, thjesht si njeri i fes\u00eb dhe i kultur\u00ebs shqiptare. Si Azem Galica edhe at Shtjefni, edhe t\u00eb vdekun p\u00ebrbanin rrezik p\u00ebr regjimin e p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb n\u00eb muzgun e krimit godisnin mbas shpine.<\/p>\n<p>Tash m\u00eb dukej sikur ajo dora e ngroft\u00eb e atij malsori krenar vazhdimisht e shetit n\u00eb kryet tem. Ato figura shenjtor\u00ebsh q\u00eb dikur m\u2019i kishte fal\u00eb, shkova me i gjet\u00eb, me i ruejt\u00eb e me i pas\u00eb kujtim prej atij njeriu, q\u00eb ve\u00e7 von\u00eb, kur u rrita, mbrrita me e kuptue si duhet kush kishte qen\u00eb v\u00ebrtet at Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, dhe sa i vyemdo t\u00eb mbetesh kontributi i tij p\u00ebr Shqipni e p\u00ebr shqiptar\u00eb\u2026<strong>\/mapo.al<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>*Pjes\u00eb nga libri \u201cMjegullnaja e nj\u00eb kohe t\u00eb larg\u00ebt\u201d<\/em><\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e njoha At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovin mapo.al Nd\u00ebrsa vazhdonin kremtimet e fest\u00ebs s\u00eb Shnapremtes, un\u00eb ndiqja gjithkah figur\u00ebn magjike t\u00eb At Shtjefnit, at mrekulli fjal\u00ebsh q\u00eb derdheshin nga goja e tij e nguleshin si gur\u00eb themeli n\u00eb shpirtin tim\u2026 Nga Laz\u00ebr Radi Rrall\u00eb rastis n\u00eb jet\u00eb me ndjek\u00eb n\u00eb kup\u00ebqiell\u00eb t\u00eb nat\u00ebs nji komet\u00eb shk\u00eblqimtare [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":29903,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[27,35],"tags":[],"class_list":["post-29902","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-blogu-i-udhetarit","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Prend-e-Lazer-Radi-ne-Prizren.-Copy.jpg?fit=246%2C153&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-7Mi","jetpack-related-posts":[{"id":13579,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/13579-2\/","url_meta":{"origin":29902,"position":0},"title":"Doli nga shtypi vepra madhore e At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, &#8220;Agimi i Gjytetniis&#8221;. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"November 11, 2018","format":false,"excerpt":"Doli nga shtypi vepra madhore e At Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit, \"Agimi i Gjytetniis\". - Nga: Manjola Peraj. Vepra e \u00c1t Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovit Agimi i Gjytetniis u botue p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb vitin 1910, n\u00eb shtypshkroj\u00ebn Nikaj, dhe qysh nga ajo koh\u00eb nuk u botue m\u00e2 n\u00eb Shqipni. Mbas kaq shum\u00eb\u2026","rel":"","context":"In &quot;Histori&quot;","block_context":{"text":"Histori","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/histori\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/45805373_356336484938260_8554835621040881664_n.jpg?fit=634%2C341&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/45805373_356336484938260_8554835621040881664_n.jpg?fit=634%2C341&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/45805373_356336484938260_8554835621040881664_n.jpg?fit=634%2C341&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":29758,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/legjenda-e-tri-krishtlindjeve-nen-dhune\/","url_meta":{"origin":29902,"position":1},"title":"Legjenda e tri Krishtlindjeve n\u00ebn dhun\u00eb. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"December 27, 2019","format":false,"excerpt":"Legjenda e tri Krishtlindjeve n\u00ebn dhun\u00eb. - Nga:\u00a0 mapo.al Rr\u00ebfim nga Dr. Laz\u00ebr Radi Krishtlindjet jan\u00eb festa e G\u00ebzimit dhe Paqes\u2026 Nji fest\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb ndjehemi ma t\u00eb mir\u00eb, ma zem\u00ebrgjan\u00eb, ma njerzor\u00eb\u2026 dhe na duhet me mendue se krej af\u00ebr nesh asht vuejtja, mjerimi, dhuna, lufta,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Laz%C3%ABr-Radi.jpg?fit=616%2C342&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Laz%C3%ABr-Radi.jpg?fit=616%2C342&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/Laz%C3%ABr-Radi.jpg?fit=616%2C342&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":9328,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/biblioteka-muzeume-te-tiranes\/","url_meta":{"origin":29902,"position":2},"title":"Biblioteka- Muzeume t\u00eb Tiran\u00ebs! &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"July 1, 2018","format":false,"excerpt":"Biblioteka- Muzeume t\u00eb Tiran\u00ebs! - E sjellim artikullin e m\u00ebposht\u00ebm t\u00eb Arshi Pip\u00ebs, botuar n\u00eb prill 1944, si nj\u00eb sh\u00ebnim krahasues p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodh sot e si shfryt\u00ebzohet qendra muzeale e Tiran\u00ebs. Mjaft specialist\u00eb kan\u00eb sugjeruar q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb bulevardit t\u00eb Tiran\u00ebs t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb pasur muzeale, dhe argumentet\u2026","rel":"","context":"In &quot;Histori&quot;","block_context":{"text":"Histori","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/histori\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/tirana1.jpg?fit=794%2C503&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/tirana1.jpg?fit=794%2C503&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/tirana1.jpg?fit=794%2C503&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/tirana1.jpg?fit=794%2C503&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":84090,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/shtjefen-gjecov-kryeziu-vjetersorja-unaza-e-arte-e-bogezes-se-lacit\/","url_meta":{"origin":29902,"position":3},"title":"Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ov Kryeziu: &#8211; Vjet\u00ebrsorja. Unaza e art\u00eb e Bog\u00ebzes s\u00eb Lacit","author":"Kurt Farka","date":"September 5, 2024","format":false,"excerpt":"5 Shtator 2024 P\u00ebrgatitur nga Jaho Brahaj. \"Gomsiqe 1914. Nuk kishte me ken\u00eb per mue me u kapun nder do deg\u00eb dituniet, t\u2019cillvet nuk jam\u00eb ken\u00eb vue me u kerkue as me u hetue skain, porse nuk m\u2019rrihet pa i \u00e7il\u00eb ket\u00eb goj\u00eb e pa i priskue dy fjal\u00eb mbi\u2026","rel":"","context":"In &quot;Arte&quot;","block_context":{"text":"Arte","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/arte\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/2016-01-15_17-39-51.png?fit=848%2C457&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/2016-01-15_17-39-51.png?fit=848%2C457&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/2016-01-15_17-39-51.png?fit=848%2C457&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/2016-01-15_17-39-51.png?fit=848%2C457&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":27433,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/ne-biblioteken-e-migjenit\/","url_meta":{"origin":29902,"position":4},"title":"N\u00eb \u201cbibliotek\u00ebn\u201d e Migjenit. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"October 29, 2019","format":false,"excerpt":"N\u00eb \u201cbibliotek\u00ebn\u201d e Migjenit. 26\/10\/19 Nga Laz\u00ebr Radi Nji mbas nji, dit\u00ebt nis\u00ebn me hy n\u2019at rrjedh\u00ebn e zakonshme. Mbasditeve kur Milloshi s\u2019ishte n\u00eb m\u00ebsim, t\u00eb shtunave o t\u00eb dielave q\u00eb ishte i lir\u00eb, ai ishte i ftuem n\u00eb N\u00ebnprefektur\u00eb p\u00ebr ndonji \u201cseanc\u00eb\u201d loje. Munges\u00ebn e tij, un\u00eb e mbushja\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puke-Lazer-Radi-Migjen-dhe-Hajdar-Delvina-2.jpeg?fit=640%2C324&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puke-Lazer-Radi-Migjen-dhe-Hajdar-Delvina-2.jpeg?fit=640%2C324&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Puke-Lazer-Radi-Migjen-dhe-Hajdar-Delvina-2.jpeg?fit=640%2C324&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]},{"id":4697,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pershkrimi-qe-ben-mehdi-frasheri-qytetit-te-tirones\/","url_meta":{"origin":29902,"position":5},"title":"Pershkrimi qe i ben Mehdi Frasheri qytetit te Tirones. &#8211;","author":"Kurt Farka","date":"March 12, 2018","format":false,"excerpt":"\u00a0 Bukuria topografike Tiranes e ban kryeqytetin shqipetar nji nga vendet ma romantik, ma piktoresk te gjithe botes. Vargu i maleve te Dajtit e te Krrabes perbajn nji kend, nji varg kodra te bukura, te buta edhe gjithmon te gjelbera dimer- vere, ne forme amfiteatrale nuk mbulojne as pamjen e\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Tirana-Foto-Giuseppe-Massani-1940-Copy.jpg?fit=614%2C335&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Tirana-Foto-Giuseppe-Massani-1940-Copy.jpg?fit=614%2C335&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Tirana-Foto-Giuseppe-Massani-1940-Copy.jpg?fit=614%2C335&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29902","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29902"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29902\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29906,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29902\/revisions\/29906"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29902"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29902"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29902"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}