{"id":26550,"date":"2019-10-01T20:11:19","date_gmt":"2019-10-01T20:11:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/?p=26550"},"modified":"2019-10-01T20:11:19","modified_gmt":"2019-10-01T20:11:19","slug":"viti-1913-kur-besimtaret-myslimane-faleshin-ne-kishe-dhe-shqiptaret-ishin-nje-me-njeri-tjetrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/viti-1913-kur-besimtaret-myslimane-faleshin-ne-kishe-dhe-shqiptaret-ishin-nje-me-njeri-tjetrin\/","title":{"rendered":"Viti 1913: Kur besimtar\u00ebt mysliman\u00eb faleshin n\u00eb Kish\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin"},"content":{"rendered":"<p><img data-recalc-dims=\"1\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" data-attachment-id=\"26551\" data-permalink=\"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/viti-1913-kur-besimtaret-myslimane-faleshin-ne-kishe-dhe-shqiptaret-ishin-nje-me-njeri-tjetrin\/herb-780x439-696x392\/\" data-orig-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?fit=696%2C392&amp;ssl=1\" data-orig-size=\"696,392\" data-comments-opened=\"1\" data-image-meta=\"{&quot;aperture&quot;:&quot;0&quot;,&quot;credit&quot;:&quot;&quot;,&quot;camera&quot;:&quot;&quot;,&quot;caption&quot;:&quot;&quot;,&quot;created_timestamp&quot;:&quot;0&quot;,&quot;copyright&quot;:&quot;&quot;,&quot;focal_length&quot;:&quot;0&quot;,&quot;iso&quot;:&quot;0&quot;,&quot;shutter_speed&quot;:&quot;0&quot;,&quot;title&quot;:&quot;&quot;,&quot;orientation&quot;:&quot;0&quot;}\" data-image-title=\"herb-780&#215;439-696&#215;392\" data-image-description=\"\" data-image-caption=\"\" data-medium-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?fit=300%2C169&amp;ssl=1\" data-large-file=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?fit=696%2C392&amp;ssl=1\" class=\"alignnone  wp-image-26551\" alt=\"\" src=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=456%2C257&#038;ssl=1\" width=\"456\" height=\"257\" srcset=\"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=300%2C169&amp;ssl=1 300w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=450%2C253&amp;ssl=1 450w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=600%2C338&amp;ssl=1 600w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=400%2C225&amp;ssl=1 400w, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?resize=696%2C392&amp;ssl=1 696w\" sizes=\"auto, (max-width: 456px) 100vw, 456px\" \/><\/p>\n<p>Viti 1913: Kur besimtar\u00ebt mysliman\u00eb faleshin n\u00eb Kish\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin<\/p>\n<p>26 Shtator, 2019<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1913, kur Konferenca e Londr\u00ebs kishte p\u00ebrfunduar punimet e saja, Aubrey Herbert e vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim njoftimin e tij me reagimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb lidhje me rezultatet e konferenc\u00ebs e cila mori vendime t\u00eb d\u00ebmshme n\u00eb lidhje me shtrirjen territoriale t\u00eb shtetit t\u00eb ri shqiptar. Konferenca kishte vendosur q\u00eb Hoti dhe Gruda t\u2019i jepeshin Malit t\u00eb Zi. Herbert i vizitoi k\u00ebto an\u00eb dhe m\u00eb posht\u00eb \u00ebsht\u00eb sh\u00ebnimi i tij n\u00eb lidhje me disponimin e shqiptar\u00ebve q\u00eb kishte par\u00eb n\u00eb terren. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e ditarit dydit\u00ebsh t\u00eb Herbertit q\u00eb sot mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si fakt historik.<\/p>\n<p>Shkod\u00ebr, e shtun\u00eb, 30 gusht 1913:<\/p>\n<p>Dola jasht\u00eb, her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes. Ajri ishte i fresk\u00ebt dhe kishte arom\u00eb t\u00eb pabesueshme. Me hapa t\u00eb shpejt\u00eb shkuam skaj Bardanjolit, kaluam varrezat malazeze dhe Koplikun e djegur.<\/p>\n<p>Vendi i but\u00eb dhe pjellor i b\u00ebn\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e djegura t\u00eb duken me tmerr m\u00eb t\u00eb theksuesh\u00ebm. U ndal\u00ebm te sht\u00ebpia e Mirash Lucit, ku i gjet\u00ebm njer\u00ebzit duke nxjerr\u00eb nga toka municionin e fshehur n\u00eb p\u00ebrgatitje p\u00ebr luft\u00ebn e ardhshme me malazez\u00ebt. Ishte tmerr\u00ebsisht vap\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt ishin lakuriq. Ne u lam\u00eb n\u00eb djers\u00eb, derisa u ngjit\u00ebm maleve.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb rrug\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb cilin nuk do ta shkurtoja as p\u00ebr nj\u00eb minut\u00eb, e gjet\u00ebm nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb fresk\u00ebt n\u00eb mal q\u00eb kishte uj\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb. Aty pim\u00eb uj\u00eb dhe biseduam, derisa u lajm\u00ebruan shqiptar\u00ebt me shokat e tyre kuqezi. \u201cK\u00ebshtu\u201d, than\u00eb ata, \u201cishte e vetmja m\u00ebnyr\u00eb se si ne treguam besnik\u00ebri ndaj vendit ton\u00eb. Turqit kurr\u00eb nuk e kan\u00eb v\u00ebrejtur k\u00ebt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebnduan k\u00ebng\u00eb patriotike, gjithmon\u00eb kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi, derisa malet jehuan s\u00ebrish. \u201cAuuu Karadak\u201d (Mali i Zi). \u00c7do fush\u00eb e bukur dhe shk\u00eblqyese e ka tregimin e saj, tregimin e vjet\u00ebr 500-vje\u00e7ar, t\u00eb ritreguar ndryshe pos n\u00eb pik\u00ebn e gjakut t\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit. Secila maje e ka kujtes\u00ebn e saj, por at\u00eb q\u00eb vitet e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb romantike, dit\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb tmerruese. Njeriu mund ta ndjej\u00eb hakmarrjen n\u00eb aj\u00ebr. T\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb jan\u00eb pa kulme; n\u00eb male kan\u00eb shkat\u00ebrruar turqit, kurse n\u00eb fusha malazez\u00ebt kan\u00eb krijuar rr\u00ebnoja.<\/p>\n<p>Aubrey Herbert, miku m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve<br \/>\nMalazez\u00ebt nuk kan\u00eb sjell shkat\u00ebrrime ndaj katolik\u00ebve, sikur ndaj mysliman\u00ebve. Ata i kan\u00eb pla\u00e7kitur shum\u00eb sht\u00ebpi katolike, ua kan\u00eb prer\u00eb hund\u00ebt shenjtor\u00ebve t\u00eb kishave dhe kan\u00eb p\u00ebrdhosur kryqin, por nuk kan\u00eb vra dhe shkat\u00ebrruar. Katolik\u00ebt thon\u00eb se kjo nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak se ata [malazez\u00ebt] jan\u00eb zem\u00ebrmir\u00eb. Nj\u00eb prift t\u00eb cilin e takova m\u00eb tregoi se i kishte par\u00eb se si malazez\u00ebt ua kishin prer\u00eb hund\u00ebt mysliman\u00ebve q\u00eb ishin t\u00eb burgosur n\u00eb Tuz. Prifti nuk kishte iluzione ndaj \u201cmir\u00ebsis\u00eb\u201d s\u00eb Malit t\u00eb Zi. Ata [katolik\u00ebt] nuk kan\u00eb dyshim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb jet\u00eb fati i tyre n\u00ebse vijn\u00eb malazez\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb i ri, sikur panter, sh\u00ebrbeu si kallauz i joni. Lajmi p\u00ebr ardhjen ton\u00eb kishte mb\u00ebrri para nesh n\u00eb fshatin Repsh\u00eb ku ne takuam nj\u00eb grup me 25 veta q\u00eb pritnin ardhjen ton\u00eb: u ul\u00ebm dhe pim\u00eb birr\u00eb me ta. Vazhdimisht gjuanin me revolet e tyre. T\u00eb gjith\u00eb ishin mikprit\u00ebs, t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe refuzuan q\u00eb un\u00eb t\u00eb paguaja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aheng q\u00eb ishte i p\u00ebrsosur.<\/p>\n<p>Ne mb\u00ebrrim\u00eb n\u00eb Rapsh\u00eb n\u00eb or\u00ebn 6:00, nj\u00eb fshat n\u00eb lart\u00ebsi t\u00eb maleve. Aty ishin dy prift\u00ebrinj, At Sebastiani, nj\u00eb njeri i k\u00ebndsh\u00ebm, kurse tjetri nuk kishte disponim t\u00eb mir\u00eb. Aty ishte edhe vojvoda Gjelosh Gjoka, nj\u00eb njeri i madh q\u00eb dukej si granit n\u00eb t\u00eb cilin m\u00eb nuk kishte mbetur humor, por doli q\u00eb ishte shakagji dhe ndreq\u00ebs i atmosfer\u00ebs.<\/p>\n<p>Mua ma dhan\u00eb dhom\u00ebn e Atit Sebastian q\u00eb ishte plot me pushka, gj\u00ebra t\u00eb shenjta, shishe me raki dhe libra t\u00eb ceremonive fetare. Nj\u00eb vojvod\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00eb nga udh\u00ebheq\u00ebsit e rrept\u00eb t\u00eb maleve, u largua me p\u00ebrulje nga dhoma e ndej\u00ebs dhe ne u ul\u00ebm p\u00ebr dark\u00eb. E t\u00ebr\u00eb biseda ishte p\u00ebr Hotin dhe Grud\u00ebn. Argumentet ishin t\u00eb rrepta, sikur rakia q\u00eb e pinin shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e jona. \u00cbsht\u00eb toka jon\u00eb. Pse duhet ta dor\u00ebzojm\u00eb? Evropa e ka shkel\u00eb ligjin ton\u00eb p\u00ebr shkak se ne jemi t\u00eb varf\u00ebr ose p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb e padijshme. Ajo ka d\u00ebshtuar ndaj nesh. Ajo do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb s\u00ebrish. Kufiri \u00ebsht\u00eb bardh me eshtrat e paraardh\u00ebsve tan\u00eb. A mos jemi ne m\u00eb pak burra se malazez\u00ebt? N\u00ebse Mali i Zi e merr Hotin dhe Grud\u00ebn, do ta mbaj\u00eb der\u00ebn e hyrjes n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb hyrje p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt, kurse port\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt e tyre. Ata na kan\u00eb tradhtuar. Kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se lufta kund\u00ebr turkut \u00ebsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr liri. A do t\u2019ua paguaj\u00eb tashti Evropa atyre rrog\u00ebn p\u00ebr tradhti me parat\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt i ka pla\u00e7kitur? Mali i Zi \u00ebsht\u00eb i varf\u00ebr. Mali i Zi do t\u00eb na sjell neve civilizim, neve q\u00eb jemi po ashtu t\u00eb varf\u00ebr? Mali i Zi vjen p\u00ebr t\u00eb na pla\u00e7kitur. Ne e kemi ruajtur vendin ton\u00eb p\u00ebr 500 vjet. Turqit kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se malazez\u00ebt, pasi me ta e kemi mbajtur ton\u00ebn. A duhet tashti ta dor\u00ebzojm\u00eb? Ne, pes\u00eb fiset, jemi betuar n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar dhe v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb do t\u00eb na bashkohen\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb ushqimit prift\u00ebrinjt\u00eb u sh\u00ebrbenin mysafir\u00ebve. U dhan\u00eb pije, ushqim, cigare dhe nganj\u00ebher\u00eb dilnin jasht\u00eb dhe gjuanin me revole si p\u00ebrgjigje t\u00eb dikujt tjet\u00ebr n\u00eb lugin\u00eb. Prift\u00ebrinjt\u00eb merrnin pjes\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb shakat\u00eb dhe mua m\u00eb dukej se kishin kontroll t\u00eb mir\u00eb ndaj grixh\u00ebs s\u00eb tyre. Prift\u00ebrinjt\u00eb ishin kryesisht shqiptar\u00eb nga komb\u00ebsia, por shumica e tyre jan\u00eb arsimuar n\u00eb Austri. \u00cbsht\u00eb Austria ajo ku k\u00ebta i mbajn\u00eb syt\u00eb dhe e cila i mb\u00ebshtet\u00eb me para. Prift\u00ebrinjt\u00eb kan\u00eb mustaqe, sipas zakonit t\u00eb Lindjes. N\u00eb Repsh\u00eb ishin kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs. Nuk befasohem n\u00ebse ata tentojn\u00eb t\u00eb shpallin nj\u00eb Qeveri p\u00ebr Veriun. Faik Bej Konica, Sali Hoxha, Bajram Curri, Isa Boletini jan\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>E diel, 31 gusht 1913:<\/p>\n<p>Ky m\u00ebngjes ishte i p\u00ebrsosur, kurse agu n\u00eb tok\u00eb ishte si Parajs\u00eb. M\u00eb von\u00eb erdhi nxeht\u00ebsia q\u00eb u b\u00eb e ashp\u00ebr. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb diele d\u00ebgjoheshin krisma t\u00eb z\u00ebshme t\u00eb revoleve, deri atje posht\u00eb n\u00eb lugin\u00eb. Gur\u00ebt sh\u00ebrbenin si telefona; lajmet vinin e shkonin. N\u00eb m\u00ebngjesin e m\u00ebndafsht\u00eb u krijua nj\u00eb atmosfer\u00eb e pak\u00ebndshme, nj\u00eb ndodhi e pazakonshme n\u00eb mesin e shqiptar\u00ebve. M\u00eb von\u00eb zbulova nga Don Sebastiani se arsye e k\u00ebsaj ishte prezenca e A i cili ishte me mua. Tri apo kat\u00ebr vite m\u00eb par\u00eb shqiptar\u00ebt kishin lidh\u00eb bes\u00eb dhe ishin betuar para kryqit q\u00eb t\u00eb luftonin kund\u00ebr turqve pa malazez\u00ebt. Thuhej q\u00eb A i kishte tradhtuar n\u00eb Podgoric\u00eb. Ai, po ashtu ishte sjell\u00eb shum\u00eb keq n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e marrjes s\u00eb gjakut, p\u00ebr shkak se e kishte vra nj\u00eb mysliman, diku rreth nj\u00eb kilometri nga k\u00ebtu, q\u00eb ishte n\u00eb rregull, por duke e ditur se kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjak me t\u00eb af\u00ebrmit e k\u00ebtij myslimani, kishte shkuar po at\u00eb pasdite dhe i kishte vrar\u00eb edhe dy tjer\u00eb e cila gj\u00eb konsiderohej se ishte jasht\u00eb rregullave. Ai tashti e meritonte vdekjen.<\/p>\n<p>Un\u00eb u thash\u00eb se do t\u2019ju isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs n\u00ebse nuk do ta vrisnin sa ishte me mua. Mund t\u2019i thoshin q\u00eb t\u00eb largohej. Ata than\u00eb se nuk ishte \u00e7\u00ebshtje e vrasjes s\u00eb tij, pasi q\u00eb marr\u00ebveshja ishte ende n\u00eb fuqi dhe se ata ishin njer\u00ebz t\u00eb ndersh\u00ebm. N\u00ebse ai do t\u2019i kishte vrar\u00eb pes nga ta, nuk do ta preknin por nuk e d\u00ebshironin at\u00eb n\u00eb prezenc\u00ebn time dhe donin q\u00eb un\u00eb ta braktisja. U thash\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb intervenoja n\u00eb z\u00ebnkat e tyre, pasi q\u00eb isha pa informata. Mund t\u00eb ishte si\u00e7 thoshin ata por, s\u00ebrish, mund edhe t\u00eb mos ishte ashtu. N\u00ebse ata d\u00ebshironin q\u00eb ai t\u00eb largohej, duhej t\u2019i thoshin vet\u00eb. Pas k\u00ebsaj, atmosfera u qet\u00ebsua dhe atyre iu kthye disponimi i mir\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebnduan k\u00ebng\u00eb, solo dhe n\u00eb kor, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e priftit. K\u00ebng\u00ebt ishin kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Dy mysliman\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb mesh\u00eb. Nj\u00ebri prej tyre ishte bajraktari i Hotit dhe ishte pjes\u00ebtar i vet\u00ebm i nj\u00eb familjeje myslimane n\u00eb qytet. Ai u fal para Sh\u00ebn Gjonit, sikur katolik\u00ebt, m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt ai ishte mbrojtur kur malazez\u00ebt kishin ardhur n\u00eb Rapsh\u00eb. Myslimani tjet\u00ebr, Salih Hoxha, dhe un\u00eb u ul\u00ebm n\u00ebn hijen e murit t\u00eb kish\u00ebs pasi q\u00eb vapa ishte e tmerrshme. Ai filloi ta pinte nj\u00eb cigare gjat\u00eb momentit t\u00eb ngritjes n\u00eb kish\u00eb, por i ra nd\u00ebrmend p\u00ebr mir\u00ebsjellje dhe e fiku cigaren. K\u00ebndimi lutjeve [Ave Maria] n\u00eb shqip krijoi muzik\u00eb n\u00eb male, kurse nga lugina posht\u00eb vinin krismat e revoleve t\u00eb cilave iu p\u00ebrgjigj\u00ebn prift\u00ebrinjt\u00eb me revolet e tyre duke dal me nxitim nga mesha. Shqiptar\u00ebt e kremtonin Fest\u00ebn e Sh\u00ebn Gjonit dhe disa prej tyre nuk ishin tamam es\u00ebll. Sh\u00ebrb\u00ebtori im Deliu ishte nj\u00ebri prej tyre. \u201cSa njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn nga hija e kish\u00ebs n\u00ebn hijen e nj\u00eb lisi dhe than\u00eb se n\u00ebse nuk d\u00ebshiroja t\u00eb mbaja fjalim, s\u00eb paku duhej t\u00eb d\u00ebgjoja p\u00ebrgjigjet e tyre ndaj disa pyetjeve q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb un\u00eb. U fola n\u00eb fr\u00ebnfgjisht q\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb shqip nga nj\u00eb mjek i arsimuar.<\/p>\n<p>Herbert p\u00ebr shqiptar\u00ebt: T\u00eb bukur, inteligjent\u00eb, trima, besnik\u00eb, por kund\u00ebr rendit shtet\u00ebror\u2026 dhe Perandoria Otomane b\u00ebri ve\u00e7 \u00e7ka desh\u00ebn ata!<br \/>\n\u201cUn\u00eb jam anglez, por nuk flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Anglis\u00eb. Ju keni shum\u00eb miq n\u00eb Angli t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb g\u00ebzuar q\u00eb Shqip\u00ebria ka shp\u00ebtuar, pasi q\u00eb ne dhe ju gjithmon\u00eb kemi luftuar p\u00ebr liri, t\u00eb cil\u00ebn tani e keni arritur. Gjat\u00eb 500 viteve keni mbajtur zi p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun; s\u00eb shpejti, shpresoj, me ndihm\u00ebn e Zotit, do t\u00eb bartni rroba t\u00eb bardha p\u00ebr mbretin tuaj. \u00cbsht\u00eb Anglia vendi ku miqt\u00eb tjer\u00eb tuaj dhe un\u00eb mundohemi ta b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb mundemi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e juaj q\u00eb k\u00ebtu ju tashti t\u2019i veni themelet e shtetit shqiptar. Armiqt\u00eb tuaj kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se ju nuk mund t\u2019i tejkaloni ngat\u00ebrresat dhe armiq\u00ebsit\u00eb tuaja. V\u00ebrtetojeni q\u00eb armiqt\u00eb tuaj e kan\u00eb gabim. Ne shpresojm\u00eb t\u00eb shohim nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb bashkuar.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjalimit u d\u00ebgjuan brohoritje t\u00eb gjata dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb: pushk\u00ebt u zbraz\u00ebn me k\u00ebrcitje; secili q\u00eb kishte ndonj\u00eb arm\u00eb, e zbrazi; tymi shkaktoi ngufatje dhe terr; gjethet binin nga druri sikur t\u00eb frynte stuhia e vjesht\u00ebs kurse nj\u00eb fishek i zbrazur ose ndonj\u00eb plumb qorr ma preu faqen. Sh\u00ebrb\u00ebtori im Deliu nxitoi t\u00eb ngritej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbrazur nj\u00eb rrjedh\u00eb t\u00eb retorik\u00ebs, por un\u00eb k\u00ebrceva dhe e ndala.<\/p>\n<p>Pastaj A u theksua dhe e nxori revolen p\u00ebr t\u00eb gjuajtur gjithkah duke u thirr n\u00eb Zot dhe n\u00eb mua si d\u00ebshmitar se do t\u00eb luftonte kund\u00ebr Malit t\u00eb Zi. Q\u00ebllimi i tij ishte q\u00eb ta fuste veten n\u00eb mesin e tjer\u00ebve. Vazhduan fjalimet e zjarrta dhe brohoritjet: \u201cA e din Evropa se kush jan\u00eb malazez\u00ebt? Jan\u00eb bij t\u00eb pes\u00eb pareve. Hurraaa p\u00ebr zoj\u00ebn Durham. Hurraaa p\u00ebr Sh\u00ebn Gjonin. Rrnoft\u00eb Shqypnia! Rnoft\u00eb zoja Durham! Rrnoft\u00eb Herberti! Bam, bam, bam! Pleqt\u00eb me flok\u00eb t\u00eb thinjura u ngrit\u00ebn dhe i tregonin shenjat e plag\u00ebve; malet ushtonin nga z\u00ebrat e tyre; ushtimat e pushk\u00ebve jehonin n\u00eb fund t\u00eb lugin\u00ebs derisa prift\u00ebrinjt\u00eb b\u00ebrtit\u00ebn: \u201cBoll ma, boll\u201d!<\/p>\n<p>Shkuam n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi, por vesh\u00ebt e mi ishin shurdhuar, kurse hunda dhe fyti u than\u00eb nga baruti q\u00eb u zbraz. Pas nj\u00eb ngjitjeje malit, mb\u00ebrrim\u00eb te vendi ku nj\u00eb her\u00eb kishte q\u00ebndruar sht\u00ebpia e Ded Gjon Lulit e cila, sikur tjerat, ishte djegur. Plaku [Ded Gjon Luli] u ul mbi nj\u00eb qilim t\u00eb shtruar mbi deg\u00eb gjethesh t\u00eb shkujdesshme, kurse nj\u00eb qilim tjet\u00ebr q\u00ebndronte i varur si mbrojtje nga dielli. Festa u shp\u00ebrnda shpejt; Ded Gjon Luli ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb fliste p\u00ebr luftimet e tija t\u00eb kaluara. Nuk brengosej shum\u00eb t\u00eb fliste p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>E mbarova ushqimin tim dhe i thash\u00eb lamtumir\u00eb plakut [Ded Gjon Lulit] duke e admiruar me t\u00ebr\u00eb zemr\u00ebn time. Miku im mysliman mb\u00ebrrini, por e lash\u00eb pas duke diskutuar teologjin\u00eb dhe Trinitetin me Ded Gjon Lulin. \/Telegrafi\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Viti 1913: Kur besimtar\u00ebt mysliman\u00eb faleshin n\u00eb Kish\u00eb dhe shqiptar\u00ebt ishin nj\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin 26 Shtator, 2019 N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1913, kur Konferenca e Londr\u00ebs kishte p\u00ebrfunduar punimet e saja, Aubrey Herbert e vizitoi Shqip\u00ebrin\u00eb. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim njoftimin e tij me reagimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb lidhje me rezultatet e konferenc\u00ebs e cila [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":9,"featured_media":26551,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"jetpack_post_was_ever_published":false,"_jetpack_newsletter_access":"","_jetpack_dont_email_post_to_subs":false,"_jetpack_newsletter_tier_id":0,"_jetpack_memberships_contains_paywalled_content":false,"_jetpack_memberships_contains_paid_content":false,"footnotes":"","jetpack_publicize_message":"","jetpack_publicize_feature_enabled":true,"jetpack_social_post_already_shared":true,"jetpack_social_options":{"image_generator_settings":{"template":"highway","default_image_id":0,"font":"","enabled":false},"version":2}},"categories":[85,35],"tags":[],"class_list":["post-26550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori","category-shoqerore"],"jetpack_publicize_connections":[],"jetpack_featured_media_url":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/herb-780x439-696x392.jpg?fit=696%2C392&ssl=1","jetpack_sharing_enabled":true,"jetpack_shortlink":"https:\/\/wp.me\/p5Z6wp-6Ue","jetpack-related-posts":[{"id":101153,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/mevlan-shanaj-i-kujton-rames-90-te-besuam-se-kishe-frike-nga-pushteti-jo-etje-per-te-perse-na-zhgenjeve\/","url_meta":{"origin":26550,"position":0},"title":"Mevlan Shanaj i kujton Ram\u00ebs \u201990: &#8211; T\u00eb besuam se kishe frik\u00eb nga pushteti, jo etje p\u00ebr t\u00eb! &#8211; P\u00ebrse na zhg\u00ebnjeve?","author":"Kurt Farka","date":"June 6, 2026","format":false,"excerpt":"6 Qershor 2026 Edhe personazhe nga bota e artit i jan\u00eb bashkuar protest\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb mbrojtje t\u00eb Zv\u00ebrnecit, protest\u00eb q\u00eb ka kaluar tashm\u00eb kufijt\u00eb e q\u00ebllimit fillestar, pasi qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeveris\u00eb s\u00eb tij. Aktori Mevlan Shanaj, n\u00eb nj\u00eb reagim n\u00eb rrjetet\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/Capture-39.jpg?fit=1062%2C704&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":103045,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/pas-gjithe-kesaj-proteste-duhet-te-shkojme-ne-zgjedhje-lubonja-kerkesat-jane-te-panegociueshme\/","url_meta":{"origin":26550,"position":1},"title":"\u201cPas gjith\u00eb k\u00ebsaj proteste duhet t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb zgjedhje\u201d\/ Lubonja: &#8211; K\u00ebrkesat jan\u00eb t\u00eb panegociueshme!","author":"Kurt Farka","date":"July 21, 2026","format":false,"excerpt":"21 Korrik 2026 Analisti Fatos Lubonja u shpreh sot n\u00eb nj\u00eb lidhje direkte n\u00eb nj\u00eb studio televizive se pas protest\u00ebs dhe rezistenc\u00ebs qytetare prej 52 dit\u00ebsh, duhet t\u00eb shkohej n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja dhe largim t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ai u shpreh se k\u00ebrkesat e protestuesve jan\u00eb t\u00eb panegociueshme.\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/fatos-lubonja-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/fatos-lubonja-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/fatos-lubonja-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/fatos-lubonja-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/fatos-lubonja-1.jpg?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":102851,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/protesta-rama-tradhtar-dhe-antishqiptar-gjenocidi-modern-eshte-largimi-i-shqiptareve-nga-vendi\/","url_meta":{"origin":26550,"position":2},"title":"Protesta: &#8211; Rama tradhtar dhe antishqiptar, gjenocidi modern \u00ebsht\u00eb largimi i shqiptar\u00ebve nga vendi","author":"Kurt Farka","date":"July 18, 2026","format":false,"excerpt":"18 Korrik 2026 Nga protesta e p\u00ebrditshme n\u00eb \u2018D\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u2019, nj\u00eb prej fol\u00ebsve ka ngritur akuza t\u00eb forta ndaj Edi Ram\u00ebs dhe ka k\u00ebrkuar reagim t\u00eb fort\u00eb ndaj deklaratave t\u00eb ministres serbe, q\u00eb do t\u00eb spastronte Kosov\u00ebn n\u00ebse do ishte n\u00eb vendin e Milloshevi\u00e7it. Ai u ndal te deklaratat\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/727126107_27791819013775577_4523875627734286620_n.jpg?fit=1200%2C867&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/727126107_27791819013775577_4523875627734286620_n.jpg?fit=1200%2C867&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/727126107_27791819013775577_4523875627734286620_n.jpg?fit=1200%2C867&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/727126107_27791819013775577_4523875627734286620_n.jpg?fit=1200%2C867&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/727126107_27791819013775577_4523875627734286620_n.jpg?fit=1200%2C867&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":102229,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/media-e-njohur-italiane-il-foglio-edi-rama-ne-burg-e-konsiderojne-kriminel-qe-ka-hedhur-shqiperine-ne-gojen-e-peshkaqeneve\/","url_meta":{"origin":26550,"position":3},"title":"Media e njohur italiane, \u201cIl Foglio\u201d &#8211; Edi Rama n\u00eb burg\u201d, e konsiderojn\u00eb kriminel q\u00eb ka hedhur Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb goj\u00ebn e \u2018peshkaqen\u00ebve\u2019","author":"Kurt Farka","date":"July 4, 2026","format":false,"excerpt":"4 Koriik 2026 Nga \u201cIl Foglio\u201d Nj\u00eb protest\u00eb q\u00eb nisi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur flamingot roz\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb revolt\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe qytetare kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb botuar nga e p\u00ebrditshmja italiane \u201cIl Foglio\u201d, Shqip\u00ebria p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb vend ku zem\u00ebrimi ndaj korrupsionit,\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-protesta-1.jpeg?fit=948%2C580&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-protesta-1.jpeg?fit=948%2C580&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-protesta-1.jpeg?fit=948%2C580&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/edi-rama-protesta-1.jpeg?fit=948%2C580&ssl=1&resize=700%2C400 2x"},"classes":[]},{"id":103991,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/kthehu-ne-shqiperi-sulm-racist-ne-rrjetet-sociale-ndaj-gazetarit-grek-me-origjine-shqiptare-je-mysafir-ketu-nuk-duhet-te-flasesh\/","url_meta":{"origin":26550,"position":4},"title":"\u201cKthehu n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d\/ Sulm racist n\u00eb rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjin\u00eb shqiptare: &#8211; Je mysafir k\u00ebtu, nuk duhet t\u00eb flas\u00ebsh","author":"Kurt Farka","date":"August 8, 2026","format":false,"excerpt":"8 Gusht 2026 Gazetari grek me origjin\u00eb shqiptare, Antilian Kotzai, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me qindra komente fyese dhe raciste n\u00eb rrjetet sociale, pasi publikoi nj\u00eb shkrim ku paralajm\u00ebronte p\u00ebr rikthimin e retorik\u00ebs s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb dhe ideologjis\u00eb s\u00eb Agimit t\u00eb Art\u00eb n\u00eb Greqi. Si\u00e7 raporton korrespondenti i Top Channel Aleksand\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Untitled-design_sd-9.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Untitled-design_sd-9.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Untitled-design_sd-9.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Untitled-design_sd-9.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Untitled-design_sd-9.webp?fit=1200%2C675&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]},{"id":102262,"url":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/mijera-pergjime-fbi-i-ka-qepur-dosjen-edi-rames-dhe-bashkepunetoreve-te-tij-nen-monitorim\/","url_meta":{"origin":26550,"position":5},"title":"Mij\u00ebra p\u00ebrgjime,  FBI i ka qepur dosjen Edi Ram\u00ebs dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij, n\u00ebn monitorim\u2026","author":"Kurt Farka","date":"July 5, 2026","format":false,"excerpt":"5 Korrik 2026 Gazetari Robert Papa pretendon se \u00e7do dit\u00eb dalin mij\u00ebra dosje p\u00ebrgjimesh p\u00ebr miliarda dollar\u00eb t\u00eb kapura n\u00eb Zvic\u00ebr e Dubai dhe se libri \u201cAlbanian files\u201d ka si q\u00ebllim d\u00ebrgimin e kryeministrit n\u00eb burg. Papa shprehet se Rama ka futur njer\u00ebz nga Banka e Shqip\u00ebris\u00eb te SPAK p\u00ebr\u2026","rel":"","context":"In &quot;Blogu i Udh\u00ebtarit&quot;","block_context":{"text":"Blogu i Udh\u00ebtarit","link":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/category\/blogu-i-udhetarit\/"},"img":{"alt_text":"","src":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/foto-2-rama-papa-pergjime-FBI-AI-1140x570-2.jpg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200","width":350,"height":200,"srcset":"https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/foto-2-rama-papa-pergjime-FBI-AI-1140x570-2.jpg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=350%2C200 1x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/foto-2-rama-papa-pergjime-FBI-AI-1140x570-2.jpg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=525%2C300 1.5x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/foto-2-rama-papa-pergjime-FBI-AI-1140x570-2.jpg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=700%2C400 2x, https:\/\/i0.wp.com\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-content\/uploads\/2026\/07\/foto-2-rama-papa-pergjime-FBI-AI-1140x570-2.jpg?fit=1140%2C570&ssl=1&resize=1050%2C600 3x"},"classes":[]}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/users\/9"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26552,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26550\/revisions\/26552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/www.shqiperia.com\/blog\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}